Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Lauri

Anunnak
EGJIPT - Në Egjipt ka nisur një "grusht shteti" që prej orës 17:00 të ditës së sotme. Presidenti Morsi është arrestuar nga ushtria dhe rrëzuar nga posti i tij. Në vend të tij, udhëheqës i shtetit është emëruar Shefi i Gjykatës Kushtetuese.

Pas shumë ditësh protesta, ushtarakët kanë kërkuar sot dorëheqjen e Presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi dhe pas skadimit të ultimatumit në orën 17:00, e kanë arrestuar atë dhe e kanë mbyllur në një kazermë të rrethuar me tela me gjemba. Po ashtu, ushtria ka rrethuar me tanke dhe autoblinda, pikat strategjike të kryeqytetit, Kajros, televizionin shtetëror si dhe ndërtesën e partisë "Vëllezërit Myslimanë", pasi me dhjetëra mijëra militantë të "Vëllezërve Myslimanë" janë mbledhur për të kërkuar respektimin e Kushtetutës. Pasi është mësuar arrestimi i Presidentit, ushtria është pritur me brohoritje në qendër të Kajros, kurse në disa sheshe të tjera ka protestues pro Presidentit.

Mediat e huaja janë shprehur edhe për qëndrimin e SHBA-së ndaj situatës. Në minutat e fundit të ultimatumit, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Egjiptiane Abdel Fattah-al Sissi hyri në një takim me disa autoritete fetare dhe politike në pritje të dorëheqjes së Presidentit. Por, ky i fundit, deklaroi në profilin e tij në Fb rreth 30 minuta para skadimit të ultimatumit se "Nuk do ta jap dorëheqjen, por jam i gatshëm të bëj qeveri koalicioni."

"Sot duhet të dorëhiqet Mohamed Morsi nga pushteti ose do të mobilizohet ushtria", thuhet në komunikatën e fundit të liderve ushtarakëve në Egjipt. Sot është dita më e rëndësishme për Egjiptin pas rrëzimit të Hosni Mubarak në vitin 2011, shkruajnë mediat e huaja. Populli egjiptian është ndarë në dy pjesë: në një anë, me Presidentin janë mijëra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane dhe nga ana tjetër, qytetarët e pakënaqur nga revolucioni i "Pranverës Arabe" që rrëzoi Hosni Mubarakun për një sistem më të mirë.

egjypt1_zps84b9e549.png


ORA 21:14 USHTRIA DEKLARON:MORSI NUK ESHTE ME PRESIDENT
Forcat ushatarake dalin me një deklaratë në të cilën thuhet: "Ushtria ndërhyri pasi kishte bere thirrje prej muajsh per nje pajtim kombetar. Gjenerali Al Sisi i kishte propozuar Presidentit Morsi te pranonte nje dialog kombetar, por ai e kishte refuzuar ne momentin e fundit. Shefi i Gjykates Kushtetuese eshte emeruar udheheqesit i Shtetit. Ai duhet te organizoje zgjedhjet. Morsi nuk eshte me president!" Pas fjalimit te gjeneralit Al Sisi, shperthejne fishekzjarret dhe festimet ne Kajro.

ORA 20:56 KREU I OPOZITES EL BARADEI - ZEDHENES I TE GJITHA GRUPEVE OPOZITARE
Lideri i opozitës, Mohamed El Baradei është emëruar zëdhënës i të gjitha grupeve opozitare. El Baradei kthye ne Egjipt në vitin 2010, me një karrierë të pasur ndërkombëtare. 71 vjeç, ish-drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ka marrë çmimin "Nobel" për paqe në vitin 2005. Ai u angazhua me opozitën kundër Mubarakut dhe sot prezantohet si zëdhënësi i manifestuesve në rrugët e Egjiptit.

ORA 20:36 NE OREN 21:30 DO SHPALLET PLANI I RI POLITIK
Ushtria sapo ka përfunduar një mbledhje me krerët e opozitës dhe në orën 21:30 do të prezantohet plani i ri politik.

ORA 20:35 CNN:MORSI PERJASHTOHET NGA VENDIMARRJA POLITIKE
Agjensia e lajmeve CNN shprehet se Presidenti përjashtohet nga vendimarrja politike. Media të tjera thonë se "blindat vazhdojnë të patrullojnë në rrugët e Kajros. "Ushtria ka informuar Muhamed Morsin në orën 19:00 që ai nuk ishte më president i Egjiptit", thuhet në gazetën "Al Ahram" që citon një burim presidencial.

ORA 20:18 PRESIDENTIN E TRANSFEROJNE NJE NDERTESE TE MINISTRISE SE MBROJTES
Mediat raportojnë se "zëra brenda ushtrisë thonë se Morsin e kanë transferuar në një ndërtesë të ministrisë së Mbrojtjes. Televizioni egjiptian ka njoftuar se se do të jenë Muhamet el Baradei dhe udhëheqësit fetarë që do të detajojnë këtë mbrëmje planin për ditët në vazhdim. Parashikohet "një periudhë e shkurtër tranzicioni" para se të mbahen zgjedhjet legjislative dhe presidenciale.

