Arrestohet manjaku vrasës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
[video=youtube;_RG3Sy-v7Pk]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=_RG3Sy-v7Pk[/video]

Policia informon se mund të jetë afër zbulimit të së vërtetës së zhdukjes së djalit 11-vjeçar të nëndrejtorit të antiterrorit të SHISH, Julian اelës, që rezulton i zhdukur që prej 30 nëntorit të vitit të shkuar.

Pas arrestimit të një 45-vjeçari, i dyshuar si pedofil, policia mendon se ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e minorenit. Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit ****ual, policia arrestoi mesditën e sotme Ardian Prrenjasin.

45-vjeçari mbante 10-vjeçarin e rrëmbyer një ditë më parë, me dhunë në apartamentin e tij, ndërkohë që në momentin e hyrjes në banesë të policisë është gjetur me thikë në dorë.

Sipas të dhënave paraprake me 10-vjeçarin e rrëmbyer, ai kishte ushtruar dhunë. Fëmija u gjet në një gjendje të rënduar dhe u dërgua në spital.

Prrenjasi rezulton të ketë qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, në abuzim me të mitur, por askush nuk e njihte në Laprakë, ku ishte vendosur prej disa muajsh për të banuar me qira.

Ai punonte si shofer në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, oficerët e policisë kriminale e kanë pyetur edhe për rrëmbimin e Julian اelës, pasi rezultonte të ishte zhdukur në të njëjtën lagje.

Vetë Prrenjasi e ka pranuar se ka gisht në zhdukjen e 11-vjeçarit, pranon edhe ta ketë vrarë atë, por nuk bën të ditur asnjë të dhënë tjetër për vendin, ku mund ta ketë varrosur fëmijën.

Pjesa më e madhe e krerëve të policisë shqiptare ndodhen në komisariatin numër 3, ku ndodhet edhe i arrestuari, i cili po merret në pyetje sistematike deri në momentin, që do të rrëfejë edhe për vendin e mundshëm, ku mund ta ketë vendosur fëmijën, nëse vërtet rezulton ta ketë vrarë atë, ashtu edhe siç pretendohet nga rrëfimi i tij i parë në polici. /Top-Channel.tv
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Nje detaj tjeter qe mund ta kishte çuar Policine ne gjurmet e ketij monstre qe pas zhdukjes te Julianit ne 30 Nentor,ky monster jetonte ne nje lagje me Julianin dhe si person i skeduar per abuzim me te mitur ne 2008. Gjykata e "meshiroj" vetem me 60 mij lek gjobe.
Policia naive dhe e papergjegjshme qe din vetem te haj dreka e darka me kriminele mund te kishte kerkuar personat e skeduar te zones dhe ky do ishte ne krye te listes si i dyshuar... Tragjedi!
 
Pe: Arrestohet manjaku vrasës

ky po qe duhet te varet
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Kur demokracia prodhon manjake, vrases dhe monstra qe perdhunojne e vrasin te mitur, diktatura pushon se qeni nje kujtim i keq!
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Kur demokracia prodhon manjake, vrases dhe monstra qe perdhunojne e vrasin te mitur, diktatura pushon se qeni nje kujtim i keq!


E lexova pak me pare ne FB kete. Manjake ka ne cdo kohe por eshte shoqeria dhe institucionet shteterore qe i vejne fre atyre. Fakti qe njerezit jane kthyer ne kafshe dhe shteti nuk ben punen sdo te thote se e ka fajin demokracia.
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

E lexova pak me pare ne FB kete. Manjake ka ne cdo kohe por eshte shoqeria dhe institucionet shteterore qe i vejne fre atyre. Fakti qe njerezit jane kthyer ne kafshe dhe shteti nuk ben punen sdo te thote se e ka fajin demokracia.

Per mua kete pune e mbyll vetem denimi me vdekje, si kjo dhe disa te tjera te ngjashme...
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

E lexova pak me pare ne FB kete. Manjake ka ne cdo kohe por eshte shoqeria dhe institucionet shteterore qe i vejne fre atyre. Fakti qe njerezit jane kthyer ne kafshe dhe shteti nuk ben punen sdo te thote se e ka fajin demokracia.

Kam shkruar me siper qe ky ka qene i skeduar dhe duhet te ishte i denuar qe ne 2008 per abuzim me te mitur... ktu Demokracia ka rene dhe nuk funksionon ne thelb,DREJTESIA!
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Dakort jam dhe une, problemi eshte qe eshte kusht i BE qe sduhet te jete denimi me vdekje ndryshe ska integrim

kam frike se kjo ceshtje do kaloje ne vetegjygjesi, babai i djalit te masakruar eshte punonjes SHIK-u me e bukra
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Dakort jam dhe une, problemi eshte qe eshte kusht i BE qe sduhet te jete denimi me vdekje ndryshe ska integrim

kam frike se kjo ceshtje do kaloje ne vetegjygjesi, babai i djalit te masakruar eshte punonjes SHIK-u me e bukra

