Suliotet, Arvanitasit/ Shqiptaret Orthodoks!

Bilderberg

Anëtar i ri
Admiratoret angleze shkruanin se Aliu i kishte ngritur shqiptaret e tij ne lartesine e kombeve me te forta te kontinentit(1). Luftrat e Aliut kunder fiseve ortodokse te Sulit te siperm filluan rreth viteve 1790 gjate luftes Austro-Ruse pasi Suliotet ne malet e tyre sulmuan disa trupa te Aliut(2).
Megjithe shperthimet dhe permasat poetike qe morren suliotet per mbrojtjen e tyre heroike ata fatkeqesisht nuk ishin asgje tjeter vecse nje bande kleftesh(banditesh) te organizuar ne fise dhe shoqeri qe ne cdo dalje nga mali te banditeve qe perbenin komunitetin e maleve të Sulit, ata sulmonin Turqit , apo Greket , apo shqiptaret muslimane(3)duke i bere krahinat perreth maleve te Sulit nje ferr per te gjithe. Ne 1791 duke perfituar nga mungesa e Ali pashes( sepse ky kishte detyrime ushtarake ndaj sulltanit) Suliotet sulmojne pronaret muslimane te zones se Paramithise dhe
Margelliçit.
Kete fakt na e sjell shkrimtarja De Joelle Dalegre ne faqen 157 te librit te saj « Greket dhe Osmanet 1453-1953 », ndersa ne arkivat franceze të « Journal des sciences militaires » ne faqen 161 shkruhet per vitin 1822 : Suliotet pasi morren keshtjellen e Regniazza ne rrugen e tyre drejt Artes i morren peng si rober lufte te gjithe camet e Margellicit. Ali Pasha qe edhe vete greket e quanin PYRRHUS apo
PIRRO i RI (4) ne nje ekspedite te dyte per te luftuar suliotet perdori edhe Armatolet greke kunder tyre ne korrik 1792 ne betejen e te ciles 2000 shqiptare te Aliut do te masakroheshin nga Suliotet.
Ata nuk e donin islamin dhe urrenin cdo njeri qe e pranonte ate. Fakt eshte se ata kur ndonje njeri nga fiset e tyre pranonte islamin, ose e vrisnin ose e perjashtonin nga fisi, gje qe sillte edhe largimin nga fshatrat e tyre. Sulmet e tyre te vazhdueshme ndaj osmaneve dhe muslimaneve te fshatrave perreth nuk mund ti linte keta te fundit indiferent ndaj edhe disa ekspedita ushtarake kunder Sulioteve u ndermorren nga kapedanet vendas kunder Sulioteve. Ne 1731 shqiptari Njazi Ahmeti pashai i Janines se bashku me 8.000 trimat e tij i luftoi Suliotet por ky e humbi luften dhe shume ushtare shqiptare u masakruan nga Suliotet.
Ne 1755 Mustafa Koka me 4.000 ushtare dhe i poshter bej Cameria me 5.000 ushtare por qe te dy perballe maleve dhe krykave te Sulit humben ushtrine e tyre. Ne 1759 Delvinioti Dost beu humbi perballe Sulioteve dhe gjithe ushtria e tij perbere nga shqiptare u shkaterrua nga Suliotet. Cami Maksut Aga nga Margariti qe ishte edhe guvernator i Artes pesoi te njejtin fat ne 1762. Ne 1772 cami Sulejman Capari bashke me 9.000 trimat e tij sulmoi Suliotet por i shtrenguar keq ne malet e egerta te Sulit e humbi betejen.
Ne 1788 Ali Pasha i Janines i hapi lufte sulioteve sepse keta te fundit nuk respektonin ligjet dhe kryenin krime. Ne 1792 3.000 ushtaret shqiptare të Ali Pashes do te masakroheshin nga Suliotet të drejtuar nga Jorgjio Bocari (babai i Marko Bocarit) , Llambro Xhavella (babai i Foto Xhavelles). Dy vjet më vone do te pesonin te njejtin fat 2.000 shqiptare të tjere qe Ali Pasha nisi kunder Sulioteve.
Suliotet të gjithe ndihmen e tyre e merrnin nga Parga dhe kishin mbeshtetje te forte nga Europa. Rusia dhe Franca i furnizonin ata me arme dhe municione. Per fuqite Europeane Suliotet ishin nje instrument i persosur per te dobesuar perandorine Osmane. Kur britaniket bashkuan forcat e tyre me Osmanet per ti bere balle Napoleonit Suliotet ngelen pa mbeshtetje sepse britaniket ja prene atyre furnizimet me arme nga të gjitha anet, gje kjo qe coi ne thyerjen e bashkimit të klaneve Suliote.

