Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

koministet-e-gjirokastres-300x225.jpg

Komunistët e Gjirokastrës kanë kërkuar referendum për rikthimin e dinjitetit të diktatorit Enver Hoxha. Kërkesa është bërë gjatë një tubimi të organizuar mëngjesin së enjetes, në kuadër të përkujtimit të 28 vjetorin të vdekjes së diktatorit Hoxha.

Në këtë tubim komunistët e Gjirokastrës, nën drejtimin e Bujar Sulemanit, kanë kërkuar referendum popullorë për rikthimin e emrit të rrugës së “Enver Hoxhës”.

Bëhet fjalë për një rrugë në lagjen Palarto në Gjirokatër, që e lidh zonën me pazarin karakteristik të qytetit. Emri i rrugës është hequr 21 vjet më pare, e aktualisht është pa ndonjë emër tjetër.

Krerët e Partisë Komuniste të degës Gjirokastër, duke përkujtuar ditën e vdekjes së udhëheqësit të tyre kanë kërkuar jo vetëm rikthimin e emrit të rrugës, por kanë vlerësuar dhe figurën e ish diktatorit shqiptar, që sipas tyre, i siguroi mirëqënie popullit shqiptar përgjatë 40 viteve të sundimit të tij.

Përveç emrit të rrugës, komunistët kanë kërkuar dhe rikthimin e shtëpisë së Enver Hoxhës në muze të luftës nacional-çlirimtare. Aktualisht shtëpia e ish- diktatorit është kthyer në një muze etnografik, fakt ky që kundërshtohet nga komunistët gjirokastrit.

Komunistët sot kanë përkujtuar ditën e vdekjes së diktatorit Hoxha, i cili ndërroi jetë më 11 prill të vitit 1985 pas një sundimi diktatorial 40 vjeçar në Shqipëri./l.ç//TemaOnline
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

ee ju raftt plasa ishalla :D
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

E deshem se deshem eshte pjese e historise sone, madje konsideroje se per ca rrethana dhe ne ca momente edhe kishte ndonje vlere. Mendoje se meriton ti japim ate cfare ka merituar, pse jo edhe emrin e nje rruge.

Ore ne jemi popull i kalbur se popujt e botes kan pas dikttor e diktator dhe kan ndonje rruge me emrin e tyre.
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

Po te gjith qenkan penzioner ama...,, mir le te mbahet referendum me mir eshte dihet sa eshte numrin i komunisve! edhe pse thon jemi demokrat , ne shpirt un shof edhe ketu madje plot komunist
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

Po ju paskeni qene te vdekur per Enverin ore qe ju paca. Ngrihuni, c'prisni, ka mjaft sheshe ne Tirane per t'ia ngritur bustin.

Kush eshte pra rezultati i atij 50 vjecari makaber? Kusuret qe po heqim akoma si popull. Po kjo eshte ironi e madhe me ne shqipot, se bota e ka denuar me kohe, kurse ne i ngrejme akoma diterambe. Turp t'ju vije, se po te ishit akoma nen diktaturen e tij, kafshe do ishim akoma, kopshti zoologjik made in albania.

Une e urrej, sepse askush nuk ka te drejte te dhunoje jeten e individit.
E urrej se ishte frikacak.
E urrej se ishte injorant, imoral, idiot, i poshter, kriminel, e na shtypi per 50 vjet.
E urrej sepse shkaterroj jeten e parardheseve tane, duke i mohuar dinjitetin.
E urrej se gjysherit e tane e kaluan jete ne rradhe, per qumesht.
E urrej se krijoi nje brez te ri te pafe, pa edukat, e injorant,siç ishte ai.
E urrej se kultivoj ne shpirtin e popullit, URREJTJEN.
E urrej se ka vrare shume e shume djem e vajza te rinj ne kufi.
E urrej se shkaterroi eliten intelektuale Shqiptare.
E urrej sepse kishte ardhur ne kete bote per te bere keq, e per te qene i urryer.
E urrej sepse dua Shqiperin.
 
mendoj qe gjith komunistet e sotshem qe jan ne shqiperi jan komunista qe kan pas pozita te ndryshme gjat regjimit dhe qe gjith keta duhet burgos sepse te gjith kan punuar kunder popullit ! per ndryshe populli ne pergjethsi qe ka hek nga komunizmi nuk e don enver hoxhen !!
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

Pse habitesh Hajdut, jane pencionista te gjeneracionit me teste te partise akoma ne xhep..:)
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

E kuptoje se njerez te ndryshem, apo nje pjese e madhe e kombit tone edhe kan arsye personale (disa edhe arsye koti) per ta urryer, por e perserise se ne duhet te mesohemi ta respektojme veten ne radhe te pare dhe ne kete drejtim ne respektim te insitucioneve dhe hirearkise qe kishim apo do kemi duhet ta mesojme si periudhe te historise apo edhe ta kujtojme me ndonje shenim simbolike.

