Policia italiane: Liliana Kondakci, “mamaja” e trafikut të drogës

njoni

llahtaria vete
Popullariteti që gëzonte ka qënë mjeti më i fortë që ka përdorur këngëtarja lirike shqiptare Liljana Kondakci, 56 vjecare për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italise. Përgjimet telefonike nga ana e policisë italiane dëshmojnë se Liljana Kondakci, është njohur mes anëtarëve të grupit te trafikanteve si “la mamma” shqip “mamaja” ose “këngëtarja. Emri i këngëtares publikohet edhe njeherë si eksponent i drogës pas një operacioni të zhvilluar sot të Guardia di Finanza, ku ranë në pranga 20 persona. Për Kondakciun është prerë edhe një urdhër-arrest.

ROME-Këngëtarja lirike e mirënjohur e skenës së viteve ’80, Liliana Kondakci dyshohet se është pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar droge. Madje banda e njihte atë dhe me emër të koduar. Ajo thërritej “La mamma”, ose shqip “mamaja”. Emri i këngëtares publikohet edhe njeherë si eksponent i drogës pas një operacioni të zhvilluar sot të Guardia di Finanza, ku ranë në pranga 20 persona. Për Kondakciun është prerë edhe një urdhër-arrest. Policia italiane nuk ka më dyshim, ajo është trafikante droge

Popullariteti që gëzonte ka qënë mjeti më i fortë që ka përdorur këngëtarja lirike shqiptare Liljana Kondakci, 56 vjecare për të trafikuar lëndë narkotike. Agjencia e lajmeve ANSA bën të ditur se Liliana Kondakciu është personi ndër të hetuar përsa i përket në operacionit të kryer mëngjesin e së premtes nga Guardia di Finanza. Në këtë operacion përfunduan në pranga 20 persona, mes të cilevë shumë shqiptarë. Kondakci është burgosur edhe më parë në kuadrin e hetimeve të majit të 2006 në stacionin hekurudhor të Sibarit, ku sapo kishte arritur nga Shqipëria, nëpërmjet Barit. Në cantën e saj u gjet plot 3.3 kg heroinë.
Përgjimet telefonike nga ana e policisë italiane të cilave u referohet agjencia italiane e lajmeve ANSA, dëshmojnë se Liljana Kondakci, është njohur mes anëtarëve të grupit si “la mama” shqip “mamaja” ose “këngëtarja”. Nga të njëjtat burime mësohet se këngëtarja shqiptare ka përdorur popullaritetin e saj për t’u shpëtuar kontrolleve të policisë në Shqipëri. Hetimet lidhur me banden ku ben pjese kengetarja po drejtohen tani nga gjykatësit e DDA të Katanzaros, Salvatore Murone dhe Vincenco Luberto dhe nga financiarët italianë në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Antidrogë të Ministrisë së Brendshme.

Operacioni i zhvilluar sot nga policia italiane vuri ne pranga 20 persona (të disa kombësive italianë, shqiptarë e grekë ( të cilëve u është përgatitur fleta e arrestit me burg në kuadrin e operacionit “Shkodra”).
Bëhet fjalë për shqiptarët e mëposhtëm: Liljana Kondakci, 56 vjec me pseodonimin “mamaja” ose “këngëtarja”, Bashkim Kubazecaj – 32 vjec, i lindur në Shkodër dhe banues në Villapiana – me pseudonimin “flokegjati”
Luan Kubazecaj – 35 vjec, banues në Trebisace, me pseudonimin “ai i Las Vegasit”. Albert Mesiti – 28 vjec, me pseodonimin “Marko”. Elvis Metvelaj – 24 vjec, banues në Trebisace, me pseodonimin “majmuni”, Rodon Rexhepi – 28 vjec, Fisnik Smajlaj – 35 vjec, me pseodonimin “tullaci”, Sajmir Ujkaj – 33 vjec, Gential Ulqini – 25 vjec – banues në Trebisaçe, me pseodonimin “Astriti” dhe Gentian Hamzaraj – 30 vjec.
(d.b/BalkanWeb)
 
Liljana Kondakci, 56 vjec me pseodonimin “mamaja” ose “këngëtarja”

Pastaj qahemi neve se pse na kan inat te tjeret.. shife ca ben gjith kjo kengtare. Turp ti vije.
 
kan fillu dh egrat me na vjell punen :( mir ja kan bo denim maximal ishalla te zej men
 
he se bejne mire per imazhin e shqipetareve
pastaj se mos eshte artistja e parebg
 
Ups... i paska dal emri gjithanej ksaj :(
Nejse, se ca ben ajo ne jeten private pune e saj eshte, mua me pelqen si kengetare ;)
 
Kjo sikur u kap para ndonje viti .. prape e kapen tani ? Apo behet fjale qe atehere ?