Ka referendum...
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Jeta nga ne te thene,,,ne te bere,,,ka shum ndryshim,,keta sdenohen me fjale,,por gjykohen me vepra..pas ngjarjes
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

nese shoqeria civile ose avokati i popullit e kerkon referendumin ath po ka pra do organizim, por mos harro qe keto ceshtjet e te drejtave te njeriut jane shume te nderlikuara
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Jeten ske te drejte te marresh,,helmin ke te drejt ta shesesh,,mit ske nevoj ti meshirosh,,por te pakten ti shikosh nga pozicjoni i tyre
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Allahu na rujt nga kto njerz pa fe e iman
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Sesht hera e par keta jan thjesht njerez me te meta mendore nuk ke c'ti besh, Mjer per familjen e Julianit kushedi se si jan tani qe ai paska then qe e ka vrar. :(
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

nese shoqeria civile ose avokati i popullit e kerkon referendumin ath po ka pra do organizim, por mos harro qe keto ceshtjet e te drejtave te njeriut jane shume te nderlikuara

Ceshtja qendron tek ajo : qe femijet te ruhen nga cdo Akt dhunet, pra te Kemi nje ndergjegje sociale parandaluese. Sepse asgje asnje Referendum apo denim nuk do ma kthente femijen tim ne jete. Ndryshe keta persona do na marrin te ardhmen, apo ndryshe qellimin e jetes ,,,, trashigimine apo riprodhimin e races njerezore.
 
Pe: Arrestohet manjaku vrasës

Ceshtje e psikes njerzore ngelet nje mister ska lidhje me pushtetin, me te drejten, me parandalimin, me shoqerine, dhe aq me shume me sistemet e qeverisjes.
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Pyetja do ishte ka pasur me perpara njerez tille mes nesh? (Flas per shqiperine para 90) apo nuk imformoheshim mire ateher qe te na kishte nen kontroll.

Sa I perket rastit eshte mangesia e shume institucioneve se per policine kot egziston edhe pamjen e jashtme nuk duken normale mbajne nga nje gome ose dy rezerve rreth belit po te ike hajduti/krimineli me vrap ska shance ta kapi me gjithe ate peshe le me te mendoj!!!

Sa I perket personit ne fjale nuk e ka te gjate sepse te burgosurit e heqin qafe. Duhet marrim mesim njeher e mire sa I perket rasteve tilla nuk Kane vend ne shoqeri
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Pedofili i krimit makabër dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon sesi e vrau 11-vjeçarin Julian اela





