Tmerr ne plazh,vdes shtatzena

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Qëndrimi i gjatë nën diell i mori jetën dje një 27-vjeçareje e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë

VLORث – Kishte shkuar në bregdetin jonian për të bërë 1 javë pushime, pa e menduar me siguri në asnjë moment se mund t’i kanosej ndonjë rrezik asaj vetë apo dhe bebes që rritej prej 7 muajsh brenda saj. Vdekja e papritur e një gruaje 2 muaj para se të mbyllte shtatzëninë për disa orë ngriti në këmbë policinë e Vlorës paraditen e djeshme, e cila hetoi vdekjen e dyfishtë të gruas e bebes, që nuk u arrit dot të shpëtohej pas kolapsit të nënës. Frika e ndonjë vrasje të mundshme, apo vetëvrasje u shuajt vetëm pas hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas burimeve policore rezulton se vdekja e 27-vjeçares nga Elbasani ishte për shkak të pakujdesisë së saj, qëndrimit të gjatë në diell, gjë që dyshohet se i ka shkaktuar një infarkt që i kushtoi jetën.

Ngjarja

Eriona Bishani, 27 vjeçarja, nga qyteti i Elbasanit, e cila kishte shkuar për të pushuar në Vlorë po bënte plazh në zonën e Rradhimës, së bashku me familjarë të saj kur i kanë filluar problemet shëndetësore. Pikërisht në momentin kur gruaja në muajin e shtatë të shtatzënisë po dilte nga deti, ka rënë menjëherë pa ndjenja. Ajo është transportuar për në spitalin rajonal të Vlorës, e shoqëruar edhe nga familjarë, por me gjithë ndërhyrjet nga mjekët e repartit të urgjencës, 27 vjeçarja Eriona Bishani, ka ndërruar jetë.

Hetimi

Ajo është çuar më pas në morgun e spitalit rajonal të Vlorës, ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Mësohet se Bishni ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, dhe se dje ajo e kishte ditën e parë në plazh. Sipas burimeve policore, të cilat kanë marrë dhe vlerësimin e ekspertëve mjeko-ligjor, dyshohet se ka qenë qëndrimi i gjatë në diell, shkaku i vërtetë i komplikacioneve kardiake që ka pasur e reja. Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah se shkak i vdekjes së saj kanë qenë pikërisht një infarkt.

Eriona Bishani kishte mbërritur në Vlorë me të afërmit e saj për të kaluar një javë pushime, ndërsa ajo nuk ka mundur t’i rezistojë diellit dhe temperaturave të cilat i kanë dhënë komplikacione për shkak edhe të shtatzënisë, duke i marrë kështu jetën.

Vdekja e saj ka qenë për shkaqe natyrore, ndërsa nuk kanë figuruar në trup shenja dhune. Trupi i pajetë i të resë është tërhequr nga morgu i spitalit të Vlorës nga familjarët e saj mesditën e djeshme.

Korrieri
 
Cmenduri.. te vdesesh nga dielli!
Po dhe ate ku e ka cuar mushka njehere.. te vesh jeten ne rrezik per nje cope diell eshte kulmi! Shume lajm i hidhur! :(
 
Uroj qe mos te ndodhin me keshtu gjera se me te vertete jane ngjarje te hidhura :( Eshte hera e pare qe degjoj qe dikush vdes nga dielli - ndoshta ka pas edhe ndonje problem tjeter ose me shtatzanine - nejse mere si ta marresh eshte shume gjyna - ngushllime familjareve :(
 
Lajm shume i hidhure vertet me vjen shume keqe per te.
Po nje gjr nuk po e kuptoj qka ka lyp gruaja shtatezen e plazh...??
 
Keshtu ndodh kur femrat nuk kujdesen fare per shtatzanine.....
Edhe femijet e dijne qe ne shtatzani nuk duhet te rrihet ne diell ne oret e nxehta...
2 Ore ne mengjes dhe 2 ore mbasdite mjaftojne te marresh ajrin e detit, plus sa me shume levizje ne kembe qe te qarkulloje gjaku ne trup....

Me vjen keq per c'ka ka ndodhur, por te kene mesim te pakten femrat e tjera, qe te kene kujdes shendetin e femijes pastaj te tyrin.....Se je ti (nene) qe po i jep jeten.....
Ne te tilla momente nuk mendohet me per veten, por vetem per jeten e femijes qe te rritet sa me shendosh e mire.
Dielli i sotem eshte diell i semure, i ben keq, pleqve, femijeve, dhe grave, dhe sa me shume te rrish nen te, aq me shume mundesi kemi te na shkaktohen semundje te ndyshme (te fiket, tensioni i ulet, atak ne zemer, semundje te lakures, etj)
 
Me vika keq :(
 
Po nje gjr nuk po e kuptoj qka ka lyp gruaja shtatezen e plazh...??