Familja Bocari per arsye politike kerkoi nga Ali Pasha qe ti linte te largoheshin nga Suli dhe te vendoseshin ne tokat e Aliut. Sidoqofte Suliotet u mblodhen ne kishen greke Shen Georgios të Sulit dhe vendosen qe te vazhdojne luftimet. Liderat e tyre ishin : Foto Xhavella, Dhimo Drakos, Tusas Zerva(nje nga stergjysherit e Napolon Zerves qe do të masakronte me pas çamet pa meshire duke kryer krimet me makabre te te gjithe historise se çamerise), Kutzonikas, Janaqi( nga paraardhesit e Gjeneralit famekeq Deli Janaqi qe me doren e vete do të masakronte me mijera came gjate tragjedise came), Fotomaras, Veiko etj.
Pas nje beteje te gjate ne 7 dhjetor Suliotet do te kapitullonin perballe ushtareve shqiptare te Aliut i cili i premtoi atyre se do të lejonte te largoheshin per ne ishujt e mesdheut me gjithe pasurine dhe armet e tyre. Ne 12 dhjetor 1803 Suliotet u nisen per ne Parga dhe neper ishujt e tjere Joniane. Nje numer i madh Suliotesh u vendosen ne Parge qe ishte nen kontroll Rus. Shume Suliote u vune ne sherbim te Rusise ne Korfuz dhe u bene componenti kryesor i Legjionit te Drites Riflemen.
Ky rregjiment ishte i perbere nga Suliotet, Himariotet, Maniotet, Kleptet(bandita greke), dhe Armatolitet( bandida greke anti-klepte). Suliotet morren pjese ne shume ekspedita ushtarake si ajo e Napolit ne 1805, Tenedos dhe Dalmaci ne 1806, si dhe ne mbrojtejen e Lefkosit ne 1807. Pas traktatit te Tilsit ne 1807 mes Ruseve dhe Francezeve, ushtrite ruse u larguan nga ishujt Joniane dhe keto ishuj u okupuan nga Francezet. Pas ikjes se Ruseve Suliotet qe ishin ne Legjionin e drites Rus u vune ne sherbim te francezeve duke formuar ate qe francezet e quajten tekstualisht LE REGIMENT SOULIOTE (regjimenti suliot) dhe jo regjimenti shqiptar sic e quajne filogreket shqiptare.

Ne mes te Sulioteve jetonin edhe disa bandite katolike qe ishin larguar nga malet e veriut te Shqiperise. Ne mes Sulioteve qe flisnin shqip por ne mes tyre kishte edhe shume bandite greke qe ishin arratisur dhe strehuar ne malet e Sulit per krime te ndryshme qe kishin kryer.
Ka shume hipoteza qe thone se mes tyre jetonin shume familje shqiptare ortodokse qe kishin lidhje martesore dhe gjaku me ta. Ky faktor dhe domosdoshmeria qe kishte shqipja ne Cameri(sepse te gjithe shqiptaret flisnin shqip dhe ishte gjuha vendase ne mbare Camerine)beri qe me kalimin e kohes Suliotet shqiptare apo greke apo Armatole qofshin ata te shqiptarizohen per sa i perket gjuhes shqipe. Ky proces mendohet të kete ndodhur per disa shekuj me rralle. Ne 1815 francezet, dhe anglezet e shperbene (LE REGIMENT DES SOULIOTES) dhe i integruan suliotet ne dy regjimente greke te drites. Nje pjese e mire e Sulioteve qe kishin marre pjese ne legjionin Rus te drites shkuan ne Rusi dhe i kerkuan Ruseve qe ti integronin ne ushtrite e tyre por pas refuzimit te ketyre te fundit ata u kthyen ne Greqi dhe integruan organizaten sekrete nacionaliste greke PHILIKI ETAIREIA e formuar
ne Odesa ne 1814 qe kishte si qellim lirimin e të gjitha tokave greke dhe bashkimin e popujve ortodokse.


Suliotet u perhapen neper Greqi duke bere te gjitha perpjekjet e munsdshme per te futur sa me shume vullnetare ne Philiki Etaireia ne menyre qe të rifillonin nje lufte kunder osmaneve qe do te vinte me vone me revolucionin grek te komanduar nga vete Suliotet. Ne 1820 duke mos humour kohe Suliotet ju pergjigjen fteses se Ali Pashes per tju bashkuar atij kunder osmaneve. Per ta cdo menyre per te dobesuar osmanet dhe forcuar Greqine dhe Ortodhoksine ishte e vlefshme qofte edhe bashkepunimi me ish-armikun e tyre Ali Pashen.
Ne fillim ata u bene heronjte dhe drejtuesit e revolucionit grek ku u shquan figura si Marko Bocari dhe Kico Xhavella. Pas pavaresise se Greqise ata zune poste te larta administrative ne shtetin grek duke drejtuar edhe levizjet diplomatike te shtetit grek, levizje keto te cilat determinuan edhe strategjite e reja qe helenet ndermorren ndaj shqiptareve dhe trojeve te tyre per ti gllaberuar trojet e lashta shqiptare, dhe per ti futur ato nen
tutelen greke, sic bene me Camerine te cilen pastaj e lane me gjak shqiptari .

