E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në lidhje me një nga vajzat e aksidentuara në Himarë, e cila është transportuar në koma në Austri dhe rezulton të jetë shtatzënë, pasi mendohet se mund të jetë përdhunuar gjatë kohës që ishte e pavetëdijshme.

Prokuroria e Përgjithshme pritet të urdhërojë një hetim lidhur me një denoncim, e vëllait të vajzës, Florie Peci, dhe ky hetim do të hedhë dritë për një ndër skandalet më të mëdha në fushën e mjekësisë.

Vajza e mbijetuar Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar ****ualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. Kallëzimi penal është bërë nga vëllai i vajzës, Gazmend Peci i cili i thotë prokurorisë:

“Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie ****uale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej".


Florie_Peci.jpg

Ky kallëzim ndodhet në duart e prokurorëve për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Pecin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër, shkruan Shekulli.

Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit.

Vëllai i vajzës i thotë prokurorisë së aktualisht e motra është e shtruar në një maternitet në Tiranë. /alb
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Absurditeti njeriut esht i pa fund .... Nuk e di se ne cgjendje duhet te jesh apo cafr te thot truri te provosh nga ky veprim sdi cte shtoj me vetem shpresoj mos te jet e vertet dhe pse tashem asgje sna ben me habi ne kte bot ku cdo gje nodh ....
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

U raft pika ketyre..mbas gjithe atij shoku qe ka pesuar goca edhe kjo i mungonte!
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

normale qe s'eshte e vertete... ca jane keto absurditetesh. le te flase vete e zonja e punes, se mbase i kujtohet ndonje detaj me shume, qe s'e mban mend vellai ;)
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Pak me pare e degjova tek edicioni i lajmeve...Pervecse eshte nje tragjedi personale dhe e familjes se vajzes..ky eshte nje krim makaber dhe i denueshem dhe automatikisht duhet te merret ne dore nga autoritetet perkatese....shteti jon duhet te bej patjeter dhe menjehere dicka, duhet te reagoj...te denoncohet spitali i shtetit austriak.........Si eshte e mundur? si valle? kaq keq, kaq psikopat eshte njeriu valle....Po qenka.
Po nuk ka asnje koment qe mund te behet per kete akt barbar.



 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Dhe un tani e pash lajmin dhe u habita ! nuk arri te kuptoj un ket ngjarje se si ka mund te ndodhe ,
aqe me pak te behet ne nje vende si austria e ku ne spita kjo vertet eshte skandaloze.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie ****uale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej".

Nqs ka qen ne kome, ishte e shtruar tek terapi intensive, ku ka personal mjeksor tere kohen (dhe jo vetem 1), pasi qe jane te semure me rezik jete e duhet te jene te kontrolluar cdo sekond.
Pra eshte disi e pamundur, te kete mbetur vetem me nje X individi qe ka pasur kohe ta perdhunoj, pa e pare askush ( ne nje zone ku mund te hy ne cdo sekond nje njeri, e aq me shume klinike jashtetit, ku shume mire mund te kete kamera filmimi).
Nuk them qe eshte 100% e sigurte qe ska ndodhur, se ne kete bote te cmendur cfare nuk ndodh, por me duket me shume e pabesueshme.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Shume gjera po ndodhin dhe kjo nuk eshte e para shpresoj te funksionoje drejtesia ne ket rast
 
Skandal dhe Tragjedi....

...dicka e pabesueshme...nese do te ndodhte ne ndonje vend te botes se trete edhe mund te besohej..te ndodhte ne Austri duket pak e pabesueshme...nese vertete ka ndodhur atehere duhet te dridhemi para ketij akti...

