Berisha: Duhet të votojnë edhe 16 dhe 17-vjeçarët

Kryeministri Berisha ka propozuar sot, që të ulet mosha e votuesve nga 18 vjeç në 16 vjeç. Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha kërkoi nga kreu i grupit Astrit Patozi, që ta konsultojë këtë propozim me kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi, por edhe me krerët e grupeve të tjera parlamentare. “Para se të ndalem tek reformat që vijnë kësaj jave në Parlament do t'i kërkoja kreut të grupit parlamentar të negociojë me Gramoz Ruçin dhe me krerët e grupeve të tjera parlamentare uljen e moshës së votimit në 16 vjeç.


Janë me qindra të rinj, të cilët më pyesin në facebok dhe me sms, po ne a do të votojmë? Po ne pse nuk votojmë? Mirëpo, po të rrimë ta mendojmë thellë, moskonsiderimi i tyre dëshmon një prapambetje. Kjo është një gjeneratë kretësisht tjetër, e pakrahasueshme me asnjë gjeneratë të vetme në historinë e kombit. Kjo gjeneratë u mëkua që në ditët e para të jetës me vlerat e lirisë dhe është gjenerata e internetit, që di më shumë se sa dinë 50-vjeçarët. ” tha Berisha.


Kryeministri Berisha theksoi më tej, se këtë praktikë e kanë zbatuar edhe disa vende të tjera, ndërsa shtoi uljen e moshës së votuesve nuk duhet asgjë teknike, por kërkon vetëm vullnet politik.


“Në këtë proces nuk ka asgjë teknike, sepse çdo gjë e kemi automatike. Mjafton vetëm vullneti politike dhe për disa orë në lista do të përfshihen edhe 16-vjeçarët e vendit”, shtoi Berisha.







​shekulli.com.al
 
Pe: Berisha: Duhet të votojnë edhe 16 dhe 17-vjeçarët

Epo...Duke ditur qe nje 16 vjecar,nuk ka krijuar akoma bindjet e veta,menyren e vetvendosjes e te pavaresise se mendimit,dihet qe do mbledhi vota me shume ky,per te vetmen arsye,qe si do votoje mami dhe babi do votoje edhe 16 vjecari...
 
Titulli: Berisha: Duhet të votojnë edhe 16 dhe 17-vjeçarët

Problemi i politikes shqiptare eshte se 40% apo me shume e shqiptareve te moshes 18-40 vjec kane emigruar nga vendi. Kjo moshe eshte kontigjenti kryesor i emigracionit shqiptar ne bote. Qe do te thote, qe sa here qe mbahen zgjedhjet ne Shqiperi, shumica absolute e votes del nga moshat e medha: 40-80+ vjecaret.

Ideja e Berishes eshte e pamundur pasi 16 vjecaret nuk kane arritur akoma moshen e pjekurise, moshen madhore per te gjykuar apo nisur jeten e tyre pas mbarimit te shkolles se mesme. Por eshte nje retorike produktive politike: Berisha fiton pike ne syte e rinise shqiptare duke u mbajtur anen e bere qejfin te pakten me fjale. Dhe pjesa me e bukur e fjales se tij ishte pjesa ku thosh: duhet te nisim negociatat me Rucin e socialisteve ne Kuvend qe ta bejme kete ndryshim. Eshte pjesa me e bukur, pasi pas nje jave apo nje muaji, Berisha do te dali perseri para kamerave, e do t'iu thote rinise:

"Nuk e kaluam ligjin se nuk donte Ruci i PS-se", duke ia faturuar fajin opozites.

Ky eshte dallimi mes nje politikani veteran si Berisha, dhe nje piktori amator si Edi Rama.
 
Pe: Titulli: Berisha: Duhet të votojnë edhe 16 dhe 17-vjeçarët

Problemi i politikes shqiptare eshte se 40% apo me shume e shqiptareve te moshes 18-40 vjec kane emigruar nga vendi. Kjo moshe eshte kontigjenti kryesor i emigracionit shqiptar ne bote. Qe do te thote, qe sa here qe mbahen zgjedhjet ne Shqiperi, shumica absolute e votes del nga moshat e medha: 40-80+ vjecaret.

Ideja e Berishes eshte e pamundur pasi 16 vjecaret nuk kane arritur akoma moshen e pjekurise, moshen madhore per te gjykuar apo nisur jeten e tyre pas mbarimit te shkolles se mesme. Por eshte nje retorike produktive politike: Berisha fiton pike ne syte e rinise shqiptare duke u mbajtur anen e bere qejfin te pakten me fjale. Dhe pjesa me e bukur e fjales se tij ishte pjesa ku thosh: duhet te nisim negociatat me Rucin e socialisteve ne Kuvend qe ta bejme kete ndryshim. Eshte pjesa me e bukur, pasi pas nje jave apo nje muaji, Berisha do te dali perseri para kamerave, e do t'iu thote rinise:

"Nuk e kaluam ligjin se nuk donte Ruci i PS-se", duke ia faturuar fajin opozites.

