Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Dr. Shefqet Krasniqi

Fakti se Kosova nuk është duke degraduar vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në atë shoqëror, ndër të tjera, flet edhe fenomeni i shkurorëzimeve, i cili, nga viti në vit, sa vjen e bëhet më shqetësues.

Ditë më parë, mediet tona raportonin për shifra alarmante të shkurorëzimeve në vendin tonë. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar mbi njëqind shkurorëzime, që përkthyer në gjuhën e realitetit tonë nënkupton se janë prishur dhe shkatërruar dyqind familje, ngase të dy familjet, edhe ajo e djalit edhe e vajzës, nuk mund të jenë të qeta e stabile në raste të tilla.

ثshtë për keqardhje se si nuk i kushtojmë rëndësi edukimit të mirëfilltë shoqëror, kur sot, ekspertë të ndryshëm, rënien ekonomike, kolapset dhe falimentimet e shumë shteteve ia faturojnë pikërisht ngecjes së tyre në zhvillimin shoqëror. Ne shqiptarët nuk kemi pasur mundësi të mburremi para botës me diç më shumë se me nderin tonë familjar dhe shtimin e madh – natalitetin. Këto dy asete, siç duket, janë në shkatërrim e sipër. Një vëzhgim i vazhdueshëm i gjendjes sonë politike dhe shoqërore do të na sillte imazhet e një të fundosuri hap pas hapi.

Sot, nderi dhe morali janë dobësuar shumë, për të mos thënë kanë rënë krejtësisht. Sot prindi, e as bashkëshorti, nuk e ka dert se ku e ka të bijën, apo gruan e tij; kur del, me kë del, me kë shoqërohet dhe kur kthehet?! Jo vetëm kaq, por femra sot nxitet dhe stimulohet për zhveshje e lakuriqësi. Të gjitha këto, dhe të tjera, ndikojnë në tradhtinë bashkëshortore dhe në devijimin moral. Nuk ka dyshim se ndër shkaqet kryesore të shkurorëzimeve është tradhtia bashkëshortore.

Nëse duam të flasim për shkaqet e shkurorëzimeve, atëherë duhet të themi se shkaqet mund të jenë të përbashkëta mes burrit dhe gruas, dhe shkaqe me të cilat veçohet secili nga ta.

- Shkaqet e përbashkëta, ndër to janë:

1. Zgjedhja jo e mirë, qoftë nga ana e burrit, apo nga ana e gruas. Kjo për faktin se jo rrallë herë nuk zgjedhin, nuk vërtetohen e nuk sigurohen mirë për çiftin e jetës se çfarë cilësish e vetish ka, çfarë familje e rrethi janë, çfarë mentaliteti e edukimi kanë etj., por me një të shikuar, apo me një cilësi të tij, e që zakonisht bukuria është ajo që shikohet më së shumti, vendosin të martohen. E pas martese fillojnë të zbulojnë një oqean të metash, mospajtimesh dhe mospërputhshmërisë mes vete, me çka e bëjnë të pamundur vazhdimin e jetës së tyre bashkëshortore.

2. Ndërhyrja e familjes. Jo rrallë herë çifti bashkëshortor fillimisht nuk ka probleme mes vete, përderisa më vonë të fillojnë të tjerët të ndërhyjnë në jetët e tyre private, në veçanti nënat, qoftë e djalit apo qoftë e vajzës.

Por më e theksuar është ndërhyrja e nënës së vajzës në punët e vajzës dhe dhëndrit të tyre, ku mundohet t’ua imponojë dëshirat dhe mendimet e veta, ku ajo do që të komandojë, ku ankohet shumë se po i bëhet padrejtësi bijës së saj, se ajo nuk i ka kushtet sikurse motrat dhe shoqet e saj, se ajo dhe dhëndri duhet të ndahen prej prindërve të burrit.

Ose nëna e djalit i përzihet në çdo gjë resë së saj, dhe se ajo është personi që duhet të pyetet në çdo gjë, të vogël apo të madhe, çka i bie se djali nuk ka kurrfarë kompetencash e as autoriteti ndaj gruas së tij.

E kështu me radhë, gjë kjo e cila ndikon qoftë nga vajza, apo qoftë nga djali, të mendojnë edhe për shkurorëzim.

3. Devijimi i gruas, apo i burrit. Kjo zakonisht ndodh më shumë tek burrat, të cilët pas martese devijojnë, ndryshojnë shumë për së keqi duke u shoqëruar me shokë të këqij, duke u marrë me alkool, drogë dhe dukuri tjera negative, me çka edhe i bëhet e pamundur gruas të jetojë me një njeri të tillë. Ani pse ky devijim ka mundësi të ndodh edhe nga ana e gruas, në veçanti nëse ajo punon, por më rrallë sesa nga ana e burrit.

