Kisha në "krizë financiare" apo hajdute?

Bilderberg

Anëtar i ri
Kisha, në "krizë financiare" apo hajdute ne emer te zotit?

Caktohen çmime për shërbesat, afishohen tarifat për pagëzime, martesa dhe funerale!
Prej disa muajsh kishat ortodokse në Rrethin e Fierit dhe atë të Lushnjës kryejnë shërbesat fetare me pagesë. Madje prej tyre kanë caktuar edhe tarifat përkatëse për çdo shërbesë. Tarifat e vendosura pothuaj në të gjitha kishat në varësi të Mitropolisë së Beratit gjenden të afishuara në portën kryesore të shumë kishave të Qarkut të Fierit. Afishimi i këtyre tarifave ka sjellë reagim te shumë besimtarë të fesë ortodokse, ndërsa priftërinjtë sqarojnë se bëhet fjalë për një urdhër të mitropolisë, për të kapërcyer vështirësitë financiare.

Afishimi i tarifave

اmimet për çdo shërbesë janë të afishuara në fletë formati te dera e çdo kishe dhe duhet thënë se çmimet janë të pandryshueshme nga njëra kishë në tjetrën. Katër janë shërbesat për të cilat kishat kërkojnë lekë. Kështu, një ceremoni pagëzimi kushton 2 mijë lekë. Të njëjtin çmim ka edhe shërbesa për një ceremoni mortore. Ndërsa pagesa për martesa është 3 mijë lekë. Një shërbesë tjetër fetare e quajtur Trisai me Grurë kushton 1 mijë lekë. Renditja e shërbimeve në afishet e çmimeve, në pothuaj të gjitha kishat e Qarkut të Fierit, është e njëjtë. Si fillim është pagëzimi, më pas martesa, për të vijuar me varrimin dhe përfunduar me Trisainë me Grurë.

Besimtarët

Banorët e fshatit Bubullimë të komunës me të njëjtën emër në rrethin e Lushnjës kanë reaguar ashpër kundër afishimit të çmimeve për shërbesat kishtare. Fshati Bubullimë numëron më shumë se 3500 banorë, 95 për qind e të cilëve janë të fesë ortodokse. Besimtarët e këtij fshati kanë kërkuar nëpërmjet kryepleqve të lagjeve që të ndërhyhet për heqjen e afisheve të çmimeve nga dyert e kishave. Trifon Koçi, një besimtar nga Bubullima, thotë se "çdo besimtar që do të jap lekë, i dhuron ato konform rregullit, por nuk ka kusht për këtë. Mund të arrish të dhurosh edhe gjithë pasurinë për kishën, por jo të kërkohen lekë prej saj për një meshë". Miti Nasi, një tjetër besimtar nga Bubullima, thotë se "afishimi i çmimeve si në dyqan është i papranueshëm. Ne kemi shkuar në kishë përpara vitit 1967 dhe tani pas vitit 1990, por asnjëherë nuk na janë kërkuar para për një meshë, qoftë për vdekje, apo dhe për ndonjë ceremoni tjetër". Mbrëmjen e së hënës besimtarët e fshatit Bubullimë janë organizuar dhe kanë vendosur t‘i dërgojnë një peticion Mitropolisë së Beratit, si dhe Kryepeshkopatës.

Priftërinjtë

Në kishën Shën Mikaili, që ndodhet në fshatin Bubullimë të Lushnjës, roja Kozma Lushi të tregon se tarifat për shërbesat janë afishuar rreth gjashtë muaj më parë. Prifti i kësaj kishe, Gori Ndreka, thotë se ky urdhër është lëshuar në fund të vitit 2007 nga Mitropolia e Beratit, nga ku varen të gjitha kishat e Fierit, Lushnjës, Beratit, Skraparit e pak zonave të tjera. "Me anën e një urdhri të brendshëm detyrohemi ne si priftërinj që të afishojmë çmimet për shërbesat. Ne nuk detyrojmë besimtarët, por u themi se kemi tarifa. Unë konkretisht nuk kam pasur shqetësim prej besimtarëve, por dua të them se nuk kam kryer dhe shumë shërbesa me këtë formë të re", thotë At Gori Ndreka. Edhe në kishën Shën Gjergji të qytetit të Fierit është vendosur e njëjta afishe çmimesh. Prifti i kësaj kishe, Ilia Bita, thotë se "u bë një mbledhje ku na u komunikua një urdhër i tillë. Jemi të detyruar ta zbatojmë, pasi ne si priftërinj dhe të gjithë punonjësit e kishës nuk kanë me çfarë të paguhen".