Kam pershtypjen se sa me pare qe e harruam stilin tone te jetes: ''Ke ka nxene mbremja patriot agu duhet ta zbardhe tradhetar'', do te jete me mire per ne.
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

ishalla ngrihet nga Varri, per k'te ka nevoje Shqiperia :)
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

Po ju paskeni qene te vdekur per Enverin ore qe ju paca. Ngrihuni, c'prisni, ka mjaft sheshe ne Tirane per t'ia ngritur bustin.

Kush eshte pra rezultati i atij 50 vjecari makaber? Kusuret qe po heqim akoma si popull. Po kjo eshte ironi e madhe me ne shqipot, se bota e ka denuar me kohe, kurse ne i ngrejme akoma diterambe. Turp t'ju vije, se po te ishit akoma nen diktaturen e tij, kafshe do ishim akoma, kopshti zoologjik made in albania.

Une e urrej, sepse askush nuk ka te drejte te dhunoje jeten e individit.
E urrej se ishte frikacak.
E urrej se ishte injorant, imoral, idiot, i poshter, kriminel, e na shtypi per 50 vjet.
E urrej sepse shkaterroj jeten e parardheseve tane, duke i mohuar dinjitetin.
E urrej se gjysherit e tane e kaluan jete ne rradhe, per qumesht.
E urrej se krijoi nje brez te ri te pafe, pa edukat, e injorant,siç ishte ai.
E urrej se kultivoj ne shpirtin e popullit, URREJTJEN.
E urrej se ka vrare shume e shume djem e vajza te rinj ne kufi.
E urrej se shkaterroi eliten intelektuale Shqiptare.
E urrej sepse kishte ardhur ne kete bote per te bere keq, e per te qene i urryer.
E urrej sepse dua Shqiperin.

Vetem te ndryshosh ate 50 me 22 vjet dhe te shtosh x 2 ato qe ke shkruar ke figuren madheshtore te Sali Berishes .....
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

Kjo figure e Historise Shqiperise ndertoi ne kurriz te mjerave atyre qe ishin ne greve ne Tetor te 2012 per "kestet" qe Sali Berisha dhe shum tjer ju kishin premtuar per voten keto 22 vite,ndertuan pasuri per te miren e te gjithve,krom,diga,hidrocentrale.... 22 vjet u grabiten barbarisht keto pasuri kombetare.
Neo-Bllokmenet sot akoma i tallin,nje "bande" i perndjek,tjetra ben sikur i ledhaton.

Enver Hoxhes le ti vejn nje sheshi emrin jo vetem nje rrugice. Shtepine e tij ta bejn muze dhe Spaçin famkeq ta kthejn gjithashtu ne muze qe kto femijet e dalldisur te Neo-Bllokmenve te shkojn ta vizitojn dhe te kuptojn se ne kurriz te kujt po jetojn.
 
aspak sjam dakort...cne ky idealizem? apo thjeshte pse nuk ka djege jude e ben me te mire se Hitlerin ?!
 
Kemi shume rruge per te bere qe te heqim keto mbeturina politike dhe te fitojme ndonje ndjenje shoqerore , sociale ne vend te tyre deri tani thjesht jemi deri ne fyt te mbushur me mbeturina ......
Tipa si Hajduti eshte pjesa me e madhe e Shqiperise qe i bejne gjerat duke patur ne tru perfitimin e situates se idealistet per mua kan vdekur me kohe kur flasim per Shqiperine
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

aspak sjam dakort...cne ky idealizem? apo thjeshte pse nuk ka djege jude e ben me te mire se Hitlerin ?!

Endrra nese ne krye te Shqiperise do kishim 1 njeri qe punon per interes te popullit,ne sot sdo ishim sot ne emigrim (ndoshta),nuk do kishim frike t'u kthenim ne shtepite tona!
Ajo fraze e imja vjen si pasoj e kesaj gjendje te mjerushme qe esht Shqiperia pas 22 vitesh "LIRI".
Jemi te fundit ne Ballkan,kemi Qeverine me te keqe ne te gjithe Ballkanin e rrenuar Ish-Jugosllav

Mali Zi
RANK:
75/176

SCORE:
41/100

Shqiperia

RANK:
113/176

SCORE:
33/100

Niveli i korrupsionit! I perkthyer ndryshe,niveli i vjedhjes nga ana e Pushtetit.
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

Historia mbetet histori nuk shikoj gje te keqe qe te kete rruge me emrin e Xhaxhit
 
Titulli: Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

Pa retorike: kriminel, vrases serial, sadist, diktator gjakatar, manipulues i vullnetit te masave, uzurpator i sovranitetit popullor, dhunues i skajshem i lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, tiran qe mbajti ne skamje ekstreme popullin e vet per 4 dekada, makth privat i shqiptareve sa qe gjalle...

Juve qe ju ka marre malli, e gjeni tek varrezat e Sharres, ne Tirane!
 
Ka vdekur Berisha ???
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top