Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Kresha

A pretty face can never trick me


Nga: Jeton Musliu

Isë Boletini e Ali Pashë Tepelena nuk ishin ashtu siç përshkruhen në librat e sotëm. Ashtu nuk ishte as Perandoria Osmane. Historia është retushuar nga regjimet totalitare në Ballkan ashtu si edhe fotografia ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë me 28 nëntor 2012. Historiani e studiuesi Isa Blumi, në intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë, si pjesë e debatit për rishikimin e teksteve të historisë, po ashtu thotë se Kosova nën Perandorinë Otomane mbulonte një territor tjetër gjeografik dhe kulturor, kurse, edhe pse mund të konsiderohet ironike, mori formën moderne gjatë okupimit serb.

“Shqiptarët’ kolektivisht nuk i kanë kaluar jetët e tyre duke u ‘rezistuar’ përjetësisht forcave ‘okupuese osmane”.

“Kjo përbën një paraqitje tërësisht të gabuar të një historie pothuajse 600-vjeçare gjatë së cilës të gjithë otomanët (përfshirë shqiptarët - myslimanë, të krishterë dhe çifutë) bashkëjetonin në mënyra që konsiderohen të ‘pamundura’ sipas kornizave kufizuese ideologjike dhe sociologjike përmes së cilave ne sot i studiojmë marrëdhëniet njerëzore”.

Ky është konstatimi që jep Isa Blumi, historiani dhe studiuesi i njohur që së fundi ka botuar librin “Rivendosja e otomanëve. Moderniteti alternativ në Ballkan 1800 - 1912”.

Libri i mbështetur në dokumentet arkivore nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Rumania, Franca, Italia, Zvicra, Britania e Madhe nxjerr në dritë fakte për Perandorinë Osmane në Ballkan dhe ndikimin e saj në Europën Lindore.

Për historinë që mësohet sot në shkolla e libra të ndryshëm nga popujt e Ballkanit në raport me Perandorinë Osmane, Blumi ka një shpjegim të shkurtë.

“Shqiptarët, sikur edhe të gjithë popujt e Ballkanit, për një shekull të tërë janë munduar që të retushojnë të kaluarën kolektive otomane”.

Këtë fakt e ka ilustruar me fotografinë që ka vendosur në kopertinën e librit të nxjerrë në treg edhe nga adresa më e madhe që merret me shitje të botimeve të mëdha -amazon.com.

Fotografia është momenti kur Ismail Qemali, pas nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë, simbolikisht del në ballkonin e tashmë shtëpisë muze në Vlorë dhe shpall “Shqipërinë e lirë e të mosvarme”.

Në këtë fotografi, Ismail Qemali, Kryeministri i parë shqiptar, shihet fillikat.

Të tjerët si ministrat e delegatët firmëtarë të aktit më të lartë juridik të shtetit shqiptar, janë zhdukur.

“Nëse fotografia shikohet me kujdes, ende mund të shihen gjurmët e atyre që u shlyen nga fotografia e retushuar”, thotë Blumi. “Arsye e kësaj mund të jetë mbase edhe paaftësia e autorit të retushimit”.

Nëpërmjet fotografisë, historiani Blumi jep dëshminë e parë në librin e tij se si nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës e kaluara është tentuar të ndryshohet, qoftë edhe atë shkrepje të aparatit

“Nevoja e regjimeve ‘revolucionare’ për të kontrolluar historinë duke e rishkruar atë nënkupton vënien në spikamë të personazheve të cilët ndërlidhen me shfaqjen e partisë në pushtet”, thotë historiani Blumi.

Ligjëruesi në Universitetin e Leipzigut (Gjermani), për Gazetën Jeta në Kosovë flet për këtë çështje shumë thjeshtë e mjaft shkoqur.

Ali Pashë Tepelena vepronte brenda kornizave osmane

Nga Columbia University (New York) ku ndodhet momentalisht, intervista me Dr. Blumin fokusohet edhe te figurat si Ali Pashë Tepelena e Isa Boletini, që sipas librit të tij, “nuk e kishin brengë kryesore ndërtimin e shtetit shqiptar por sigurimin e pushtetit të tyre përmes gëzimit të përkrahjes së të gjitha etnive që jetonin në vilajetin ose regjionin e tyre”.


