A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

Altuna

!!!<<<Amaz!nG GirL>>>!!!
'Ne ndiejme mjaft ironi kur degjojme se ende predikohet morali, nje njeri ulet ne syte tane dhe eshte objekt tallje kur predikon moralin. Kjo liri morale eshte nje nga shenjat me te mira te kohes sone. Nese gjejme raste kur ajo vertet mungon, atehere kjo ne na semur. Nese ka ndonje gje qe na pajton me kohen tone eshte sasia e madhe e imoralitetit qe ajo i lejon vetes duke menduar po aq ne menyre te larte per veten. Nga ana tjeter: c'gje formon superioritetin e kultures perballe moskultures? Perhere vetem nje gje e vetme: sasia e madhe e imoralitetit te lejuar. Prej ketej rrjedh se cfare pamjeje marrin te gjitha lartesite e zhvillimit njerezor ne syte e fanatikeve te moralit : ate te non plus ultra te prishjes. ( te tejskajshme).' - Nietzsche

Duke marre shkak nga kjo thenie e Nitzches mendoj se imoraliteti qe sot po kalon shoqeria shqiptare eshte mese normale. Shume veta e gjykojne si 'prishje te botes', disa te tjere e shohin normal, disa te tjere nuk e vrasin mendjen fare, apo jane indiferente. Si mendoni ju, a i duhet shoqerise ky 'avancim' imoraliteti?
 
Sic je shprehur dhe vete qe jo te gjithe e gjykojne njesoj ..varet nga botekuptimi i individit si dhe nga kultura e nje vendi .
Po ashtu nje veprim apo sjellje mund te jete imorale per kulturen e nje vendi ..ndersa per nje vend tjeter nuk eshte e tille.

Ne deri dje ''homoseksualizmin '' e shikonim si dicka imorale qe e ul nje njeri ndersa nje vend tjeter me nje kultur tjeter nuk e shikonte si te tille por e pranonte dhe e lejonte kete gje .

Nuk mund ti quajme '' prishje e botes '' veprimet imorale ...nuk ka shoqeri ideale ..ato jane pjese e shoqerise ..
 
Nga ana tjeter: c'gje formon superioritetin e kultures perballe moskultures? Perhere vetem nje gje e vetme: sasia e madhe e imoralitetit te lejuar. Prej ketej rrjedh se cfare pamjeje marrin te gjitha lartesite e zhvillimit njerezor ne syte e fanatikeve te moralit : ate te non plus ultra te prishjes. ( te tejskajshme).' - Nietzsche

Altuna te lutem ma shpjego pak se cke dashur te thuash tek ky paragraf,me 1 fjale fol me qarte,pa filozofi...

Sa per temen,kete e kam vene ne dukje dhe ne tema qe kam hapur vete,por dhe ne tema te ndryshme ketu ne forum,si psh banalitetin e humorit,apo te reality show-ve..
kete skemi arritur te kuptojme ne shqiptaret..qe ska pse te perdoret imoraliteti per te zhvilluar kulturen....sepse mendohet se eshte koha qe pelqehet imoraliteti,pa veprohet per nder te tij pastaj...e sjam dakort hic,normalisht!
 
Une jam kundra imoralitetit dhe nuk e shof se si apo se sa mund te ndihmoje imoraliteti ne rritjen e shoqerise bashkohore.
 
Une jam kundra imoralitetit dhe nuk e shof se si apo se sa mund te ndihmoje imoraliteti ne rritjen e shoqerise bashkohore.

Motla nuk jam fillozof por besoj imoraliteti eshte ajo gje qe nxjerr ne pah ne drite vlerat e verteta te moralit pra besoj se keto te dyja jane te lidhura ngushte me njera tjetren.....Pastaj gjerat qe ne quajme imorale per disa kultura nuk jane......Imoraliteti eshte molla e ndaluar e botes te''qytetruar'' te gjithe nuk e shprehin hapur deshiren qe duan ta ''provojne''
 
Imoraliteti do jete gjithmon imoralitet (sipas vete emrit qe i eshte dhene). Sdo jete asnjehere normale.

