Përhapen me shpejtësi sëmundjet se.ksuale, shkak “shthurja”

Love

βeℓℓe â๓e
Vitet e fundit , sëmundjet se.ksualisht të transmtueshme po përhapen me shpejtësi.

s-300x201.jpg


“Shtimi i sëmundjeve se.ksuale vjen si pasojë e një jete të lirë se.ksuale. Por këto vitet e fundit po shohim një rishfaqje të sifilizit , sëmundje e cila u arrit të zhdukej pas një pune shumë të madhe”-thekson mjekja obstetre –gjinekologe Afërdita Kruja.

Sipas saj :”Kjo vjen si rezultat i një jete të lirë se.ksuale , por duhet të kujtojmë që kjo jetë e lirë se.ksuale duhet të ndiqet edhe me masa të tjera mbrojtëse.Sëmundjet se.ksualisht të transmetuesme janë më shumë se 20 lloje secila”- tregon mjekja.

Kruja thotë se nuk ka satistika ,po numri i pacientëve të prekur , shihet gjatë vizitave të pacientëve çdo ditë. Ndërsa përsa i përket shpërndarjes nëpër qytete ajo tregon se : “Sigurisht që Tirana ka një përhapje më të madhe sepse këtu janë grumbulluar nga të gjitha vendet e Shqipërisë”- nënvizon ajo për “GSH”-në.

Ajo bën thirrje, që të merren masa mbrojtëse gjatë marrdhënieve se.ksuale ,pasi numri i të prekurve me HIV, Sifiliz,etj po vjen gjithnjë e një rritje.
Tema
 
Titulli: Përhapen me shpejtësi sëmundjet se.ksuale, shkak “shthurja”

Se di pse , por spo me dhimbsen aspak :D
 
Titulli: Përhapen me shpejtësi sëmundjet se.ksuale, shkak “shthurja”

tani nga titulli kuptoj se shthurja nenekupton marrdh.se***uale pa limit :p, nga teksti nenkuptoj se s'eshte problemi tek veprimi por tek fakti qe nuk mbrohen.... Ca i bie te jete shthurja ne kete rast ? Lol
 
Titulli: Përhapen me shpejtësi sëmundjet se.ksuale, shkak “shthurja”

Brezate rinj ne pergjithesi e kane te futur ne programin mesimor edhe edukaten s.eksuale (me kujtohet qe vitet 90 ky program u fut ne shkollat 8-vjecare). Megjithate karakterizohej nga nje komunikim i ndrydhur deri edhe inekzistent mesues-nxenes, thjesht per faktin se per brezat me te vjeter bisedat mbi se.ksin ishin dhe vazhdojne te jene tabu.

Shkaku eshte ne radhe te pare mungesa e ndergjegjesimit te popullsise ndaj domosdoshmerise se mbrojtjes gjate s.eksit, e ne radhe te dyte ndergjegjesimi i popullsise mbi faktin se s.eksi eshte pjese e natyrshme e jetes dhe si i tille, nuk ka asgje te keqe apo te turpshme te edukohesh mbi te, te konsultohesh me mjekun, ta diskutosh me partnerin apo te edukosh femijet mbi te.

Gjithashtu, nje hap i domosdoshem eshte ne te njejten kohe ndergjegjesimi i punonjesve te shendetesise mbi rendesine e etikes profesionale, ruajtjes se privatesise te pacientit, respektit ndaj pacientit (pavaresisht nga mosha, gjinia apo statusi civil i ketij/kesaj te fundit).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top