Suliotet mund të krahasohen deri ne nje fare pike me Kara Gjorgjen apo Gjergj Petrovicin e Serbise qe ishin shqiptare më origjine por qe nuk bene Shqiperine por Serbine, dhe me pas punuan per eliminimin e shqiptareve muslimane dhe sllavizimin e shqiptareve katolike dhe ortodhokse.
Ose me fisin e Kucit ne Mal te Zi TE cilet ishin shqiptare me origjine por qe bene Malin e zi , dhe vrane Kara Mahmud Bushatin.
Edhe Bosnja eshte shembull tjeter per kete, ku masakrat si ajo e Srebrenices ku serbet per hir te kishes vrane vellezerit e tyre sllave boshnjake flasin qarte, keshtu edhe Suliotet vrane vellezerit e tyre shqiptare-muslimane.

Kjo më ne dukje edhe njehere se ne Ballkan kombet nuk u formuan sipas gjuhes por sipas kishave te ndryshme.
Kisha greke i beri Suliotet, greke apo grekefoles më sakte , i beri vllehet apo shqiptaret ortodokse, greke ndersa kisha serbe i beri vllehet, apo shqiptaret serbe etj etj. Suliotet e braktisen kombin e tyre per hir te kishes greke si shume shqiptare ortodokse gjate 100 viteve te fundit. Fakt per kete eshte edhe 1913 kur ortodokset e shqiperise se jugut thoshin nuk jemi shqiptare por greke.

Ne historine e Greqise ka qindra grekomane shqipfoles si Vangjel Zhapa apo Kostandin Arsaqi emer te te cilit Greqia ka hapur edhe kolegjin Arsaqi ne Tirane, qe edhe pse flisnin shqip punuan per Greqine.

Marko Bocari njihet si nje hero grek dhe si nje nga aktoret kryesore te luftes revolucionare greke. Ai u quajt STRATARK dhe gjeneral i Greqise perendimore. Ne 1814 ai behet anetar i organizates patriotike greke HETAIRIA PHILIKE. Ne enciklopedine Britanica per te shkruhet tekstualisht : : « « ON THE
NIGHT OF 21 OF AUGUST 1823 HE LED THE CELEBRATED ATTACK AT KARPENTISI OF 350 SULIOTS AGAINST 4000 ALBANIANS WHO FORMED THE VANGUARD OF MUSTAFA PASHA BUSHATLIU OF SHKODRA WHO WAS ADVANCING TO REINFORCE THE MUSLIM BESIEGERS.
Piktori francez Jean Leon ka realizuar ne shekullin e 19 nje portret te Marko Boçarit me kostum kombetar grek dhe jo shqiptar. Kosta Boçari , vellai i Markos me vone u be gjeneral dhe senator i mbreterise greke.
Djali i Markos Dimitrios Boçari u be tri hete minister i luftes nen mbreterit OTON dhe GEORGIOS, i asaj ushtrie qe sipas shkrimtares angleze Miranda Vickers dogji dhe masakroi 46 fshatra muslimanesh vetem ne Shqiperine e sotme të jugut pa llogaritur çamerine dhe gjithe trevat e tyre qe mbeten jashte kufijve shqiptare.

Ndersa Kiço Xhavella , biri i Foto Xhavelles gjithashtu suliot si Markoja e shume të tjere u shqua ne luften e 1821 ne Misollongji se bashku me Gjorgj Karaiskaqin. Pas ardhjes se Kapodistrias ne Greqi, Xhavella liron nje pjese te madhe te Greqise qendrore nga udheheqja e bejlereve dhe pashallareve te pasur shqiptare, si dhe nga administrata muslimane. Pas pavaresise behet nje mbeshtetes i flakte i Kapodistrias dhe nje nga udheheqesit e partise Ruse.
Ne 1834 te akuzuar se po i pergatisnin atentat mbretit ai dhe shume udheheqes te tjere te partise burgosen.
Kiço Xhavella u burgos jo vetem se ishte arvanitas, por edhe per lojrat politike te partise se tij e cila akuzohej se do i bente atentat mbretit te Greqise. Por me vendim te mbretit Oton ai lirohet dhe vihet ne sherbim te mbretit. Me pas ai u emerua minister i luftes ne vitet 1847-1848.
Ne 1825 Ibrahim Pasha biri i shqiptarit Mehmet Ali qe ishte governator i Egjiptit zbret ne More me 11 .000 ushtare dhe sic dihet historikisht ushtaret e tij ishin me shumice derrmuese shqiptare. Ai rimerr Navarinin dhe thyen Kollokotronin ne Tripolice. Ne 1826 shqiptari Ibrahim Pasha ja rimerr Misollongjine grekeve te cilet ishin nen urdhrat e gjeneral Miaulit( nje tjeter arvanitas filogrek).

