Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Dy familje në fshatin Nënshat të komunës Hajmel në Shkodër, të cilat ishin në hasmëri prej 15 vitesh, i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.
bfhspd.jpg
Ka qenë mesha e mbajtur në kishën e Nënshatit me rastin e festës fetare të Shën Gjon Pagëzorit vendi i zgjedhur nga familjet Shtjefni e Doçi për t’i dhënë fund hasmërisë.

Në prani edhe të arqipeshkvit të Dioqezës së Sapës, Imzot Luçiano Agostini , familja Shtjefni ka falur gjakun duke u pajtuar me familjen Doçi. Fran Shtjefni, djali i të vrarit ka deklaruar në emër të fisit të tij se pajtohet me familjen Doçi me të cilën ishin në hasmëri prej 15 vitesh.

Ngjarja që solli hasmërinë mes dy fiseve ka ndodhur në vitin 1998 ku gjatë procesit zgjedhor lindi një konflikt mes pjesëtarëve të dy familjeve që më pas u shoqërua me përdorim të armëve dhe ku nga Domenik Doçi u vra Tom Shtjefni.

Që nga ajo kohë dy familjet kanë qenë në hasmëri mes tyre. Në prani të arqipeshkvit dhe mjaft banorëve të Nënshatit , ato u kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.

Arqipeshkvi Agostini i ka përgëzuar familjet për këtë veprim ndërsa ka shtuar se shembullin e tyre duhet ta ndjekin dhe familje të tjera që kanë konflikte e hasmëri, duke ndikuar në largimin e së keqes, në pajtimin e familjeve pasi mund të ketë njerëz që në zemër e mendje ushqejnë ndjenjat e gabueshme të hakmarrjes që e rrënon njeriun.
Annila Dushi

(Shekulli)
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Shyqyr! Ishalla sa me shume pajtime.
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

nuk pajtohem ndoshta jam manjak gjaku me gjaku ,plumbi me plumb
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

nuk pajtohem ndoshta jam manjak gjaku me gjaku ,plumbi me plumb

Gabim je! Hajt ti, qe s'pajtohesh, po çfare taksirati ka i gjithe fisi jot te vuaje "tekat" e tua? Falja eshte hyjnore miku im.
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Kan zemer te madhe disa
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Xhebrail ose je i trashe ose perdor ironi...per kete te dyten dyshoj shume.

Sa per faljen brv i qofte duhet kurajo :)
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Kur te me vrase vllaun dikush e ngrehi zhag mas xhipit tem neper krejt qytet
 
Pe: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Sa mire, i thone fjales me mir vone se kurre! Se sikur ska fort kuptim, vrit anej e vrit ktej hajd kujt i dhemb me shum.Megjithese gjate paskan pritur 15 vite me vendos, eh mjere ata qe ikin kot!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

per ate duhet te palohesh e te mos shesesh trimeri te vrasesh njeriun se gjithmon plumbi me plumb
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Nuk do isha ne gjendje te falja dicka te tille, dhe kjo fale zemres se madhe dashurise, respektit, detyrimit qe kam per palen time! Kurre s'do i jepja doren hasmit Kurre!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Me ne fund nje lajm i mire nga Shqiperia

Bravo atyre qe shtrin doren e pajtimit!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Kur te me vrase vllaun dikush e ngrehi zhag mas xhipit tem neper krejt qytet

po nese vllau jot e vret dikend tjeter ! dhe familja e atij qe eshte vra ta vret femijen tend 10 vjeq ? te duket ne rregull ?
 
Pe: Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

po nese vllau jot e vret dikend tjeter ! dhe familja e atij qe eshte vra ta vret femijen tend 10 vjeq ? te duket ne rregull ?

Ado,

fëmiu nuk vritet. Përndryshe duhet me i kallë me fitil!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

une smendoj se pajtohesh me verte me dike qe te ka vrare njeriun tend....thjesht ske ca ben.
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Dicka shum pozitive qe mund ti hapi drite jeshile dhe shum pajtimeve tjera qe kan dekada qe rrin te ngujuar.

Njerez me zemer te madhe pala qe kan falur dhe i kan shtrir doren!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri


Mvaret edhe per cka eshte fjala:

Disa gjana falen leht, e disa nuk falen kurrë.


Rasti ne temë, i takon rangut te dytë. Mund te falesh, porse te djeg perseri....humbja e te afërmit tend.
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

ADO
kap kanunin lexo femijet kurre si ka vrare kush as femrat ska nxerr gjak ne ta deri sa eshte rrite e i ka bo 18 vjet se ju ka ngel turpi ne dere me vra femine....