Si ka qene ajo quota te ai filmi me Besnikun - Ndalo Apo Freno Besnik :p
 
U mesuam te shohim kto diva te televizionit Shqipetare neper ekranet e lajmeve te kapur me ndonje substance narkotike sic u kap me se fundmi Liljana Kondakci me 3.3 kg heroine. Un se kuptoj cpo ndodh me keto njerez qe gezojn autoritet tek populli .
 
turp e faqja e zeze
mire qe po na e shkaterrone jeten disa idota bashkatdhetar pa asnje klase shkolle qe bejne poshtersina po na dolen dhe kengetaret tani me goxha intelekt
paskena ken popull i ndyte(me falni qe po shprehem keshtu)
 
Fc Bayern pse se di ti ? Po se shita un do e shesi dikush tjeter millin kshu eshte kjo pune.
Shqipetari shquhet per kto gjera pastaj eshte ber mod te shohesh cdo dit ndonje kengetar qe kapet me drroge .
 
turp e faqja e zeze
mire qe po na e shkaterrone jeten disa idota bashkatdhetar pa asnje klase shkolle qe bejne poshtersina po na dolen dhe kengetaret tani me goxha intelekt
paskena ken popull i ndyte(me falni qe po shprehem keshtu)

Nje korigjim te vockel..Paskan qene njerez te ndyte jo popull.
Sinqerisht te vjen te pelcasesh kur degjon gjera te tilla.
 
epo diqysh duhet me nxerr buken :p :D haha
 
turp e faqja e zeze
mire qe po na e shkaterrone jeten disa idota bashkatdhetar pa asnje klase shkolle qe bejne poshtersina po na dolen dhe kengetaret tani me goxha intelekt
paskena ken popull i ndyte(me falni qe po shprehem keshtu)

Nje korigjim te vockel..Paskan qene njerez te ndyte jo popull.
Sinqerisht te vjen te pelcasesh kur degjon gjera te tilla.

E kuptoj qe ju mendoni keshtu dhe ju vjen inat... por...
une nuk ndjehem dhe kaq e prekur nga kjo gje sepse keto ndodhin ne c'do shtet te botes... njerezit me fame jane gjithmone me "gjarperinj" se te tjeret :( dhe bejn keshtu gabimesh sepse nuk jane me kembe ne toke sic jemi ne qe e nxjerrim lekun me djerse !
 
wa avash se e pergjithesove termin

Nje korigjim te vockel..Paskan qene njerez te ndyte jo popull.
Sinqerisht te vjen te pelcasesh kur degjon gjera te tilla.

Tani nuk ka pyll pa derra po ne kto derrat nai her duhen se marojn pune .
Pastaj secili shef interesat e veta po i plas trrapi liljanes ke shqiperia apo ke karrjera leku po e terbon miletin jo ma kto kengetaret.
 
Provojeni ju ta beni kete gje e beni dot ? e beni lesht se kjo pun do b..... edhe guxim te madh ok Po mos postoni kot postime te tipit na ulin koken na ra reputacioni se fundja secili perfaqson veten e vet jo popullin ok ?
 
ke drejte vlla po une po te them se u futa ne nje kompani bastesh ku pronari eshte kroat
e te betohem qe as me pershendeti(e njoh pak por jo shume) po me tha e more vesh qe i ka kap policia ato vllaznit tuaj shqiptar qe kane vjedhur mc donalds dhe nje dyqan veshjesh te gjithe kthyen koken nga une
une me buzeqeshje i thash vlla nuk kam se di per ke e ke fjalen

eshte rast banal por te vret pak mendoj une
pasi njeriu do gjithnje me te miren te degjoje per vendin e tij
pyll pa derra ska po ne po kemi me shume derra se pyje
:gezuar:
 
E kuptoj qe ju mendoni keshtu dhe ju vjen inat... por...
une nuk ndjehem dhe kaq e prekur nga kjo gje sepse keto ndodhin ne c'do shtet te botes... njerezit me fame jane gjithmone me "gjarperinj" se te tjeret :( dhe bejn keshtu gabimesh sepse nuk jane me kembe ne toke sic jemi ne qe e nxjerrim lekun me djerse !

E di pse me vjen keq mua,pasi njerezit kur je ne vend te huaj te gjykojne pa te njohur dhe per te gjykuar marrin si baze ato qe degjojne neper lajme.
Une po beja nje prove pune,dhe ky pronari nje e dy batuta per shqiptaret.Pastaj thoshte qe s'kam asgje me shqiptaret,thjesht bej shaka ne baze te asaj qe kam pare ne Tv...