Ne 5 dhjetor te 1826 ne betejen e Arashoves qeveria greke dergoi Karaiskaqin (arvanitas) i cili u perball me shqiptarin Kiutaqi i cili drejtonte forcat muslimane dhe pasi Karaiskaqi e fitoi betejen beri nje trofe te rende te perbere nga 300 koka muslimanesh dhe e ngriti ate me krenari. Ne 5 tetor ne 1821 kryeqyteti i Peloponezit Andronika e mbrojtur nga shqiptari Mustafa beu bie ne duart e Miaulit dhe te Kollokotronit dhe u dogj pergjate tre diteve. Gjate ketyre 3 diteve 10.000 shqiptar muslimane te të gjitha sekseve dhe te te gjitha moshave u masakruan pa meshire. Qyteti tashme ishte i paster nga njolla muslimane dhe ishye helen fale heronjve tane Suliote.


Riferimet:
(1) DOUGLAS An essay on certain points of ressemblence
between the ancient and modern greeks. London 1813
(2) Insurrection et regeneration de la Grece f. 77
(3) Insurrection et regeneration de la Grece f. 77
(4) Insurrection et regeneration de la Grece f. 66



Fotot:
1) Suliotet
2) Bubulina
 

Attachments

  • bubulina.jpg
    bubulina.jpg
    15.8 KB · Shikime: 48
  • suliotet.jpg
    suliotet.jpg
    6.7 KB · Shikime: 20
Traktati i miqesise mes Camerve dhe Sulioteve - Nga Arber Thesproti

Traktati i miqesise mes Camerve dhe Sulioteve Nga Arber Thesproti.

Kohet e fundit ne internet ka plasur "lufta" mes dy kampeve kundershtare per te verteten e bashkejeteses Camo-Suliote. Sikur kjo "lufte" te analizohej me qetesi dhe mes fakteve historike te tregohej qarte miqesia dhe bashkejetesa paqesore mes ketyre dy komuniteteve ose ne te kundert armiqesia midis tyre, atehere per mua s'do te kishte asnje te keqe qe ky debat mos te vashdohej deri ne funde sa te gjendej e verteta e madhe.
.Por me keqardhie po shofe se; disa persona te vete quajtur dhe "studjues te ceshties Came" po manipulojne qellimisht faktet historike me te vetmen arsye qe te kenaqin e ngopin ne pafundesi ndjenjat e tyre ekstremiste fetare.Te arish te mohoshe faktet dhe realitetin historic te Camerise per te vetemen arsye qe te ngopesh etjen e ekstremizmit tende fetare, eshte armiqesore, e pa ndershme, dhe nje pabesi e madhe kunder kesaj popullsie qe u be viktime e po kesaj loje te poshter qe u instrumentalizua me kaqe marifet nga fanatizmi obskuratist greko-fanariot. Si mund ta gjesh gjuhen me fetar te tille fanatike qe nuk arine dote te shofin qarte se brockullat e tyre fetare me shume i bejne deme kauzes se Camerise se sa i bejne mire?? Per mijera vjete kesaj pyetje nuk i eshte dhene zgjidhje as nga mencuria e filozofeve te medhenje te botes e si mund ta zgjidhim tani ne shqiptaret me ato "i tha e me tha-te" tona te pa fundme.?! Le te vashdojme keshtu sic e kemi nisur e te shofim se ku do te na nxjere kjo "lufte" e pa ndershme qe na bejne fanatiket ekstremist te te dyja kraheve. Ne me te vertetat tona historike dhe te pa mohushme, kurse ata me te pa vertetat dhe me luften e tyre te pa ndershme dhe keqedashese.

Fakt:

Mbeshtetja e camerve per suliotet ka qene e gjithaneshme dhe e perhershme. Ketu po ju sjell traktatin e miqesise mes camerve dhe sulioteve per nje lufte te perbashket kunder Ali Pashait qe u organizua dhe udhehoq nga agallaret e Camerise. Ky traktat miqesie dhe bashkimi u perpilua deri ne hollesin me te vogel nga agallaret camer dhe u udhehoq nga ata. Ja dhe permbajtia e traktatit te miqesies se perhershme mes suliotve dhe camerve e shkruar ne gjuhen e vjeter te folur came dhe e perkthyer nga greqishtia ne shqipe nga historiani Albert Kotini dhe e publikuar nga ana e tij ne librin "Cameria denoncon"

2 Korrik 1804, Parge
Ne qe kemi vene duart, me kuvendin e oxhakut tene edhe te vertetur me doren tene:
-Hasan Capari: Pik se pari, burrat me name agallaret e Margellecit dhe kapedanet suliote qe u betuan dhe u bene vllezer, te ndare vetem nga nje bese, te jemi ne te mire dhe te keqe te hasmit tene, i cili hasmi tene tani eshte Ali Pashe Veziri, edhe kushdo tjeter qe te na benet hasem, te jemi te dy palet nje dhe ti biem. Edhe diten e sotme qe po bejme te shkuaren tene, kemi nisje te luftojme me hasmin tene Ali Vezirin dhe perendia fuqimadhe na nxjerrte faq bardhe neve edhe gjithe sanxhakun tene. Te shpetojme mulqet tena, edhe shtepite tena edhe nderin tone prej atij.