Biznesi - Prifti, sekser i shërbimeve funerale


Banorët e fshatit Bubullimë të Lushnjës thonë se të gjitha ceremonitë mortore janë të kontrolluara nga kisha dhe nga prifti. Sipas banorëve, prifti të ofron përveç vendit të varrimit pranë kishës edhe automjetin e arkivolin. "Ne zakonisht u drejtohemi zyrave të shërbimit funeral në Kolonjë apo Lushnjë, por nëse na duhet që ta varrosim të vdekurin në varrezat e kishës, duhet patjetër që të pranojmë shërbimin funeral të priftit. Kjo është taksative dhe shpesh herë ka sjellë reaksion dhe debate", thotë Kristaq Nasi, një banor i Bubullimës. Edhe prifti Gori Ndreka e pranon se zhvillon një aktivitet të tillë për besimtarët dhe familjet ortodokse. Prifti Ndreka sqaron se "në asnjë mënyrë unë nuk kam ushtruar presion, por unë operoj me licencën e një zyre të shërbimit funeral. Shërbimet funerale që unë ofroj janë shumë më të lira se ato që ofrojnë aktivitetet e tjetra private. Nuk ka asgjë të kundërligjshme në këtë mes, pasi unë kam një licencë që e kam marrë nga subjekti me të cilin bashkëpunoj".


(marre nga gazeta shqip: Gazeta Shqip

Gjithashtu te njetin lajm e gjeni edhe te Korrieri: Gazeta Korrieri )

__________________________________________________________________________________
Pyetja që vjen natyrshëm per kete aktivitet tregtar fetar, eshte: Po taksat... në shtet ...i pagun Kisha, siç i pagun çdo biznes tjetër me karakter fitimprurës? Apo ka ndonjë përjashtim hyjnor që parashikohet në legjislacion?
 

Attachments

  • 30 dite.gif
    30 dite.gif
    5.4 KB · Shikime: 64
  • feja-ort.jpg
    feja-ort.jpg
    11.6 KB · Shikime: 65
Pislliqe te ketij lloji kemi edhe ne Kishen katolike!!

E Marte, 04 Dhjetor 2007


Veprimtaria financiare e Kishes Katolike ne Shqiperi nuk do te tatohet. Ministri i Financave, Ridvan Bode, nenshkroi dje ne emer te Qeverise shqiptare, nje marreveshje me Seline e Shenjte mbi disa ceshtje ekonomike dhe tatimore. Nunci Apostolik, Arqipeshkvi Giovanni Bulaitis, i cili nenshkroi ne emer te Selise se Shenjte, ka shprehur mirenjohjen e Kishes Katolike dhe te Papes per bashkepunimin shume te mire me Ministrine e Financave te Shqiperise dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, e cila cliron nga detyrimet tatimore Seline e Shenjte. Ne marreveshje parashikohet qe Kisha Katolike, mund te siguroje lirisht dhe te marre ndihma materiale ose te financuara nga besimtare dhe dhurues, edhe jashte vendit. Subvencionet financiare te cfaredolloji dhe cdo e ardhur tjeter e ligjshme nuk do t'i nenshtrohen asnjelloj takse apo tatimi. Kisha Katolike eshte e perjashtuar nga taksa mbi pasurine, ndertesat ne pronesi ose ne perdorim te kishes, enteve te saj apo institucioneve te saj kur ato perdoren per veprimtarite e njohura te kishes dhe jo per arsye fitimi. Pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme te kishes ose te enteve te saj, te cilat perdoren per veprimtari jo fitimi, jane te perjashtuara nga pagimi i takses se trashegimise ose te kalimit te pasurise, ne rastin e dhurimeve. Delegacioni i Selise se Shenjte perbehej edhe nga kreu i Kishes Katolike ne Shqiperi, Arqipeshkvi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, imzot Rrok Mirdita dhe Arqipeshkvi i Shkodres, imzot Angelo Massafra.



Marre nga Koha Jone: Koha Jone Online
 
Mua nuk me pelqejne keto tarifat qe mund te vendosen per te kryer sherbesat... Personalisht nuk kam pare ndonjehere te kerkohen tarifa,te pakten ne dioqezen time jo... Njerezit tek ne hedhin lek sipas deshires...(flas per kishen katolike une)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top