ORA 20:15, PROTESTUESIT FESTOJNE NE QENDER TE KAJROS DHE NE ALEKSANDRI
Me marrjen e njoftimit se Presidenti është arrestuar, protestuesit nisin të festojnë në qendër të Kajros dhe në qytetin e Aleksandrisë. Ndërkohë, mbështetësit e Presidentit denoncojnë "një grusht shteti".

ORA 19:30 SHTEPIA E BARDHE: NUK KA PROPOZIME TE MJAFTUESHME NGA PRESIDENTI I EGJIPTIT
Mediat e huaja shprehen për qëndrimin e SHBA-së ndaj situatës: "Uashingtoni thotë jemi "tepër të shqetësuar" prej situatës në vend. Sipas Shtëpisë së Bardhë, nuk ka propozime të mjaftueshme në fjalimin e Morsit."

ORA 19:25 PRESIDENTI I EGJIPTIT MBYLLET NE NJE KAZERME TE RRETHUAR ME TELA ME GJEMBA
Ndërsa më pas, në orën 19:25, mediat e huaja raportojnë direkt nga Kajro se Presidentin Morsi e kanë mbyllur në një kazermë që e kanë rrethuar me tela me gjemba. Gjithashtu, ushtria ka rrethuar edhe ndërtesën e partisë "Vëllezërit Myslimanë". Presidentit i është ndaluar kështu arratisja nga Egjipti. Po kështu, korrespondentët e huaj thonë se kanë parë ushtarakë të pozicionohen pranë xhamise Baba Adauea, ku me dhjetëra mijëra militantë të "Vëllezërve Myslimanë" janë mbledhur për të kërkuar respektimin e Kushtetutës.

ORA 17:45 MEDIATKONFIRMOJNE SE PRESIDENTI MORSI NDODHET NE ARREST SHTEPIE
Në orën 17:45, mediat CBS dhe "Al Hayat" publikuan lajmin se Presidenti i Egjiptit ndodhet në arrest shtëpie.

ORA 17:35 "AMNESTY INTERNATIONAL":pOLICIA NUK I MBROJTI DOT PRTESTUESIT
"Amnesty International" shkruan se "Policia egjiptiane duhet të kishte ndaluar përleshjet vdekjeprurëse dhe ajo ka dështuar në mbrojtjen e protestuesve."

ORA 16:40 PRESIDENTI I EGJIPTIT DEKLARON NE FB: "JAM GATI PER QEVERI KOALICIONI"
Ndërsa turma në sheshin e Kajros priste me padurim dorëheqjen e Presidentit, ky i fundit deklaron në profilin e tij në Fb se "Nuk do ta jap dorëheqjen, por jam i gatshëm të bëj qeveri koalicioni. Kriza mund të zgjidhet vetëm përmes një koalicioni qeveritar, deri në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, "protestat po pengojnë zhvillimin e institucioneve dhe Kushtetuta është garantuesi i vetëm i stabilitetit". Presidenti ka propozuar që "ndryshimet kushtetuese të hartohen nga një komision i pavarur dhe t'i dorëzohen parlamentit të ardhshëm." - See more at:

ORA 16:30 PERFUNDON AFATI I USHTARAKEVE, PRITET DEKLARATA NGA AUTORITETET FETARE
Sipas agjencisë Ap, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura egjiptiane, Abdel Fattah-al Sissi, është në takim me disa autoritet fetare, politike. Pritet që ata të dalin me një deklaratë.

ORA 15:23 PRAGU U GRUSHTIT TE SHTETIT - AUTOBLINDAT E USHTRISE RRETHOJNE TELEVIZIONIN SHTETEROR
Autoblinda dhe tanke janë vendosur pranë televizionit shtetëror. Stafi është evakuar për siguri. Rrjeti informativ "Al Arabiya", që citon burime të sigurisë vendase, tha se i gjithë personeli i televizonit shtetëror ka ndërprerë transmetimet e drejtpërdrejta dhe ështe evakuar nga ndërtesat.

Dje, në orët e vona, Presidenti Mohamed Morsi refuzoi t'i përkulet ultimatumit të ushtrisë egjiptiane për të gjetur një zgjidhje ndaj trazirave të përgjakshme në vend ose të dorëhiqej. Ai tha:"Do ta mbroj demokracinë me jetën time." Ndërsa nga ana e tyre, liderët ushtarakë të Egjiptit deklaruan se ushtria “do të sakrifikojë edhe gjakun e saj” për të mbrojtur vendin. Ndërkohë, 23 të vdekur dhe 200 të plagosur numërohen. Ky është bilanci i përleshjeve pranë Universitetit të Kajros deri në orët e vona të së martës.

ORA 15:00 OPOZITA EGJIPTIANE PUBLIKON OREN DIXHITALE TE RREZIMIT TE PRESIDENTIT
Opozita egjiptiane ka publikuar në internet një orë dixhitale të quajtur "Morsi Timer", e cila shfaq minutat e fundit të skadimit të kohës për dorëheqjen e Presidentit.