-Jakup Aga: Fjala e lidhur qe kemi njeri me tjetrin jane keto me poshte qe thote dhe te shkruarat tona, edhe bene tone, qe kemi bese edhe ne mese tene ne fshatin Agjian dhe Margellec ne ate te jemi. Qe asnje te mos percahet dhe prej shoqerise sone edhe te behet sebepe per te keqen e vilajetit dhe shoqeris tone dhe ti sherbej Ali Pashait mire.Dalte nga besa e tij dhe nga ndarja e tij.

-Deli Hasani:Akoma per ujdi edhe ne ja u kerkofte Ali Veziri qe te bejme vecan, qe te mos pyetemi te gjithe, keshtu sic jemi te shkruar, ujdi me te mos te bejme deri sa mos te lirojme "turqit"( ne kete raste turqit jane muslimanet shqiptare, kurse rumrit jane te krishteret shqiptar) dhe rumrit qe na i ka kapur ai. Edhe pik se pari Ago Islam Pronjua forte te lavderuarin "turqit" e tjere, te vegjel dhe te medhenje si dhe djalin e Bocarit, kapetan Notin edhe rumrit e tjere qe jane te kapur e te mbajtur edhe pa nxjere ata te cilet i thame atje siper, ujdi te mos benet.

-Musa Ruci; Akoma po e kthjellojme qe ne qoft se Perendia na jep fuqi dhe e nxjerim hasmin nga Suli, suliotet gjithe se bashku prape te kene vendin e tyre dhe shtepit e tyre edhe kalaja te mbetet ne duart e agallarve(came) , te jet ne pushtet te tyre, po si zoter, edhe te mbajme zapin edhe qetesine ne mese tene.

-Balo Hysna: Akoma edhe sote e tutje ne suljotet te medhenj e te vegjel duam dhe po e vendosim, qe po mbetemi ne ndihmen e agallarve (camer), te na ndihin edhe me njeri tjetrin, te LUFTOJME PER VENDIN TENE, te nxjerim jashte Aline, dhe ku te doje puna, kudo qe te lipsemi, edhe prej disa prej nesh si ndihme per shoqerine, te vemi te ndihmojme,gjithasht u edhe ne po te jemi ne nevoje ndihme te na japin.

-Xhamo Spahiu,Hysen Merxhani edhe Ceni Mustafa Agai: Akoma edhe ne cdo urdherate mbreterore te na vije te jemi ndihme e te nakatosemi se bashku, e te pyetemi si shoke edhe ashtu si ta gjejme ta bejme.Kurdohere ne kuvendin tene qe lidhem ta mbajme njeri tjatrin, nder te mira dhe te keqe, po me keta agallare (camer) qe kemi lidhur shoqerine. Edhe ne te ndodhemi ne lufte ngahere me burat tane. Edhe nde qellofte qe Hasan Aga Capari ti bjere ndonje pune qe te veje ne ndonje pune te shoqerise tene do te mbetet ne vende te tij djali i tij, Musa Aga edhe Met Aga edhe agallar te tjere.
Keshtu edhe e vertetojme me doren tene: (firmat) Kapetan Foti Xhavella,kapetan Kico Bocari, kapetan Dhimo Drako, kapetan Tusha Zerva, (me mbrapa nje pjelle bastarde e kesaj familje Napolon Zerva do ti masakroi camrit, bamirsit dhe mbeshtetsit e suliotve), kapetan Gjoke Dangelliu.

Sic shifet ne gjashte paragrafet e traktatit jane diktuar nga Aga Capari dhe agallaret e tjere camer dhe pese kapedanet suliote i kane mbeshtetur dhe pranuar kushtet. 300 bura suliote u vune nen komanden e agallarve camer dhe filluan luften kunder Pashait te Janines.
 

Attachments

  • Arvanitet Suli e اamëria.jpg
    Arvanitet Suli e اamëria.jpg
    18.5 KB · Shikime: 26
Marko Boçari - Historia e pasuesit të Ali Pashë Tepelenës që luftoi osmanët

Marko Boçari - Historia e pasuesit të Ali Pashë Tepelenës që luftoi osmanët
nga Jonuz Kuçuku

Në tokën e bekuar, të bukur e të begatë të اamërisë, që përfshin pjesën më të bukur e më të pasur të Shqipërisë së jugut, e cila në lashtësi quhej Thesproti, që nga koha e "Pellazgëve Hyjnorë" si i ka quajtur Homeri vendësit e saj dhe "të mbirë nga dheu", si ka thënë për ta Hesoidi, nga gjiri i popullit kanë dalë, në të gjithë kohët, burra trima sypatrembur, të guximshëm dhe fisnikë, të cilët me veprat që kanë kryer me përkushtim për lirinë e popullit të vet, janë shquar edhe në luftrat që kanë bërë për çlirimin e popujve të tjerë.

Ata si yje të shkëlqyer, ndriçojnë historinë e lavdishme të popullit të اamërisë, janë lisa me rrënjë të thella në tokën e zemrën e popullit të saj, se lufta e tyre liridashëse i ka përjetësuar dhe koha i ka shenjtëruar si edhe lisat e "Dodonës Thesprote", si e ka quajtur Eskili Orakullin e famshëm të lashtësisë, i cili ekzistonte shumë kohë më përpara se të ngrihej Orakulli i Delfit.

