Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dhe e rrept

Vilma Dule u dogj me acid sa doli nga shtëpia: S’kam probleme personale.

Sulmohet me acid në fytyrë administratorja e call-center.

Policia e Tiranës: 26-vjeçarja u godit për shkak të detyrës.
2j4bvvb.jpg
Sulmohet me acid në fytyrë administratorja e një kompanie call-center sapo del nga dera e shtëpisë. Vajza 26-vjeçare mbeti e plagosur rëndë, me djegie të gradës së tretë në fytyrë, në qafë, kraharor dhe në krahë. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrjen e një pallati pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në kryeqytet. E dëmtuara është shtetasja Vilma Dule, nga Vlora, me banim të përkohshëm me qira në Tiranë, në katin e tretë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Ndërsa prej 3 vitesh ajo ushtronte funksionin e administratores së deleguar në kompaninë “Tregi Marketing”, në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë. Burime nga grupi hetimor thanë se po hetohet në dy drejtime. Një pistë lidhet me funksionin e saj, dyshimet se ajo ka kryer shumë shkarkime në kompaninë call-center. Ndërsa pista tjetër lidhet me ndonjë problem personal të vajzës së re, ndonjë refuzim në dashuri apo lidhje me ndonjë djalë. Autori i këtij sulmi ende nuk është identifikuar nga Policia, por nga përshkrimi paraprak ka qenë një i ri, i veshur me pantallona të shkurtra, shapka me gisht dhe një kapele në kokë. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, 26-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga halla e saj, por agresori që u kishte zënë “pritë” te shkallët e katit të parë, është drejtuar menjëherë te Vilma Dule. Ai ka shtyrë hallën e saj që e shoqëronte dhe menjëherë e ka spërkatur në fytyrë me një acid që dyshohet të ketë qenë sulfurik. Vajza e plagosur ndodhet e shtruar në reanimacionin e Djegieve Plastike në spitalin “Nënë Tereza” dhe sipas mjekëve, ka probleme edhe me shikimin. Ndërsa Policia e Tiranës ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të ngjarjes.

SULMI ME ACID
Rreth orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm, 26-vjeçarja Vilma Dule ka dalë nga apartamenti i saj në katin e tretë dhe është nisur për në punë e shoqëruar nga halla e saj. Sapo ka zbritur shkallët deri në katin e dytë, në sheshpushimin mes kateve, një djalë që asaj nuk i ka rënë në sy, pasi ka dyshuar se ishte banor i pallatit, ka shtyrë hallën e saj dhe me një shishe që mbante në dorë e ka lagur në fytyrë. Autori është larguar me vrap duke dalë nga hyrja e pallatit, ndërsa vajza ka filluar të ndiejë djegie dhe ka kërkuar ndihmë. Acidi i fortë i ka shkrirë edhe rrobat që ajo mbante veshur dhe halla e saj ka kuptuar që bëhej fjalë për lëndë kimike. Menjëherë ajo ka lajmëruar një taksi dhe e ka transportuar me urgjencë mbesën në spitalin “Nënë Tereza”.
es6kr8.jpg
Hyrja e pallatit ku ndodhi ngjarja

DESHMIA E VAJZES
Pasditen e djeshme, pasi gjendja e 26-vjeçares Vilma Dule është përmirësuar, oficerët e krimeve kundër jetës dhe shëndetit që po hetojnë ngjarjen e kanë marrë atë në pyetje në reanimacionin e spitalit. Vajza ka mohuar dyshimet e policisë për ndonjë sulm që lidhet me jetën e saj private, pasi ka pohuar se nuk është as e fejuar, as e ndarë dhe as ka refuzuar ndonjë dashuri. “Dyshimet e mia lidhen vetëm me punën. Kam qenë shumë strikte dhe e rreptë, e ashpër dhe e prerë. Kam hequr disa persona nga puna dhe vetëm kjo mund të jetë arsyeja, ndonjë hakmarrje. Autori mund të ketë qenë 23-24 vjeç, por nuk e njoh edhe po ta shoh, pasi nuk e vura re kur dola, mendova mos ishte ndonjë banor i pallatit”, ka deklaruar vajza e plagosur.

Halla e 26-vjeçares: Autorin nuk e kishim parë ndonjëherë
“Më shtyu mua dhe spërkati mbesën me acid në fytyrë”