ORA 8:50 EGJIPTI NE PRAG TE LUFTES CIVILE, PRESIDENTI REFUZON TE LARGOHET
Vetëm pak orë para ultimatumit të ushtrisë egjiptiane për të gjetur një zgjidhje ndaj trazirave të përgjakshme në vend, ose të dorëhiqet,presidenti Mohamed Morsi refuzoi të përkulet dhe tha se do të mbronte demokracinë me jetën e tij.Ndërsa nga ana e tyre, liderët ushtarakë të Egjiptit deklaruan se ushtria “do të sakrifikojë edhe gjakun e saj” për të mbrojtur vendin.

Morsi refuzoi të përulet para ultimatumit, duke hapur kështu një fazë të re, atë të një përplasjeje të mundshme. Në një deklaratë televizive të orëve të vona të së martës, Morsi u shpreh se ishte zgjedhur president nga zgjedhësit, votimi i të cilëve ishte i lirë dhe përfaqësues i dëshirës së popullit.Ndërkohë 16 të vdekur dhe 200 të plagosur është bilanci i përleshjeve pranë Universitetit të Kajros. Sipas Ministrisë së Shëndetwsisë, disa persona jo të identifikuar kanë sulmuar një grup mbështetësish të presidentit egjitptian, Mohamed Morsi. -

Shqiptarja.com - Egjipti n
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Mire beri qe na njohu, faleminderit prej tij, e ndoshta si bie prap se sa per problemet qe kane ne vendin e tyre le ti zgjedhin mes vete :respekt::respekt:
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Pas Pranveres Arabe:) dhe Dimrit Islamik, me sa duket po vjen Vera se Lirise se vertete.;)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Kur funksionon shteti qysh merren senet ndore prej ushtris aketu te na politizohen i pari e i mrami servila te pushteteve ,shume i logjikshem veprimi i ushtrise.
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Xhebr, ushtria per difinicion nuk eshte demokarci, Por force! Me sa duket "demokaracia" e Morsit ishte, ose, po pregatitej ta bente me te dhunshme se forca e ushtrise....!
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Xhebr, ushtria per difinicion nuk eshte demokarci, Por force! Me sa duket "demokaracia" e Morsit ishte, ose, po pregatitej ta bente me te dhunshme se forca e ushtrise....!

Thuaja dikujt qe e han kete fore tonden laur po te ishte force ne dore te morsit ai nuk do te obligohej me jep doreheqjen je i prirur me ju jep sendeve ngjyren e zeze me te cilen i sheh ti vet...Kush politikan ne rajon se ka te politizume ushtrin e qe nuk merret qeveria me te po njerezit demokratik nuk kan centralizu pushtetin edhe ushtria ose forca qysh dush quaje nuk paska qen vegel e ketij qevertirit te egjiptit..U mundove me perzi fene edhe qetu po te deshtoj kjo po flet per nje demokraci qe ti e as une se kem po e paskan egjiptiant ..
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Sovraniteti i perkete popullit dhe vetem popullit . E sic e dijm populli Egjiptian , te drejten e udheheqjes se shteti ja ka dorzuar Mursit per nje mandat 4 vjeqare .
Kompetencat e ushtrise Egjiptiane jane mbetje e pushteteve diktatoriale te Egjiptianeve .Por , edhe tjetera , mediat e ''keqia'' , besimtaret e krishtere , dhe pseudo-muslimanet nuk e kane te drejten ta kerkojn terheqjen e Morsit , sepse ai eshte zgjedhure nga shumica e popullit per te Qeverisur me Populline .

Ketu gishte kane FUQIT BOTERORE , por ne Turqi s'munden ta arrijne ti permbushin qellimet e tyre , e ne Egjipt po e provojne kesaj here .
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Egjipti ende ka probleme ! dhe gjithashtu edhe Morsi i sapo zgjedhur ska mundur te bej punen e tije ! sepse ata "komantanta" "gjeneral" te ushtris i kisha burgos tan njo ka njo ! sidoqoft sic duket elites nuk i pelqej nje president si Morsi dhe ngriti ca minoritete dhe ca mbeturina te krishter ne egjipt dhe dergoj dhe ca pseodo muslim per ti udh'hequr ata dhe ushtria komunista u bashku me ta ! por mendoj qe reagimi tjeter do vije nga populli qe e legjitimoj morsin si president e me jua shti flaken tanve ren. :D
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Si mbas kushtetutes se re te Egjiptit ushtria ne Egjipt ruan thuajse te gjithe pushtetin qe kishte nga koha e Naserit e deri te koha e Mubarakut. Keshilli Suprem i Forcave te Armatosura nuk kontrollohet nga qeveria civile e as nga parlamenti, ministri i mbrotjes eshte kryetari i keshillit si dhe komandanti suprem i ushtrise.