Një nga yjet që do të shkëlqejë përgjithmonë në historinë e اamërisë, eshtë اami i famshëm Marko Boçari, hero nga më të shquarit e kryengritjes greke të viteve 1821-1829, i cili luftoi trimërisht në krye të luftëtarëve shqiptarë, për mbrojtjen e njërës nga qendrat më të rëndësishme të kryengritjes, Mesolongin, duke u bërë me heroizmin e tij figurë e madhe historike.

Marko Boçari u lind në Sul më 1790 në familjen e Kiço Boçarit.
Xhaxhai i tij Not Boçari ishte nga kapedanët më të dëgjuar të Sulit dhe të kryengritjes greke. Suli është një krahinë malore e trevës së اamërisë. Suljotët ishin اamër, të cilët për ti shpëtuar barbarizmave dhe skllavërisë Osmane, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të اamërisë gjatë viteve 1500-1600 dhe u vendosën në Sul sëbashku me familjet e tyre ku krijuan fshatra me emra shqip si Qafa, Avarik etj. Studiuesi anglez V.M.Lik thotë: "Suljotët janë një farë e اamërisë, njëra prej të katër degëve të Shqipërisë".
Kurse Finlai ka shkruar:"Suljotët janë prej tre ndarjeve të toskëve". Që Suljotët ishin اamër dhe shumë trima e thonë shumë studiues. "Kam parë granatierët krenarë të Napolonit dhe kam njohur rojet angleze plot hijeshi-thotë Pekio-por Suljotët ua kalonin si të parëve dhe të dytëve".

Suljotët nuk pranonin të huaj në krahinën e tyre. Edhe dhëndruët që donin të banonin në Sul duhet të ishin çamër dhe trima, thonë studiuesit. Ata ishin të mësuar që në fëmini me vështirësitë e jetës dhe si djemtë dhe vajzat aftësoheshin në përdorimin e armëve për të qenë të gatshëm të mbronin lirinë dhe pavarësinë në malet e tyre të egra "tërë shmëbenj e dhëmbë", siç thoshin Suljotët. Turqit ua kishin frikën Suljotëve dhe i luftuan egërsisht, por ata rezistuan dhe treguan akte heroizmi pëor mbrojtjen e lirisë, duke patur kurdoherë ndihmën e pakursyer të fshatrave të اamërisë, me të cilët lidhjet e tyre ishin vllazërore, pavarësisht nga ndryshimi i fesë i një pjese të çamëve. Suljoti i dëgjuar Foto Xhavella ishte bërë vllam me kapetanin e njohur dhe luftëtarin e shquar kundër Osmanëve Islam Pronjon nga Paramithia.

Suljotët nuk dinin fare greqisht - "Gjuha që ata përdornin- thotë studiuesi Ciampolini- ishte ajo e Shqipërisë, e dialektit të اamërisë ku përdoret gl e kl". Marko Boçari filloi të mësonte greqisht në Korfuz ku hartoi dhe një fjalor më 1494 fjalë shqip dhe 1701 fjalë greqisht. Këtë fjalor Markua e hartoi në 1809 në praninë e Konsullit të Përgjithshëm Francez në Janinë, Pukevilit, i cili këtë fjalor ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Parisit po atë vit. Sipas Bukevilit fjalori u shkrua tërësisht nga dora e të riut 19 vjeçar, Marko Boçarit, nën diktimin e babait, Ki#o Boçarit (1764-1813), Noti Boçarit (1759-1841) dhe vjehrit, Kristo Kallogjeri nga Preveza.
Fjalori përbëhet nga 119 faqe. Fjalori u hartua për të ndihmuar Suljotët, që jetonin në Shtatë Ishujt e Jonit, pas shpërnguljes nga Suli, në marrëdhëniet e tyre me grekët si dhe një mjet politik për afrimin e grekëve me shqiptarët. Fjalori i Marko Boçarit ka rëndësi të veçantë për gjuhësinë shqiptare se shpreh shumë elementë të çamërishtes arkaike që ishte gjuha e Sulit. Mbi bazën e fjalorit të Markos Pukevili hartoi një glosar frëngjisht-shqip.

Por Marko Boçari u shqua si udhëheqës i lavdishëm në luftën e parreshtur kundër Osmanëve dhe pas vdekjes së Ali Pashës në oborrin e të cilit ai ishte edukuar për përvetësimin e artit ushtarak bashkë me Odise Andrucin e Gjergj Karaiskaqin. "Pashai i Janinës, ishte pararendësi i revolucionit grek" thotë U. Miler. Kurse S. Aravantinu shkruan "Ideja e rimëkëmbjes kombëtare nuk do të zhvillohej dhe as do përparonte me të tillë shpejtësi, në qoftë se nuk do të gjente truall veprimi kaq të begatë dhe të përgatitur nga duart e Aliut".