10:00 - Policia do të nisë sot kërkimet për gjetjen e trupit të vogëlushit 11-vjeçar Julian اela, i vrarë nga pedofili Ardian Prrenjasi. Ka qenë zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, ku u zbulua edhe fundi tragjik i të miturit Julian اela, një histori dhune e pedofilie shkaktuar nga 45-vjeçari Ardian Prrenjasi. Ky i fundit pranoi mbrëmë në polici se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit djalit të nëndrejtorit të SHISH, cili ishte zhdukur prej 30 nëntorit të viti 2012.
Fillimisht policia e ka dërguar në shtëpinë e tij në Laprakë dhe më pas mostra është dërguar në Sharrë ku është hedhur trupi, i Julian اelës. Mësohet se banorët e lagjes në Laprakë e kanë pritur me protesta duke e sharrë rëndë pedofilin Ardian Prenjasi.
Banorët e kanë ndjekur fugonin e policisë që shoqëronte mostrën dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t'i hapur rrugë fugonit ku ndodhej autori i krimit makabër, Ardian Prenjasit.
Gjatë kohës që monstra është dërguar në Sharrë dhe jep detaje se ku ka hedhur trupin e fëmijës atje gjendeshin dhe familjarët e Julianit, të cilët kanë nisur edhe kërkimet për trupin.
Prrenjasi ka treguar në polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këtë ai e vrau. Nga dëshmia që ka dhënë në polici 45-vjeçari mësohet se pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon dhe ka pritur deri në momentin kur kamioni i plehrave ka bërë pastrimin e kazanëve duke marrë me vete dhe trupin e vdekur të Julianit për ta hedhur në vendgrumbullimin e plehrave në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës. Fëmija 11-vjeçar Julian اela jetonte në të njëjtën zonë, jo më shumë se 200 m larg rrëmbyesit. Kurse fëmija 10-vjeçar me inicialet A. C. i shpëtuar dje nga policia falë denoncimit të fqinjëve, jetonte përballë tij. Burimet konfidenciale dhe ato zyrtare nga policia e Tiranës thanë se në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, qe mendohet se janë të vogëlushit اela, një litar dhe një thikë. Krimi mund të ketë ndodhur në banjën e apartamentit dhe atje deri dje monstra ka mbajtur të rrëmbyer një tjetër fëmijë 10-vjeçar.
Ndërkohë, mesditën e djeshme, fatmirësisht është gjetur gjallë dhe shpëtuar nga policia në Laprakë, 10-vjeçar i A. C. i rrëmbyer prej këtij pedofili që prej pasdites së të shtunës. Ai u gjend nga policia në banesën e marrë me qira prej Ardian Prrenjasit.
Por rrëmbimi dhe vrasja e Julian اelës dhe rrëmbimi djalit 10 vjeçar, i cili u gjet dje në banesën e tij nuk janë rastet e vetme të pedofilisë të Ardian Prrenjasit. Në 2008, 45-vjeçari kishte rrëmbyer një tjetër të mitur dhe për këtë vepër penale si prokuroria ashtu dhe gjykata kishin kërkuar dënimin vetëm me një gjobë. Dënimi i përfundimtar iu dha 60 mijë lekë gjobë.
Tjera fakte tronditëse janë zbuluar sot në lidhje me pedofilin Ardian Prrenjasit, ku në arshivat e policisë së Librazhdit Ardian Prrenjasi është regjistruar në 2004 si person që ka rrëmbyer 2 fëmijë në fshatrat e këtij qyteti.
Fëmijët e rrëmbyer para 9 vitesh nga Prrenjasi janë shpëtuar nga policia. Për dy rastet e veçuara të rrëmbimit monstra është dënuar me gjobë. 45-vjeçari Ardian Prrenjasi jetonte në Librazhd në vitin 2004.
vijon..
Monstra-pedofil: “Julianin e vrava natën e rrëmbimit” (Gazeta "Shekulli")
Nikoleta Kovaçi
-Pesë vite më parë, duke qarë dhe kërkuar mëshirë arriti të zbuste “egërsinë” e prokurorit dhe të fitonte “besimin” e madh të gjyqtares. Nga salla e gjyqit ai lihet i lire ndërsa ishte arrestuar, hetuar dhe gjykuar për rrëmbim personi të mitur. I mituri i asaj dite fundprilli ishte me fat; momentin e rrëmbimit të tij me të ishte edhe kushëriri i parë i tij, po i mitur. Ky i fundit, arriti t`i bënte presion monstrës-komshi derisa lejoi kushëririn të dilte përjashta. Pesë muaj më vonë, gjykata do e dënonte me 60 mijë lekë gjobë dhe do ta linte të lirë, pasi ai i pandehur nuk përbënte rrezikshmëri për shoqërinë…!
Mesditën e djeshme, thuajse gati pas 5 viteve të dhënies së asaj shkëndije të frikshme të ekzistencës së një maniaku dhunues dhe vrasës të miturish në zonën e Laprapkës, pasi policia, prokuroria dhe gjykata kishin adresë të saktë të vendbanimit të tij, të atëhershëm, vendi pëson një tjetër tronditje të rëndë; gjendet për fatin e tij dhe të familjes së tij 10-vjeçari i zhdukur pasditen e së shtunës, ndërsa policia shokohet. Afërsia me shtëpinë e Julian اelës, misteri i zhdukjes së tmerrshme, ka bërë që policia menjëherë të kërkojë gjurmët e tij. Fatkeqësisht i gjeti; monstra që gjendej në duart e policisë pranon se ka kryer vrasjen e djalit. Më pas dëshmon mënyrën makabre se si i ka marrë jetën vogëlushit, ndërsa ende më e frikshme është mënyra se si e ka zhdukur. Policia e Tiranës, ekspertët e krimeve të rënda, drejtuesit më të lartë Policisë së Shtetit janë grumbulluar në komisariatin nr 3, në vendin ku ishte izoluar përbindëshi, ndërsa kishte zhdukur trupin e djalit, fotoja dhe imazhi i të cilit, prej 30 nëntorit të vitit të kaluar ka bërë i është besuar edhe Interpolit!
Maniaku
Personi që shihet në foto quhet Ardjan Prrenjasi. Eshtë nga Librazhdi dhe banonte në Laprakë. Shtëpinë që kishte marrë me qira e kishte kthyer në një kasaphanë të miturish. Ai pasi abuzonte me ta i vriste. Një viktimë tashmë e këtij përbindëshi është e njohur, ndërsa ditën e djeshme, një 10 vjeçar ka mundur të dalë prej kthetrave të tij. Autori mësohet se është baba i tre fëmijëve ndërsa rezulton të jetë i divorcuar prej shumë kohësh nga bashkëshortja, ndërsa kohëve të fundit ai jetonte me një grua tjetër, të cilën në momentet kur donte të kryente krime e dërgonte ose në familjen e saj ose te ndonjë i afërm tjetër i saj. Policia në të gjitha të dhënat që tashmë disponon për autorin i ka mësuar nga rasti fatkeq i Julian اelës dhe nga rrëmbimi i të miturit tjetër, i cili për fat është gjallë. Policia vijon të ketë dyshime mbi të tjera krime të këtij personi, ndërsa ekspertët deri në mesnatë nuk kanë mundur të krijojnë asnjë lloj profili të maniakut-vrasës edhe pse e kishin para syve dhe duke u rrëfyer për aktet barbare që kishte kryer. Ardjan Prrenjasi është 45 vjeç dhe punon në sektorin e pastrimit në Bashki. ثshtë mbledhës mbeturinash me makinat e bashkisë, punë që ka tronditur së tepërmi ekspertët e policisë, pasi kanë dyshuar në atë çka vërtet doli; burri-monstër e ka vrarë Julianin dhe e ka hedhur në plehra. Me makinën e punës e ka transportuar për në Sharrë.
Zbulimi i monstrës
Saimir Cani, babai i 10-vjeçarit A, pasi ka telefonuar një titullar policie orëve të para të së djeshmes. Kur kanë përfunduar të gjitha kërkimet e tyre për djalin e zhdukur pa gjurmë që nga pasditja e së shtunës ka vendosur t’i drejtohet policisë për të ndihmuar në gjetjen e djalit. Menjëherë janë bashkuar drejtues të komsiariatit nr 3 dhe të policisë së Tiranës dhe pas marrjes së informacioneve të para kanë mbërritur në shtëpinë e Prrenjasit. Fillimisht janë përdorur kolegët e tij të punës, të cilët mësohet se e kanë kërkuar maniakun pasi ai nuk ka dalë në punë orëve të natës së të shtunës duke u gdhirë e diela. Koençidenca me zhdukjen e A. është konkluduar shpejt nga e gjithë lagjja, ndërsa policia nuk ka pritur asnjë lloj urdhëri për të ndërhyrë. Kanë thyer derën e jashtë të ndërtesës dhe kanë hyrë brenda. Në një cep të një dhome është gjendur djali i strukur në qoshe ndërsa Prrenjasi i hakërrehej me thikë dhe me një litar. Policia ka dërguar në komisariatin nr 3, monstrën 45 vjeç, ndërsa i rrëmbyeri A, bashkë me një psikologe dhe mjekë është munduar të japë shpjegimet e tij.
