Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

Edhe në Shqipëri orët të dielën do të lëvizin 60 minuta para, një ndryshim ky që ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.

65621.jpg


Llogaritja verore e kohës fillon të dielën në mëngjes më 31 mars, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate.

Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.
Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën ta çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
ballkanweb
 
Titulli: Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

Ah ky eshte tmerri veres, te zgjohesh nje ore me heret!

Gjithsesi nuk duhet te qahem, se me pelqen dita me e gjate:)
 
Titulli: Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

paaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhhh cja fusin kott duu gjumm :D
 
Pe: Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

Me mire marim nje ore me teper
 
Titulli: Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

Ah ky eshte tmerri veres, te zgjohesh nje ore me heret!

Gjithsesi nuk duhet te qahem, se me pelqen dita me e gjate:)

Kte desha dhe un te them,,, krejt problemi i gjumit esht ky ndrrim ore verore
 
Titulli: Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

Shum mire qe do nderrohet, vertet do zgjohemi 1 or me heret por do jete dita me e gjat :D
 
Titulli: Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

Qe u dashka me fjet nje ore me pak ;P
 
Titulli: Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

Spo e mare vesh une, po shikoj orat qe kam ketu dhe se kuptoj
ne jane nderruar apo akoma. lol

O sa duhet te jet ora tani?
 
Titulli: Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para

Ngrehuni, ngrehuni o te dembelosur
Oren verore ta shijojme
Kush nuk ngrehet sa me pare
me daulle do e zgjojme :zzz::zzz:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top