4. Shikimi i të tjerëve dhe më pas krahasimi me çiftin tjetër. Kjo më shumë ndodh tek gratë, të cilat i shikojnë punët e huaja më shumë sesa meshkujt, dhe ajo natyrisht sheh që ka ma mirë, se çiftet tjera kanë para më shumë, po shëtisin më shumë, po blejnë gjëra të reja më shumë, e kështu me radhë, ndërsa ne kemi mbetur shkret, nuk po përparojmë, e kështu me radhë, me çka lindin edhe mosmarrëveshjet, kacafytjet dhe vjen deri tek shkurorëzimi. Ani pse kjo dukuri mund të ndodhë edhe nga ana e burrit, i cili sheh shumëçka më mirë dhe nuk është i kënaqur shumë me gruan e tij, por kjo ndodh më rrallë sesa nga ana e gruas.

5. Dëgjimi i shpifjeve, thashethemeve, të cilat thuhen për njërin apo për tjetrin çift. Duke u besuar fjalëve të të tjerëve dhe shpifjeve për burrat e tyre, në veçanti kur është fjala për tradhti bashkëshortore.

6. Paragjykimet dhe mendimet e këqija për njëri tjetrin. Në vend se të mendojnë mirë njëri për tjetrin dhe të mos i lënë hapësirë shejtanit të mallkuar të fut përçarje e huti mes tyre, ata paragjykojnë e imagjinojnë gjëra të pavërteta fare. Gjëra këto, të cilat e shkatërrojnë shtëpinë.

7. Polemikat dhe kacafytjet e shumta. Shumë çifte nuk dinë as të debatojnë dhe të bisedojnë për ndonjë problem të lindur. Por menjëherë fillojnë e kacafytën mes vete, duke u justifikuar se nuk po mund të përballojë më, nuk po mund të durojë, e kështu me radhë. Kësisoj problemet e vogla vijnë duke u rritur e shtuar derisa secili mendon për ndarje dhe shkëputje të lidhjes martesore. E në realitet gjërat janë shumë të vogla e të imta. Por paaftësia e tyre për t’i perceptuar dhe për t’i mjekuar problemet ka bërë që ata të vijnë deri në këtë gjendje.

8. Paaftësia e perceptimit të martesës, apo të jetës bashkëshortore. اka do të thotë se dikush, ani pse është pjekur fizikisht për martesë, ai nuk është pjekur fare psikikisht për ta kuptuar jetën bashkëshortore, përgjegjësitë që i ka secili bashkëshort ndaj tjetrit. Por, thjesht martesën e merr si një dëfrim fiziologjik dhe kaq, e më pas me momentin e shfaqjes së problemeve nuk është në gjendje fare t’i menaxhojë ato, apo të merret me to.

- Shkaqet nga ana e burrit, ndër to janë:

1. Mungesa e madhe dhe e gjatë e burrit nga shtëpia. Nuk i intereson fare çështja e gruas apo e fëmijëve, nuk dihet kur del e kur kthehet. Më shumë nuk është në shtëpi sesa që është.

2. Mosdhënia e hakut gruas dhe fëmijëve. Shumë burra, ani pse janë martuar dhe kanë krijuar familje, ata nuk çajnë kokën fare për ta, për çka jo rrallë herë gruaja detyrohet që të dalë vetë për të punuar, apo detyrohen vetë fëmijët e vegjël që të kujdesen për veten e tyre. Ku kjo përkujdesje i takon burrit, apo të zotit të shtëpisë, por fatkeqësisht “ai është haram”, siç thotë populli.

- Shkaqet nga ana e gruas, ndër to janë:

1. Kur gruaja përzihet në punët e burrit. Ajo mundohet që me çdo kusht të jetë komandant në atë shtëpi. Sipas saj, ajo duhet të pyetet edhe në raportet e burrit me prindërit dhe familjen e tij të ngushtë, se lëre më në çështjet e financave dhe punët tjera. اka i bie se burri nuk ka kurrfarë kompetencash e as autoriteti në atë shtëpi. Për atë arsye gjejmë jo rrallë herë kur djali para se të martohet është shumë i mirë e i sjellshëm, por me martesë tek ai ndryshon çdo gjë, e pastaj populli thotë: “E ka bërë gruaja për vete. Apo ai nuk pyetet në atë shtëpi, por gruaja.” Allahu na ruajttë nga gratë e tilla.