Julianin e mbyta me thonj në fyt
“I thashë të më blinte një paketë cigare dhe të ma sillte në shtëpi. Erdhi dhe më pas nuk e lashë më të dilte jashtë. Nuk e njihja më parë, atë ditë e pashë për herë të parë. E kam vrarë atë natë dhe e kam mbështjellë me batanije dhe e kam hedhur në kazanin e plehrave. Më pas makina është nisur për në Sharrë”. Ky ka qenë rrëfimi tronditës i maniakut vrasës para policisë, ndërsa për orë me radhë më kot policia ka nisur kërkimet për trupin e djalit të zhdukur që me 30 nëntor të vitit të kaluar. Policia urdhëroi ndërprerjen e kërkimeve orëve të vona, ndërsa burimet nga Policia bëjnë me dije se ditën e sotme killeri do ti bashkëngjitet policisë për të treguar se në çfarë vendi është hedhur trupi i të miturit. Policia po mbrëmë ka nisur një tjetër grup ekspertësh në drejtim vendlindjes së gruas së dytë të tij për të mësuar mbi tipin e personit që kishin arrestuar. Ajo quhet Bona dhe ka vendosur të bashkëpunojë me policinë për gjithçka ajo di, pavarësisht se në rastin e Julianit, gruan e ka dërguar tek kushëriri i saj, ndërsa për rastin e dy ditëve më parë i ka thënë të largohej për tek familja e vet.
Vëllai: Ardianin vriteni, ai ka probleme që kur ishte ushtar
Një tjetër fakt tronditës në lidhje me profilin e personit që ka abuzuar, vrarë dhe zhdukur trupin e Juljan اelës si dhe ka tentuar të vrasë A. Canin. Ai vjen nga vëllai i tij i vetëm Besniku, i cili mësohet se ka kërkuar ekzekutimin e vëllait të tij. Besnik Prrenjasi ka thënë se Ardiani kishte probleme të mëdha që kur ka përfunduar ushtrinë. Ai edhe në shtetin grek është dënuar për një krim të tillë dhe edhe në Librazhd dyshohet për abuzim me të mitur prej shumë kohësh, ndërsa prokuroria dhe gjykata në Tiranë kanë mëshiruar manikaun duke e lënë të lirë, me arsyetimin se nuk përbën rrezik për shoqërinë. Babai i djalit të shpëtuar më në fund nga kthehtrat e përbindëshit të Laprakës ka qenë mjaft I tronditur kur është përballuar me të birin në atë gjendje. Tronditja I është shtuar kur rrëmbyesi i djalit të tij ka dalë të ishte rrëmbyesi dhe vrasësi i Julianit, bashkëmoshatarit të të birit, ndërsa ai, familja e tij dhe gjithë shoqëria ndjehen me fat nga fati i A.Canit.
Zhdukja, dilemat dhe tronditja
Julian اela u largua nga shtëpia e tij pasditen e 30 nëntorit. Për herë të fundit ishte parë në një qendër interneti në Laprakë, në rrugën “Pandi Dardha”, ndërsa shtëpia e tij gjendej rreth 1 km larg. Pas kërkimit të familjarëve dhe publikimit të lajmit, nisen kërkimet intensive. Asnjë e dhënë në lidhje me djalin 11 vjeçar, djalin e shkathët, të guximshëm, që kishte guxuar edhe herë të tjera të largohej nga shtëpia me shokët e vet, por gjithnjë brenda afateve të përcaktuara. Policia përshkallëzoi kërkimet dhe hetimet ndërsa familja e djalit të zhdukur nisi të nxirrte afishe me fotot e djalit të vet dhe disa numra telefoni me qëllimin dhe shpresën se ishte gjallë. Kërkimet vijuan për rreth 30 ditë. Emri i Julianit i kaloi Interpolit ndërsa familjarët shkuan deri në Kosovë për ta kërkuar të miturin, djalin e vogël të familjes اela. Asnjë e dhënë dhe fakti që familja e tij nuk ishte shumë bashkëpunues, zhdukja pa gjurmë e Julianit thuajse u la në harresë. Duke qenë djali i një funksionari të lartë në SHISH edhe policia besoi se gjetja e tij duhej të ishte më e lehtë, ndërsa disa herë u hamendësua se rrëmbimi i Julianit është bërë pikërisht për shkak të detyrës. U dyshua edhe se u rrëmbye pasi mendohej se Skender اela kishte në dorë dosjen e Isa اobës, funksionarit të lartë të SHISH në Durrës, ndërsa policia shkoi deri atje sa arriti të shoqëronte dhe të mbante nëpër komisariate me dhjetëra persona më të rritur se ai me dyshimin se mos kishin informacion mbi vendndodhjen e Julianit, 11 vjeç. Gjithashtu u sekuestruan me dhjetëra kaseta filmike të kamerave të sigurisë nëpër kryeqytet ndërsa telefonata dhe sinjale vinin se Juliani shihej nëpër pika të ndryshme në Tiranë. U shkua deri atje sa u dyshua se i mituri iku me kosovarët pas festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë. Hetimet dhe kërkimet nga policia dhe instanca të tjera të hetimit nuk kanë reshtur së punuari për gjetjen e tij, por u desh zhdukja e një tjetër fëmijë, në të njëjtin vend dhe I të njëjtave karakteristika që të zbulohej vrasja e Julianit.
Gjykata: Lëreni të lirë, nuk është i rrezikshëm
Në vendimin e firmosur nga gjykata me 14 nëntor 2008, Prrenjasi, është dënuar me 90 mijë lekë gjobë dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai do të paguante vetëm 60 mijë lekë gjobë, pasi mbajti peng të miturin M.A. Gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen, shprehet se ky dënim është i mjaftueshëm, për rehabilitimin e 45-vjecarit dhe nuk është i nevojshëm izolimi i tij nga shoqëria.
Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja kishte ndodhur me 30 Prill 2008 rreth orës 04.00, kur i pandehuri Ardian Prrenjasi pasi ka mbaruar punë ka pirë alkol me dy shokë të tij deri në orën 05.00 dhe më pas ka marrë rrugën për në banesë. I pandehuri rreth orës 11.00 i cili kishte konsumuar shumë alkool ka ndaluar para derës së banesës private të shtetases Z. S, ku, aty ka parë dy djem të mitur duke luajtur dhe pa i njohur fare i është drejtuar njërit prej tyre dhe konkretisht kallëzuesit M. A të cilit i ka kërkuar ta ndihmojë duke ia marrë çelësat e shtëpisë në xhepin e tij me arsyetimin se i kishte duart pis.
Kallëzuesi M. A ia ka nxjerrë çelësat të pandehurit pa menduar për keq, ku ky i fundit i ka kërkuar të miturit që t`i hapte derën e shtëpisë duke e ftuar atë që të hynte brenda. Kallëzuesi ka hapur derën dhe pasi janë futur brenda ai i është drejtuar M. A duke i thënë se: “…tashmë ishte i marrë peng…. se babai i tij duhej të paguante para dhe në rast të kundërt ai nuk do ta linte djalin të dilte nga banesa e tij”. Situata e krijuar ka qenë e tensionuar për të miturin, i cili i lutej të pandehurit që ta linte të lirë, ndërkohë jashtë banesës bërtiste kushëriri i M. A pasi ai e pa që M. po vonohej. Në ato momente i mituri shfrytëzoi rastin dhe u largua nga banesa ku së bashku me kushëririn e tij E. shkuan tek familjarët e tyre u treguan për ngjarjen e ndodhur e më pas shkuan në komisariatin e policisë nr. 3 ku bënë dhe kallëzimin përkatës.
Në rrethanat e lartpërmendura organi i Prokurorisë ka filluar procedimin penal nr 1623 i vitit 2008 ndaj të pandehurit Ardian Prrenjasi duke e akuzuar atë për veprën penale të parashikuar nga neni 110/1 të K.Penal. Hetimi i çështjes ndaj të pandehurit Ardian Prrenjasi është bërë pa masë sigurimi. Para se të fillonte shqyrtimi gjyqësor i çështjes, i pandehuri Ardian Prrenjasi bazuar në nenin 403 të K.Pr.Penale kërkoi që të procedohet me gjykim të shkurtuar në gjendjen që janë aktet e prokurorit duke shprehur pendim të thellë për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 110/1 të K. Penal nga ana e tij. Gjykata pasi mori mendimin pozitiv të prokurorit bazuar në nenin 404 të K.Pr.Penale pranoi kërkesën e të pandehurit, pasi çmoi se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet e prokurorit dhe procedoi me gjykim të shkurtuar. Gjykata krijoi bindjen e bazuar në prova se i pandehuri Ardian Prenjasi është autor i veprës penale të parashikuar nga neni 110/1 i Kodit Penal e për rrjedhojë duhet të përgjigjet penalisht.