Me dhenien e ultimatumit ndaj Morsit e paleve politike te tjera, ishte mese e pritshme qe serisht ta marrin nen kontroll haptazi gjithe shtetin.
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

duke mbyllur mediat, arrestuar njerezit etj, duket qarte qe po duan me rikthyer diktaturen e mobarakut ncncncnc .. Zoti u dhente zgjidhje!...


p.s "Tamam Vere LIRIE " ;)
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

C'ben politika dhe egoja e madhe te komandosh , te zesh vendin e karriges me force!!!!

Te cudit fakti sa te trashe jane njerezit qe shkojne vriten/copetohen ne raste te tilla...... kur grushti I shtetit realizohet ne k'te menyre, eshte mese e qarte qe hilja vjen nga Brenda.....

Mjafton mirekuptimi mes njerezve/popullit, organizim demonstrate ne paqe duke lene gjithe vendin pushim /Stop...gjersa te stabilizohet ceshtja ne favour te popullit.....

C'te thuash ne k'te rast, koka ben koka peson.......
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

te zesh vendin e karriges me force!!!!

Ne fakt, Mursi eshte zgjedhur me vote te lire te qytetareve te Egjiptit, ku pat fituar bindshem.
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

dhe c'fare ndodhi ::kafe::
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Kjo qe ndodhi sot ne Egjipt, dmth. largimi me dhune dhe arestimi i dr. Mursit, ma kujton historine e momenteve te fundit nga renia definitive e Andaluzise ne duart e kryqtareve, gjithashtu me kujton fjalen e asaj nene muslimane qe e qortoi kaloresin e fundit andaluzian duke i thene: "Ate qe nuk mundet ta mbronit si burra tani qani si grate."
Eshte hera e pare ne historine e vendeve musliamne (me shumice muslimane) te ndodh qe te dal nje prift egjiptas dhe te lajmeron se "Mursi u largua", dhe menjehere ushtria i mbylli gjitha kanalet televizive Islame.
Kjo gjendje e musliamneve te Egjiptit por edhe te arabeve nepergjithesi, verteton dy gjera:
-qe arabet ende nuk jane te pergatitur per nje demokraci te tipit Mursian (normal , me nje pervoje jo dhe aq te pjekur politike) i cili ishte ne vitin e pare te qeverisjes dhe te cilit nuk iu dha as shansi me i vogel per te treguar veten, vizionin dhe programin e shkelqyer politik ngase kjo per shume egjiptian ishte nje kafshate shume e madhe per ta gelltitur sepse ata ishin mesuar 48 vjet allaMubarakce i cili te aresteonte dhe te vriste per nje kollitje te "pakontrolluar", dhe;
-kjo qe ndodh tani te arabet ma mbush mendjen edhe me shume te bindem dhe te pyes; Pse All-llahu xh.sh. me shume Pejgamber dergoi ne keto vise ???
Ate qe kam thene para nje jave ose pak me teper po e vertotoj perseri: "Aleanca e djallit te mallkuar arriti ta beje ne Egjipt ate qe nuk arriti ta beje me z. Erdoganne Turqi". Politikanet arab me orientim Islam kane shume nevoje te kryejne nje kurs politik 10 vjecar ne klasat e mesuesit Erdogan dhe Ahmet Davutogllu.

(Zekerija Rushani)
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Morsi në arrest shtepiak
Bota Sot | 04.07.2013 08:47
Share on myspace Share on blogger Share on facebook Share on twitter More Sharing Services
0

Presidenti i rrëzuar Morsi ndodhet nën arrest shtëpiak, siç janë edhe shumica e ekipit presidencial, mësohet nga një mesazh në Twitter i zëdhënësit të “Vëllazërisë Myslimane”, Gehad El-Haddad.

“Morsi është arrestuar nga garda presidenciale në selinë e tyre dhe po mbahet larg çdo kontakti me botën”, shprehet El-Haddad për CNN. “Ata kanë ndërprerë çdo akses të mundshëm të tij me të tjerët, të gjitha telefonatat e tij. Asnjë nuk mund ta takojë atë”, konfirmon zëdhënësi i “Vëllazërisë Myslimane”.

Ushtria e Egjiptit raportohet se po përpiqet të mbledhë masivisht anëtarët e “Vëllazërisë Myslimane”, lëvizjes islamike që ndihmoi Morsi-n të vinte në pushtet 1 vit më parë. El-Haddad konfirmon vetëm arrestimet e kreut të partisë “Liri dhe Drejtësi” dhe zëvendësit të tij, por pranon se numri i “të përndjekurve” është shumë i madh.

Urdhër arreste janë lëshuar për 300 anëtarët e “Vëllazërisë Myslimane”, teksa një operacion për arrestimin e tyre është duke u zhvilluar në orët e para pas rënies së Morsi-t nga pushteti, bën të ditur Al-Ahram, gjatë orëve të para të së enjtes, duke cituar burime të forcave të sigurisë, por të paidentifikuar.

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë arrestuar gjithashtu liderin e partisë politike të “Vëllazërisë Myslimane”, Saad el-Katatni, si dhe zëvendësin e tij, Radhad Al-Bayoumi, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve në Egjipt, MENA, gjatë orëve të vona të së mërkurës, sërish bazuar në burime ushtarake.