Smund ta besoj!!!
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

E veshtri per te besu , por them ku ta di mbase ndonje marifet si lloj hakmarrje e familjes do mund te ishte me afer se vertetes... sepse mir e tha sweet ajo tan kohen ka qen nen kujdesin intenziv si ka mund te ndodhe nje gje e till ne ate gjendje sa ishe ajo?
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Esht disi i pabesueshem si lajm ,por dhe cfar nuk ndoth neper bote.Kur degjova kete lajmin mu kujtua 1 filem dhe 1 emisjon i kushtuar rreth ksaj teme (nuk me kujtohet emisioni apo filmi titulli tamam,por fliste per keto اeshtje).Esht i vertet fakti qe disa mjek neper bote marrin pagesa te ndryshme per te futur te huaj ne spital dhe te kryejn mardhenie se.xuale me femrat qe jan ne gjendje kome,dhe filmi ose emisioni qe kam par dikur do jet bazuar diku.kshu qe un personalisht e quaj 50% i rrem dhe 50 % i vertet.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Si Hajdut qe jam po holumtoja dhe shkeputa nje lajm te vjeter nga faqja e Tv Klan, ku shkruhet:

Ndërsa në 24 maj, bashkë me studenten Eriselda Gubere, ato u transportuan në gjëndje koma në një klinikë të specializuar në Austri. Në 15 qershor ka dalë nga koma Eriselda, ndërsa Floria ka dalë në 2 korrik.

Dy vajzat u vizituan në spitalin vienez në 15 qershor nga ministri i jashtëm në atë kohë Edmond Hxhinasto, duke garantuar për vëmendjen e plotë të shtetit shqiptar për rikuperimin e tyre. Sipas familjarëve dy vajzat janë vizituar duke patur kujdesin e qindra emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë në Austri.

11.10.2012

Familja pretendon se Floria eshte perdhunuar gjate muajit shtator, kur ajo ne fakt ka dalur nga klinika ne korrik dhe eshte kthyer ne Shqiperi ne tetor, sipas dates se publikimit ne web faqen e Tv Klan te artikullit te mesiperm. Pra Floria ka kaluar korrikun, gushtin, shtatorin dhe fillimin e tetorit neper shtepite e bashkeatdhetarve te saj ne gjendje te mire shendetesore, e afte per tu mbrojtur dhe e vetdijshme. Aty ta kerkojne kopilin dhe nderin familjaret e viktimes, nese behet fjale per perdhunim kuptohet.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Me siguri ka gisht Berisha ne kyt perdhunim ahahahahahahahah
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Mund të ekzistojë mundësia e përdhunimit në kohën që ishte në Shqipëri???
Boo .. pak i çuditshëm si lajm .. gjithsesi nuk hiqet mënjanë fakti që dhe mund të ketë ndodh dicka mos e quani botën e emancipuar të ndershme .. e keqja mund të bëhet në cdo moment ..
Jam dakort që ka shumë mbikqyrje në terapi intesive por asnjëherë nuk duhet përjashtuar fakti që momenti për një pervers mund të gjejë kur të dojë .. një moment ulje garde dhe ja u bë e keqja ..

Janë shumë pikëpyetje në këtë çështje .. të shikojmë të vërtetën si do dali.. nëse del një ditë dihet..

Më vjen keq për këtë vajzë jashtëzakonisht që po kalon kaq shumë lendime, dhimbje dhe vuajtje.. i uroj shërim të mbarë dhe uroj që mos të jetë e vertetë ky lajm, sepse nëse do jetë ajo nuk do bëhet më njëri me gjithë këto trauma..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Si Hajdut qe jam po holumtoja dhe shkeputa nje lajm te vjeter nga faqja e Tv Klan, ku shkruhet:



Familja pretendon se Floria eshte perdhunuar gjate muajit shtator, kur ajo ne fakt ka dalur nga klinika ne korrik dhe eshte kthyer ne Shqiperi ne tetor, sipas dates se publikimit ne web faqen e Tv Klan te artikullit te mesiperm. Pra Floria ka kaluar korrikun, gushtin, shtatorin dhe fillimin e tetorit neper shtepite e bashkeatdhetarve te saj ne gjendje te mire shendetesore, e afte per tu mbrojtur dhe e vetdijshme. Aty ta kerkojne kopilin dhe nderin familjaret e viktimes, nese behet fjale per perdhunim kuptohet.