shekulli.com.al
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Kur demokracia prodhon manjake, vrases dhe monstra qe perdhunojne e vrasin te mitur, diktatura pushon se qeni nje kujtim i keq!

C'fare flet mo!! Te gjitha kronikat e sotme kane ekzistuar gjithmone tek njeriu qe nga krijesa e tije. Ne demokraci ka nje shtyp te lire, dhe behet e ditur me njehere per publikun. Ne na duken si gjera te pa degjuara me pare, nga qe ne sisiteme te tjera flitet apo nuk flitet fare. Qensurohen lajme te tilla ne vende diktatorjale se duan te perfetsojne sistemin qe perdorin. homo, pedofel, vrasje jashte dhe mbrenda familjes kane qene dhe do jene gjithmone, ndryshimi me te kaluaren eshte qe informohemi ne kohe reale per cdo gje qe ndodh pothuajse ne te gjithe globin...!
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Te vjen vertet shume keq, por njekohesisht mendon se keto ngjarje do te ndodhin gjithmone e me shpesh.. Nuk mjafton denimi me vdekje apo rritjet e denimve per te parandaluar keto fenomene. Keta njerez kane qene vete te dhunuar ne te kaluaren e tyre feminore dhe per pasoje shnderrohen ne keta mostra. E vetmja mundesi qe kemi per te mos degjuar lajme te tilla eshte te limitojme dhunen ne shoqeri, qe mesa po shoh ne 20 vitet e fundit eshte rritur ndjeshem fale idiferentizmit dhe individualizmit te theksuar.