Ky eshte dallimi mes nje politikani veteran si Berisha, dhe nje piktori amator si Edi Rama.

Problemi i politikes shqiptare eshte se 40% apo me shume e shqiptareve te moshes 18-40 vjec kane emigruar nga vendi. Kjo moshe eshte kontigjenti kryesor i emigracionit shqiptar ne bote. Qe do te thote, qe sa here qe mbahen zgjedhjet ne Shqiperi, shumica absolute e votes del nga moshat e medha: 40-80+ vjecaret.
Ka rendesi sasi apo cilesi?Jo per gje,por nuk behen zgjedhjet ne baze te numrit te votuesve,por ne baze te votes qe hidhet per nje parti...Tani nese votojne 100 apo 200 vete rendesi ka cila parti ka vota me shume nga ky numer qe voton...
 
Titulli: Berisha: Duhet të votojnë edhe 16 dhe 17-vjeçarët

sipas "The Economist" qe i referohet "Zogby International", Berisha mbetet i mbeshtetur kryesisht nga moshat nen 49 vjec. Sipas Zogby, votuesit nen 35 vjec mbeshtesnin 42% PD dhe 34% PS, megjithese lideri konkurrent, Edi Rama, eshte 20 vjet me i ri se sa Berisha dhe ka nje te shkuar shume me ekstravagante. E njejta statistike mbeshtetet edhe nga kompanite e tjera te sondazheve, qe sqarojne se mbeshtetesit e PD-se jane me te shumte nga mosha 18-49 vjec, kundrejt atyre te PS-se qe marrin revansh nga mosha 49-70 vjec. Pikerisht ata mbi 70 vjec jane mbeshtetesit kryesore te PS-se.
 
Titulli: Berisha: Duhet të votojnë edhe 16 dhe 17-vjeçarët

Luela Myftari- Qindra 16-vjeçarë dëshirojnë të votojnë. Për disa orë në listat zgjedhore mund të përfshihen edhe ata. Kjo ishte pak a shumë deklarata e kryeministrit Berisha. Po çfarë mendojnë realisht 16-vjeçarët shqiptarë? Në përpjekje për të zbuluar dëshirën e tyre për të votuar apo jo, vumë re se shumica prej tyre flisnin me shaka për politikën. Se sa serioze mund të jetë vota e këtyre 16-vjeçarëve na lindin vetëm dyshime. Gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë vjeçarët e sotëm janë në vit të parë dhe të dytë. Sapo kanë dalë nga dyert e ciklit të parë të shkollës shqiptare.


Kishte nga ata gjimnazistë që pohuan se dëshiron vërtet të votonin, por kishte edhe nga ata që rrëfenin se mosha nuk i bënte ata të përgjegjshëm. Pasi vizituam dy nga shkollat e mesme publike në Tiranë, atë të “Petro Nini Luarasit” dhe “Arben Brocin”, dolëm në përfundimin se realisht kryeministri nuk gënjente për dëshirën e këtyre të rinjve. Por të gjithë ata përgjigjeshin më shumë me shaka sesa me përgjegjshmëri. Të gjithë pranuan se informacionet mbi politikën ishin të pakta dhe se nëse do të votonin, vota e tyre do të ndikohej edhe nga bindjet politike të prindërve të tyre. Njëri prej tyre, Klinti na e pohoi pasigurinë e tij. Na tha: “Deri tani kanë votuar ata që janë 18 vjeç e lart. Dhe përderisa është vendosur kështu, atëherë kjo do të thotë se atëherë njeriu fiton pjekurinë për të votuar. Në këtë moshë, që jam edhe unë, ai mund të marrë vendime politike për vendin. Mendoj se përpara kësaj moshe ne jemi disi të lëkundur. Në këtë moshë nuk vendosim dot vetë, ecim me bindjen politike të prindërve”.


Njëri prej nxënësve të vitit të parë në shkollën “Arben Broci” u shpreh se do të votonte partinë që do t’u mundësonte kalimin e klasës. Morëm edhe përgjigje të tilla: “Po më kaluan ata të PD-së këtë vit, do të votoj për ta”. Kështu tha për “Shekullin”, G.J, një nxënës në vitin e parë të gjimnazit “Arben Broci”. Madje ai premtoi edhe elektorat për këtë “shërbim”. “I gjithë Myslym Shyri” do të votojë për Berishën, nëse më sigurojnë se do të kaloj këtë vit”. Miqtë e tij, e shoqëruan me të qeshura. Njëri prej tyre madje e mbështeti shokun, duke e përsëritur atë që tha. “Edhe unë do të votoja për ta nëse nuk ngel këtë vit”.