Në momentin kur është sulmuar me acid nga një person i paidentifikuar, vajza 26-vjeçare Vilma Dule ka qenë e shoqëruar nga halla e saj. Ajo jeton e vetme me qira në një apartament në katin e tretë të një pallati pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe mbrëmë ka qenë bashkë me të në shtëpi edhe halla. Ato kanë dalë të dyja njëherësh nga shtëpia rreth orës 08:00 të mëngjesit, pasi Dule do shkonte në punë te Stacioni i Trenit dhe halla po e shoqëronte. Si dëshmitarja kryesore e sulmit me acid ndaj mbesës së saj, halla e Dules është personi i parë që është marrë në pyetje nga policia për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes. Ajo e ka transportuar vetë 26-vjeçaren me taksi drejt spitalit “Nënë Tereza”, ku vajza është shtruar në Pavijonin e Djegieve Plastike. Gjatë një bisede që patëm me të në spitalin ku po mjekohej mbesa e saj, ajo na tha që autorin nuk e kishte parë ndonjëherë dhe nuk e njihte. Ai e kishte shtyrë dhe më pas ishte drejtuar për te Vilma duke e spërkatur me acid në fytyrë. “Sa kishim dalë nga shtëpia në mëngjes dhe po zbrisnim shkallët. Në sheshpushimin e katit të dytë, një djalë i ri, që unë nuk arrita ta fiksoj mirë, vetëm pashë që ishte me pantallona të shkurtra, po qëndronte në këmbë aty në hyrje. Menjëherë sapo u përballëm me të, ai më shtyu mua dhe me një shishe që kishte në dorë lagu Vilmën në fytyrë. Ai u largua me vrap nëpër shkallë, doli nga hyrja dhe nuk kisha mundësi të bëja asgjë. E kuptova që ishte acid kur Vilmës po i shkriheshin edhe rrobat që kishte veshur. Unë nuk di çfarë të them më shumë, se duhet të flasë Vilma nëse e njeh apo jo. Por me aq sa pashë unë, edhe ajo nuk e ka njohur, pasi nuk i vumë mendje as unë, as ajo”, u shpreh dje halla e 26-vjeçares.
Vajza e plagosur ekonomiste, pasion edhe fotografinë
Miqtë: Kudo që shkonte mbante aparatin me vete
2n8u49g.jpg
Edhe pse është diplomuar për Ekonomi në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, 26-vjeçarja kishte edhe një tjetër pasion, fotografinë. ثshtë thjesht një dëshirë e saj dhe një “profesion” që e ushtron vetëm për kënaqësi, pa asnjë përfitim financiar. Madje ajo udhëtonte shumë dhe në disa raste vetëm për të fokusuar me objektivin e aparatit të saj vende piktoreske, historike, por edhe momente gëzimi me miqtë e të afërmit. “Vilma nuk e heq ndonjëherë aparatin nga qafa. Ka marrë një aparat profesional dhe nuk ngurron ta shkrepë sa herë që sheh ndonjë moment interesant që asaj i duket i rëndësishëm për ta pasur të stampuar në një foto. Edhe kur dalim në lokale, natën apo ditën, ajo vazhdimisht bën fotografi”, tregojnë miqtë e saj. Edhe profilin e saj në Facebook, 26-vjeçarja e ka të mbushur me foto, kryesisht profesionale, të saj, por edhe të vendeve të ndryshme që ka vizituar.

ETLEVA DELIA
(Panorama)
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

he keshtu bukur po dukej po te ishte acidi ne kualitet do ti dukej ftyra si shreki
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

O xhebro keto foto jane para se te ndodhte ngjarja. Ndoshta me operacion plastik edhe mund te permiresohen demet. Perndryshe vertete qenka e bukur, s'ka fjale....
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

O xhebro keto foto jane para se te ndodhte ngjarja. Ndoshta me operacion plastik edhe mund te permiresohen demet. Perndryshe vertete qenka e bukur, s'ka fjale....

e ajo mundet sbesoj se mundet operacioni plastik mundet te beje gje.gjynah me vjen keq per kete gocen paska qen per mashalla vetem po mu dufka me i njoftu me frenk riberi
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

e ajo mundet sbesoj se mundet operacioni plastik mundet te beje gje.gjynah me vjen keq per kete gocen paska qen per mashalla vetem po mu dufka me i njoftu me frenk riberi

Nuk di, vecse une po tmerrohem me keto cfare po ndodhe me ne...Gjynaf me vie per te....
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

aman doli edhe andej kjo metoda, se k'tej nga une kemi shume raste shqetesuese..... s'di si kane guxim te tille ca njerez i demtojne jeten dikujt ne k'te menyre,
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

Ku e gjejne acidin do ja veja atifete jahjages se eshte nje cope mashkulli qe nuk din ku ka hunden
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

Nccc shokuese...ca jane kta kafshe xhungle, qe u raft 1 damlla iher e mire...:(
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

Sa keq, ska per ta mar veten nga ana estetike gjynah, djegiet me acid jane shkatrruse
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

Cmenduri e vertet!
U perpoqa 5 her te shkruaj nje koment me kuptim por spo di vertet se cte shkruarj...
me vin ne mendje vetem tortura ekstreme per personin qe i shkatarroj jeten.
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

Gjynah...ishalla este mire me syte njehere, se ajo eshte kryesore.
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

ta kishte rraf t pakten .po jo me acid
 
Titulli: Sulmohet me acid në fytyrë vajza 26 vjeçe: Dyshoj për detyrën,jam strikte dh

Gjynah se femrat vdesin te jene te bukura lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top