Kush shan policine besoj se gabon. Tirana sot eshte nje qyetet super i populluar me gjithe problematiken qe sjell ky mbipopullim ( mungesa e adresave, ndertimet pa leje etj) policia ne Shqiperi nuk ka asnje informacion per kedo qe vjen dhe jeton ne tirane, sepse ai nuk regjistrohet ne gjendjen civile, punon ne te zeze, nuk ben kontrate shtepie , nuk paguan taksa etj.. ne kete menyre kushdo mund te vije ne TR te jetoje atje te beje nje krim e mos meret vesh (as FBI nuk e gjen) kjo gje ben qe mundesia e veprimit te policise te veshtiresohet shume...

Gjynah femijet e shkrete, kane pare tmerr me syte.
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Nuk ka të bëjë as varja,as vrasja e këtyre njerëzve.Këta janë thjesht të sëmurë edhe mjerr ato familje që vuajnë nga të tilla monstra.Megjithatë diçka duhej bërë më parë,ky ka qënë i skeduar në Greqi,Librazhd edhe Tiranë për të njëjtat vepra.Thoni që nuk ka faj policia?Sigurisht që ka shumë faj, edhe pse mbase nuk do mundej ti shpëtonte jetën fëmijës .Një person i skeduar për vepër penale të njëjtë apo të ngjashme për më tepër komshi me viktimën, duhej të ishte i pari që ndiqej edhe kontrollohej.E theksoj që ka qënë i skeduar më parë në Tiranë.Kjo është ajo që mund të thuhet mungesë profesionalizmi i agjentëve të krimeve.Pjesa tjetër është edhe ajo më e dhimbshmja,vendimi i gjykatave edhe puna e mangët e prokurorisë.Kur prokurori merr një çështje medoemos duhet të hetojë të kaluarën e të akuzuarit,jo më larg se sa vendlindja e tij ky monstër ishte akuzuar për të njëjtën vepër.Një prokuror nuk mund të marrë një info të tillë nga kolegët e tij apo strukturat përkatëse në vendlindjen e të akuzuarit?Si mund ta lesh të lirë me një gjobë këtë njeri kur ky është përsëritës i të njëjtës vepër?Atëherë logjikisht krahas hetimit për shpërdorim detyre kundër gjykatëses duhet hetuar edhe prokurori i çështjes, dhe që të dy duhet të akuzohen si bashkëpuntorë në vrasjen e Julianit.ثshtë shumë e turpshme por duke ditur çfarë gjykatash edhe strukturash kemi përsëri bëhemi shurdhë,shteti nis hetimet kur për faj të këtyra strukturave përgjaket vendi nga pedofilë,vrasës edhe monstra të këtij lloji, të cilët për vepra të mëparshme të përsëritura ,gjykohen si jo-vrasës,sikur nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë etj etj.Monstrat si ky mbase nuk mbarojnë kurrë por në kohën që do të ishin në burg mbase do shpëtohej nga vdekja një fëmijë i pafajshëm.
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Ky esht faji prokurorise dhe i gjith kupoles Policore qe nuk kan neutralizuar kete te semur qe naten e 30 Nentorit kur Julian Cela ishte zhdukur,te gjith indiciet duhet ta conin policine te ky njeri qe ishte ne nje lagje.
Pista e par e hetimit ishte puna e babait dhe hetimet e tij lidhur me vrasjen e kolegut te tij ne Durres tetorin e 2011,kete pune siperfaqsore ben Policia e cila duhet te marri te gjithe fajet qe i ka ndodhur nje krim i rradhes nen hunde dhe me te gjitha provat.
Nese ekziston nje shtet duhet ti shkarkoj duke filluar nga Ministri Brendshem. Rrembimi i djali A.Cani nese ato punonjes te ketij te semurit nuk do kishin shkuar te shtepia tij nuk e di cfare fati mund te kishte patur dhe ai vogelush.
Sa here duhet te gaboj kjo Bande me Uniforme?
Mjaftojn gishtat per te numeruar ato njerez qe bejn punen sic duhet dhe me profesionalizem...

