Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohen per...

Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10 perqind interesohen per politiken

Rinia-shqiptar.jpg


Fondacioni Fridrih Ebert publikoi një studim mbi mendimet e rinisë shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, bazuar tek një sondazh i gjerë në të gjithë territorin e vendit

Zeri i Amerikes (VOA) ne nje material te vetin raporton duke cituar kete sondazh se të rinjtë nuk duket se kanë ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve, derisa shprehen skeptikë për shumicën e pyetësorit.

Studimi ka nxjerrë që më shumë se 50 përqind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit dhe afërsisht po aq mendojnë se përmirësimi ekonomik i Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme do të jetë modest, por gjithsesi, sipas tyre, ajo mund të jetë anëtare e BE-së brenda dekadës së ardhshme.

“Më shumë se gjysma e rinisë është gati të lërë vendin. Nuk mund të përfytyrohet. Në një vend të mbështetur tek brezat e rinj, gjysma e rinisë dëshiron të ikë nga këtu. Më mirë një kamarier në Itali se sa pastrues makinash në Shqipëri, mendojnë ata,” thotë Frank Hantke, drejtues i fondacionit Fridrih Ebert.

“Kjo është e jashtëzakonshme. Ata mendojnë se vendi i tyre nuk i ofron shanse brezit të ri, edhe pse ata janë shumica në Shqipëri”.

Midis shumë pyetjeve të tjera mbi familjen, fenë, shoqërinë dhe arsimin, të rinjtë zbulojnë një mosbesim të madh ndaj politikës.
Vetëm 10 për qind e tyre janë të interesuar për politikën, dhe po aq besojnë se vota e tyre ka rëndësi për mënyrën se si drejtohet qeverisja qendrore.
Historiaime
 
Pe: Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohen per

Nga njera skane faj po he...
 
Titulli: Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohe

Nuk eshte ndonje cudi ky studim.

Ne te gjitha vendet ish komuniste qe akoma nuk jane ne BE shifra te tilla do te gjesh.
 
Titulli: Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohe

Asnjë njeri nuk do e linte vendin e tij nëse do të ishte mirë.Problemet e punësimit janë faktor kryesor për këtë dëshirë edhe mbas shumë vitesh pluralizëm.E kundërshtoj Hajdutin kur flet për dëshirat e emigrimit nga popujt e ish vendeve komuniste.Shëmbulli më i mirë është Maqedonia, ku emigrimi jo thjesht nuk është masiv si këtu tek ne,por është i papërfillshëm.
Mos përfshirja në jetën sociale të vendit,arsimi i lartë i liberalizuar aq shumë sa kemi më shumë juristë se sa elektriçistë,vrasja e dëshirës për punë e cila lidhet direkt me pretendimet e një të arsimuari me thënien e përhershme: ''jam me shkollë të lartë nuk mund të bëj punë të rëndomta'' ,janë ato pika që e kanë sjellë rininë në këtë gjëndje absurde që është edhe sot.Janë politikat e gabuara të qeverive tona në këto kohë ''demokracie'' ato që sjellin edhe këtë sëmundje të keqe për vendin tonë.
 
Titulli: Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohe

Askujt nuk i ve faj nqs do dicka me te mire dhe e kerkon diku tjeter, por edhe duke ikur duke ju shmangur nuk eshte se rregullohen gjerat , as atje sdo gjeje ''Ha-Merr-Iken". Nuk jemi ne fillim te viteve ' 90 , ku kishte vetem 8 dite buke.

Janë politikat e gabuara të qeverive tona në këto kohë ''demokracie'' ato që sjellin edhe këtë sëmundje të keqe për vendin tonë.
Mese e vertete. Por, shqiptaret kane nje mani ta shajne Shqiperine, qe vetem i ben dem ketij vendi.
 
Titulli: Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohe

Gjithmone shqipetarve fajin ja kane te tjeret kurre ata vete ..... Revolucioniste e divanit dhe fytyrelibritpikekom
 
Titulli: Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohe

Njerzit emigrojne per faj te politikeve te gabuara qe behen ne vend. Rinia, dhe jo vetem ata, kane nevoje per pune, te siguruar. Pjesa me e madhe punojne(ata qe punojne) ne te zeze pa asnje siguracion.
 
Titulli: Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohe

E njejta gje eshte edhe ne Kosove per largimin nga vendi ...... Dhe mendoj se plotesisht kane te drejte ta bejne kete zgjidhje per veten e tyre .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top