Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë nënën

LoSsT

VIP
V.I.P
hm.jpg
E ka vdekur në dru, ndërsa fëmijët i përgjëroheshin t’i falte jetën nënës së tyre.

Ngjarja makabre, ku nëna e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pas goditjeve me shkop druri, ka ndodhur në fshatin Fushë – Mamurras të rrethit të Kurbinit.​

Valbona Lleshi, 17 vjet me e re se bashkëshortit i saj, është rrahuar për minuta të tëra, deri sa i ka vdekur në duar Marjan Lleshit.

Britmat rrëqethëse të gruas apo dhe lutjet e dy fëmijëve, 9 dhe 13 vjeç, nuk kanë zbutur tërbimin e 44 vjeçarit.

Pasi i ka nxjerrë fëmijët jashtë shtëpisë, Marjani, me një shkop, ka filluar të gjuajë mbi trupin e gruas të tij, ndërkohë që për shkak të britmave që kanë dëgjuar, fqinjët kanë lajmëruar policinë, pa mundur të ndërhyjnë për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes Valbonën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por për fat të keq nuk kanë mbërritur aq në kohë për të shpëtuar jetën e gruas 27 vjeçare.

Po kështu policia bëri të ditur se ka arrestuar dhe autorin e krimit, i cili për oficerët e krimeve ka shpjeguar arsyen dhe motivin e vrasjes së nënës së dy fëmijëve të tij.

Vrasja

Që në mëngjes, ashtu si pothuajse çdo ditë të këtij viti, Valbona dhe Marjani kanë filluar të debatonin me njeri-tjetrin. Dyshimet e Marjanit mbi ndershmërinë e gruas së tij, kohët e fundit kishin shkaktuar grindje të shpeshta mes çiftit, ndërkohë që sipas banorëve të zonës, Valbona nuk guxonte të kalonte pragun e shtëpisë pa lejen e të shoqit.

اifti, për të njëjtat motive, është zënë dhe gjatë mëngjesit të së hënës, kur për më shumë se një orë kanë debatuar e ofenduar njëri-tjetrin.

Rreth orës 10 e 30 minuta, Marjan Lleshi ka nxjerrë nga banesa dy fëmijët dhe me një shkop në dorë ka nisur të godasë bashkëshorten në trup dhe në kokë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, 44 vjeçari, edhe pse është përballur me ulërimat për ndihmë të bashkëshortes së tij dhe fëmijëve që qanin në derën e shtëpisë për të shpëtuar nënën e tyre, nuk e ka ndalur dhunën deri sa i ka marrë jetën gruas.

Për oficerët e policisë, 44 vjeçari ka deklaruar se krimin e ka kryer pasi nuk duronte më që e shoqja t’i kthente dorë.

“Kemi rreth një vit që zihemi shpesh pasi unë dyshoja se gruaja ime nuk sillej mirë. Megjithëse asnjëherë nuk kam pasur prova, prapë dyshoja se ajo kohët e fundit më kthente fjalë dhe më kthente dorë. Unë e kam dashur dhe nuk kam pasur asnjë qëllim ta vras gruan, por e kam humbur durimin. Në fakt unë nuk doja ta vrisja, edhe pse ajo ngriti dorë kundër meje. Por situata doli jashtë kontrollit. Unë e humba durimin dhe kam nxjerrë fëmijët jashtë e më pas jam futur në kuzhinë. Në fakt doja ta rrihja, por kurrë që ta vrisja. Por ajo prapë përpiqej të më kthente dorë. Unë këtu kam humbur durimin e nuk di gjë më ç’kam bërë”, mësohet të ketë deklaruar Marjan Lleshi.

Ndërkohë që nga ekspertiza mjeko- ligjore e 27 vjeçares rezulton se Valbona Lleshi ishte qëlluar më shumë në kokë, goditje këto që edhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia e Kurbinit ka plotësuar dosjen hetimore me akuzën e “vrasjes me paramendim“ ndaj Marjan Lleshit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Burimi:/Gazetatema.net/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Kafsha!
Ky eshte kafshe! Krimet e tilla nuk kan justifikime.
Edhe sikur ajo ta kishte tradhetuar, asnjeri ka te drejte te heqi jeten.
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