“Al Jazeera” ka ofruar detaje të mëtejshme në lidhje me sulmin e raportuar ndaj stacionit të tyre në Egjipt. Sipas tyre, shërbimi i tyre direkt mbi ngjarjet në Egjipt është ndërprerë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

“Forcat e sigurisë hynë furishëm në ndërtesë dhe arrestuan prezantuesin, të ftuarit dhe producentët”, thuhej në një deklaratë të “Al Jazeera”-s përmes uebsajtit të tyre. Më herët, CNN raportoi nga Kajro se të paktën 3 stacione televizive pro-Vëllazërisë Muslimane në Egjipt duket se e kanë ndërprerë aktivitetin dhe janë mbyllur.


Ndërkaq, në orët e para të mesnatës në Kajro, turmat pro-Morsi dhe anti-Morsi vazhdojnë të enden rrugëve.

Të paktën 8 persona janë vrarë dhe 343 të tjerë janë plagosur në përleshjet anembanë Egjiptit, gjatë së mërkurës, ditën kur ushtria egjiptiane bëri të ditur se ka rrëzuar Mohamed Morsi-n nga posti i presidentit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve Al-Ahram, e cila citon Ministrinë e Shëndetësisë.

Presidenti amerikan Barack Obama, në deklaratën e tij të parë publike mbi “grushtin e shtetit” ndaj Morsi-t, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara nga vendimi i forcave të armatosura egjiptiane, për të rrëzuar presidentin Morsi dhe për të pezulluar Kushtetutën e Egjiptit”, si dhe faktin që “ai u ka kërkuar departamenteve dhe agjencive përkatëse, për të rishikuar mundësinë e implikimeve, sipas ligjeve amerikane, për ndihmë ndaj qeverisë së Egjiptit”.

Obama i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane “të lëvizë me shpejtësi dhe përgjegjësi, për rikthimin e autoritetit të plotë ndaj një qeverie civile të zgjedhur në rrugë demokratike, sa më shpejt të jetë e mundur, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, dhe të shmangë arrestimin arbitrar të presidentit Morsi dhe mbështetësve të tij”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka reaguar përmes një deklarate, ku bën thirrje për qetësi, shmangie të dhunës, dialog dhe përmbajtje në Egjipt, siç raporton Reuters. Sekretari i OKB-së shton mes të tjerash se ndërhyrja ushtarake në çështjet politike është gjithmonë shkak për shqetësime, si dhe nxit palët që të rikthejnë qeverinë civile sa më shpejt të jetë e mundur.

Botasot/com
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Diktatorët saudian të gëzuar

Mbreti saudian përgëzon ushtrinë egjiptiane

Mbreti saudian Abdullah ka dërguar urimet e para për kryetarin e përkohshëm të Egjiptit, Adlij Mensur, duke shtuar se ushtria egjiptiane e nxori vendin nga qorsokaku gjatësinë e të cilit e dinte vetëm Allahu.
Gjithashtu ministri i punëve të jashtme të Emirateve, sheik Abdullah bin Zajd ishte nga të parët që reagoi me rastin e rrëzimit të Mursit. Në profilin e tij në Twiter ai shkroi: “Përgëzime o nënë e botës” duke menduar për Egjiptin. Ai në vazhdim shkruan: “Ushtria egjiptiane mbron institucionet e shtetit.

Minsitri i Punëve të jashtme të Jordanit Nasir Xhevde shprehu respektin për vullnetin e popullit egjiptian dhe lavdëroi rolin e forcave të armatosura.

(Breziiri)
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Diktatoret tjere Arab friken ne zemer e kane , se mos po ndodhe e njejta gje edhe me Pushtetet e tyre te korruptuara !
E mbrapa ketij ''grushteti'' sic e kam thene me heret jane ''Sunduesit e Botes'' te cilet e Sundojn Boten me Force Ushtarake .
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Njoftohu se kush është Dr. Muhamed Mursi

Së pari: në nivelin e liderëve egjiptian, është:

1 – Kryetari i parë Egjiptian i zgjedhur (jo i vetë shpallur).
2- Kryetarii i parë Egjiptian civil (jo ushtarak).
3- Presidenti i parë egjiptian me mjekër.
4-Kryetari i parë Egjiptian që lejon prezantueset në tv me mbulesë (para 52 viteve ka qenë e ndaluar).
5-Kryetari i parë Egjiptian i cili kur kalon,nuk bllokohet komunikacioni per shkak te tij.
6-Kryetari i parë Egjiptian biri i të cilit merr më pak se 90 pikë në shkollë.
7-Kryetari i parë Egjiptian prej të cilit frikësohet Izraeli.

Së dyti: në nivelin e liderëve arabë, ai është:

Kryetari i parë Arab që mban një doktoraturë nga një universitet amerikan.