Sido qe te jet zhvillimi i kesaj ngjarje...Kjo vajze ka qen e traumatizuar nga nje aksident ku ka rrezikuar jeten e saj e ka humbur shoket dhe koleget e saj. Por si eshte e mundur valle qe perseri gjykimi i behet viktimes....denohet dhe akuzohet nje vajze adoleshente?? (e ka bere me vetdije, si dihet si eshte puna...po cna intereson kjo...dhunimi me vetedije apo jo eshte dhunimmmmmmm ne kushtet e saj.) ......Perseri femra eshte e pambrojtur nga shoqeria jone patriarkale dhe mentaliteti godet femren...gjithmon per fat te keq ajo qe del fajtore eshte femra.


Nuk e kuptoj....por e shoh ne cdo tem te tille kjo ndodh....Ku jan keto shoqata apo sensibilizime per mbrojtjen e te drejtave njerezore dhe mbi te gjitha per gruan ?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Nuk mund ta besoj nje lajm te tille? Mos valle duhet ti ruaj 24 ore ne dite te semuret tane neper spitale qe mjeket te mos abuzojne me ata???
 
...gjithsesi...

E rendesishme eshte qe vajza u rikthye ne jete dhe po merr kujdesjen e duhur mjekesore si vajze shtatzane. Se si ndodhi dhe nese pati dhunim apo jo, kete do ta mesojme ne ditet ne vazhdim nga hetimet. Por ne raste te tilla, sidomos ne Shqiperi, reagime te tilla ndodhin nga vajzat qe nuk kane kurajon per t'iu treguar te verteten familjes, dhe keta te fundit nxitojne per te "mbrojtur nderin e vajzes", pa e kuptuar qe duke ngritur akuza te tilla mediatike dhe padi ne prokurori, e kthejne nje tragjedi familjare ne nje tragjedi shqiptare.

Jeta e asaj vajze nuk do te shkaterrohet nga mbetja shtatzene por nga fakti qe jeta e saj private do te jete "telenovela e rradhes" per ustallaret e mediave shqiptare.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

me sa kuptova sot nga ministri i shendetesise, eshte i ditur fakti, se nuk behet fjale per dhunim. ai tha "mos publikoni lajme te tilla se i prishni emrin vajzes" ... nese eshte perdhunuar nuk prishet emri i saj, por gjendet dhe ndeshkohet autori. cka le te kuptohet, se vajza e di cka ndodhur me te. me sa e pashe sot, ishte mire. dhe shtatzania dukej goxha. edhe drejtori i maternitetit tha se ajo eshte ne gjendje ta linde femijen, pasi eshte me shume se 5-muajshe. ajo ka jetuar edhe tek familja kosovare qe e mikpriti dhe mbuloi shpenzimet. aty ka qene e shoqeruar gjithe kohes nga te pakten nje familjar i saj dhe nje mjek.
ndekohe qe 15 dite me pare, pra para se te thuhej se eshte shtatzene, vajza i kishte kerkuar familjes ta conin edhe nje here ne vjene. per cfare????
aq me teper u deshen 5 muaj per ta kuptuar qe ishte shtatzene, kur ajo vazhdon kontrollohet rregullishta nga mjeket?
po nderhyrja e deputetit te PS Taulant Balla per cfare nevojitet, apo solidaritet bashkeqytetar...
ka shume per t'uu pare ne kete ceshtje.
me vjen keq per vajzen qe po lejon te tjeret ta kthejne ne loder fatin e saj. sepse jeten tashme e ka rifituar faleminderit Zotit...
dhe kjo ska te beje fare me mentalitetin qe gjykon femren, ajo s'eshte aq keq sa mos dalloje dicka te tille, madje nuk eshte as e vogel, por eshte 21 - 22 vjece
nejse ... rendesi ka te jete mire, e ta linde pa komplikacione femijen e saj
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Nuk gjej Dot fjale pere kete teme.

Me ka prekur Shum kur e Kam degjuar ne Lajme

Po turp turp turp ti vi ati qe e ka bere kete gje !
 
Vëllai i studentes: Motra ime është dhunuar

Nje dite pas denoncimit te atij qe mund te kthehet ne nje skandal jo vetem ne Shqiperi, nisin te zbardhen te tjera detaje per kete ngjarje te rende. Vellai i saj me i madh, Gazmend Peci, ne nje intervistë për Top Channel deklaroi se motra e tyre ka qendruar ne spitalin austriak qe pas aksidentit deri me 11 tetor te vitit 2012.

