Tronditet Policia e Shtetit, kupola e policisë gosti me Frrokun

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Hetimet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt kanë nxjerrë dyshimet e para të lidhjeve të aferta të biznesmenit të dyshuar për vrasje me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit shqiptar.

Fotot e një gostie midis katër drejtuesve kryesorë të policisë shqiptare me të akuzuarin janë një tronditje për unfiormat blu në vend, pasi publikohen vetëm tre ditë pas ngjarjes shokuese.

Në foto, i akuzuari Arben Frroku ndodhet në krah të Agron Kulicaj, nëndrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i Drejtorisë kundër krimit të organizuar dhe asaj të krimeve të renda.

Pas tij, në të njëjtën foto, ndodhet Muhamet Rrumbullaku, nëndrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shteit për çështjet e rendit dhe sigurisë publike, Nikolin Bala, drejtor i operacioneve speciale, si dhe Tonin Vocaj, drejtor i Drejtorisë për krimet e hapura.

Fotot, pavarësisht se nuk kanë kohën në të cilën janë bërë, japin imazhin e qartë se krerët e policisë kishin lidhje me të dyshuarin si vrasës.

Kjo errëson më tepër historinë, pas deklaratave të vetë kryekomisarit, që kishte kryer disa denoncime rresht ndaj Arben Frrokut për kërcënime me jetë, por ato nuk ishin marrë parasysh.

Të dhëna jozyrtare sugjerojnë se, mbrojtja kryekomisarit nuk iu mohua vetëm nga policia dhe kolegët e tij, por denoncimet nuk u morën parasysh as nga prokuroria e rrethit Tiranë, e cila asnjëherë nuk nisi një hetim në lidhje me kallëzimet e kryera nga Lamaj.

Largimi nga detyra në komisariatin numër gjashtë, kryekomisar Lamajt iu komunikua me pretekstin e dhunimit të biznesmenit, i cili dyshohet se e ka vrarë. Mesa duket, kjo do të jetë edhe një pjesë e hetimit, për të verifikuar nëse miqtë e biznesmenit të dyshuar si vrasës kanë ndikuar në largimin apo jo nga detyra e tij.

Burimet hetimore, por jo-zyrtare, bëjnë të ditur se i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit ka patur lidhje të ngushta edhe me prokurorë, të cilët e kanë ndihumar atë që të mos ndiqej penalisht pas kallëzimeve të marra nga kryepolici i Kombinaitit.

Ndërkohë që në provat materiale do të merren edhe tabulatet telefonike të kryekomisar Lamajt, i cili ia kishte vënë në dispozicion të gjitha Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Ky sek,sion ishte në dijeni të plotë për të gjitha kërcënimet. Ndërkohë që në analizimin e ngjarjes së konfliktit të Frrokut me Lamajn, në raportet e saj SHKB ka qenë në favor të biznesmenit./TCH
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tronditet Policia e Shtetit, kupola e policisë gosti me Frrokun

O kto jan gjith mafioza e kshu shkojn kto pune heret a vone hane kokat e tyre.
 
Noka: Balla trafikant droge dhe femrash, Tahiri darkë me Frrokun para vrasjes së Lama

58416_58.jpg


TIRANث- Vrasje e kryekomisar Dritan Lamaj dhe zhurma e madhe që shkaktoi publikimi i fotos së kryepolicëve me Arben Frroku, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Lamaj ka ngjallur replika dhe akuza të forta në sallën e Kuvendit të Shqipërisë midis ministrit të Brendshëm Flamur Noka dhe ligjvënësve socialist.

Ministri Noka lëshoi akuza të forta ndej deputetit Taulant Balla duke e etiketuar si trafikant droge dhe femrash, ndërkohë që kërkoi shpjegime nga deputeti Saimir Tahiri për darkën e zhvilluar si sot 16 ditë më parë në një nga lokalet tek dy kullat në Tiranë, me të dyshuarin Arben Frroku.

