Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bashkëshorten

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Një krim në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kuçovës ku dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën dhe ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij.
Mësohet se autori i krimit, Riza Latifi, menjëherë pas krimit është larguar nga vendngjarja. Viktimat janë Rexhep Muço, 68 vjeç dhe e shoqja e tij, Vasilika Muço. Bija e tyre, Engjëllushe Latifi, është dërguar me urgjencë në spital.


Policia bën të ditur se rreth orës 08:45 minuta, shtetasi Riza Latifi ka qëlluar me armë zjarri për vdekje vjehrrin e tij Rexhep Muço, 68 vjeç, ndërsa me pas ka perdorut nje thike dhe ka plagosur vjehrrën Vasilika Muço 66 vjec dhe bashkëshorten e tij, Engjëllushe Latifi.

Paraprakisht mësohet se bashkëshortja Engjëllueshe Latifi kishte kërkuar divorcin nga Riza Latifi dhe prej ditësh ishte larguar nga vatra bashkëshortore dhe jetonte me prindërit në lagjen “1 Maji”.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.








gazetatema.net
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

Nga po dalin gjithe keto psikopat?
E masakroj tere familjen e nuses:( vetem se ajo vendosi te divorcoj.
Te shkretet ata prinder qe kane pare llatarin per faj te nje psikopati! E gjynah per ate femer qe eshte dashur te jetoj me te:(
Vertet tragjedi.
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

ncncncn u ben keto krimet ne familje dita dites ne shtime..Jan mir nga mend e kokes kta njerez qe cdo gje e zgjidhin me vrasje,dhe pikerisht brenda familjes.Pffff po ik o njeri puno gezo dhe jeto Pffff ca kafshesh
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

Krimet s'kane fund, tragjedi...
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën.

Nga Levani i Fierit deri në Kuçovë ka udhëtuar i armatosur me një armë automatike. ثshtë nisur në drejtim të shtëpisë së nuses së tij, të cilën kishte pesë muaj që nuk e takonte. Bashkëshortët Riza Latifaj dhe Engjëllueshe Muço, pas 20 viteve martesë kishin nisur konfliktet e mëdha dhe kishin vendosur të divorcoheshin. Mirëpo burri nuk e ka pranuar ndarjen. Gruaja kishte vendosur të largohej nga shtëpia e tij dhe të vendosej në Greqi tek vëllezërit. Por, disa javë më parë ishte kthyer dhe ishte vendosur te prindërit e saj të moshuar në Kuçovë. Riza Latifaj, 58 vjeç, ka mbërritur ditën e djeshme me gjithë armën në shtëpinë e tyre dhe pas konfliktit me bashkëshorten e tij nuk ngurroi ta përdorë për t’i vrarë. Hyn në mes e ëma për të mbrojtur jetën e së bijës, por plumbat e rrëzojnë për tokë. Më pas ndërhyn babai i nuses së agresorit. Për vrasjen e tij dyshohet se autori ka përdorur edhe thikë. Plumbat nuk kanë kursyer as vajzën e dy të moshuarve, ndërsa fieraku bashkë me armën e krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.



Vrasjet


Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 30 minutave në shtëpinë e Rexhep dhe Vasilika Muço-s, në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës. Riza Latifaj ka kërkuar të takohet me gruan e tij që gjendej në familje dhe nuk pranonte të kthehej më në shtëpinë e tij. Mes tyre dyshohet se ka patur probleme të vazhdueshme, për më tepër çifti nuk kishte as fëmijë. Debati është ashpërsuar dhe bashkëshortja e tij i ka bërë të qartë faktin se nuk do të kthehej më kurrë të jetonte me të. Atëherë 58-vjeçari ka shkrehur armën për ta vrarë. Ka ndërhyrë e ëma, 66 vjeçe për ta shpëtuar të bijën, por Latifaj nuk ka ndaluar së qëlluari. Dyshohet se në atë moment Rexhep Muço, 68 vjeç ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë një thikë për të sulmuar agresorin. Por, autori i masakrës ka kthyer armën në drejtim të tij duke e qëlluar edhe atë. Më pas ka marr thikën dhe i ka dhënë edhe disa goditje me thikë duke e lënë të pajetë. Kanë ndërhyrë fqinjët e familjes Muço për tu dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe aty kanë mësuar se kryefamiljari kishte ndërruar jetë. Eshtë lajmëruar policia ndërsa nënë e bijë janë nisur në drejtim të spitalit me pak shenja jete. Rreth një orë më vonë, gruaja e moshuar ka vdekur, ndërsa vajza e saj, Engjëllusha vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën dhe pritet transportimi saj në drejtim të Spitalit Ushtarak. Policia ka nisur kërkimet dhe hetimet, por paraprakisht vrasja është klasifikuar për shkaqe banale .