Sipas diagnozës së mjekëve dhe padise se tij në Prokurori, shtatzënia ka ndodhur ne muajin shtator. Gjate muajit shtator, pacientja eshte asistuar edhe nga motra e saj 20-vjeçare, e cila ka qendruar me te ne spital deri në kthim.

"Familja kosovare u interesua vetë dhe gjeti numrin e telefonit tim. Një herë në javë, të shtunave, dy motrat e mia shkonin për drekë te familja kosovare për pak orë dhe më pas ata i dërgonin përsëri në spital", thotë Gazmendi.

Gazmendi hedh poshte edhe akuzat apo dyshimet qe po hidhen mbi familjen kosovare, e cila prej vitesh qendron ne Austri dhe ka ndihmuar te motren.

"Kjo familje nga Kosova është prej tre anëtarësh, një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre rreth 20 vjec", rrëfen Gazmendi.

22-vjeçarja ka probleme me te ecurin dhe humbje te vazhdueshme kujtese. Per te kryer nevojat baze ka nevoje per ndihme, dhe shpesh nuk eshte ne dijeni te shume ngjarjeve.Lajmin per shtatzanine, familja Peci nga fshati Kajtel i Librazhdit e ka marre ne 15 janar, kur vajza eshte ankuar per dhimbje te vazhdueshme barku.

"Floria nuk mban mend asgjë dhe gjatë gjithë veprimeve të saj duhet të ketë shoqërues.Ajo nuk mban mend nëse e kanë përdhunuar. Gjatë kohëve të fundit na tha se kishte dhimbje barku dhe pas kryerjes së ekos na thanë që ajo është shtatzënë. Jam ndjerë shumë keq për këtë që ka ndodhur.Kjo është dicka shumë e rëndë", thotë vëllai i Peci.

Drejtori i maternitetit 'Mbreteresha Geraldinë", Halim Kosova tha se shtatzënia e vajzes po ecen ne gjendje normale. Ai konfirmoi deklaratat e vellait te saj se vajza ka probleme neurologjike dhe te gjitha ekpertizat me mjeket e specialiteteve te tjera do te behen ne dhomen e saj.

"Për ne si maternitet, fëmija është në rregull. Edhe ekspertët e tjerë thonë se kjo shtatzëni duhet të vazhdojë dhe qëllimi ynë nuk është aborti, qëllimi ynë është si t'i shërbejmë një fëmije. Pacientja nuk ka kujtesë të qartë për detaje mbi këtë problem", thotë Kosova.

Ndersa Ministri i Shendetesise Vangjel Tavo, i pyetur lidhur me kete ngjarje te rende nuk pranoi te jape me shume detaje, por tha se çeshtja eshte ne hetim.

"Eshtë një rast i cili është në hetim nga organet kompetente dhe në momentin që do të kemi një rezultat do t'jua bëjmë të qartë", tha Tavo.

Vajza dhe familjaret kane kerkuar nderprerje te shtatzënise, pasi ajo eshte perdhunuar dhe aktualisht nuk eshte ne gjendje fizike dhe mendore te rrise nje femije. Ajo qe mbetet eshte se dhjete muaj pas aksidentit te rende ne Himare, 22-vjeçarja, studente ne Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, aktualisht po peson nje tjeter traume te rende psikologjike.




​top-channel.tv
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Jeta e asaj vajze nuk do te shkaterrohet nga mbetja shtatzene por nga fakti qe jeta e saj private do te jete "telenovela e rradhes" per ustallaret e mediave shqiptare.

Per kete jam dakort....Sepse media jon nuk eshte nje gazetari e mirfillte investiguese por manipuluese dhe skandaloze...e jo vetem per rastin ne fjal......Per raste socialo-ekonomike, politike etj...Media shqiptare le per te deshiruar sepse nuk drejtohet nga gazetare por nga mercenar.


Per rastin ne fjal...vertet qe do "dali ne shesh e verteta"......e sic e kam theksuar me siper vajza do jet e persekutuar dhe e denigruar nga kjo histori asnje tjeter.
Ky rast u be publik, por ka raste qe kan mbetur ne heshtje, vajza te dhunuara te cilat nuk guxojn te ngren zerin pikerisht per keto arsye qe jan komentuar..opinioni si publik dhe jo publik vret femren.
 
