Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

cent

...Lontano
Një 16-vjecar ka plagosur me mjete të mprehta fatorinon dhe shoferin e autobusit të unazës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autobusin e unazës në kryeqytet pranë farmacisë numër 10.

57610_11.jpg

Gazetari i News24, Spartak Koka raporton sipas dëshmive të marra se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes fatorinos, shoferit të urbanit që ka ndërhyrë për të shmangur sherrin.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se 16-vjecari ka deklaruar se “ai do të ulet ku të dojë dhe nuk pyet asnjeri, as babanë e tij”. Në këtë moment në gjaknxehtësi pas konfliktit verbal ka ndodhur dhe konfrontimit fizik, 16-vjecari ka nxjerrë një mjet të mprehtë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur fatorino dhe shoferi i urbanit.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët udhëtonin në këtë linjë, ndërkohë që janë lajmuar dhe forcat e komisariati numër 4 që kanë arrestuar menjëherë 16-vjecarin.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe kanë marrë mjekimet e nevojshme për plagët e lehta e marra gjatë konfrontimit. Policia po heton mbi të dhënat e adoleshentit, në cfarë shkolle studionte dhe me cfarë merrej.
/E.M
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

Po ku paska dashur te hypte ky se nuk e mora vesh?

Ama qe edhe faturinot bejne sikur te jene bosa bejne
 
Une mendoj se ketu duhet me pare te diskutojme per dhunen qe ushtrojne te rinjet se sa per sjelljen e shoferit apo fatorinos (qe ishin dhe ne detyre)..."“ai do të ulet ku të dojë dhe nuk pyet asnjeri, as babanë e tij” - nje fjali qe tregon se dicka ne shoqerine tone po calon dhe ate shume bile- mungesa e respektit.
 
ai eshte 16 vjec, nga mendon se e ka marre ate edukate, nga brezi i atij fatorinos dhe shoferit sigurisht
eshte per te ardhur keq ne cfare ambjentesh rriten dhe edukohen disa
esht nje xhungel
 
Une mendoj se autori do jet nga ato tipat qe jane rrit me gjyshen ...lol
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

ai eshte 16 vjec, nga mendon se e ka marre ate edukate, nga brezi i atij fatorinos dhe shoferit sigurisht
eshte per te ardhur keq ne cfare ambjentesh rriten dhe edukohen disa
esht nje xhungel

Nuk e besoj se prinderit e tije jane me te ri se ky 16 vjecari qe ta mesojne per drogen dhe gjerat tjera...sot femijet i edukon rrethi (e ai rreth nuk eshte fatorinoja me siguri). A ka prind qe e meson femine e tij mosrespektin?
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

Nuk e besoj se prinderit e tije jane me te ri se ky 16 vjecari qe ta mesojne per drogen dhe gjerat tjera...sot femijet i edukon rrethi (e ai rreth nuk eshte fatorinoja me siguri). A ka prind qe e meson femine e tij mosrespektin?

ne nje familje ku ekziston papunesia, dhuna, problemet me alkolin e shume shume te tjera qe karakterizojne familjet shqiptare, cfare pret te mesohet aty ?
me siguri ai djali vjen nga nje familje te probleme te tilla
nqs jo, eshte komplet idiot
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

Une nuk e di nga c'familje vjen, por e shoh qe nuk ka aspak edukate dhe respekt...gje e cila eshte karakteristike per shoqerine shqiptare....
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

Do ket qene nei kokrra malokut se kto jan gjo e trashe...
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

Po ku paska dashur te hypte ky se nuk e mora vesh?

Ama qe edhe faturinot bejne sikur te jene bosa bejne

Me gjith ato hekura qe kan neper xhepa si mos te jene bosa?!

Ky tipi "rend" (16 vjeçari) shkoka dhe ne shkolle(nqs shkon) me thika,kaçavida...me vitet ne vazhdim e sofistikon menyren e krimit.
Nje tjeter 16-vjeçar para 2-3 muajsh vrau 1 dhe plagosi nje tjeter ne Shkoder,kete oksigjen thithin dhune,hekura,arme,varferi,prinder te papergjegjshem,ne shkolle shkojn kur bie shi dhe skan lek te rrijn neper internetera.
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

Jo mo Bomba jo se sme duhet cf ben ne te ardhmen po them ku desh te hypte?
Sendile, ne vend te shoferit siper autobuzit, kete dua te di qe i eshte desh fatorinos te zihet me.
 
Ska lind akoma ai qe ti japi urdhera autorit... Ulet ku te doje dhe s'pyet as babane e vet e jo me nje fatorino.
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

lol Bomba po ben ironikun pa vend

Une po pys me vertete se pse nuk ul aty ku donte (ta bej ndryshe pytjen)
Edhe ne it ka njerez pa edukate ulen aty ku sduhet, vene kembet mbi sendilen e tjetrit
I thote shoferi uli se sben ashtu
Ik thote ai ste pys ty jepi autobuzit
Edhe shoferi cben?
Ben trimin?Te rrezikoje jeten per 800 euro qe merr jo mo
Ben sikur se pa me heren e dyte

Prandaj po them edhe fatorino qe duhet te kete qene njeri me i madh ti linte shteg..por nejse se edhe ai ska qene i pafajshem thjeshte po bej ca pytje me hamendje
 
Titulli: Tiranë, 16-vjeçari plagos fatorinon dhe drejtuesin e autobusit urban

Si dihet si kane shku punet qe fatorinoja i ka tregu ku te ulet...mbase ky ka dash me zene dy sendile per ihersh per shembull...lajmi s'eshte i plote kshu qe s'di si ta gjykosh tamam. Por prape se prape, ta plagosesh tjetrin per 1 llaf goje eshte idiotllek.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top