Policia: Presim dëshminë e djemve të çiftit të vrarë


Masakra që është regjistruar dje në Kuçovë, ka motiv pikërisht konfliktet familjare. Policia e Beratit është vënë në ndjekje të autorit, 58 vjeçarit Riza Latifaj dhe për arrestimin e tij është kërkuar bashkëpunim me policitë e Fierit dhe të Vlorës, pasi mendohet se vrasësi nuk ka njerëz të njohur në qarkun e Beratit. Policia e Beratit saktëson se personi përbën rrezikshmëri të lartë, aq më tepër pasi ka edhe armën e krimit me vete. Kështu në angazhim për arrestimin e tij janë thirrur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Beratit dhe të Fierit. Hetimet janë përqendruar mbi konfliktet e shumta mes çiftit nga Levani. Dëshmitarët-fqinjë me viktimat kanë treguar vetëm sherrin me zë të lartë që është zhvilluar në shtëpinë e tyre pak para krismave, ndërsa pritet ardhja e djemve nga Greqia për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes





shekulli.com.al
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

aman c'ti diskutosh kesaj teme, na prishet gjakun me gjithe keto tema te tilla qe keni postuar se fundmi :(
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

aman c'ti diskutosh kesaj teme, na prishet gjakun me gjithe keto tema te tilla qe keni postuar se fundmi :(

Ky eshte aktualiteti jone per momentin, skemi cte bejme :)
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

Vrasje,....bote e cmendur, njerez konfuz.....krime nje pas nje....Brenda nje jave kemi pare e degjuar me shume vrasje sec ka java dite. Tmerr.
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

6 vrasje,8 te plagosur. (ne plagosje marrim parasysh dhe aksidentet rrugore)
Tani po na afrohen dhe fushatat elektorale e do thyejm rekordet e viteve te me parshem per vrasje,plagosje.

Per elozhet kemi "Hajdutin" (e FV) qe na sjell statistikat dhe luften e krimit me vitet e qeverisjeve tjera...
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

6 vrasje,8 te plagosur. (ne plagosje marrim parasysh dhe aksidentet rrugore)
Tani po na afrohen dhe fushatat elektorale e do thyejm rekordet e viteve te me parshem per vrasje,plagosje.

Per elozhet kemi "Hajdutin" (e FV) qe na sjell statistikat dhe luften e krimit me vitet e qeverisjeve tjera...

Nuk dua te bej avokatin e djallit tani, po ne shume ne keto vrasjet ka dhe ska faj shteti, eshte shume kompleks si argument.
 
Titulli: Tjetër krim i tmerrshëm, dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën, plagos rëndë bash

Policia ka mundur të arrestojë ditën e sotme dy bashkëpuntorët e masakrës së ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Kuçovës.
Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se është arrestuar Agim Halili 35 vjeç dhe Ganit Haxhijani 50 vjeç. Por autori i masakrës, Riza Latifaj, ende nuk është kapur nga policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë në lagjen “Llukan Prifti” në qytetin e Kuçovës, ku Riza Latifaj masakroi në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, vjehrrin dhe vjehrrën, si dhe plagosi rëndë gruan e tij, 45-vjeçaren Engjellushe Latifaj.









​shekulli.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top