Une se kisha fal edhe pse e vleresoj kurajon veq mem vra vllaun e me mu end ka ftyra qdo dite kjo o teper.
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Gjakmarrja esht nje plage e rende ne shoqerin shqiptare shume femije te shkrete rrin te ngujuar pa pare driten e djellit , shume te rinj pa shijuar kenaqesit e jetes .... Ne fakt vertet kanuni thot qe nuk virten femije as gra po nese ashutu se i mbajne te myllur femijet ..? sepse sot nuk respektohet ai kanun , nuk mund te them se ligjet e kanunit jane te mira por per kohen qe esht shkruar mbase po por tani shteti ka ligje kush vret te denohet , pse per fajt te dikujt duhet te shuhet nje familj?? perse femijet duhet te rriten me iden se sa te rrisin do marrin hakun ?? ose qe e presin te rritet qe ta vrasin per ti marre hakun ??
un i pergezoj familjet qe jan pajtuar dhe pse me aq shum vonese shpresoj qe shembullin e tyre qe ndjekin shume familje te tjera ...
Dhe Zana1 te falesh gjakun te pajtohesh me familjen nuk do te thot te behesh miq me te thjesht do i lesh te lire te fillojne jeten nuk do kene frik me te dalin ne dere sepse sdo jet kush per ti ruajtur qe ti vrase ...
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Dhe Zana1 te falesh gjakun te pajtohesh me familjen nuk do te thot te behesh miq me te thjesht do i lesh te lire te fillojne jeten nuk do kene frik me te dalin ne dere sepse sdo jet kush per ti ruajtur qe ti vrase ...


mos te kerkova gje shpjegim une se c'fare do te thote!!!!! dole ti e ndritura te ma shpjegosh, gjaku po gjak ngelet moj dermane e fale se fale, une preferoj te mos i jap doren ne k'te rast, nuk haet e pihet me ate qe te ka vrare......
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

mos te kerkova gje shpjegim une se c'fare do te thote!!!!! dole ti e ndritura te ma shpjegosh, gjaku po gjak ngelet moj dermane e fale se fale, une preferoj te mos i jap doren ne k'te rast, nuk haet e pihet me ate qe te ka vrare......
ate po mundohem te te them ske pse te hash e te pish me te thjesht ti lesh te qete mos i kerrcenosh me me jete..
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

ate po mundohem te te them ske pse te hash e te pish me te thjesht ti lesh te qete mos i kerrcenosh me me jete..

moj une e di se c'do te thote s'kam nevoje te ma shpjegosh ti..... por qe te pajtohesh me dike ne k'te rast je i/e detyruar te hash dhe te pish me te, madje ta ftosh edhe ne dasma por ti sic duket s'je e qarte ne k'to gjera!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

e jashte mase e prapambetur :)
un apo ti ?? me fal po nese sdin mire ligjet e kanunit qenkam e prapambetur ?? i bije qe ti ke mbetur akoma te kanuni zemra .... byee
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

SHeqyr, se ngelen duke u vrar keta.

ps. jam pro faljes, por jo qe te behesh mik.
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

SHeqyr, se ngelen duke u vrar keta.

ps. jam pro faljes, por jo qe te behesh mik.
disa njerez nuk e kuptojne qe jan dy gjera te ndryshme
:)
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

moj une e di se c'do te thote s'kam nevoje te ma shpjegosh ti..... por qe te pajtohesh me dike ne k'te rast je i/e detyruar te hash dhe te pish me te, madje ta ftosh edhe ne dasma por ti sic duket s'je e qarte ne k'to gjera!

Je i detyruar te hash e te pish, thua ti??? kete se kam degjuar ndonjeher!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Je i detyruar te hash e te pish, thua ti??? kete se kam degjuar ndonjeher!

po ashtu eshte nuk ka edhe te pajtohesh edhe mos te shoqerohesh, kur i fal i pranon si te familjes dhe sipas rregullit duhet ti ftosh ne raste te tilla....
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

SHeqyr, se ngelen duke u vrar keta.

ps. jam pro faljes, por jo qe te behesh mik.

dhe c'fare behesh sipas teje kur e fal dike ne k'te rast? hasmin e fal e ben mik!!!!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

dhe c'fare behesh sipas teje kur e fal dike ne k'te rast? hasmin e fal e ben mik!!!!

O Zana1 pse behesh kaq e paaft ne cdo teme qe diskutohet.
Pajtimi mes fiseve nuk do te thot miqesi apo ngrenie darkash te gjithe bashk, Falja e gjakut tregon qe familjet mund te dalin nga shtepia dhe nuk do e gjej asgje te keqe.
Femijet te ndjekin shkollen, grat te dalin te qeta ne ara dhe djemt e familjeve te levizin te qet kudo.
Ke gjith jeten jasht shqiperis dhe vjen ketu shkruan budallalliqe lidhur me gjera qe sja ke iden, mir ksaj por te pakten lexo pffff
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

andej nga ana ime ashtu falen dhe konsiderohen!
 
Titulli: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Gjaku lahet veq me gjak gjithmon ka qen nder shqiptar qeshtu...

p.s perjashto grate e femijet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top