Ka raste shkrimet e Nietzsche-s nuk i kuptoj mire, dhe ky eshte nje prej tyre (ose nuk eshte perkthyer tamam sic eshte shkruar)
 
Motla nuk jam fillozof por besoj imoraliteti eshte ajo gje qe nxjerr ne pah ne drite vlerat e verteta te moralit pra besoj se keto te dyja jane te lidhura ngushte me njera tjetren.....Pastaj gjerat qe ne quajme imorale per disa kultura nuk jane......Imoraliteti eshte molla e ndaluar e botes te''qytetruar'' te gjithe nuk e shprehin hapur deshiren qe duan ta ''provojne''

Sigurisht, nuk them qe nuk duhet te egzistoje (pastaj cdo gje eshte relative, ajo qe per mua mund te jete imorale, per dike tjeter mund te jete krejt normale), por nuk shof se si nje shoqeri krejt e krimbur nga imoraliteti mund te quhet e shendoshe kur nuk ka parametra te kundert krahasimi...:)
 
Puna eshte se ne cdo hap njerzimi i ka perdorur si moralin si imoralitetin per te gjetur ''frymezimin'' per te realizuar deshirat,planet etj etj etj Nuk mund te imagjinoj nje bote pa imoralitet ndoshta po te isha besimtar do thosha parajsen.....
 
Degjo se, kur une flas per imoralitet nuk e kam llafin per dashurickat midis nje femre e nje mashkulli, apo per gjera te ketuj lloji...
Per mua imoral eshte nje pedofil, apo nje kriminel, apo nje femer pa vlera etj etj. Kur imoraliteti kthehet ne dicka vulgare dhe te peshtirosur, nuk ma ha mendja se sjell ndonje frymezim te madh...
 
Nuk shoh ndonje lidhje mes imorales dhe zhvillimit imoraliteti mbetet imoralitet ne te gjitha kuptimet...me duket absurditet kjo qe thuhet ktu..
..
 
Degjo se, kur une flas per imoralitet nuk e kam llafin per dashurickat midis nje femre e nje mashkulli, apo per gjera te ketuj lloji...
Per mua imoral eshte nje pedofil, apo nje kriminel, apo nje femer pa vlera etj etj. Kur imoraliteti kthehet ne dicka vulgare dhe te peshtirosur, nuk ma ha mendja se sjell ndonje frymezim te madh...

Me beso per keto e kisha fjalen jo per dashurickat.....Po ta analizojme mire pas cdo gjeje te mire ne kete planet fshihet dhe dicka imorale njekohesisht.....
 
dicka qe eshte imorale per njerin eshte krejt normale dhe brenda moralitetit per dike tjeter keshtu qe eshte e veshtire te percaktosh moralen dhe imoralen. Per mendimin tim cdo veprim qe ben njeriu me qellimin per te ecur perpara do te sjelle zhvillim madje edhe duke shkelur mbi rregullat morale zhvillimi do te vije dashje pa dashje
 
Me beso per keto e kisha fjalen jo per dashurickat.....Po ta analizojme mire pas cdo gjeje te mire ne kete planet fshihet dhe dicka imorale njekohesisht.....

Per nje gje mund te te jap te drejte, sepse e kam perjetuar personalisht.
Kur shef njerez "pa vlera" mundohesh te sillesh me mire per ti eliminuar me sjelljen e kundert te tyren....Vetem ne kete prizem mendoj se "imoraliteti" sjell zhvillim...
 
Per mua imoral eshte nje pedofil, apo nje kriminel, apo nje femer pa vlera etj etj. Kur imoraliteti kthehet ne dicka vulgare dhe te peshtirosur, nuk ma ha mendja se sjell ndonje frymezim te madh...

Kete doja te thoja dhe une... Duke quajtur keto imorale (qe jane vertete imorale) sbesoj se ka njeri tjeter ne bote qe nuk mendon se eshte imorale, pervec atij qe e ben ate akt. Per njerezimin, ceshte imorale, do te mbete imorale.
 