Në libër shkruan se “ata prezantoheshin para Perandorisë Otomane si figura të rëndësishme për regjionin dhe jo si udhëheqës shqiptarë”.

Historiani e studiuesi Blumi thotë se “nocioni i të qenit pjesëtar i një komuniteti që organizohej ekskluzivisht në bazë të gjuhës apo fesë, përbën një paraqitje tërësisht të gabuar të historisë së Ballkanit para vitit 1912”.


Kopertina e librit të Isa Blumit që shitet në amazon.com

Kështu, për Ali Pashë Tepelenën thotë se kishte ambicie tërësisht brenda kornizave të kontekstit otoman gjatë asaj periudhe të ndryshimit të shekujve e që e bënë atë një nga baballarët e shtetit “grek”.

“Jo për shkak të politikës së identitetit, por për shkak të institucioneve që i mobilizoi dhe aleancave politike që i krijoi. Sferat e ndikimit të tij kulturor, ushtarak, ekonomik dhe politik nuk ishin të drejtuara në veri (d.m.th. në Shkodër e Prizren) po në pjesën jugore”.

Blumi thotë se megjithatë, marrë parasysh prejardhjen e përzier të tij (që përfshin edhe prejardhjen shqiptare) sot kërkohet që veprimet e Ali Pashës të interpretohen sipas përkufizimeve të periudhës pas Luftës së Parë Botërore.

“Ky përdorim i thjeshtuar i gjuhës të cilën dyshoj se e kanë shfrytëzuar palë të ndryshme interesi për kohë të gjatë, përfshirë Greqinë dhe Serbinë, mund të konsiderohet anakronizëm”, thotë Blumi.

“Vërtet është lehtë që nocionet e tilla të manipulohen duke krijuar ndërlidhje tërësisht të paqena për epokën tonë”.

Isë Boletini dhe biznesi me armë

Sa për Isë Boletinin, studiuesi Blumi thotë se është një shembull tjetër i asaj se si ideologët e epokës post-otomane janë përpjekur që ta absorbojnë dhe riformulojnë rëndësinë e veprimeve të tij jashtë kontekstit në të cilin Boletini jetonte e që ndryshonte vazhdimisht.

“Boletini vepronte në një kontekst regjional që përfshinte edhe shtetin e Serbisë që rishtas ishte zgjeruar dhe përfshinte pjesë të territorit që banohej nga komuniteti i tij dhe me të cilin bëheshin këmbime tregtare”, thotë Blumi.

“Në fakt, Boletini u dallua për shkak të aftësisë së tij për të shfrytëzuar faktin se jetonte buzë kufirit që ndante Kosovën otomane nga Serbia e cila ishte në ekspansion”.

Blumti thotë se aftësia e Isë Boletinit për të bërë biznes me serbët otomanë, shqiptarët otomanë dhe ata serbë e shqiptarë që jetonin në krahinën e Nishit, që tani bënte pjesë në shtetin serb, nënkuptonte kontrabandimin e ushqimit dhe armëve nga dhe prej këtyre territoreve.

“Kjo e bëri të famshëm atë, por eventualisht kjo e solli deri tek arrestimi i tij e më vonë radhitja e tij si pjesëtar i gardës së pallatit të Sulltanit të Perandorisë Otomane në Stamboll”.

Në këtë intervistë të historianit e studiuesit Isa Blumi, ai flet edhe për multietnicitetin nën perandorinë Osmane, që në libër e përshkruan si shumë fleksibile, ku njerëzit dinin shumë gjuhë, e që nuk demonstronin dhe aq besnikëri ndaj kombësisë së tyre.

Blumi: Rishikoni Perandorinë

Blumi shpalos të dhëna edhe për çështjet më të rëndësishme lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë të cilat historiografia i ka injoruar që nga fundi i Luftës së Parë Botërore.

Ai thotë se shumë myslimanë joturqë u dëbuan me dhunë në Anadoll nga vitit 1912 e tutje, katolikët u eliminuan pothuajse tërësisht ndërsa shumë shqiptarë, turq e sllavë të fesë myslimane, u konvertuan me dhunë në të krishterë ortodoksë.