C'eshte kjo? Pse na qenka e ndaluar keshtu?? Femra shtatezane mund te shkoje normalisht ne plazh, por gjithmone e shoqeruar e duke mbajtur nen kontroll te plote veten. Duhet ta trajtoje veten sikur te jete nje femije 5 vjecar, as me shume e as me pak. Kjo nenkupton perdorimin e kremrave me mbrojtje te larte, evitimin e oreve qendrore, e sforcime te teperta ne det. Per te tjerat nuk ka asgje te ndaluar. Me sa duket e ndjera nuk i ka ditur keto, ose s'ua ka vene veshin shume (gje e pafalshme).. po c'kuptim ka tani te qash mbi qumeshtin e derdhur thuaj..
 
*Mia* e kuptoj hidhrimin tend, edhe une ndihem shume i prekur nga kjo ngjarje shume tragjike.
Nuk kam asgje kunder femrave shtatezena ne plazhe po me siguri ne kete rast fai ishte te imuniteti i kesaj gruaje dhe shume me mire do te ishte sikur ta priste lindjen pastai te ikte ne plazh.
 
Kam degjuar ne lajme per raste te shumta,qe ikin per pushime e kthehen te vdekur !Tmerr vertet!
 
*Mia* e kuptoj hidhrimin tend, edhe une ndihem shume i prekur nga kjo ngjarje shume tragjike.
Nuk kam asgje kunder femrave shtatezena ne plazhe po me siguri ne kete rast fai ishte te imuniteti i kesaj gruaje dhe shume me mire do te ishte sikur ta priste lindjen pastai te ikte ne plazh.

Me duket se po i biem njeri patkoit e tjetri gozhdes.
Nuk eshte se une po vuaj nga hidherimi, thjesht te replikova per te te informuar qe femra, me ca info me shume, mund te shkoje ne plazh dhe ne kushte shtatezanie. Kaq. Qe eshte dicka e hidhur eshte, por me teper me vjen inat se mund te ishte evituar.
A do ishte me mire te priste lindjen? E kush i parashikon dot ato gjera?
 
Me fal ateher une e kam kuptuar keq mesazhin tened....
Ti rikthehem temes dhe shpresojm se keto raste te mos ndodhin me...
 
Wow cfare tmerri..........gjynah
 
Nuk esht kot aj llafi ruju sa ska ndodh gje ,ce si te ndodhe kot e kemi .
Gjithsesi me vjen shum gjyna eshte nje tmerr i madh :(
 
Me vjen shume keq,te pakten ajo ka qen ne nje moshe madhore duhet ta dinte se dielli eshte i demshem per shtatzanin,une kam nje shoqe timen shtatzane dhe asnjehere nuk ka guxuar te shkoj ne plazh per faktin qe ekspozimi i tepert nga dielli eshte i demshem per shtatzanin e saj,per mendimin tim fajin e kan dhe doktoret qe nuk e parashtrojn stinen e veres si rrezik per nje shtatzani(ata din vetem te marin lek dhe te japin ilace)
 
gjynaf ishte dhe ne muaj te 7 ...
por ama kush dihet kardiak ska ca te kerkoj ne djell:(
 
Sa gjynah .

Po dhe nuk e kuptoj ne muajin e 7 te ka ardh shpirti ne maje te hundes , sa mire u shkon mendja per plazh. Gabime te tilla te marrin jeten , sidomos kur je vete i dyte .
 
Cmenduri.. te vdesesh nga dielli!
Po dhe ate ku e ka cuar mushka njehere.. te vesh jeten ne rrezik per nje cope diell eshte kulmi! Shume lajm i hidhur! :(

po pra spaska duruar nje cik edhe ajo pa plazh! gjithsesi gjynah edhe per ate edhe per femijen
 
Sa gjynah po te rrish ne djell eshte shume e rrezikshme une nje dite fjeta 3 ore ne nje vend ku me kapte djelli dhe kur u zjova 5 ore u ndihja keq skuptoja gje fare paskam shpetu mire
 
Shum gjynah :( per cfar paska ndodh ...
Kritikat do ishin te shumta ,por tashme jan teper te vona ,por shpresoj qe dikush te pakten te ket mesuar sadopak nga kjo cfar ka ndodhur ...
 
Hahahaahhhaha kohet e fundit na kane dale dhe burra shtatezan ne xhiro
 
dielli nuk sjell vetem jete........sjell edhe vdekjen......si tek Kamy.

shume keq po me vjen sinqerisht.:(:(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top