“ Keni 24 orë që keni inspiruar një fushatë të gjerë politike për të dëmtuar procesin e hetimit. E keni përbërë ju për arsyet tuaja dhe i dini qëllimet. Kjo është një foto normale dhe po të merrem me foto e juaja do ju nxjerr gjysmën tuaj jot ë lini parlamentit por Shqipërinë. Taulant ti je i lidhur këmbë e kokë me trafikun e drogës dhe femrave. Ti Taulant e ke emrin Fatos Gjuraj. Jep pëgjigjie për atë vajzën që ke tentuar të përdhunosh dhe bëj analiza se mos del me SIDA. Sa i takon Tahirit meqë ju i referoheni fotos po ju them zoti Tahiri para ekzaktësisht sot 16 ditësh me kë kë ngrënë darkë zoti Tahiri. Nga ora 20:30 deri 2 :30 të mëngjesit ke qene me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit duke ngrënë darkë. Sqaro qytetarët sa herë ke shkelur dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit për vrasje. Ke shkuar në lokalin e tyre dhe ke ngrënë dhe pirë. Sa i takon fotos pyesni një cik kryetarin e minibashkisë numër 6 me kë është ortak ne bizneset e tij. Unë për atë fotografi kam urdhëruar një hetim të gjerë për të gjitha lidhjet e të dyshuarit për vrasje qoftë për ato që janë në vrasje dhe qoftë për të dyshuarit e tjerë. Ti Tahir ke ngrënë darkë tek kullat para 16 ditësh dhe ta provoj dhe në sy të gjithë Kombinatit dhe ke pirë me dhjetra herë. Pra historia e zhurmës së fotos është një histori e juaj për të shkatërruar procesin, që nuk do mund të shkatërroni dot dhe e vërteta do dalë shpejt. Ju e sajuat këtë për të mbrojtur ortakun tuaj, E inskenuat për të prishur hetimet sepse ju del aleati juaj. I vëllai i të dyshuarit ka një parti në alencë me partin tuaj dhe po që se doni ta trajtojmë politikisht e nisët hajde ta bëjmë, por unë do ju nxjerr të gjithë dokumentat dhe lidhjet tuaj se e kam sa një mal ,po kjo bëhet në fund, lëreni procesin të zbardhet”, tha ministri Noka.
 
Titulli: Tronditet Policia e Shtetit, kupola e policisë gosti me Frrokun

Hajdut,publiku deshironte nje pergjigje per fotot jo ca ben Tahiri e Balla,ku i ka fotot Noka qe pretendon se Tahiri para 16 ditesh ka qen ne darke me Frrokun?
Ktu ka foto qe nuk i ka nxjerr PS po media,shtypi! Ca ka per te then Noka per kto foto se nuk lexova qe kishte then gje per kto...?
Apo edhe Shqiptarja.com esht e PS?
 
Titulli: Tronditet Policia e Shtetit, kupola e policisë gosti me Frrokun

Hajdut,publiku deshironte nje pergjigje per fotot

Nese gjate kohes se fotos, Frroku ka patur dosje ne polici, te gjithe ata qe jane foto duhet te japin doreheqje. Kete mendoj une. Por, nese provohet e kunderta, mbetet thjeshte nje foto. Edhe une mund te bej foto me ty, dhe ti me vone kryen nje krim, i bie qe edhe une te inkriminohem?! mahhh!!!

Ktu ka foto qe nuk i ka nxjerr PS po media,shtypi! Apo edhe Shqiptarja.com esht e PS?

Zgjohu!!
 
Titulli: Tronditet Policia e Shtetit, kupola e policisë gosti me Frrokun

Bombastik sa socialist je mar :p
 
Titulli: Tronditet Policia e Shtetit, kupola e policisë gosti me Frrokun

Nese gjate kohes se fotos, Frroku ka patur dosje ne polici, te gjithe ata qe jane foto duhet te japin doreheqje. Kete mendoj une. Por, nese provohet e kunderta, mbetet thjeshte nje foto. Edhe une mund te bej foto me ty, dhe ti me vone kryen nje krim, i bie qe edhe une te inkriminohem?! mahhh!!!



Zgjohu!!

Terbuni-kampion8777.jpg

Nikolin Bala siper Frrokut me 17 Maj 2012 ne Stadium!
Nderkohe qe ne Janar po te 2012 kishte ndodhur incidenti Lamaj-Frroku. Dhe kjo mbetet nje foto apo jo?
Se mos esht montazh dhe kjo...
 

Attachments

  • Terbuni-kampion8777.jpg
    Terbuni-kampion8777.jpg
    259.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top