O Perendi :(
Sa kafshe, femijet duke pare kete krim, si do rriten ata :(
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Kafshe po ca kafshe :nerv:
Vec burra qe po vrasin grate po lexojme kohet e fundit...Cfare po ndodh me ju ???
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Mjer femijet!
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

vazhdojne ngjarjet jonormale..duhet rikthyer denimin me vdekje
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Po pse ca prisje ti mo debil mashkull qe ti gjuaje dhe ajo mos te ngrinte dore!
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Ky eshte realiteti i hidhur ne shqiperi valbana 27 vjec e Marjani 44 .. Kur do hiqni dore ju prinder nga martesa me bura psikopater e shume me te medhenj nga vajza juaj ... E ju vajza kur do hiqni dore perfundimisht nga lidhje me bura me shume se 15 vjet me te medhenj se ju . Mos ju gezoni te mirave materiale se ven e vin .. ndersa jeta eshte nje ...:(
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Gjithmone i kam pase inad diferencat e mdhaja ne mes te cifteve ,ajo e shkreta 27 vjece ku i vlon kazani kurse ai 44 vjec bisht qeni :(
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Ja fusni kot ju,clidhje ka mosha?
sikur e kan martu me dhun ate!
nuk mund te bazohemi ne lajme
so keto,zbesoj se ka qene ky motovi
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Kronika e zeze ne shqiperi eshte me katastrofale se ne qdo vend te botes..Brenda tre ditesh tre femra te vrara kjo eshte per te ardhur keq.
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

cfar fatkeqesie ,,e besoj se pasiqe e ka mbyt nuk e ka pas ne plan ta mbys vetem ti marr shpirtin.manjaku po nese nuk shkon ka menrya tjera me pak dhe te dhimbshme dha pa ndonje tragjedi till.
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Xhelozia mund te te erresoj mendjen deri ne ate pike qe nuk ke meshire per femijet e tu?! Ca njerez nuk meritojne te jene prinder.....
Ca jete do kene me ata qe kane degjuar britmat e vdekjes te mamase tyre....
Jete e poshter!
Gjynah per ate qe iku, ne kete menyre barbare, e uroj qe femijet te gjejne fuqi te dalin perpara nga kjo traum.
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Ata te cilet nuk kan iman ne zemer bejne vepra te tilla ....
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Allahu i udhezofte
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Vala e vrasjeve në familje, ku viktimat kanë qenë bashkëshortet, ka goditur vrullshëm në këto ditë të korrikut, ndërkohë që në dy raste, njerëzit kanë pasur frikë të ndërhyjnë për të shpëtuar jetën e grave, shkruan Shqip. Vetëm në gjysmën e parë të këtij muaji janë regjistruar katër raste të rënda të vrasjeve në familje, ku dy prej tyre u shënuan ditën e djeshme. Ngjarjet me përmasa të rënda nisën më 3 korrik, me një krim të dyfishtë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një polic burgjesh ekzekutoi bashkëshorten e tij, nënë e tetë fëmijëve, dhe më pas vrau veten. Teksa u mendua se ky do të ishte një krim i shkëputur, nuk ndodhi kështu. Të shtunën ndodhi një tjetër krim i rëndë pranë sheshit “Avni Rustemi”, ku në mes të rrugës, ish-burri vrau me thikë të shoqen, ndërkohë që kalimtarët, nga frika nuk mundën ta parandalojnë një ngjarje të tillë. Edhe policia nuk arriti të shpëtojë jetën e nënës së dy vajzave. Ndërkaq, dita e djeshme nisi me një tjetër vrasje gruaje, pikërisht në fshatin Fushë-Mamurras, ndërkohë që në orët e pasdites, një ushtarak në Tiranë qëlloi me automatik ndaj së shoqes e më pas plagosi rëndë veten, në tentativë për t’u vetëvrarë. Pikërisht për këto krime të rënda brenda familjes, pak kohë më parë u ndryshua edhe Kodi Penal, por deri më sot nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Prokuroria e Krimeve të Rënda zbulon fakte tronditëse rreth krimit të së shtunës në kryeqytet, ku një grua është masakruar nga ish-bashkëshorti në rrugë me thikë. Viktima, Valbona اarçani, kishte denoncuar dy ditë para ngjarjes se Genci اarçani e kishte kërcënuar me jetë. Ajo është drejtuar në Komisariatin Nr. 1 për të bërë kallëzimin, i cili nuk u mor asnjëherë seriozisht. Madje, neglizhenca e oficerëve të policisë gjyqësore dyshohet se ka shkaktuar edhe tragjedinë. Ditën e ngjarjes, autori është ftuar në polici për t’u marrë në pyetje rreth kallëzimit të Valbonës.