2. Rebelimi i gruas dhe mosdëgjueshmëria e saj. Bën çka të dojë, vepron çka të dojë, del kur të dojë, kthehet kur të dojë, nuk pyet askënd për asgjë.

Në fund, themi se këto janë vetëm disa nga shkaqet, të cilat ndikojnë në njërën apo në formën tjetër që të vijë deri tek shkurorëzimi dhe të përhapet kjo dukuri me të madhe.

Pasojat pastaj janë aq të mëdha saqë jo rrallë herë edhe shkatërruese për njërin bashkëshort, e në veçanti për femrën. Për çka e humb besimin tek meshkujt, nuk ka vullnet më për martesë e as për të krijuar familje. Pason me shkaktim të stresit e të mërzisë së madhe, në veçanti nëse kanë pasur fëmijë, sepse me shkurorëzim po ndahet edhe nga fëmijët, e kjo për dikë është e papërballueshme.

Pastaj shkurorëzimi shkakton edhe përhapjen e imoralitetit dhe të prostitucionit, bile edhe të trafikimit me qenie njerëzore. Fëmijët e kanë më së vështiri, shumë nga ta kalojnë edhe në depresion, e më pas edhe devijojnë rrugën duke u munduar “ta inkurajojnë dhe shtendosin veten” me konsumimin e alkoolit, drogës, e kështu me radhë.

Natyrisht se për këtë temë kam shumë për të folur, dhe ia vlen të flitet e të shkruhet shumë, por kësaj radhe mjaftohemi me kaq dhe deri në javën e ardhme, selam alejkum.

/krenaria/kohaislame
 
Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

2. Rebelimi i gruas dhe mosdëgjueshmëria e saj. Bën çka të dojë, vepron çka të dojë, del kur të dojë, kthehet kur të dojë, nuk pyet askënd për asgjë.

dhe ke duhet te pyesi, sipas k'tij ?
 
Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Dr. Shefqet Krasniqi

Ditë më parë, mediet tona raportonin për shifra alarmante të shkurorëzimeve në vendin tonë. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar mbi njëqind shkurorëzime, që përkthyer në gjuhën e realitetit tonë nënkupton se janë prishur dhe shkatërruar dyqind familje, ngase të dy familjet, edhe ajo e djalit edhe e vajzës, nuk mund të jenë të qeta e stabile në raste të tilla.
/krenaria/kohaislame

Njerezia kan telashe me matematiken. Sipas te dhenave te fundit ne Kosove jetojne mbi 143 mije ekonomi familjare dhe nese merr te dhenat qe ka ofruar ky plakushi mbi 100/ tre muaj dhe shumezon me stinet e vitit na perafrohet numri 500 divorce.

Kur tere kete e perpjeston me numrin e ekonomive familjare ose me numrin e martesave ne vit na del se behet fjale per nje qesharakizmen te llojit te vecante.

Kur te sjellesh nje argument ose diskuto me fakte reale ose thjeshte mos e sjelle sa per te bere edhe kalamajat hajgare me ate ceshtje :mace:
 
Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Ti Kitra si duket ke alergji ndaj plakushit.

Nëse plakushit nuk i beson, shumë lehtë
e ke ta përdorësh shokun Google!

Ti si duket e ke keqkuptuar, aty nuk flitet
për mesatare brenda vitit.

Nejse, aty nuk u përmend edhe shifra rreth 1000 kurorezimeve
të reja.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Ti Kitra si duket ke alergji ndaj plakushit.

Nëse plakushit nuk i beson, shumë lehtë
e ke ta përdorësh shokun Google!

Ti si duket e ke keqkuptuar, aty nuk flitet
për mesatare brenda vitit.

Nejse, aty nuk u përmend edhe shifra rreth 1000 kurorezimeve
të reja.

Une nuk se kam ndonje alergji te madhe ndaj plakushit ''tuaj'', por thjeshte kam alergji ndaj njerezve te cilet bejne shkrime dhe analiza koti pa shrytezuar asnje te dhene dhe pa bere asnje krahasim. Kur futesh dhe mat dicka duhet te kesh dhe nje moster krahasimi apo nje pike reference dhe jo te shkruash per dicka, kinse po ndodhe nje tmerr, dhe ne realitet nuk se po ndodhe asnje gje. Mua veetm per nje gje me vije keq se ky plakushi keqperdoron nje turm (fatbardhesisht nje turm njerezish) duke i mbushuar ata me terr informativ dhe duke perhapur shume te paverteta.

Nuk kam asnje arsye per te kerkuar te dhenat ne google kur ato i kam shume te fresketa neper duart e mija.

