Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve


Numri i martesave të përziera në rajon ngadalë po rritet, duke sinjalizuar kështu ndryshime thelbësore në Ballkan.
Martesat ndëretnik gjithnjë e më shumë po shtohen, duke kundërshtuar fuqishëm retorikën politike, shpesh konfliktuale. “SETimes” sjell një reportazh mjaft interesat në terren, ku zbulohet se numri i martesave ndëretnike është gjithnjë e në rritje, dhe për më tepër ato janë martesa të lumtura.Zllatko Trajkovski e përshkruan jetën e tij në Berovë, Maqedoni si të thjeshtë dhe të lumtur.

Ai dhe gruaja e tij kanë “një martesë të mrekullueshme” me dy fëmijë dhe një fermë.Trajkovski është maqedonas, ndërsa gruaja e tij është nga Shqipëria. Ata u takuan nëpërmjet një ndërmjetësi martesash që ndërmjetëson burra maqedonas me gra shqiptare.Dhe ata janë pjesë e një prirje në rritje. Llogaritet se janë rreth 3,000 martesa të tilla ndëretnike në Maqedoni, një numër që ishte i pamundur disa vjet më parë, kur kishte vetëm disa dhjetëra çifte ndëretnike.
Nëpër Ballkan ka shenja shtesë se pengesat etnike nuk janë të pakapërcyeshme dhe sociologët thonë se marrëdhëniet dhe martesat e përziera po shpërblejnë, jo vetëm njerëzit e përfshirë, por në shkallë më të gjerë.Numri në rritje i martesave ndëretnike midis maqedonaseve dhe shqiptarëve është konsideruar një shenjë pozitive për dy njerëz me një histori tensionesh. Dhe kjo mund të ketë një rëndësi më të madhe për fshatrat rurale të Maqedonisë, ku popullsia ka rënë ndjeshëm.“Fshatrat maqedonase po vdesin. Ka shumë beqarë që kanë pasur vështirësi të gjejnë gra që dëshirojnë të jetojnë në fshat dhe të jenë fermerë. Për vajzat nga Shqipëria rurale ky nuk është një problem, kështu që ato vendosin të vijnë në Maqedoni, të martohen e të jetojnë në një fshat”, thotë sociologia Olevska nga Shkupi.
Stojan Kitanoski, një ndërmjetës martesash nga Berovo, ka bërë së bashku 20 çifte në Maqedoninë lindore. Ai thotë se ndonjëherë ka vështirësi që rezultojnë nga dallimet fetare, por ka më pak probleme me katoliket shqiptare për t’u martuar me të krishterë ortodoksë nga Maqedonia.“Dallimet midis njerëzve të kombësive të ndryshme çdo ditë e më tepër reduktohen. Dëshira për një familje kapërcen çdo dallim.”- shprehet ai.
InfoIslame/com
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

Kendveshtrim shume pozitiv . Vertet ballkani ka nevoje per me shume martesa nderetnike .
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

Per fat te keq keto martesa gjithecka mund te jene, vecse te lumtura nuk ma ha mendja. Ne shekullin XXI akoma behen martesat me shkuesi dhe me ndermjetesues dhe ate ne mes burrave te shtyre ne moshe dhe shpesh vajzave te reja nga malesia e Shqiperise. Martesa te imponuara nga mungesa e te rinjeve shqiptare qe iken neper bote dhe u martuan me italiane, polake, franqeze, gjermane, angleze dhe ku di une cfare tjeter. Para tri ditesh isha per ngushellime ne nje familje te ciles i kishte vdekur djali 40 vjecar ne nje aksident komunikacioni dhe trupi i tije do te varroset ne France, ngase kishte gruan spanjolle dhe ajo bashk me femijet e mbajten afer vehtes. Familja hapi deren, por kufoma ishte shume larg...cdo gjurme e tij u humbe dhe u shua... Njesoj do te ndodhe edhe me vajzat e reja shqiptare te martuara me burrat pleq maqedonas. Nje asimilim dhe nje fatkeqesi, mendoj une, me e rende se mortaja.
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

kto 3000 eurot thuj ma mire :p

He o quk (pa tjerr lesh lol) se ja vlen ahaha merre me mend keto qe paguajne me Internet para ca kohesh ishte nje ruse qe e kishte rrjep nje anglez me vite nepermjet shkusise meetrusianbrides.com per 2 vjet I kishte dhene 25mije euro dhe Prape pa gru

Po citoj pak edhe pergjigjien e yllit qe thoshte akoma me shkusi!! Jemi ne shekullin kaq e aq ........ Kjo eshte e kuptueshme sepse jo Cdo njeri ka aftesi te gjej ate qe I mungon ...tani ne bote Kane evoluar gjerat shkusi quhet/maskohet me nick admin ose webmaster por ne shqiperi dhe indi funksionojne keshtu (old fashion).... Cudia me e madhe qe Kame pare ne londer qe ka dyqane tilla agjenci nusesh

Sa I perket temes me shqetson fakti qe shqiptaret nuk Po e kuptojme qe shprehja mbaje afer armikun nuk do te Thote futu ne shtrate me te!!!!
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

kto 3000 eurot thuj ma mire :p

Tamam Quku, 3,000 Euro apo 5 mushka per kembim...shenje e varferise se madhe tek shqiptaret....
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

Une kujtoje se po e analizuam kete ceshtje ne apektin social them se eshte e mireseardhur per femrat shqiptare apo ate pjese te shoqerise se femres shqiptare.
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

Si dhe shtohen DIVORCET :)
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

Jeta eshte personale dhe secili ka te drejte te zgjedhe menyren e tije. Natyrishte qe keto nuk jane martesa normale, por rrjedhoje e problematikave te ndryshme.
Por martesa e ktyre vajzave me sllave Maqedone, ka dhe nje te mire. 3000 X 7 (pjestare te familjes)= 21000 banore te Maqedonise nuk do te jene kurre ne lufte me njeri tjetrin.

Pra nga keto martesa Maqedonia vetem fiton, ndersa primitivet i cilesojne tradhetare.
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

te trashegohen :D
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

Epo kur nuk duam njeri-tjetrin edhe ndodh, jam dakort me cun_uk,
 
Titulli: Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve

Kam frike se keto martesa nuk kane asgje te bejne me dashurine, por vec me interesin (dhe cka eshte me e kaqja, me se paku interesin e femres qe hyn ne kete lidhje)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top