Florie Peçi: Nuk e dua fëmijën

“Unë nuk e dua atë... Ai është i keq... Shpeshherë më shkelmon...” Janë këto copëza të shkëputura nga biseda që gazetarja e emisionit “Urbanika” në televizionin A1 REPORT! ka mundur të marrë nga Florie Peçi, studenten e mbijetuar nga aksidenti tragjik i Himarës më 21 majin e vitit të kaluar. Studentja nga Librazhdi është 5 muajshe shtatzënë dhe familjarët e saj hedhin akuza se Floria është abuzuar ****ualisht gjatë periudhës së rehabilitimit në klinikën e Vjenës, pasi shkoi për kurim në gjendje kome, pas aksidentit.


Shtatzënia e Florie Peçi është trajtuar sot në emisionin “Urbanika”, ku gazetarja Pranvera Bozhiqi ka mundur të bëjë një bisedë gati 3 orëshe me të në dhomën numër 3 të maternitetit “Mbretëresha Geraldine” në Tiranë. Pavarësisht se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar, goditja e marrë nga aksidenti ka lënë pasoja në shëndetin e saj mendor, pasi shpeshherë Floria humb kujtesën dhe momentet e vetme të rrëfimit të saj janë kur ajo kujton diçka. Në bisedën me gazetaren, studentja e mbijetuar nga aksidenti i Himarës përmend emrin Uesli. Bëhet fjalë për nipin e saj, djalin e vëllait, të cilin Floria e do shumë. “Uesli do ta rrahë”. Kështu shprehet studentja për “mbrojtësin e saj të vogël” i cili sipas saj do ta shpëtojë nga e keqja që ajo mban në bark, siç e mendon ajo.


Floria vazhdimisht shprehet se fëmija që ajo mbart në trupin e saj është i keq, ndërsa kërkon me ngulm që nipi i saj të vijë ta vizitojë në maternitet. Për Florien shtatzënia e saj ka ndodhur përmes një gjilpëre. Ndërkohë, kur Florie Peçi është kthyer në atdhe, më 11 tetor pas kurimit në Austri, në aeroport aty ku e priste i vëllai, i ka folur këtij të fundit në formën e halucinacioneve për çështje morali dhe për një fëmijë. Nga ana tjetër, versione të ndryshme për këtë histori vijnë nga familja e Flories dhe shoqja e saj, e cila gjithashtu mori kurim në Austri, por jo në të njëjtin spital, Eriselda Gubere.


Sipas motrës së Flories, e cila tregon se i ka ndenjur gjithmonë pranë, shtatzënia e studentes nuk mund të ketë ndodhur në familjen kosovare, atje ku Floria ndenji për disa kohë, gjatë rehabilimit. Ajo rrëfen se ndonjëherë e ka lënë vetëm sepse stafi i klinikës i thoshte që s’kishte nevojë pasi kujdeseshin vetë infermierët. Ndërsa Eriselda përjashton mundësinë e shtatzënisë në spital me arsyetimin se stafi ishte i specializuar dhe ajo vetë shprehet e kënaqur dhe se nuk ka pasur asnjë problem gjatë kohës që u kurua. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me "çështjen Florie", ku pritet të merret dëshmia e 10 personave , mes tyre edhe e vëllait të Florie Peçit, i cili ishte personi që bëri kallëzim penal në Prokurori se e motra ishte përdhunuar gjatë kohës së rehabilitimit në Vjenë.


[video=youtube;d-FCuLZCO0I]https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=d-FCuLZCO0I[/video]


​shekulli.com.al
 
Hetimet në Austri, "Shtatzënia e Flories mund të këtë ndodhur në Shqipëri

Prokuroria austriake ka nisur hetimet dje për shtatzëninë e Florije Peçit, familjarët e së cilës pretendojnë se vajza është dhunuar gjatë kohës që ka qenë në koma dhe kurohej në Austri.

timthumb.php


Por zëdhënësi i Prokurorisë së ثels-it, Christian Humber, ka hedhur dyshime se ngjarja mund të mos ketë ndodhur në spitalin austriak, ku e mbijetuara nga tragjedia e Himarës, Florie Peçit kurohej.
Sipas tij, “Prokuroria ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin mjekësor të viktimës në klinikë. Po kërkojmë për informacione, duke shpresuar se do të gjejmë ndonjë gjurmë të rëndësishme."