Per ta deshmuar se ajo cfare po thot ky plakushi nuk eshte fare e qendrueshme me duhet te jap ca te dhena interesante statistikore:

Ne boten moderne tek njerezit qe bejne statistika te mirefillta (ngase te dhenat statistikore jane baze e mirefillit apo si nje model qe ty te tregojne se nga po rreshqet vendi yt) matja e martesave dhe divorceve behet e perpjestuar per 1000 banore (si shkalle metese) per te mos ardhur deri te perqindjet qesharake.

Sa i perket kurorizimeve (martesave) fatbardhesisht qendrojme thuajse ne majet (vendet e para ne bote) te cilat kan me se shumti martesa per 1000 banor. Pra duke patur parasysh numrin e popullates dhe numrin e martesave te realizuara brenda nje viti na del shifra se kemi 10 martesa / 1000 banor. Ne vendet e botes statistikat sillen te ndryshme nga 3.3 e larte. Fqinjet tane: Serbia 4.9 /1000 banor, Maqedonia 7.9/ 1000 banor. Mali i zi 5.7/ 1000 banor. Vendet e ndryshme te botes: SHBA 6.8, Britania e madhe 4.3, Germania 4.7, Turkia 8, Arabia Saudite 5.2, Kuvajti 5.2 etj. Pra dukshem shifet se per nga numri i martesave ne qendrojme mjafte larte.

Sa i perket shkurorizimeve (ndarjeve) fatbardhesisht (e perserise fatbardhesisht) qendrojme thuajse ne fund (vendet e fundit ne bote) te cilat kan me se paku ndarje per 1000 banor. Pra duke patur parasysh numrin e popullates dhe numrin e ndarjeve te realizuara brenda nje viti na del shifra se kemi 0.65 ndarje / 1000 banor (pra kemi nje shkurorezim per 13.000 banor). Nderkohe qe statistikat e vendeve tjera jane shume me te larta se te ne dhe sillen. Fqinjet tane: Serbia 1.1 /1000 banor apo mbi 22%, Maqedonia 0.8/ 1000 banor apo 11% (kete perparesi ja mundeson numri i madhe i qytetareve shqiptar). Mali i zi 0.8/ 1000 banor apo 14 %. Vendet e ndryshme te botes: SHBA 3.6/ 1000 banor apo 53%, Britania e madhe 2.0 / 1000 banor apo 47 %, Germania 2.3 / 1000 banor apo 49 %, Turkia 1.6 /1000 banor apo 20%, Arabia Saudite 1.1 / 1000 banor apo 21%, Kuvajti 2.2 / 1000 banor apo 42 % etj. Pra dukshem shifet se per na numri i shkurorizimeve ne qendrojme 500 % (pese fish) apo 1000 % (10 fish) me ulet se sa vendet e rajonit, perendimit apo lindjes.

Gjithashtu me radhitjen e fenomeneve te shkurorezimit ky lloj plakushi qendron shume larg realitetit. Mbi 75 % e shkurorezimeve ne Kosove behen ne rstes kur cifti nuk ka femije. Pra cifti realizon nje ndarje per nje ceshtje mjafte te dhimbshme se nuk kan pasur fatin te gezohen me pasjen e nje femije dhe perkunder se eshte dhimbje perseri na del se kemi nje fitore ketu sepse ciftet jane ne kerkim te femijeve. Po ashtu mbi 92% e ndarjeve ne Kosove realizohen nga ciftet me shkollim te mesem dhe fillor gje perseri eshte nje tregues qe ka te beje me nivelin arsimor.

Poashtu nje fakt qe nuk e ka marre parasysh fare ky i shkret plakushi eshte fakti (dhe ti e di mire kete fakt) se nje numer i madhe i shqipeve jetojne ne mergim dhe ate pa dokumentacion te rregullt dhe mbi 10 % e shkurorezimeve realizohen me qellim qe familjari te rregulloje dokumentacionin dhe pas nje kohe perseri ciftin ne njefar menyre do ta kemi te bashkuar.

Pra e tera cfare dua te them eshte se ky lloj plakushi perrallise dhe manipulon duke genjyer te tjeret me gjera qe s'ja ka iden fare. :peshkim::peshkim:
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Une nuk se kam ndonje alergji te madhe ndaj plakushit ''tuaj'', por thjeshte kam alergji ndaj njerezve te cilet bejne shkrime dhe analiza koti pa shrytezuar asnje te dhene dhe pa bere asnje krahasim. Kur futesh dhe mat dicka duhet te kesh dhe nje moster krahasimi apo nje pike reference dhe jo te shkruash per dicka, kinse po ndodhe nje tmerr, dhe ne realitet nuk se po ndodhe asnje gje. Mua veetm per nje gje me vije keq se ky plakushi keqperdoron nje turm (fatbardhesisht nje turm njerezish) duke i mbushuar ata me terr informativ dhe duke perhapur shume te paverteta.