Blumi shpjegon edhe për arsyet kryesore të mbetjes së Kosovës jashtë shtetit shqiptar pas krijimit të Shqipërisë në vitin 1912 dhe arsyen përse duhet rishikuar pjesë të historisë në raport me Perandorinë Osmane.

“Përveç të pranuarit dhe integrimit të otomanëve në historinë tonë, shqiptarët gjithashtu duhet të miratojnë plan-programe shumë më të gjera mësimore që do t’u mundësonin që të studiojnë edhe raste tjera të ngjashme në botë, që të kryejnë studime krahasuese të zhvillimeve në epokën e ‘modernitetit’ dhe globalizimit”.

Në këtë rast, Blumi përmend popujt që kanë jetuar në botën otomane dhe atyre në disa vise të Afrikës, Azisë dhe kontinentit amerikan.

“Kjo nënkupton që shqiptarët të mësojnë gjuhë të huaja, të kuptojnë se si ngjashmëritë që kanë viset tjera të botës, për shembull Oqeani Indian dhe Amerika Latine, kanë kontribuar në proceset globale, dhe të mos fokusohen vetëm në Shqipëri apo Ballkan”.

Kosova si entitet modern merr formë në Ish-Jugosllavi

Historiani thotë se Kosova nën Perandorinë Otomane mbulonte një territor tjetër gjeografik dhe kulturor nga ai që ka sot dhe si e tillë shumë pak i ngjan shtetit aktual.

“Mund të konsiderohet edhe ironike se si entitet modern me pretendime të mundshme për pavarësi politike dhe shoqërore, Kosova merr formën e saj moderne tek në shekullin XX, do të thotë gjatë okupimit serb”, thotë ai.

“Origjina e mundshme e Kosovës si realitet politik dhe juridik mund të konsiderohet pjellë e Jugosllavisë, në të cilën nacionalistët serbë konfrontoheshin me rivalë tjerë sllavë (dhe me palët myslimane në vitet e 20ta të shekullit XIX)”, shton Blumi.

“Me fjalë tjera, Kosova ligjërisht ekziston sot si rrjedhojë se Serbia, përkundër përpjekjeve nga elemente nacionaliste, nuk arriti ta kolonizojë atë tërësisht madje as përmes gjenocidit që kreu në territoret shqiptare pas rënies së Perandorisë Otomane”.

//gazetajnk
 
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Kjo eshte teme per mua, dhe do te marr nen kujdes une dale nga dale. Kam ca te dhena te 1660-1670 me burime turke, do ma kishin lakmi shume historian.
Nderkohe po dergoj kete foto te kohes sa per fillim(jo kohes komuniste..;), ku paraqiten edhe persona te tjere ne ballkon me I Qemalin..:)
Do thellohemi dhe do knaqemi ne kete teme, por sipas kohes time te lire..:)

ps. pse kjo teme historie tek te ndryshmet?

qemal2_zpsb1e27f77.png
 

Attachments

  • qemal2_zpsb1e27f77.png
    qemal2_zpsb1e27f77.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Gabimisht e kam postuar ketu !
 
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Se kush ishte E Hoxha e din edhe nje analfabet pa pase nevoje per shkrime, libra e foto te modifikuara. Pasi mashtrimet e tije i ndjente ne kurriz cdo shqiptar, qe nga fshatari dhe deri tek miqt e tije me te ngushte. Kete foton e I Qemalit ne ballkon vetem(po ja marre per baze autorit te shkrimit) eshte hera e pare qe e shoh, dhe qe qenka modifikuar nga E. Hoxha (rregjimi komunist). Nje mashtrim i ngjashem e ka bere edhe me nje foto ne shkoder ne '36-en ku ai bente pjese ne delegacionin e bashkise se Gjirokastres per terheqjen e eshtrave te اerçiz Topulli dhe Mustafa Qulli, qe u vrane nga malazezet ne 1915.