Egla Sulejmani, nxënëse në vitin e parë të shkollës “Petro Nini Luarasi”, edhe kjo gjashtëmbëdhjetëvjeçare mendonte se moshatarët e saj nuk duhet të votonin. “Mendoj se kjo nuk është mosha ideale për të votuar sepse informacioni dhe bindjet tona nuk janë të thella aq sa duhet”. Në të dyja shkollat e mesme publike që ne vizituam, nxënësit na u përgjigjën se forumet rinore kanë filluar të dërgojnë delegatët e tyre për t’i aktivizuar këta nxënës në aktivitete politike. Tek “Petro Nini Luarasi” të regjistruarit në forume rinore ishin edhe nxënësit e vitit të parë. Florian Alla na siguron se ai e ka dhënë emrin dhe numrin atyre të FRPD-së, në mënyrë që ata ta njoftojnë për çdo organizim. ثshtë vetëm 16 vjeç. Ndoshta, këto janë fillesat e një propagande politike, e cila mbledh në gjirin e saj edhe këta adoleshentë. Ndoshta, kryeministri ka kohë që e mendon këtë projekt, projektin e të përfshirit në zgjedhjet e qershorit të këtij viti edhe 16 dhe 17-vjeçarët. Po si ka mundësi që kryeministri i shpreh këto gjëra tani që fushata elektore duket se po dhenë?


Ajo që vumë re ishte se shumica e djemve të pyetur shpreheshin se ishin gati për të votuar, gjithmonë duke u prononcuar me tone hilariteti. Ndërsa vajzat thanë se të rinjtë 16 dhe 17-vjeçarë nuk ishin ende gati. Jo të gjithë kishin mundësi që ta shprehnin mendimin e tyre drejtpërsëdrejti. Nxënësja me iniciale A.B na tha se edhe sikur të lejoheshin gjashtëmbëdhjetëvjeçarët për të votuar, ajo nuk do të votonte, sepse ajo nuk është e bindur se politikani që ajo do të votojë do t’ia bëjë jetën më të mirë. “Madje as nuk kam siguri që vota ime do të shënohet. Kam dëgjuar që votat vidhen në Shqipëri”, tha vajza, e cila kishte edhe frikë të na tregonte qoftë edhe emrin.
Ndoshta, këta të rinj adoleshentë kanë vërtetë dëshirë për të votuar, por sa përgjegjshmëri dhe njohuri kanë ata për politikën? Fakti se kryeministri dhe ministrat e tij kanë nga një faqe në Facebook, kjo nuk do të thotë se programet e tyre politike janë ato që vërtet u interesojnë atyre në portalet sociale. Dhe Shqipëria këtë herë po tregon edhe një herë se sa shumë nxitojmë, duke harruar se nga nxitimi gabojmë më shumë.


Nëse kryeministri deklaron se për disa orë emrat e këtyre 16 dhe 17-vjeçarëve mund të jenë pjesë e listës zgjedhore, pse kjo kohë nuk i detyrohet ndreqjes së gabimeve që ka kjo listë zgjedhore? Por në vend që në listat zgjedhore të hiqen emrat e atyre që nuk jetojnë më, ne do të shtojmë emrat e 16-vjeçarëve. Më shumë se asnjëherë tjetër këta adoleshentë duhet të qëndrojnë asaj politike që do t’i kërkojë votën e saj vetëm dy vite më vonë, në moshën 18-vjeçare, për të mos iu hequr më kjo e drejtë vote.

16-vjeçarët, të papërgjegjshëm për të votuar

Ilir Sinanaj-
Pas deklaratës së kryeministrit për të përfshirë grupmoshën 16-17 vjeç në procesin e votimit, gazeta “Shekulli”, mori në pyetje gjimnazistë të ndryshëm të kryeqytetit në lidhje me këtë. Vihej re se në pjesën më të madhe të rinjtë e merrnin çështjen e votimit me shaka. Shumica e djemve të pyetur shpreheshin se ishin gati për të votuar, gjithmonë duke u prononcuar me tone hilariteti. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme vajzave të pyetura thanë se të rinjtë 16 dhe 17-vjeçarë nuk ishin ende gati. Disa nxënës u shprehën, diku midis shakasë dhe seriozitetit se ata do të votonin partinë që do t’u mundësonte kalimin e klasës. Madje, ata premtuan edhe një elektorat me numër të konsiderueshëm për këtë “shërbim”. Për sa i përket deklaratës së kryeministrit dhe përgjegjësisë së 16 dhe 17 vjeçarëve për të votuar “Shekulli” intervistoi prof. dr. Edmond Dragoti.