Nuk kam asnje arsye per te kerkuar te dhenat ne google kur ato i kam shume te fresketa neper duart e mija.

Per ta deshmuar se ajo cfare po thot ky plakushi nuk eshte fare e qendrueshme me duhet te jap ca te dhena interesante statistikore:

:

Jam shumë kurreshtar të dij nga i ke infot?!
Nuk besoj se daja të punon në Agjencinë
e statistikave botërore! Burimi?

Gjithashtu mungon viti për të cilin ke sjellur të dhënat.

Sipas ca të dhënave, viteve të fundit numri i shkurorëzimeve
është sjellur rreth 1500, çka për rrethanat tona mundesh
ti biesh alarmit. Nuk mjafton të bëshë krahasime vetëm
me numrin e popullsisë, duke harruar se shtetet tjera janë më
të forta, me një fjalë s'ke kaçik të krahasohesh me ta!
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Jam shumë kurreshtar të dij nga i ke infot?!
Nuk besoj se daja të punon në Agjencinë
e statistikave botërore! Burimi?

Gjithashtu mungon viti për të cilin ke sjellur të dhënat.

Sipas ca të dhënave, viteve të fundit numri i shkurorëzimeve
është sjellur rreth 1500, çka për rrethanat tona mundesh
ti biesh alarmit. Nuk mjafton të bëshë krahasime vetëm
me numrin e popullsisë, duke harruar se shtetet tjera janë më
të forta, me një fjalë s'ke kaçik të krahasohesh me ta!

Per statistikat boterore mundesh ti gjeshe ku te duash e sidomos kur je ne marredhenie me instituconet simotra ne bote.

Sa per te dhenat e Republikes se Kosoves, ta kam perseritur se nuk kam nevoje fare per gogle, ngase vet i perpunoje ato dhe ne dq jam ne gjendje te te sjelle statistika te cdo muaji per secilen lemi ne gjykata e le me per Divorcet. Ne daq ti sjell te tremujorit te pare te ketij viti, ne daq 6 mujorin e nese te pritet pak ne funde shtator te sjelle edhe 9 mujorin e 2013.

Eshte shume e vertete se numri i shkurorezimeve ne Kosove ka vite qe nuk devijon shume dhe sillet 1500, me konkretisht vitin e kaluar ishte 1476 (ne kete numer perfshihen edhe divorcet e qytetareve qe jetojne jashte vendit por qe nuk jane te regjstruar ne regjistrimin e fundit), por kur i fut kete ne moster krahasimi me numrin e popullates na del se divorci ne Kosove sllet 1 divorce / mbi 13000 mije banore qe krahasuar me vendet tjera nuk ka asnje gje tragjike dhe behet fjale per zhvillim normal dhe aspak me pasoja moralin sic e ka potencuar ai plakushi. Poashtu edhe nese e perpjestojme me numrin e martesave perseri na del % shume e vogel.

Une po flase se si behen statstikat boterore e ti nese ke zbuluar ndonje metode tjeter per te ebre statistika dhe analiza urdhero e na e sjelle se ndoshta bene ndonje revulucion boterore ne krahasueshmeri. :hi::hi::hi:
 
Pe: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Sepse e kan zgjat llapen femrat lol lol
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

Per statistikat boterore mundesh ti gjeshe ku te duash e sidomos kur je ne marredhenie me instituconet simotra ne bote.

Sa per te dhenat e Republikes se Kosoves, ta kam perseritur se nuk kam nevoje fare per gogle, ngase vet i perpunoje ato dhe ne dq jam ne gjendje te te sjelle statistika te cdo muaji per secilen lemi ne gjykata e le me per Divorcet. Ne daq ti sjell te tremujorit te pare te ketij viti, ne daq 6 mujorin e nese te pritet pak ne funde shtator te sjelle edhe 9 mujorin e 2013.

Eshte shume e vertete se numri i shkurorezimeve ne Kosove ka vite qe nuk devijon shume dhe sillet 1500, me konkretisht vitin e kaluar ishte 1476 (ne kete numer perfshihen edhe divorcet e qytetareve qe jetojne jashte vendit por qe nuk jane te regjstruar ne regjistrimin e fundit), por kur i fut kete ne moster krahasimi me numrin e popullates na del se divorci ne Kosove sllet 1 divorce / mbi 13000 mije banore qe krahasuar me vendet tjera nuk ka asnje gje tragjike dhe behet fjale per zhvillim normal dhe aspak me pasoja moralin sic e ka potencuar ai plakushi. Poashtu edhe nese e perpjestojme me numrin e martesave perseri na del % shume e vogel.