Referendum per te vrare dike ne nje vend Demokratik? Na jepni ndonje shembull te viteve te fundit ne vendet demokratike,ku populli vendos per jeten e nje monstre.
Gjeja e par qe duhet ber esht shkarikimi i gjykateses
shefkie_demiraj_2-300x192.jpg

Shefkije Demiraj

Shkruani ne google se cfare vendimesh ka dhen kjo zonje qe ka lidhje dhe me hasmerine e Tropojes....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës


Gjykata: Lëreni të lirë, nuk është i rrezikshëm
Në vendimin e firmosur nga gjykata me 14 nëntor 2008, Prrenjasi, është dënuar me 90 mijë lekë gjobë dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai do të paguante vetëm 60 mijë lekë gjobë, pasi mbajti peng të miturin M.A. Gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen, shprehet se ky dënim është i mjaftueshëm, për rehabilitimin e 45-vjecarit dhe nuk është i nevojshëm izolimi i tij nga shoqëria.
Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja kishte ndodhur me 30 Prill 2008 rreth orës 04.00, kur i pandehuri Ardian Prrenjasi pasi ka mbaruar punë ka pirë alkol me dy shokë të tij deri në orën 05.00 dhe më pas ka marrë rrugën për në banesë. I pandehuri rreth orës 11.00 i cili kishte konsumuar shumë alkool ka ndaluar para derës së banesës private të shtetases Z. S, ku, aty ka parë dy djem të mitur duke luajtur dhe pa i njohur fare i është drejtuar njërit prej tyre dhe konkretisht kallëzuesit M. A të cilit i ka kërkuar ta ndihmojë duke ia marrë çelësat e shtëpisë në xhepin e tij me arsyetimin se i kishte duart pis.
Kallëzuesi M. A ia ka nxjerrë çelësat të pandehurit pa menduar për keq, ku ky i fundit i ka kërkuar të miturit që t`i hapte derën e shtëpisë duke e ftuar atë që të hynte brenda. Kallëzuesi ka hapur derën dhe pasi janë futur brenda ai i është drejtuar M. A duke i thënë se: “…tashmë ishte i marrë peng…. se babai i tij duhej të paguante para dhe në rast të kundërt ai nuk do ta linte djalin të dilte nga banesa e tij”. Situata e krijuar ka qenë e tensionuar për të miturin, i cili i lutej të pandehurit që ta linte të lirë, ndërkohë jashtë banesës bërtiste kushëriri i M. A pasi ai e pa që M. po vonohej. Në ato momente i mituri shfrytëzoi rastin dhe u largua nga banesa ku së bashku me kushëririn e tij E. shkuan tek familjarët e tyre u treguan për ngjarjen e ndodhur e më pas shkuan në komisariatin e policisë nr. 3 ku bënë dhe kallëzimin përkatës.
Në rrethanat e lartpërmendura organi i Prokurorisë ka filluar procedimin penal nr 1623 i vitit 2008 ndaj të pandehurit Ardian Prrenjasi duke e akuzuar atë për veprën penale të parashikuar nga neni 110/1 të K.Penal. Hetimi i çështjes ndaj të pandehurit Ardian Prrenjasi është bërë pa masë sigurimi. Para se të fillonte shqyrtimi gjyqësor i çështjes, i pandehuri Ardian Prrenjasi bazuar në nenin 403 të K.Pr.Penale kërkoi që të procedohet me gjykim të shkurtuar në gjendjen që janë aktet e prokurorit duke shprehur pendim të thellë për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 110/1 të K. Penal nga ana e tij. Gjykata pasi mori mendimin pozitiv të prokurorit bazuar në nenin 404 të K.Pr.Penale pranoi kërkesën e të pandehurit, pasi çmoi se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet e prokurorit dhe procedoi me gjykim të shkurtuar. Gjykata krijoi bindjen e bazuar në prova se i pandehuri Ardian Prenjasi është autor i veprës penale të parashikuar nga neni 110/1 i Kodit Penal e për rrjedhojë duhet të përgjigjet penalisht.
[/RIGHT]

Ky njëri-kafshë qënka kapur për të tilla gjëra dhe qënka lëshuar me 60 mijë lekë gjobë?!!

Po s'ka faj ky mo njerëz, kur s'kemi sistem gjygjësor, kur s'kemi drejtësi por veç korrupsion.. s'ka faj ky njeri jo
Ti vij turp këtij sistemi gjygjësor, këtij shteti të korruptuar, që ka patur në dorë të mos ndodhte kjo që ndodhi tani dhe nuk bëri asgjë ..

Shtet i degjeneruar , njerëz të korruptuar dhe ligje , me fletët e të cilave, shkojnë në wc se veç për atje u shërbejnë gjyqtarëve dhe prokurorisë..

Mjerë ai fëmijë që ka parë llahtar me sy dhe të gjithë fëmijët që ky individ ka abuzuar..
S'kam fjalë për këtë krim veç pështirje dhe pështirja më e madhe ndaj sistemit shtetëror gjyqësor ... turp tu vijë, nuk ka për tu bërë Shqipëria jo, nëse ligjet nuk zbatohen, nëse korrupsioni nëpër gjykata nuk stopohet..


 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Pyetja do ishte ka pasur me perpara njerez tille mes nesh? (Flas per shqiperine para 90) apo nuk imformoheshim mire ateher qe te na kishte nen kontroll.

Sa I perket rastit eshte mangesia e shume institucioneve se per policine kot egziston edhe pamjen e jashtme nuk duken normale mbajne nga nje gome ose dy rezerve rreth belit po te ike hajduti/krimineli me vrap ska shance ta kapi me gjithe ate peshe le me te mendoj!!!