enverhoxhaneshkoder_zps2b8d6753.png

enverhoxhashkoder_zps28c0e071.png

Qe te mos zgjatem shume ne kete pike, duhet te kuptohet nga te gjithe pak a shume se pse i ka hequr te tjeret. Qofte edhe ne foton e I Qemalit. Besoj qe vetem per arsyen qe kishte klerik fetar, kundershtaret dhe rrivalet e tije politik te mevonshem. Me gjithe sundimin totalitar ne 360' qe ai i beri popullit shqiptar qe nga clirimi dhe deri ne vdekje, nuk mund ti thuash qe ka ndyshuar te vertetat mbi vuajtjet e popullit shqiptare ne 500 vjet nen sundimin turk. Natyrisht, nuk mund te thuash qe shqiptaret ndejen me arme ne dore 500 vjet ne beteje, pasi do ishin shfarosur ne pak vite te gjithe...!
Por kjo i takon postimit tjeter qe do ju bej..:)
 

Attachments

  • enverhoxhaneshkoder_zps2b8d6753.png
    enverhoxhaneshkoder_zps2b8d6753.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • enverhoxhashkoder_zps28c0e071.png
    enverhoxhashkoder_zps28c0e071.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Me poshte flitet Ali Pashen. Nuk e mora vesh pothuajse fare se ku donte te dilte me cfare shkruan ky artikull. C'lidhje ka Ali Pasha me krijimin e shtetit grek pasi koka e tije ju pre nga turqit (me tradhti te shqiptarve)te pakten 10 vjet para krijimit te shteit te Greqise. Kush e thonte qe Pashaj ishte themeluesi i Greqise, E. Hoxha!?! Kete se mora vesh!!
Ali Pasha njihet nga historianet e huaj per aspiratat e tije per autonomi ndaj Turqise, per te cilen e pagoj me koke, te Shqiperise dhe Greqise. Gjithsesi ai pershkruhet si nje Pasha plot intriga, dredharak, dhe shume gjakatere. Ai e nenshtronte popullin me forcen e shpates, duke i keputur koken kedo qe nuk ju nenshtronte, pasanike dhe te varfer.
"..Une i bindem Portes se Larte vetem nqs me intereson mua -Ali Pasha"

Koka e Ali Pashes ne tepsi perpara Sulltanit-1822
kokaalopasha_zps6e630c5b.png


Po qe Ai kishte influenca edhe ne veri, si Shkoder e Kosove, kush e pretendon kete??
Mos e ngatrron me Mehmet Pashe Plakun e Shkodres qe Pashallakeu i tije perfshinte nje pjese Malit të Zi te sotem, Gjakoven deri ne Peje, Shkupin, dhe deri Shkumbin ne Shqiperine e mesme.
Ali Pasha ne Janine, Bushatlinjet e Shkodres filluan te mos i zbatojne urdherat e Stambollit, sa qe acaronin Sulltanin. Ne betejen per nenshtrimin e Bushtalinjeve te Shkodres derguan nga rreth 20'000 ushtare nder to bente pjese edhe Ali Pasha i Tepelenes me te vetet per llogari te turqeve. Pasi ishin marre vesh me pare Ali Pasha me Bushtalinjet fituan betejen nepermjet tradhtise se Aliut. Nga gjaku i shumte qe eshte derdhur ne kete beteje afer xhamise se Perashit ne Shkoder njihej me emrin “Xhamia e Kuqe”.

Dinastia e Bushatlinjeve te Shkodres kunder P. Osmane eshte shume me e pasur dhe dinamike se ajo e jetes se Ali Pashes.

Kara Mahmut Bushatliu
bushtalinje_zps11c028ad.png

Ps. As ketu nuk shoh ndyshim historie nga komunistet e atesitet...!! Do lexohemi perseri ..:)
 

Attachments

  • bushtalinje_zps11c028ad.png
    bushtalinje_zps11c028ad.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • kokaalopasha_zps6e630c5b.png
    kokaalopasha_zps6e630c5b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Vec vazhdo posto, askush nuk te ndalon lool. Une timen e kam kryer, sme intereson pjesa tjeter !
 
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

nuk me dalin fotot. esht vetem problem tek un ky? apo problem hosti te imazheve?
 