Une po flase se si behen statstikat boterore e ti nese ke zbuluar ndonje metode tjeter per te ebre statistika dhe analiza urdhero e na e sjelle se ndoshta bene ndonje revulucion boterore ne krahasueshmeri. :hi::hi::hi:

E kjo është, shqip me fol, dhe mos me u kuptu!

O re ti djalë, më interesuan për cilin vit ishin dhe
dhe burimi nga i more, lere ti ku mund t'i gjes!

Në fakt, të pyeta me qëllim, nga se më lartë diku vet the se duhet
të sjellë referenca, ndërsa ti i sjolle vetëm të dhënat,
ku nuk ceket as viti as burim.
Një duhet ta dijsh se askujt s'i intereson ku je duke
punuar, këtu sillen vetëm ato që janë publike,
apo nuk din s'i shkon puna?

Ty ndoshta të duket zhvillim normal, por jo edhe
për të tjerët. Jo të gjithë e shohin njësoj!
Zotërija e ka argumentuar shumë mirë, dhe kësaj
i thonë daullja rreh për kend ka veshë!

S'ke nevojë të mbash ligjerata sa i përket stattistikave botërore.
As nuk thash se ndryshe bëhen.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

[/SIZE]

Një duhet ta dijsh se askujt s'i intereson ku je duke
punuar, këtu sillen vetëm ato që janë publike,
apo nuk din s'i shkon puna?

Ty ndoshta të duket zhvillim normal, por jo edhe
për të tjerët. Jo të gjithë e shohin njësoj!
Zotërija e ka argumentuar shumë mirë, dhe kësaj
i thonë daullja rreh për kend ka veshë!

S'ke nevojë të mbash ligjerata sa i përket stattistikave botërore.
As nuk thash se ndryshe bëhen.

Mos u beje shume merak ti se ne di apo nuk di une se si shkon puna. Ta kam spjeguar edhe me poshte se per te dhena statistikore ne Kosove, per secilen lemi, lidhur me kontestet e ndryshme apo shkelje ligji vec urdhero se munde te ti sjelle jo vetem per vite dhe muaj por edhe te perditesuara.

Por, ty nuk se te interesojne shume te dhenat reale sa te brengos ceshtja se dikush kundershton plakun qe ke merak. Pse e ke emrak ti nuk dmth. se ai i di gjerat. Cdo qenie me zhvillim normal, po ta lexonte shkrimin e tij me vemendje do shtronte pyetjen me se normale: Eshte ne gjendje normale ky njeri apo jo??????????

Leshoja vetem nje sy shkrimit dhe ne mesin e shkaqeve qe sjellin pasojen e divorcit, ky far derdimeni si shkakun kryesor ka radhitur vjehrrit (prinderit tane nga ana e djalit dhe nuses). Secili njeri me logjike normale do pyeste se mos valle keto vjehrra/t (prinderit tane) qenkan te cmendur????? Kjo te jep te kuptosh se ky far derdellitesi (demagogu) nuk njef as gjerat elementare te kultures familjare te popullit qe i takon. Pra, ta them dhe kjo eshte nje e vertetet e madhe se prinderit tane (nga ana e nuses dhe djalit) jane ata te cilet ndoshta me se shumti ne bote respektojne nusen dhe djalin. Eshte ceshtje kulture dhe tradite qe shumica e prinderve madje edhe te mbulojne ndonje gje mes nuses dhe djalit apo tu flasin te dyve me shpresen se koha do i sjelle gjerat ne vend. Nderhyrjet e familjareve munde te jene ne raste te rralla vetem nje nga shkaqet por jo te radhiten ne shkaqet kryesore.

Lidhur me shkaqet e ndarjeve, gjithshtu me poshte, te kam sjelle edhe arsyen kryesore te ndarjes se cifteve ne Kosove (mbi 75 % te rasteve kur nuk kan ciftet femije), por ty me se paku te interesojne gjerat reale statistikore. Ty te intereson se dikush e kundershtoi plakushin demagog i cili jo rralle, nje turme njerezish, e matufos me moralin qe vetem ai e posedon.