Gjithashtu ai ka shtuar edhe një detaj tjetër, së sipas tij e bënë shumë të dyshimë, që shtatzënia të ketë ndodhur në Austri. Zëdhënësi ka shtuar se studentja ka qenë e shoqëruar gjatë gjithë qëndrimit të saj në Austri.

“Informacioni i parë që kemi marrë nga Ambasada në Shqipëri është se sulmi ndaj së dëmtuarës mund të ketë ndodhur nga fillimi i tetorit deri në fund. Gjatë shumicës së kësaj kohe, viktima nuk ishte në Austri, pasi u largua më 11 tetor”, shtoi zëdhënësi Humber.
Shekulli


Ps: E kisha menduar saktë hipotezën e përdhunimit në Shqipëri ..
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Une nuk po e kuptoje familjen e goces se si e lejon qe e bija e tyre te behet teme ditore e maskaralleqeve gazetaruce shqiptare ku mbremja te ze te virgjer e agimi te zbardhe vet i treti, katerti apo varet nga meshira e gazetarise coroditese.

Kjo gje qe i ka ndodhur goces (qoft edhe perdhunim) munde ti ndodhe edhe tjetres. Pra ze nje avokat qe ke sot me shumice, mos te flasim se te tille te ofrohen vete, e do gjendej edhe babai i cunit e kur te gjendej do paguante per te gjitha aq me shume nese mbarsimi ka ndodhur ne nje vend Europian.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Viktime e mediave......Kjo vajze eshte rrezuar per here te dyte nga autobusi e tani ndodhet serisht ne fund te humneres...Me vjen keq qe eshte kaq e pafat ne jete..
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Kreta: fajin nuk ja ka media, po i vellai dhe taulant balla, qe e cuan tek topchanel per te share qeverine qe e coi vazjen ne austri. vete kerkuan qe media tua zgjidhte hallin.


Kreta po sikur vellai dhe familja te mos dini me shume. Te jene njerez te paditur. E kuptoje edhe Taulantin se eshte kohe zgjedhjesh, por nuk e kuptoje shtetin se ku qendron me Institucionin e tij. Ka shteti shqiptar institucion mbi mbrojtjen e te dhenave personale te njeriut???? Ka shteti shqiptar shoqat gazetaresh qe nukr reagon??? Ka shteti shqiptar Avokat populli???? Ka shteti shqiptar shoqeri civile?????

Pergjigja eshte nuk ka! Fatkeqesisht!

Andaj goca me dhimbset se mos harro neser pasneser ne situate te tille munde te jesh ti, motra ime, vajza ime, mikja ime, tjetra e tjetra.

Sikur te kishte instrumente shtetrore do mbyllte gojen edhe Top Chanel edhe Taulant Balla.
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

te perdhunohet ne spital ? e tmerrshme, me kujtuat ate skenen te Kill Bill
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

Lajm kaq trondites nuk kisha lexuar me kohe.. E shkreta vajze ti mbijetosh atij aksidenti, shkon te sherohesh dhe te perdhunohet??? shume absurde...
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

te perdhunohet ne spital ? e tmerrshme, me kujtuat ate skenen te Kill Bill

dhe mua direkte ate film me coi ndermend. madje te filmi thash mos e kan ekzagjeruar si mund te behet dicka e tille... sdi cte thuash per kto njerez, me i thene kafsh s'mundesh se kafsha se ben dicka te tille
 
Titulli: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës është shtatzënë, përdhunohet në Austri

E shkreta vajz thua me mir .... kishte shum endrra e tani u be objekt thashethesh rast qe te prek ne shpirt. mbreme lexov ne nje shkrim se flet si ne agoni her pas here ? thot nuk e du ket femij, se me shkelmon.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top