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Ne fakt. Une sapo kam filluar, jam akoma ne gjysem te temes!!
Ti si nismetar normalisht duhet ta mbrosh temen qe hap. Por jua di me shume per nder, dhe keshtu eshte me mire, qe te mos kundershtoni kur keni mungesa argumentesh.
Gjithsesi une po merrem me temen duke e pasuruar ate me kendeveshtrime te tjera, dhe nuk po i drejtohem askujt personalisht ketu. Nuk ka pse ndjeheni te shtangur dhe pa fjale..:)
 
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Ta mbroje temen ? Nuk jam ne teme te diplomes lool. Pastaj, ti je i lire tvazhdosh tpostosh kenveshtrime tjera duke e "pasuruar" kete teme. S'kam perse te ndjehem i shtangur dhe pa fjale, ngase s'ka per cfare ? Thjesht, jam cool :D Vazhdo ti, bukur lool
 
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Kur ju kujtohet qe Isa Buletini luftonte turqit, e beni kundrabandjer armesh me serbet. Kur keni nevoje per nje figure heroike shqiptare e beni hero dhe e rreshtoni bashke me turq duke e quajtur osman çlirimtar. (po Palestina c'hyn ketu lol)

Kete e tha ne Londer per serbet: ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar."

Kete ja tha vellezerve turq: Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli".

Kete e tha per Shqiperine, dhe jo per Palestinen..;)"Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!"



Kjo eshte fotoja jote qe mburresh ne temen "thenje per shqiptaret". Por me pare hiq syzet e diellit qe te pengoje shikimin ..;)
http://www.forumivirtual.com/historia-61/thenje-mbi-shqiptaret-32393/index9.html

isab_zps2b4cb5af.jpg
 

Attachments

  • isab_zps2b4cb5af.jpg
    isab_zps2b4cb5af.jpg
    75 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Me fal, kush jeni ju, s'po ju njoh ? :plazh: ?
 
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Une jam krehri ku ngelin morrat qe ushqehen me zbokth. Neper site dhe shkrime shkrimtaresh qe shisnin djathe delesh ne treg deri dje,,!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Me vjen mire qe u njoftuam :D

Tung :plazh:
 
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

Kur ju kujtohet qe Isa Buletini luftonte turqit, e beni kundrabandjer armesh me serbet. Kur keni nevoje per nje figure heroike shqiptare e beni hero dhe e rreshtoni bashke me turq duke e quajtur osman çlirimtar. (po Palestina c'hyn ketu lol)

Kete e tha ne Londer per serbet: ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar."

Kete ja tha vellezerve turq: Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli".

Kete e tha per Shqiperine, dhe jo per Palestinen..;)"Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!"



Kjo eshte fotoja jote qe mburresh ne temen "thenje per shqiptaret". Por me pare hiq syzet e diellit qe te pengoje shikimin ..;)
Thenie mbi shqiptaret - Page 9

isab_zps2b4cb5af.jpg

Jam mesuar ta shoh Isa Boletinin bashke me figura te shquara shqiptare, dhe jo perkrah gjakatarve osman-"clirimtar". Aq me keq per kauzen e Palestines, por per trojet shqiptare.

isa2_zpsxwkrz9is.jpg

isa3_zpsajbtud97.jpg
 

Attachments

  • isa3_zpsajbtud97.jpg
    isa3_zpsajbtud97.jpg
    10.4 KB · Shikime: 0
  • isa2_zpsxwkrz9is.jpg
    isa2_zpsxwkrz9is.jpg
    46.7 KB · Shikime: 0
  • isab_zps2b4cb5af.jpg
    isab_zps2b4cb5af.jpg
    75 KB · Shikime: 0
  • isa3_zpsajbtud97.jpg
    isa3_zpsajbtud97.jpg
    10.4 KB · Shikime: 0
  • isa2_zpsxwkrz9is.jpg
    isa2_zpsxwkrz9is.jpg
    46.7 KB · Shikime: 0
  • isab_zps2b4cb5af.jpg
    isab_zps2b4cb5af.jpg
    75 KB · Shikime: 0
Titulli: Boletini, Tepelena e Perandoria Osmane Ishin Tjera

isa4_zpssottofad.jpg


isa1_zpscwtysasp.jpg
 

Attachments

  • isa1_zpscwtysasp.jpg
    isa1_zpscwtysasp.jpg
    10.5 KB · Shikime: 0
  • isa4_zpssottofad.jpg
    isa4_zpssottofad.jpg
    34.1 KB · Shikime: 0
  • isa1_zpscwtysasp.jpg
    isa1_zpscwtysasp.jpg
    10.5 KB · Shikime: 0
  • isa4_zpssottofad.jpg
    isa4_zpssottofad.jpg
    34.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top