:fiu::fiu::hi::hi:
 
Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?

shkrim lodhes,,,sikur flasin prehistoriket ne kohe barbare per civilizime jete..
Zgjohi,o njerez,ndarjet,divorcet,keqkuptimet,jan pjes e jetes ku jetojm,,nuk ka asgje prefekte dhe absolute ne kete jete,,,
dhe % e atyre negative te jete ne nivel 0(zero)do ishte absurditet se i bije te jetojm ne "kuarc " fantazie te pa llogjik.,,e C"do gje negative ke e dicka pozitive.
Pastaj keta njerzit qe flasin se si eshte e mira me fjale,,femijesh(duke perdorur fabula morali) behen akoma me qesharak ne keto lloj situatash.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi është bërë dukur

Mos u beje shume merak ti se ne di apo nuk di une se si shkon puna. Ta kam spjeguar edhe me poshte se per te dhena statistikore ne Kosove, per secilen lemi, lidhur me kontestet e ndryshme apo shkelje ligji vec urdhero se munde te ti sjelle jo vetem per vite dhe muaj por edhe te perditesuara.

Por, ty nuk se te interesojne shume te dhenat reale sa te brengos ceshtja se dikush kundershton plakun qe ke merak. Pse e ke emrak ti nuk dmth. se ai i di gjerat. Cdo qenie me zhvillim normal, po ta lexonte shkrimin e tij me vemendje do shtronte pyetjen me se normale: Eshte ne gjendje normale ky njeri apo jo??????????

Leshoja vetem nje sy shkrimit dhe ne mesin e shkaqeve qe sjellin pasojen e divorcit, ky far derdimeni si shkakun kryesor ka radhitur vjehrrit (prinderit tane nga ana e djalit dhe nuses). Secili njeri me logjike normale do pyeste se mos valle keto vjehrra/t (prinderit tane) qenkan te cmendur????? Kjo te jep te kuptosh se ky far derdellitesi (demagogu) nuk njef as gjerat elementare te kultures familjare te popullit qe i takon. Pra, ta them dhe kjo eshte nje e vertetet e madhe se prinderit tane (nga ana e nuses dhe djalit) jane ata te cilet ndoshta me se shumti ne bote respektojne nusen dhe djalin. Eshte ceshtje kulture dhe tradite qe shumica e prinderve madje edhe te mbulojne ndonje gje mes nuses dhe djalit apo tu flasin te dyve me shpresen se koha do i sjelle gjerat ne vend. Nderhyrjet e familjareve munde te jene ne raste te rralla vetem nje nga shkaqet por jo te radhiten ne shkaqet kryesore.

Lidhur me shkaqet e ndarjeve, gjithshtu me poshte, te kam sjelle edhe arsyen kryesore te ndarjes se cifteve ne Kosove (mbi 75 % te rasteve kur nuk kan ciftet femije), por ty me se paku te interesojne gjerat reale statistikore. Ty te intereson se dikush e kundershtoi plakushin demagog i cili jo rralle, nje turme njerezish, e matufos me moralin qe vetem ai e posedon.

:fiu::fiu::hi::hi:

Kitra,

75 % janë të kategorizuar në momentin e ndarjes se nuk kanë pasur
fëmijë, e jo si shkak se nuk bëjnë fëmijë! Kjo mund t'i bjer se
e kanë zëne trenin e parë dhe ciao-ciao!
Paramendo, s'ikur të jetë ashtu në Kosovë, s'do të kishim natalitet,
e natalitet shyqyr Zotit ka sa me deshtë!

Më lartë diku në një postim përmende si shkak edhe ndarjen për letra,
respektivisht bashkim familjar të më vonshëm?!?!
Kjo, sa dij unë sipas ligjit është e ndaluar, dhe në momentin e ndarjes,
ata nuk ma merr mendja se arësyen e kanë dhënë vetëm për të bërë
letra, apo kjo në Kosove është diçka normale, e sidomos kur të huajtë
ende janë prezent!
Apo, më thjesht, prej nga e din ti që dikush po ndahet për letra?
Ke ndonjë s'kjarim? اfarë deklaron çifti në gjyq gjatë ndarjes?
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi është b

Kitra,

75 % janë të kategorizuar në momentin e ndarjes se nuk kanë pasur
fëmijë, e jo si shkak se nuk bëjnë fëmijë! Kjo mund t'i bjer se
e kanë zëne trenin e parë dhe ciao-ciao!
Paramendo, s'ikur të jetë ashtu në Kosovë, s'do të kishim natalitet,
e natalitet shyqyr Zotit ka sa me deshtë!