Per nje gje mund te te jap te drejte, sepse e kam perjetuar personalisht.
Kur shef njerez "pa vlera" mundohesh te sillesh me mire per ti eliminuar me sjelljen e kundert te tyren....Vetem ne kete prizem mendoj se "imoraliteti" sjell zhvillim...

Faktikisht une po marr pjesen tani dhe mbrapa ne kohe ti mer pjesen tani dhe para ne kohe....Une thjesht dua te tregoj qe imoraliteti nuk eshte dicka qe u zgjuam ne nje mengjes dhe e zbuluam sa egziston njeriu egziston dhe kjo gje dhe fatkeqsisht fatmirsisht historia e ka shkruajtur ne faqet e saj...Nuk dua te them se sa zhvillon imoraliteti shoqerine tone qe nuk eshte dhe nga me moralet po ta marrim thelle thelle apo jo ??? Te mbytur deri ku s'shkon me jemi por vazhdojme te hecim......
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

Shkrim te tille asnjehere nuk kam lexuar me pare !

Te shohesh imoralitetin si faktor zhvillimi te shoqeris , kete mund ta thote vetem nje njeri i cmendur ! Po , me se miri shihet autorja e shkrimit ku bazohet . Prej filozofeve me teori te tilla ,mendoj se duhet te kene kujdes te rinjet , adoloshentet , dhe po ashtu edhe te rriturit te cilet ende nuk jane te ''rritur'' , se per ndryshe do te devijojn nga realiteti . E perfundimi i tyre mund te jete , sikur kjo autorja ne fjale , qe imoralitetin e quan zhvillim , dhe mencuri ! Kurse moralin dhe ata qe predikojn moralin njerez te ulet . Cfare logjike i thone kesaj aman !?

Forumitvirtual nuk i mungojn shkrimet te natyres te tille , por te quhet imoraliteti si : prostitucioni (kurveria , mardheniet jashtmartesore ) , pedofilia ,homo****ualizmi , korrupcioni , kamata , bigjozi etj , si faktor zhvillimi , keto budallaki i gjejm vetem te njerzit injorant dhe te krisur . E prej tyre kemi shume '' filozof dhe njerez me ideologji ateisto-filozofike ''.

Pergjigja ime ne pyetjen e shtruar , se nese perhapet imoraliteti ne shoqerit tona , dhe ne pergjethesi ne bote , athere do te shkaterrohet kjo bote , dhe do ti vije fundi i botes . Fundi i botes afrohet kur perhapet imoraliteti ne cdo fushe te jetes .
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

Me i madhi Imoral,,eshte ai qe predikon ne forme verbale Moralin..
Perderisa kemi dy terma relativ dhe te papercktuar ne forme ekzakte te shkences njerzore,..atehere s'na ngelet gje tjeter vec te respektojm dhe mos te merremi me moralin apo imoralin e tjetrit kur ai nuk na cenon drejt per drejt,,ekzistencen ton.
Budallenjet zakonisht marrin nje dore citatesh te pluherosura dhe derdellisin non stop mbi moralin e te pamoralshmes shtypse.

Pe: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

Unë veç kam frikë se disa kur ta kuptojnë ç'është morali,
do të jetë shumë vonë! Po çfarë t'i bëshë, çdo mësim
e ka çmimin e vet!
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

hahahahaha.Po aman o Ricky...se dhe keta moralistet ,cmime kan boll per te shperndar..per c'do humbje morali te se moralshmes mbi moralin e te pa moralshmes..:)
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

Ckate beje morali apo imorali me zhvillimin e shoqerise .. kete spo arrij ta kuptoj?!
 