-Kryetari i parë Arab që merr vota më pak se 99%.
-Kryetari i parë Arab që është hafiz i Kur’anit.
-Kryetari i parë Arab qe i behet shpifje(i falsifikohet fjalia).
-Kryetari i parë arab që i takon nje Lëvizjes Islame (Vëllazëria Muslimane).
-Kryetari i parë Arab që lejon të kritikohet me qëllim përmisimi.
-Kryetari i parë Arab që nuk ngrit akt-padi ndaj armiqëve të tij.
-Kryetari i parë Arab që e përshëndet oficerin i cili e ka dënuar më parë (padrejtësisht)dhe nuk e denon atë (edhe pse ka të drejtë)
-Kryetari i parë Arab që mbanë fjalim para kryengritësve..
-Kryetari i parë Arab që ndalon vendosjen fotografive të tij nëpër institucionet shtetërore
-Kryetari i parë arab që jetonë në një apartament me qira

-Kryetari i i parë Arab qe refuzon për t’a mjekuar motrën e tij jashtë vendit me shpenzime të shtetit.
-Kryetari i pare Arab që djali i tij punon jashtë vendit.

-Kryetari i parë Arab që falet çdo të premte në xhami.

Allahu e ruajt dhe i shtoftë njerëzit sikur ky – AMIN
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Kryetari i pare i vendosur nga populli me nje revolte dhe i hequr po nga populli mbrenda nje viti. Me nje fjale nje islamik puro qe donte te dregonte popullin ne radikalizem islam. I lumte popullit larg-pames egjyptian, e pane mire drejtimin e shtrember qe po i jepte vendit dhe vullneti i tij u be. Morsi ne shtepi me qera, por si qytetare i thjeshte.
Populli eshte me i pjekur se politika, kur ai eshte i lire te thoje fjalen e tij dhe ta çoje ne vend. Perndryshe ngelesh gjithmone skllav.
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -



Mos i mbytni Luanët tuaj.
Sepse pastaj ju hajnë qentë e armiqëve tuaj.

(Dr,Muhamed Mursi)
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Njoftohu se kush është Dr. Muhamed Mursi

Së pari: në nivelin e liderëve egjiptian, është:

1 – Kryetari i parë Egjiptian i zgjedhur (jo i vetë shpallur).
2- Kryetarii i parë Egjiptian civil (jo ushtarak).
3- Presidenti i parë egjiptian me mjekër.
4-Kryetari i parë Egjiptian që lejon prezantueset në tv me mbulesë (para 52 viteve ka qenë e ndaluar).
5-Kryetari i parë Egjiptian i cili kur kalon,nuk bllokohet komunikacioni per shkak te tij.
6-Kryetari i parë Egjiptian biri i të cilit merr më pak se 90 pikë në shkollë.
7-Kryetari i parë Egjiptian prej të cilit frikësohet Izraeli.

Së dyti: në nivelin e liderëve arabë, ai është:

Kryetari i parë Arab që mban një doktoraturë nga një universitet amerikan.

-Kryetari i parë Arab që merr vota më pak se 99%.
-Kryetari i parë Arab që është hafiz i Kur’anit.
-Kryetari i parë Arab qe i behet shpifje(i falsifikohet fjalia).
-Kryetari i parë arab që i takon nje Lëvizjes Islame (Vëllazëria Muslimane).
-Kryetari i parë Arab që lejon të kritikohet me qëllim përmisimi.
-Kryetari i parë Arab që nuk ngrit akt-padi ndaj armiqëve të tij.
-Kryetari i parë Arab që e përshëndet oficerin i cili e ka dënuar më parë (padrejtësisht)dhe nuk e denon atë (edhe pse ka të drejtë)
-Kryetari i parë Arab që mbanë fjalim para kryengritësve..
-Kryetari i parë Arab që ndalon vendosjen fotografive të tij nëpër institucionet shtetërore
-Kryetari i parë arab që jetonë në një apartament me qira

-Kryetari i i parë Arab qe refuzon për t’a mjekuar motrën e tij jashtë vendit me shpenzime të shtetit.
-Kryetari i pare Arab që djali i tij punon jashtë vendit.

-Kryetari i parë Arab që falet çdo të premte në xhami.

Allahu e ruajt dhe i shtoftë njerëzit sikur ky – AMIN

Ah dmth nga ai tipi i shpelare nga mendja qe burgos lirine e njerezve pak a shume, mos ma merr per keq.....
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Egjipt, Obama ngurron ta quaj intervenimin ushtarak si grusht shteti

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se SHBA është "thellësisht e shqetësuar" rreth vendimit të ushtrisë egjiptiane për të rrëzuar presidentin Muhamed Mursi.
Pas takimit urgjent me zyrtarët e nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Obama bëri thirrje për një “restaurim” të shpejtë të demokracisë.
Duke iu shmangur veprimit të ushtrisë si “grusht shteti”, Obama tha: "Unë i bëj thirrje ushtrisë egjiptiane për të lëvizur shpejt dhe me përgjegjësi, për të kthyer përsëri në autoritet të plotë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, sa më shpejt të jetë e mundur.
Duhet kujtuar se qeveria e Muhamed Mursit është qeveria e parë e zgjedhur me parimin e votës së lirë, legjitimiteti i së cilës u provua jo vetëm në zgjedhjet e vitit të kaluar, por edhe nga një referendum për kushtetutën, i cili mori përkrahje masive nga qytetarët anembanë vendit.
Obama bëri thirrje për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, dhe bëri thirrje për të shmangur arrestimet arbitrare, sic ishte ai i Presidentit Mursi dhe përkrahësit e tij. "
Obama gjithashtu tha se ai kishte urdhëruar ndihmësit e tij të rishikojnë ndihmën amerikane në Egjipt.
Ligji amerikan ndalon ndihmën ndaj vendeve, ku liderët demokratik largohen nëpërmjet grusht shtetit ushtarak.
/mesazhi/
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -


Izraeli i tejkënaqur me grushtshtetin e Egjiptit


Qeveria e Izraelit shfaqi kënaqësinë me rastin e rrëzimit të presidentit të Egjiptit Muhamed Mursi, një president mysliman i cili kishte alarmuar shtetin izraelit. Megjithatë, Izraeli e bëri të qartë se ai nuk do të shfuqizojë asnjë traktat paqeje.
Një zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanjahu pranoi të komentojë mbi heqjen e Mursit nga ana ushtrisë. Tzachi Hanegbi, tha se shpreson që rrezimi i Mursit të çojë në rivendosjen e kontakteve të ngrira me qeverinë e Kajros.
Hanegbi, një anëtar i partisë Likud të Netanyahut, përshëndeti grusht-shtetin, dhe tha se Izraeli ka pasur raporte të mira me forcat e armatosura të Egjiptit.

I pyetur nëse liderët izraelitë ishin të kënaqur me lëvizjen e ushtrisë egjiptiane kundër Mursit, Giora Eiland, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare izraeliet, tha: "Unë mendoj se ishte hap i kënaqshëm për Izraelin, por sigurisht se ata nuk mund të shprehen kështu.".
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, i cili ka kontroll mbi Bregun e pushtuar Perëndimor, ofroi lëvdata për ushtrinë egjiptiane, duke thënë se ajo kishte ruajtur sigurinë.
/mesazhi/
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Assad lavdëron revoltën kundër presidentit Mursi

Kreu i regjimit sirian, Bashar Al Asad vlerësoi protestat në Egjiptit kundër liderit të tyre, Muhamed Mursi, dhe tha se përmbysja e tij nga ushtria do të thotë fundi i "islamit politik".
Presidenti Bashar Assad, i cili është duke shkelur një revoltë kundër sundimit të tij shypës, tha se egjiptianët kanë zbuluar "gënjeshtrat" e Vëllazërisë Myslimane.
Ai foli në një intervistë për gazetën shtetërore Al-Thavra.
"Ajo që po ndodh në Egjipt është rënia e të ashtuquajturit Islami politik," tha Assad. "Ky është fati i atyre që përpiqet të përdorin fenë për interesa politike."
Asad po përballet me një kryengritje mbarëpopullore, dhe ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke e quajtur revoltën si një komplot ndërkombëtar nga grupet si Vëllazëria Muslimane siriane, një degë e grupit egjiptian të cilit i takon Mursi. Deri tani si pasojë e sulmeve të vazhdueshme mbi myslimanët sirian, kanë humbur jetën mbi 100.000 persona, shumë prej tyre civil të pambrojtur.
Muajin e kaluar Mursi ka njoftuar se ai u prish lidhjet me Damaskun, dhe mbyllë ambasadën e vet në kryeqytetin sirian.
Babai i Asadit, Hafez Asad, kishte shtypur një revoltë të udhëhequr nga Vëllazëria myslimane në qytetin verior të Hamas në vitin 1982. Forcat siriane, të udhëhequr nga vëllai i presidentit dhe forcat speciale nga sekti alevit, kanë vrarë rreth 40.000 persona.
/mesazhi/
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Davutoglu: Heqja e Mursit është e papranueshme

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu e konsideroi largimin e presidentit Muhamed Mursi, si një ndërhyrje të papranueshme, dhe tha se veprimi i ushtrisë nuk është gjë tjetër përvec se një grusht shteti ushtarak.
"E vetmja mënyrë që e largon presidentin nga detyra janë zgjedhjet, të cilat u dëshmuan shumë mirë nga vullneti i popullit. ثshtë e papranueshme për një qeveri, e cila ka ardhur në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, të rrëzohet përmes mjeteve të paligjshme, dhe madje edhe më shumë, nga një grusht shteti ushtarak," u tha Davutoglu gazetarëve.
Duke theksuar mbështetjen e Turqisë ndaj kërkesave demokratike në Lindjen e Mesme, Davutoglu tha: "Ne kemi mbështetur fuqishëm revolucionin e 25 janarit, të cilin e bënë miqtë tanë egjiptian."
"Ajo që është jashtëzakonisht shqetësuese, është se Mursi, një president i cili u zgjodh në mënyrë demokratike, u largua nga ushtria pa asnjë të drejtë" shtoi ai.
Duke deklaruar se është minuar procesi demokratik, Davutoglu tha se ky veprim do të jetë në dëm të popullit egjiptian.
Davutoglu tha se, Turqia jo vetëm që mbështet Mursin, por mbështetë tërë Egjiptasit që duan demokratizimin e Egjiptit.
Duke nënvizuar se "zgjedhja e Egjiptasve do të jetë zgjedhja e Turqisë", Davutoglu tha se të gjithë aktorët politikë në Egjipt duhet të marrin pjesë në zgjedhje pa asnjë kufizim dhe diskriminim."
/mesazhi/
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