Më lartë diku në një postim përmende si shkak edhe ndarjen për letra,
respektivisht bashkim familjar të më vonshëm?!?!
Kjo, sa dij unë sipas ligjit është e ndaluar, dhe në momentin e ndarjes,
ata nuk ma merr mendja se arësyen e kanë dhënë vetëm për të bërë
letra, apo kjo në Kosove është diçka normale, e sidomos kur të huajtë
ende janë prezent!
Apo, më thjesht, prej nga e din ti që dikush po ndahet për letra?
Ke ndonjë s'kjarim? اfarë deklaron çifti në gjyq gjatë ndarjes?

Tek 75 % te jap te drejte sepse nuk e kam specifikuar mire gjate shkrimit se per cfare behet fjale.

Por, kur e perzien kete 75 % me natalitetin bene gabim te madhe trashanik, sepse sic ta kam theksuar edhe me larte, ti bene krahasime dhe statistika duke u bazuar ne nje numer pa marre moster krahasimi. E tera kjo dmth. se edhe nese e fusim kete 75 % ne moster krahasimi me ate cfare realisht duhet ta krahasojme (me numrin e personave te kurorezuar brenda vitit, me numrin e ekonomive familjare qe krijohen brenda vitit) e kur kete e bejme krahasim me numrin e gjithmbarshem te popullates fitojme te panjohuren X = perqindja e personave ne pamundesi pasje femije apo lindje femije me kohe). Po te arrishe te futesh ne kombinim te dhenat do shofesh se ne fund ky 75 % qe ta ka prishur mendjen do te dali se realisht eshte thjesht 1.2 % dhe qe eshte numer normal (biles me i vogel) se sa steriliteti prezent dhe ne rritje krahas faktoreve te rinj ndikues.

Mbi Natalitetin perseri ke bere gabim ngase je duke folur per natalitetin e para dy decenieve. Faktet konkrete te lindjeve dhe vdekjeve dhe zhvillimet qe behen (nese Institucionet nuk marrin ndonje hap ne rritjen e tij) tregojne se pas 10 viteve Kosova le qe sdo te kete natalitete te larte, por edhe munde te stagnoj ne vend numerim.

Nuk kam thene asku se arsyeja e divorceve ne gjyq eshte se ndahen per letra. E kam perdore se ne debate eshte logjike te merret si moster edhe dukurite zakonore (qoft egzistuese apo e krijuar). Dhe nuk eshte ndonje veshtiresi e madhe, kur mban shenime zyrtare, per ta identifikuar nje lloj % e kthimit tek i njejti cift.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pse shkurorëzimi ësh

Sa qesharak qe bëhesh.
A nuk the më lartë se diku për afërsisht 75 % të ndarjeve
ishin çiftet pa fëmijë ( bile ti the për shkaqe që nuk bëjnë
fëmijë) dhe u tha se viteve të fundit numri i ndarjeve
ështe sjellur rreth 1500. Nëse prej tyre 1000 janë ndarë
pë shkak të fëmijëve (nëse marrim se do të ishte steriliteti
në pyetje), atëhyrë së paku gjysma e tyre do të ishin
steril, rreth 500, e në raste të ralla të dy partnerët.
E tani nuk e ke të ndaluar të bëshë edhe ca llogari
prapa në kohë...

Ti si gjithmonë me hamendje se tjerët nuk dijnë as 2 plus 2!

Njerëzia dijnë shumë mirë çka flasin, por varet ti si i kupton!
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pse shkuror

Sa qesharak qe bëhesh.
A nuk the më lartë se diku për afërsisht 75 % të ndarjeve
ishin çiftet pa fëmijë ( bile ti the për shkaqe që nuk bëjnë
fëmijë) dhe u tha se viteve të fundit numri i ndarjeve
ështe sjellur rreth 1500. Nëse prej tyre 1000 janë ndarë
pë shkak të fëmijëve (nëse marrim se do të ishte steriliteti
në pyetje), atëhyrë së paku gjysma e tyre do të ishin
steril, rreth 500, e në raste të ralla të dy partnerët.
E tani nuk e ke të ndaluar të bëshë edhe ca llogari
prapa në kohë...

Ti si gjithmonë me hamendje se tjerët nuk dijnë as 2 plus 2!

Njerëzia dijnë shumë mirë çka flasin, por varet ti si i kupton!

Mire, 500 e ne daq 1000. Deri ketu je mire! Zhvilloje detyren metutje! Me cka e krahason kete moster? Si e fut ne krahasim statistkor dhe cili eshte perfundimi statistikor????? Paske marre edhe mbeshtetje per matematike. Po pres perqindjen statistikore qe do dali ne fund??????:vetull::vetull::vetull:
 
Gjate ketyre dy muajve te fundit me Hollande me shume ze 10000 cifte kan kerkuar divorc. Pse vall?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top