Tani nuk ka pyll pa derra po ne kto derrat nai her duhen se marojn pune .
Pastaj secili shef interesat e veta po i plas trrapi liljanes ke shqiperia apo ke karrjera leku po e terbon miletin jo ma kto kengetaret.

Perveç pjeses qe te kam nenvizuar me jeshil,me pjesen tjeter je ok.

Provojeni ju ta beni kete gje e beni dot ? e beni lesht se kjo pun do b..... edhe guxim te madh ok Po mos postoni kot postime te tipit na ulin koken na ra reputacioni se fundja secili perfaqson veten e vet jo popullin ok ?

Shiko Gjermon...Une vazhdimisht kur perballem me njerez qe me paragjykojne vetem nga shtetesia e ne baze te atyre qe disa bejne ketu,gjithmone u them qe ato nuk perfaqesojne Shqiperine e aq me pak mua.Por nuk eshte e bukur te degjosh se çfare bejne shqiptaret ne Itali e nuk eshte as e lehte te jetosh me vulen popull i eger,kriminel etj etj.
Kush ben kete pune nuk eshte se ka ndonje guxim kushedi se ça...Thjesht jane spericolati(nuk po me vjen termi ne shqip),dmth njerez qe nuk kane çfare humbin.
 
Provojeni ju ta beni kete gje e beni dot ? e beni lesht se kjo pun do b..... edhe guxim te madh ok Po mos postoni kot postime te tipit na ulin koken na ra reputacioni se fundja secili perfaqson veten e vet jo popullin ok ?

Kot per nderhyrje un tani, te me ndjeni, por te them dicka nese me lejohet, edhe nese sme lejohet po e them prap se prap :D :D

Shiko, mbi te gjitha e ne radhe te pare secili eshte vetvetja dhe ben cdo gje per te miren e vetes plotesisht dakort ktu, por nuk duhet harruar qe secili nga ne i perket nje bashkesie qe eshte me e madhe se vet vetja, dhe perderisa je pjestar i saj, fajet e tua "godasin" dhe te tjeret. Nese ti njollos veten ne mnyre indirekte njollos dhe grupin te cilit i perket. Nese nje neglizhence e tille ndodh nje here, ajo te perket vec ty, ama kur fillon te ndodhi me shume se nje here dhe nga me shume se nje pjestar, ateher ifajin e ha i gjithe grupi, rregullat e xhungles ske ci ben!
 
pse cuditeni ...sot me tralala nuk ja del dot jo .... bravo i qofte ... donte dicka me shume ...nuk i eci ...
 
Trendeline ti dhe un sperfaqesojme grupin po veten tone ;)
Presidenti Shqiperise perfaqson Shqiperine jo une edhe ti ne jemi thjesht individ te thjesht dhe te zakont.
 
ne vend qe ti japi shqiperise emer te mire gjithe kjo kengetare .........
grrrrrrrr
 
Trendeline ti dhe un sperfaqesojme grupin po veten tone ;)
Presidenti Shqiperise perfaqson Shqiperine jo une edhe ti ne jemi thjesht individ te thjesht dhe te zakont.

o Gjermon djali, kur shkon ti vjedh nje banke, si thot shtypi, apo komshia jote gjermane, shkoj gjermoni, apo filan fisteku vodhi banken, apo banka u vodh nga nje shqiptare??
Me shqip se kaq skam si ta them o trim, duam apo sduam secili nga ne eshte pjese e dickaje me e madhe se vetja, pjese e nje "grupi shoqeror" qe perfaqesojm dhe na perfaqeson.
 
U vodh banka nga filani ca po i interesojn atyre se cfare jam un ? Secili shef punen e tij emigracioni kto gjona ka pastaj se e zmadhojn mediat atehere se di un .
Po dhe kto gjona qe bojn kto nuk jon shaka po jon pun serioze ;)
 
ka per tu kenaq te burgu i femrave..............hahahahahahahah...............edhe po nuk kendoi ne burg...prap mikrofoni do i duhet..............
 
shum turp per lilianen, me perpara u shfajesua duke thene qe e kan thene gabim, me kan futur ne valle kot. por tani cdo thot???? se sdija prap gje???

sinqerisht shum turp per artistet tane shqipetar, qe na nxjerr me boje te kuqe andej nga shkojn. na vejn vulen.
 
ti pse flet moj trafikante amatore te njejten pune nuk ben me te :p
Njeri eshte dhe ajo deshte te bente nje byrek dhe e ngatroi me mjell LOL LOL
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top