CNN: Raporton se 'revolucioni i vërtetë sapo ka filluar
Washington Post, 'Grusht shteti kunder Morsit deshtoi, popullata mer kontroll ne Egjipt

Washington post, njofton se 'Grusht shteti' i ushtrisë ndaj pushtetit demokratik të Egjiptit ka dështuar. Kete lajm pak me pare e lansoi edhe nje zyrtar i larte i qeverise izraelite. Lajmet nga Egjipti thonë se protestuesit pro-Morsit veç kanë marrë nën kontroll disa televizione me ndikim, por edhe kontroll mbi disa qytete, stacione policore dhe kazerma ushtarake. Pritet çdo çast lirimi i presidentit Morsi dhe kthimi i tij ne presidencë, ku sipas burimeve pritet t'i drejtohet popullit dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme. Këto janë lajmet e fundit nga Egjipti.

CNN raporton se 'revolucioni i vërtetë sapo ka filluar', i gjithë Egjipti tani është në kombë. Një numër i madh i gjeneralëve të ushtrisë u janë bashkangjitur protestuesve pro Morsit, kurse këtyre protestave ju kanë bashkangjitur edhe një numër i madh i popullatës kopte./ mesazhi/


Burimi: Egypt: A nation divided - CNN.com
 
Pe: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Dalëngadalë po del në pah fytyra e vërtetë e ngarjeve.
Tani e gjitha vetëm po vërtetohet, fatkqësisht me gjak
të pafajshëm...
 
Titulli: Pe: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Dalëngadalë po del në pah fytyra e vërtetë e ngarjeve.
Tani e gjitha vetëm po vërtetohet, fatkqësisht me gjak
të pafajshëm...

Reagimi dhe qendrimi i shteteve - superfuqive Boterore si : Amerika , Russia , Shtetet e Evropes , tregojne me se miri se kush e luan vallen ne Bote !
 
Titulli: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -


Forcat egjiptiane sulmojnë xhaminë ku mbahen viktimat e masakrës



Forcat egjiptiane të sigurisë sulmuan një xhami ku po mbaheshin dhjetëra trupa të vrarë nga masakra e para dy ditësh.
Policia ka gjuajtur bombola me gaz lotsjellës para se të hynte me dhunë në xhaminë Iman në Nasr City. Pas kësaj, ata i kanë detyruar njerëzit të dalin jashtë, tha një dëshmitarë për agjencinë Anadolu.
Të afërmit e të zhdukurve ishin dyndur në xhami, me shpresën e gjetjes së të dashurve të tyre, të cilët konsideroheshin të zhdukur si pasojë e shpërndarjes së dhunshme nga forcat e sigurisë.
Një reporter i tha Anadolu Agency se 259 trupa ishin ende brenda në xhami në kohën e sulmit, duke përfshirë edhe 12 trupa të paidentifikuar.
Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se të paktën 578 persona janë vrarë gjatë dhunës, duke përfshirë 228 njerëz në sheshin Rabaa dhe 90 në Nahda.
Por numri i viktimave i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë mbetet shumë më poshtë shifrave të dhëna nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e legjitimitetit, e cila ka vënë numrin e viktimave në 2600.
/mesazhi/
 
Titulli: Pe: Egjipti në "grusht shteti" Presidenti Morsi i arrestuar -

Vëllazëria Myslimane, marshim njëmilionësh

Vëllazëria Muslimane dhe mbështetësit e presidentit egjiptian Muhamed Mursi kanë kërkuar pjesëmarrje njëmilionëshe mbarëkombëtare në shenjë proteste kundër krimit ndaj protestuesve nga forcat e sigurisë.
Njoftimi erdhi dy ditë pasi më shumë se 1000 njerëz u vranë në aksionin policor që përfundoi dy protestat kryesore në Kajro.
"Tubimet anti-puçiste do të fillojnë nga të gjitha xhamitë e Kajros, drejt sheshit Ramis, pas namazit të Xhumasë," tha Gehad el-Haddad, Zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane.
Në një deklaratë të veçantë, Vëllazëria Myslimane, tha: "Pavarësisht dhimbjes dhe pikëllimit për humbjen e dëshmorëve tonë, krimi i fundit i gushtit të shtetit vetëm sa rrit vendosmërinë tonë për t'u dhënë fund atyre."
Komandantët e ushtrisë së Egjiptit kanë paralajmëruar se do të sulmojnë këdo që provon të hyjë në ndërtesat qeveritare.
Në anën tjetër, Human Rights Watch ka dënuar dhunën në Egjipt, duke thënë se qeveria është përgjegjëse për vrasjet e Kajros.
/mesazhi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top