Sa I perket personit ne fjale nuk e ka te gjate sepse te burgosurit e heqin qafe. Duhet marrim mesim njeher e mire sa I perket rasteve tilla nuk Kane vend ne shoqeri

Ky person precedentin e pare te rregjistruar me te njejten sjellje e ka ne vitet 89 -90, c`do gje qe eshte tani ka patur dhe ne ate kohe, vetem se atehere, sja u a mbante bytha te benin gjera te tilla se ja u priste xhaxhi dhe ja jepte maceve, pastaj i fuste dhe nje varje ne litar per esteti.
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Zoti na ruajte nga keto maniaker..
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Cdo te thote qe familja e perzen! E perzen dhe kujt ja ngec ? Si lihen maniake dhe te semure mendore si ai rrugeve qe te marrin ne qafe te tjeret? E kam vene re ne nje mase te madhe familjesh shqiptare, kete nivelin e ulet te papergjegjshmerise qe kane ne lidhje me femijen e tyre. I martojne kur s'jane per ti martuar, ju gjejne pune kur s'jane te afte per pune, i bejne me shkolle kur jane deficente. Shoqeri qorre. Qorrllek !

Pjesa dermuese e abuzuesve s.eksuale jane njerez qe e kthejne viktimen ne gjah. Jane nga ata qe duken si engjej, mund edhe te jene mik familje, apo te njohur ne lagje, dhe me personalitet nuk ta merr mendja kurre qe ai/ajo mund te te beje gjemen.

Keta njerez kryesisht jane mendje kriminale shume te zgjuara dhe eshte shume e veshtire ti zbulosh, une personalisht nuk ja ve fajin policise per ate qe i ndodhi djalit biles ne ato kushte te veshtira qe vepron policia ne shqiperi dhe TR sidomos, dua ti pergezoj per shpetimin e djalit te dyte nga vdekja brenda 24 oreve dhe shpetimin ndoshta te shume viktimave te tjera qe mund te kish vrare e perdhenuar..

Ajo familje kurre s'ka per ta marre veten nga kjo qe ndodhi.
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Mu kujtua sot ne mengjes kur po shikoja lajmet se sa here qe shikoja filma te huaj me kte lloj tematike ,mendoja gjithmone qe ishin kaq larg shqiperise ..thoja me vete tgjitha t zezat i ka Shqiperia po tpakten eshte vend ku mund tjetosh i qete ku nuk ka makabritete, maniake etj

E nderkohe rasti i Julianit te vogel vjen si puna e nje sekuence horrori e papritur ne nje film komedi. Lexoj rreth e rrotull qe duhet kthyer denimi me vdekje! Po edhe sikur denimi me vdekje t kthehet ktu prape krimet do vazhdojne se me ate idene qe hec mo po korruptojme gjyqtarin ,ose kemi mik prokurorin e kalojn edhe denimin me vdekje. Ktu duhet rikthyer autoriteti i ligjit! Edhe ca komente ktu qe medoemos dum me mbrojt gjasme qeverine n pushtet e thone qe policia e sistemi gjyqsor spaskan faj..si sju vjen turp aman? Po si qenka ktu kapet tjetri per rrembim te mituri edhe lirohet me nje gjobe qesharake?

E mduket vetja aq person pa vlere qe spo mund tbej asigje per ta denu ket veprim. Se jemi t knaqur me at cop jete qe jetojme e sna plas shume per se ca ndodh rreth nesh ...vetem kur tna vije e keqja te pragu deres atehere do e kuptojme. As qe e du ket hyrjen ne BE kur ne kemi fillu tbehemi popull kafshesh..e ky lajm do beje jehone per 1 jave ..ose 2..edhe pastaj do harrohet edhe Shqiperia do vazhdoje te zhytet ne llum gjithnje e me shume..deri kur te mos mund te dale me.
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Tani u kujtuan te gjithe keta njeres qe thone ka bere kete e ka
bere ate, ku ishin me pare pse ska denoncuar ajo motra qe thote
tentoi me tim bir nje monster e tille meriton vdekjen ne formen
me te tmerrshme qe mund te egzistoj.Me vjen shume keq per familjen
pas gjithe ketyre muajve qe i genjenin e pame ketu e psme atje
me e tmerrshmja skane minimumin qe mund te kete nje
i vdekur nje varr te qajn
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

Keto jane tragjedi te verteta, ne radhe te pare per femijen qe ka pare llatare nga perdhunimi dhe nga vrasja, e me tej per prindrit qe do jetojne me kete plage sa dite te kene me.

Ajsi thot qe sbesonte te ndodhin keto gjera ne Shqiperi. Por keto jane realitete te hidhura te cdo shteti, sado i zhvilluar te jete, sado i edukuar, civilizuar, i pasur.

Psikopat te tille nuk mund te jene te lire, nje njeri i semure, duhet te mari kurim, aq kohe sa eshte i rezikshem, duhet te rij i mbyllur.

Perhere do jete problemi ku te mbahen keta njerez, sepse skemi aq spitale psihiatrike, skemi aq personal ti kujdesi, skemi ate, e te tjerat.

Mbase nje zgjidhje do ishte, qe te krijohen reparte brenda burgut, per keta njerez me semundje. Sepse shpesh here i ikin denimit nen preteksin e semundjes (ka njerez te semure, por ka dhe njerez qe behen si te semure, me ndihmen e lekeve....).
 
Titulli: Arrestohet manjaku vrasës

E degjova kete tek Njerez te humbur, sa gjynah ai 10 vjecari dhe kushedi sa te tjere do kete kapur
ky. Per fat te keq eksistojn dhe keta persona ne keshtu mund ti quajm.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top