
Një foshnjë vetëm një muajshe ka humbur jetën dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, si pasojë e mungesës së ngrohjes.
Foshnja që i përkiste një familjeje rome, jetonte në kushte shumë të vështira, në një barakë në mes të lagështirës dhe të ftohtit, çka ka sjellë edhe vdekjen e parakoshme.
Autopsia konfirmoi faktin se foshnja e sek.sit mashkull i familjes Berati me banim në Shkozë të Tiranës ka humbur jetën për shkak të të ftohtit.
Prindërit e vogëlushit kërkojnë ndihmë nga shteti pasi të njëjtin fat mund të kenë edhe fëmijët e tjerë të familjes, që janë gjithashtu të mitur./Shqip
Redaktimi i fundit: