E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Ka shume hipoteza akoma nuk dihet e verteta se ku ehte perdhunuar nese eshte perdhunuar.. Vajza e shkrete ka humbur edhe memorjen. Sdi te pergjigjet as gje edhe nese ka qen jasht komes kur ka ndodhur. Ishalla nuk eshte buje vetem per para.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Florija: Do e mbaj fëmijën, edhe pse nuk do jetë i bukur si nipi im / 20 Shkurt, 2013

“Dua që ta mbaj fëmijën. Mendjen ma mbushën motrat dhe shoqet. Edhe pse ai s’do të jetë i bukur si Uesli (nipi i 22 vjeçares), unë përsëri do ta dua. Dëshiroj të jetë vajzë se ato janë më të mira se sa djemtë”.

Kështu është shprehur Florije Peçi, e cila deklaron se do ta lindë foshnjën, pasi shtatzënia po ecën me ritme të kënaqshme.

Po ashtu kërkesa e tyre për abort është mohuar nga mjekët pasi në të kundërt e mbijetuara e aksidentit të Himarës do të rrezikonte seriozisht jetën, nëse do të ndërpriste shtatzëninë në një fazë të tillë.

“Kemi vendosur që ta mbajmë fëmijën. Ai nuk ka faj për atë që ka ndodhur. Ne do ta duam dhe do t’i falim dashurinë që ai do të ketë nevojë. Do të kujdesemi maksimalisht për vogëlushin që pritet të vijë në jetë. Nuk mund të mbajmë përsipër fajin për të vrarë një fëmijë. Kërkojmë që të shkojmë në shtëpi. Kemi më shumë se një muaj që qëndrojmë këtu dhe nuk na thonë asgjë. Florija është e lodhur dhe ka nevojë të pushojë në shtëpi. Për një kohë të gjatë ka qëndruar larg familjes dhe tashmë është koha të kthehet pranë saj. Një nga këto ditë presim që të shkojmë në shtëpi. Do të bisedojmë me mjekët, dhe nëse na lejojnë, do të dalim nga këtu”, shprehet për gazetën Shqip e motra, Erida.

florije-pe%C3%A7i-1-300x225.jpg


Gazeta "Tema"
Burime bëjnë me dije se hetimet për pretendimet se vajza është abuzuar kanë filluar paralelisht në Shqipëri dhe Austri.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Nje gje skuptoj sepse i kan hyr te gjith me kok , te gjitha medijat flasin per kte...Vllai si e merr guximin dhe shkon e del ne medja me kan perdhunuar motren ne spital ? Vertet qe esht dicka absurde po sipar mendimit tim duhet ta kishte ber cdo gje ne rruge ligjore jo ne rrug mediatike kjo esht thjesht nje pune me shum per mediat pasi gjejen dicka per ta transmertuar ne tv gjejen dicka per te mbush faqet e gazetave , gje qe sesht e mir qe prindirit e saj cdo dit e me shum te lexojen neper gazeta lajme te tilla a thua vall se nuk u mjaftonte fakti nga frika e humbjes se vajzez tani duhet edhe te lexojen neper medja per perdhunimin e vajzes se tyre , vllai nuk ka dit ti hyj ne rrug ligjore pa qen nevoja ta bej buje ne medja gjej nje avokat te mir dhe mbylle cdogje ne rruge ligjore larg medjave , duke e dit se si funksionojen medjat ....Kujt do ti pelqente qe te flitesh per femijen e tij/saj perdit neper televizione e mbijetuara u perdhunua ose dhe me keq se kaq.....
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Keta mjeket mesojn si te perdhunohen vajzat ne studimet e tyre shkencore , apo studijojn se si ti kurojn semundjet ???

Si i bjen kjo pune , une e dergoi vajzen time per tu sheruar , kurse vajza ime jo qe del e sheruar prej spitalit , por del e perdhunuar !

Ruana Zot prej te keqiave te njerezve .
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Shtatzënia e Florije Pecit, kërkohet dëshmia e përkthyeses me të vëllain
Shtatzënia e Florije Pecit, kërkohet dëshmia e përkthyeses me të vëllainTIRANE - Dy persona pritet të merren në pyetje në Austri në lidhje me shtatzëninë e Florije Peçit, studentes 22-vjeçare të aksidentuar në Qafën e Vishës në Himarë, më 21 maj 2012. Dëshmitarët e mundshëm të çështjes janë shtetas nga Kosova me qëndrim në Austri. Ata besohet se mund të sqarojnë një rast, kur sipas së motrës, Florije Peçi ka mbetur vetëm pak më shumë se dy orë në shtator 2012.

Referuar dëshmisë së Erida Peçit, motrës së Florijes, Prokuroria ka bërë me dije se më 19 korrik 2012 studentja e aksidentuar ka ndërprerë çdo marrëdhënie me spitalin ku ishte kuruar dhe është dërguar në qendrën fizioterapeutike të aftësimit në Almuster të Austrisë. Në këtë qendër, Florije Peçi u është nënshtruar seancave të masazhit riaftësues, pasi mjekimi kishte përfunduar në spitalin ku ajo qëndroi më parë. Duke marrë shkak nga mosha e fetusit që Florija ka në bark, hetuesit përjashtojnë mundësinë e ngjizjes së shtatzënisë në spital, duke ngritur dyshime se marrëdhënia ka ndodhur pas vendosjes së 22-vjeçares në qendrën e fizioterapisë.

Gjatë qëndrimit aty, motra e Florijes ka deklaruar se 22-vjeçarja e aksidentuar në Himarë ka qenë shumicën e kohës e shoqëruar, duke qëndruar pa shoqërues në rastet e marrjes së trajtimit me fizioterapi. Prokuroria e Tiranës tha se nga dëshmia e Erida Peçit ka arritur të zbulojë një rast kur Florije Peçi ka mbetur vetëm pa njeri shoqërues për më se dy orë. “Kjo ka ndodhur në mesin e shtatorit 2012, ose në javën e tretë të këtij muaji”, tha një burim nga Prokuroria. Sipas akuzës, Florije Peçi mbetej e veçuar nga shoqëruesit zakonisht 30 minuta deri në 1 orë e 30 minuta, por rasti në fjalë ka zgjatur më se dy orë. Sipas të motrës së Florijes, “të vetmet momente kur ajo ka qenë vetëm kanë qenë seancat e masazhit dhe disa takime me përkthyesen dhe vëllain e përkthyeses”. Pikërisht pas këtij pohimi të Erida Peçit, Prokuroria e Tiranës duket se ka vendosur të kërkojë dëshminë e dy personave që e kishin shoqëruar pacienten gjatë qëndrimit në klinikën e riaftësimit në Austri. “A mund të kujtoni ndonjë rast gjatë qëndrimit në klinikën fizioterapeutike ku Florija të jetë ndarë nga ju dhe të ketë qëndruar vetëm?”.

Kjo ka qenë pyetja që i kanë drejtuar prokurorët shtetases Erida Peçi, motrës së studentes të mbetur shtatzënë. Ajo ka kujtuar rastin kur bashkë me përkthyesen që shoqëronte Florije Peçin janë larguar për drekë dhe e kanë lënë vetëm të sëmurën 22-vjeçare. “Florija ishte në katin e dytë të klinikës kur ikëm ne, jemi vonuar rreth dy orë pasi isha me përkthyesen nga Kosova”, ka thënë në dëshminë e saj Erida Peçi, motra e vajzës së mbetur shtatzënë. “Ajo që ka mbetur pas kësaj dëshmie është verifikimi i këtij momenti të dyshimtë, nëse përputhet me moshën e fëmijës”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, nuk ka ndonjë informacion të saktësuar për ndonjë person që ka kontaktuar me Florijen apo ndonjë ankesë të saj pas qëndrimit vetëm në klinikën ku hyrja ka qenë pa ndonjë kontroll.

(er.nu/panorama/BalkanWeb)


iken pista e spitalit... te shohim tani, cfare do t'u kujtohet tjeter ... florijes dhe motres se saj...
 
Re: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Me vjen vertet keq per kete qe i ka ndodhur kesaj vajzes.Te gjithe thone e ka fajin ai e ka fajin ky,por edhe vete familja e kesaj vajzes ka pjesen me te madhe te fajit ,pse u kujtuan pas gjashte muajsh te bejne denoncimin qe ajo eshte perdhunuar dhe eshte shtatzen?
 
Florije Peçi ngeli shtatzënë mes datave 24- 26 shtator, kur ishte në Austri.

Florije Peçi ngeli shtatzënë mes datave 24- 26 shtator, kur ishte në Austri. Marrëdhënia nuk ishte me dhunë



Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Austri dosjen e përpiluar në lidhje me skandalin e abuzimit ****ual të Florije Peçit.


E mbijetuara e tragjedisë së Himarës ka mbetur shtatzënë mes datave 24-26 shtator. Ky ka qenë konkluzioni i mjekëve dhe ekspertëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë në ekspertimin gjinekologjik të kryer me studenten, e cila dyshohet se ka mbetur shtatzënë gjatë kohës që mjekohej në Austri.


“Florije Peçi u ekzaminua përgjatë dy ditëve në maternitet me kërkesë të Prokurorisë. Gjatë ekzaminimit nuk u vërejtën shenja dëmtimi apo pasoja të një marrëdhënie ****uale të dhunshme. Mosha e fetusit është 6 muajsh në kohën kur kryhet ekzaminimi. Sipas përllogaritjes, koha e konceptimit të fëmijës është 24- 26 shtator 2012. Marzhi shkencor i gabimit në këtë përllogaritje është plus minus dy ditë”, citohet në gazetën Panorama përgjigja e mjekëve dhënë Prokurorisë.


Florije Peçi ka qëndruar në Austri nga data 24 maj deri në datën 11 tetor. Gjatë kësaj kohe, mes datave 24-26 shtator 2012 ajo ka mbetur shtatzënë.





​gazetatema.net
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Cfare dhune? Nese ajo ishte ne koma si do kundershtonte? Eh do e lajne si perher shtetin e huaj ne kurrizin e fatkeqes... Pak ka ne shpine e shkreta tani... nga aksidenti paska shpetuar e shkreta te behet nene ne kete menyre.. Shume gjynaf...
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Cfare dhune? Nese ajo ishte ne koma si do kundershtonte? Eh do e lajne si perher shtetin e huaj ne kurrizin e fatkeqes... Pak ka ne shpine e shkreta tani... nga aksidenti paska shpetuar e shkreta te behet nene ne kete menyre.. Shume gjynaf...


E lexove mesazhin e kreta flakita me poshte ti? se cfare ka bere javen e 3 te shtatorit?
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

E lexove mesazhin e kreta flakita me poshte ti? se cfare ka bere javen e 3 te shtatorit?

Tani e lexova... perseri paqartesi, e askush ska me ja gjet fundin ksaj historie...
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

“Florije Peçi u ekzaminua përgjatë dy ditëve në maternitet me kërkesë të Prokurorisë. Gjatë ekzaminimit nuk u vërejtën shenja dëmtimi apo pasoja të një marrëdhënie ****uale të dhunshme. Mosha e fetusit është 6 muajsh në kohën kur kryhet ekzaminimi. Sipas përllogaritjes, koha e konceptimit të fëmijës është 24- 26 shtator 2012. Marzhi shkencor i gabimit në këtë përllogaritje është plus minus dy ditë”, citohet në gazetën Panorama përgjigja e mjekëve dhënë Prokurorisë.

Mbas 6 muajsh veshtire te duken me shenjat e dhunes, nqs ka ekzistuar!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top