Hetuesit, si në çdo kallëzim apo denoncim për dhunë në familje, i kanë bërë me dije Gencit se ishte denoncuar për kërcënime nga ish-bashkëshortja, ndërsa e kanë shtyrë edhe me disa ditë marrjen e tij në pyetje. Ai duhet të dëshmonte në Komisariatin e Policisë Nr.1 rreth orës 09:00 të së shtunës, por hetuesit i kanë shtyrë ditën e marrjes në pyetje. Më pas, autori, pas marrjes së dijenisë për kallëzimin, ka shkuar në afërsi të banesës së Valbonës dhe është ulur në një kafe. Ai ka marrë një thikë, të cilën ende nuk është zbardhur nëse e kishte marrë nga shtëpia apo e kishte blerë në një dyqan siç pretendon edhe vetë, dhe i ka dalë përpara. Në debat e sipër i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë në shpinë, në qafë dhe në gjoks ish-bashkëshorten, duke e lënë në mes të rrugës të shtrirë.

Edhe para prokurorisë, i dyshuari e ka pranuar krimin dhe ka treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke pretenduar se ajo prej shumë vitesh e tradhtonte dhe nuk e lejonte t’i takonte dy vajzat. Sipas dëshmisë që ka dhënë 48-vjeçari اarçani, ai pretendon se kishte kërkuar nga ish-gruaja që të sqarohej, por ajo e kishte goditur me çantë duke e acaruar bisedën mes tyre. Si pasojë e këtij debati, i dyshuari e kishte qëlluar disa herë me thikë dhe më pas është larguar për t’u arrestuar në sheshin e “Ushtarit të Panjohur”.

Ndërkohë, autori ka treguar para policisë edhe një tjetër fakt që ka çuar në krisjen e martesës. Në vitet e para të demokracisë, çifti ka ardhur në Tiranë te prindërit e Valbonës. Ata kishin edhe djalin me vete, në atë kohë vetëm 4 vjeç. Në një moment, djali i është shkëputur nga dora Valbonës dhe është rrëzuar nga ballkoni, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Për këtë ngjarje, Genci ka fajësuar gjithmonë viktimën e së shtunës. Mësohet se vajzat i kanë dërguar një letër babait, Genci اarçanit, për arsyet e vrasjes së nënës së tyre.

Sot i dyshuari do të dalë para Gjykatës për Krime të Rënda, pasi vrasja e ish-bashkëshortes tashmë është kompetencë e Prokurorisë për Krime të Rënda.

I dyshuari e ka pranuar krimin, duke pretenduar se ajo prej shumë vitesh e tradhtonte dhe nuk e lejonte t’i takonte dy vajzat
 
Une kesaj i them se shteti flen gjume .
Pasi qe paska pas mundesi te parandaloj vrasjen.
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

se di pse , ky si lajm vlen per te na diskretitu ne si meshkuj me shum se sa per te informu publikun e gjer. Pajtohem me Qukun qe gjithmon e qan me lot :p
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Ore ky do ta rrahesh deri sa ti dali shpirti maskarait qe mos gjett kurre qetesi as gjall as vdek. E hengert nje mortje qe se ha. La femijet jetim mizerja po kshu eshte kur merr gruan 17 vjet me te re. Zanafilla aty eshte. Moshe krejt opozite e njeri tjetrit.
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Mjer Femijet... Kurse gruaja edhe pse paska heq per ti dale shpirti, paska shpetu. Ne nje vend si Shqiperia me mire e vdekur se keshtu sic ka jetu ajo !!!!!!!!!!
 
Titulli: Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë

Ka dhe kafshe me pamje njeriu. Dyshoja ne te se koheve te fundit me kthente fjalen dhe doren??? C'marri! Pse u dashka te provoj nese ia kthen fjalen apo edhe doren...nese nuk kishte besim ne te, mund ta ndante dhe jo ta vriste...pastaj ne sy dhe permes lutjeve te femijve. Barbarizem, kafsheri...bile edhe kafsha ka meshire!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top