A mendoni se 16-vjeçarët janë të përgjegjshëm mjaftueshëm për të votuar?
Në të dukurisë të përshpejtimit fizik dhe psikik, në aspektin intelektual dhe fizik, 16-vjeçarët janë shumë të zhvilluar. Por në aspektin e zhvillimit social, mosha e pjekurisë sociale është shtyrë më tej sesa 18 vjeç. Kjo do të thotë se përgjegjësia qytetare, aftësia për të marrë vendime, mungesa e madhe e përvojës, papunësia masive dhe tutela e prindërve kanë bërë që, jo vetëm 16-vjeçarët, por edhe 17-vjeçarët e kanë të vështirë të kenë përgjegjësinë e mjaftueshme sociale për të marrë vendime që lidhen me zhvillimin e shoqërisë dhe për politikën në përgjithësi. Zhvillimi intelektual i individit nuk do të thotë përgjegjësi shoqërore. Një fëmijë që di të punojë shumë mirë në kompjuter, nuk do të thotë se është i zoti të drejtojë qeverinë në rolin e kryeministrit. Për mendimin tim, nëse kryeministri mendon se një 16-vjeçar është i aftë të votojë, ai do të tregojë që një 16-vjeçar mund të jetë në vend të tij si kryeministër.


A mendoni se partitë politike e kanë shenjëstruar grup-moshën 16-17 vjeç me programin e tyre?
Nuk besoj që partitë politike e kanë shenjëstruar këtë moshë sepse asnjë parti nuk lufton për nesër, por të gjitha luftojnë për sot. Dhe asnjë politikan, sado në krye të partisë të jetë, nuk mendon për të ardhmen e partisë apo vendit të tij apo të shoqërisë shqiptare, por për të sotmen e tij personale. Në këtë kuptim edhe fjala e kryeministrit për 16-vjeçarët është një llogari e tij personale që të ketë disa vota infantile më tepër, pra vota fëmijërore të pafajshme më tepër, sesa të mos jetë në gjendje të marrë votat e të rriturve të përgjegjshëm, të cilët nuk e besojnë manipulimin e tij ose aftësinë e tij për të manipuluar.


Wollfarth: Jo uljes së moshës për votuesit
Kreu i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, gjatë pjesëmarrjes në tryezën e ‘Kuvendit Civil 2010’, është shprehur kundër propozimit të kryeministrit Sali Berisha, i cili propozoi uljen e moshës për votuesit. "Mendoj se ndoshta mund të jetë një opsion për të ardhmen, ndoshta në zgjedhjet e 2017, sepse asgjë nuk është e pandryshueshme. Por për këto zgjedhje nuk ka kohë, jemi vetëm tre muaj para zgjedhjeve dhe mesa jam në dijeni ka dalë edhe ekstrakti i parë i listave të votuesve. ثshtë shumë e rëndësishme që të kemi një situatë të qëndrueshme para zgjedhjeve, të mos bëhen ndryshime si kjo apo ndryshime të emrave të komuniteteve", është shprehur Wollfarth.


Meta: E meritojnë të votojnë
Ilir Meta është shprehur pro nismës së kryeministrit të vendit për uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç. “LSI mendon se 16-vjeçarët e meritojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për arsye se ata e kanë të gjithë informacionin e duhur për të bërë vlerësimin dhe gjykimin e duhur. Por duhet konsensusi i palëve për të realizuar këtë gjë. Por edhe nëse konsensusi nuk do të gjendet për momentin, në të ardhmen 16-vjeçarët do të kenë një rol më të madh se sot”, the Meta. Sipas tij, edhe nëse konsensusi për të realizuar këtë ndryshim nuk arrihet përpara këtyre zgjedhjeve, patjetër në të ardhmen 16-vjeçarët do të kenë një rol më të madh se sa e kanë sot.


Shoqëria Civile: Tullumbace
Edhe shoqëria civile ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit për të drejtën e votës së 16-vjeçarëve. Kozara Kati, përfaqësuese e shoqërisë civile, e ka cilësuar këtë nismë si një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, ish-presidenti, Rexhep Mejdani e ka cilësuar këtë ide si një tullumbace parazgjedhore të parealizueshme duke sugjeruar që një nismë e tillë të merret në konsideratë vetëm pas zgjedhjeve. Mejdani nuk ka përjashtuar mundësinë e një referendumi për të ulur moshën e votuesve.






​shekulli.com.al
 
Titulli: Berisha: Duhet të votojnë edhe 16 dhe 17-vjeçarët

Jopo 10 vjec, opo thuaj keta sdin cte bejn.
Mosha e pershtatshme ne te gjitha shtetet
eshte 18 saliu me i mencur e con me posht.
Aty dhe ata qe jane 18 vjec si kane idet
te qarta jo me 16 vjec.Absurde
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top