Pe: Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

hahahahaha.Po aman o Ricky...se dhe keta moralistet ,cmime kan boll per te shperndar..per c'do humbje morali te se moralshmes mbi moralin e te pa moralshmes..:)

Nuk po të kuptoj për kend e ke fjalën!
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

Se kuptova temen deri ne fund :p, e pranoj qe une dhe filozofia skemi asgje te perbashket :D

Aman vete Nietzsche dashuronte motren e vet tani sdi cf morali ka thene ky :p
Hajt se shoqeria gjithmone ka ecur o para o pas rendesi ka qe ka ec :p
 
Ai e ka dashuruar motren e vete , me arsyen se kjo nuk eshte ne kundershtim me shkencen ! Sepse shkenca nuk thote asgje per dashurin e tille !!! A nuk eshte kjo nje budallaki pa bri ? Jo vetm Nietzche , por edhe shume filozof te tjere kishin qene psikopata , skizofrena e me fjale te tjera te cmendur . Te tilleve ti mirret baz teoria e tyre se cka eshte morali ,cka eshte emire dhe e keqe ,eshte fundosje per cdo njeri ......
 
po te korigjoj, shkenca thote ne menyre te theksuar nga ana biologjike eshte e ndaluar(dashuri ne menyre qe te kesh edhe pasardhes).Por edhe nga ana etike kjo denohet me ligj.
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

Tani ta leme Nitchen rehat,kushedi nga do je tfrymezuar ai ne ato caste :p, se kto filozofet s'kuptohen kshu shbllon, ehuu duhet te futesh ne brendesi te mendjes, shpirtit etj te tyre. Por qe ti pergjigjem pyetjes, vete fjala Imoral do ishte absurde te konsideroj si dicka e mire, prosperuese, qe sjell zhvillim etj. Te gjithe njerezit pa perjashtim , duke futur dhe imoralet synojne te ashquajten moral, nqs imoraliteti do kishte dicka te mire ateher sdo ishte kaq problematike as atehere as sot as ne te ardhmen.

(c'eshte morale e imorale pastaj eshte pune tjeter)
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

jo aspak ska nevoje shoqeria per nje gje te ketill sepse nuk ka as nje pefitim nga kjo perveq demit qe shkakton amoraliteti ne nje shoqeri.
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

Morali bazohet ne idete/veprimet/vendimet mes se mires dhe se keqes, pra me pak fjale permbledh Shqetesimet,

Pra nis nga respekti ndaj vetes ne radhe te pare , dhe te tjereve ( familjes, shoqerise, publikut) etj etj

Ne k'te rast sigurisht qe luan rol te madh ne jeten e perditshme dhe varet nga situata dhe njerezit qe te/na rrethojne. Gjithsesi duke treguar moral pozitiv dhe te rregullt eshte ndikim pozitiv ne rritjen e femijeve dhe brezave te ardhshem,
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

asesi nuk eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise ! Si mund te jete ?!! Shum keq qe ka ardh koha qe edhe gjerave me te uleta ( imorale ) njerezit po mundohen t'ju gjejne te " miren " dhe " vleren " si dhe ti arsyetojne...
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

imoraliteti eshte aq i nevojshem sa nje pickim grereze eshte i nevojshem ;)
 
Titulli: A eshte i nevojshem imoraliteti per zhvillimin e shoqerise?

imoraliteti eshte aq i nevojshem sa nje pickim grereze eshte i nevojshem ;)

hmmm ja kam fut pak kot se kam pas tjeter gje ne mendje :p

Pasi lexova 3 here Nietzsche qe te kuptoja frazen :D ....mendoj se:

Ne fakt morali i perlyer dhe moralistet hipokrit i duhen shoqeris per te kuptuar vertet por vertet aman se cfare e kush eshte imorali (teti). Ju duket e thjesht te gjykojm, dhe akoma me leht e bejm kete....dhe perdorim fjalet per te bere klasifikimin apo dallimin..---kjo gje eshte imorale dhe kjo eshte morale.....Po si valle? me cfare matje apo peshe, apo me cfare tjeter e beni kete seleksionim te gjerave?? mos valle pas interesit personal ose propagandes qe ndjekim: Morali eshte moral dhe ska vend per asgje tjeter. Bohh, se di, sepse shoh se asnje ska te njejten mase apo peshe per kete gje.

Ah dhe tani qe e mendoj, po imoraliteti eshte i nevojshem si insektet e ambjentit (sja kisha fut dhe aq kot me siper :lol:) ....imoraliteti qe pickon dhe zgjon nga gjumi i hipokrizis moralin e shtirur ;)

Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top