Tek Marko Boçari gërshetoheshin fisnikëria dhe heroizmi. Ishte i matur, i guximshëm dhe fjalëpak. Ali Pasha i çmonte cilësitë e Markos. Eshtë thënë se në një rast që ngrinin lart Kostën, vëllanë e Markos, Aliu u tha: Jo, jo, ai atje që nuk flet do të hajë shumë turq dhe tregoi Markon. Karaiskaqi ka thënë: "Markua është zemërluan, rrallë nëna lind si ai"- A. Guda thotë se fjalët e Markos të mbushnin me besim dhe sjellja e tij me simpathi.

Marko Boçari është njëri nga udhëheqësit heroikë të kryengritjes grekë të cilës ai brenda një kohë të shkurtër i solli shërbime të mëdha. Krahas Suljotëve, në ndihmë të kryengritjes greke, ku një pjesë e madhe e kryengritësve dhe e udhëheqësve ishin Arvanitë (Shqiptarë), shkuan mijëra luftëtarë nga اamëria si dhe Himarjotë, Delvinjotë, Gjirokastritë, Tepelenas, Përmetarë dhe nga vise të tjera të Shqipërisë. Ndihmë të madhe dhanë edhe ushtarët shqiptarë të mobilizuar në ushtrinë Osmane, të cilët u vllazëruan dhe ndihmuan në çdo rast kryengritësit.

"Karakteri i shqiptarëve- thotë K. Vamvas-ka diçka të lartë fisnike.
Kurse K. Biri thekson:"Të kujtojmë se fara e tyre dhe figurat më të shquara në kryengritjen greke... një Xhavellë, një Mjaul, një Marko Boçar, një Bubulinë, një Ali Pashë". Dhe më tej shton:"Përsa i takon trimërisë, kryelartësisë karakterit, këto janë cilësi të njohura për shqiptarët, të njohura edhe nga ata, të cilët nuk ushqenin simpathi për ta".

Marko Boçari ishte udhëheqësi i lavdishëm i mbrojtjes së Mesolongjit.
Pas heqjes së rrethimit Marko u caktua komandant ushtarak i Greqisë perëndimore dhe njëkohësisht Qeveria i dërgoi dhe diplomën e Komandantit të Përgjithshëm. Me këtë rast Marko mbajti një fjalim në gjuhën shqipe.

Por trimi dhe udhëheqësi i lavdishëm ra në luftë në 9 gusht 1923 në Karpenis, në mbrojtje të Mesolongjit. Trupin e tij e varrosën me shumë nderime në Mesolongj. Populli shqiptar i këndon këtij biri të madh:"Ngreu Marko trimëria/ngreu të thërret Greqia/të vijë Marko Shqipëria. Dhe me këngë e ka përjetësuar figurën e tij:"Mesolongj të thonë/Ku e ke Marko Sulonë/pse s'del siç e kish zakonë.

Figura e Markos dhe vdekja e tij heroike ishte bërë e njohur në gjithë Evropën. Mbi varrin e Heroit kish mbajtur një fjalim rrënqethës poeti i madh anglez, Bajroni. Shkrimtarë e gazetarë të njohur shkruan për të. Mbi të gjithë u shqua Viktor Hygoi, i cili shkroi për Marko Boçarin dhe në veprat e tij vazhdoi të mos e ndajë nga Bajroni dhe ta krahasojë me heronjtë më të përmendur të historisë.

"Mes luftëtarësh, pllakosur, qytetin dëgjoj/Klithma zërash "O bij të Boçarit, mbroji,/Nga kjo hordhi shpirtrobërish, grekët e pafat "O hije, të shenjta, Boçar, Josif, Kanar/Për Termopilat tuaj mbetet karakoll/Ju për to s'kursyet gjakun e kulluar". Marko Boçari tek Hygoi është lavdia e Mesolongjit, mbrojtësi i lirisë dhe i qytetërimit, figurë e madhe historike. Dhe poeti vazhdon:"Greqia, Athina"/Sparta, Leonidha, Boçari, Demosteni/Kanari, gjysëm perëndi, nga lavdia ndritur...". Viktor Hygoi e endos Marko Boçarin jo vetëm krahas Leonidhës, mbrojtësit të Termopileve, por edhe krahas luftëtarit të madh Polak për liri Kastjushkos, Bajronit dhe Xhavellës dhe shpreh bindjen se hakmarrja e popullit e frymëzuar nga Boçari është e afërt.

"Para këmbëve të fatit kaq të madh/Patritur Boçariu do të sulmojë sallën,/ Do të ngrihet më këmbë Bajroni, poeti hero,/Xhavella i xhindosur nga fitorja e xhelatëve,/mbi të do të ngrihen, ashpër të qëlojnë".
Adhurimi i Viktor Hygoit për Marko Boçarin, është adhurim për gjënë më të shenjtë lirinë për të cilën luftoi e ra heroi. Që të dy luftëtari i shquar Marko Boçari nga Shqipëria dhe poeti i madh Bajroni, nga Anglia, me veprën e tyre, nuk ishin vetëm bij të popujve që u përkisnin, por edhe të popujve të botës.
 

Attachments

  • markobocari.jpg
    markobocari.jpg
    10.1 KB · Shikime: 20
Redaktimi i fundit:
Laskarina Bouboulina (1771-1825)
nga Agim Bacelli
Mbledhur nga burime te ndryshme.

Para se te jap nje variant qe mendoj se eshte i sakte megjithese i shkurter per jeten dhe vepren e Bubulines tone heroike,te cilen e kam marre nga gojdhena te shqiptareve qe kane jetuare ne tokat e tyre shqiptare ne Greqi dhe disa shkrime shqipe te shkruara per te,dua te jap dhe nje variant te marre nga Enciklopedise Amerikane ku per te shkruhet duke u mbeshtetur vetm ne burimet greke por qe mendoj se ja vlen te njihet.Ju do ta gjykoni vete.


***

Ne 1801 nje grua e ve nga ishulli i Hidres,afer Athines ne Greqi,u martua me Dimitris Bubolis,nje pronar anijesh nga ishulli fqinj i Spetes.
Babai i gruas, qe arrestuare nga Otomanet pas rebelimit rus te Kant
Orlovit,dhe ajo vete ishte per tu denuare nga sherbimi sekret Otoman per bashkepunimin e saj me kryengritesit greke te organizuare nga Filiki Etairea.
Kjo grua vjen nga nje grup ishujsh ku flitej shqip por ku Kisha Greke ka dhene sensin e identitetit grek.!(Ne fakt thuhet keshtu sepse shkruesi i ketij shkrimi,nje amerikan,nuk e ka ditur kurre qe Kisha Ortodokse shqiptare ka qene perfaqesuare nga Kisha Ortodokse Greke deri ne vitin 910.
Shenimi imi,A.B.She came from a group of islands where Albanian was spoken, but where the Orthodoks Church gave a sense of greek identity.

Emeri i saj ishte Laskarina Bubulina.e cila u be krahu i djathte e i fuqishem i burrit te saj ne biznesin e tij me anijet. Gjate luftes se Pamvarsise Greke,Bubulina ishte nje person i rrahur mire me detrat.Ajo ndertoi nje anije lufte qe e quajti "Argamemnon" me te cilen mori pjese ne shume beteja duke qene pa dyshim "Kapitenja" e saj,njelloi si te ngiste kalin e saj te bardhe ne mes te fushave te betejes.
Ajo gjate kohes se pushimit,shperndant e fisheke,ushqime, dhe mbi te
gjitha kurajon e nje gruaje shume trime. Ne rrethimin e Nafilosit,ajo udhehoqi forcat qe bllokuane nje garnizon te tere turk dhe i vrau ata te gjithe. Por ajo nuk u shpetoi dot as kritikave.Disa historiane dashakeqes thone se "Idhulli" i nacionalizmit borgjez grek,urdheroi qe grate turke dhe cifute te thereshin pa meshire e tu merreshin stolite! Po ashtu thone se ajo shkriu topat e turqve per perfitim!
Historite greke per trimerite te grave jane te shumta dhe shumica e tyre vijne nga fshati Sul i Epirit.(Te gjithe ne shqiptaret e dime qe Suli ka qene banuare vetem nga shqiptare.A. B.)
Ne kete fshat ne vitin 1801,turqit i rrembyene te gjithe burrat e fashatit dhe disa i futen ne burg e disa i moren ne lufte ushtare.Ne fshat ngelen vetem gra dhe femije.Turqit i grumbullane grate dhe i urdheruane qe te kercenin vallen "Zallongos" ne buze te nje shkembi shume te madh.(Suliotet kane qene te permendur;burrat kendonin shume mire dhe grate kercenin valle shume te bukura.A.B.) Te gjitha grate bene nje rreth te madh para se te fillonin vallen mbi shkembin e tyre te vdekjes.
Vendosen nje grumbull dysheqesh poshte dhe filluane vallen e kenduare. me keto vargje:

Si peshku qe s'mund te jeteoje ne toke,
Ashtu ne grate e Sulit se kuptojme dot,
Si mund te jetohet pa patur nje Liri,
Si mund te jetohet pa patur nje Shtepi!

Bubulina nuk harriti dot ta shikonte Lirine e Greqise.Ajo u vra por jo nga turku me te cilin luftoi,por nga dora tradhetare e fqinjit i cili e qelloi ate per vdekje nga penxherja e shtepise se tij,brenda ne shtepine e saj.(Ate e vrane grekerit pasi nuk e duronin dot qe tu ikte "lavdia" nga gjaku i tyre.A.B.)

***

B U B U L I N A

Stavri Pinocit dhe Parashqevi Pines !!!* u lindi nje vajze me 11 maj 1771, ata ja vune emrin Laskarinë.Kjo vajze u rrit dhe u edukua ne fshatin shqiptar te Greqise me emerin Hider. Bubulina (do ta quajme vetem keshtu sepse keshtu e nje historia) ishte nje vashe e bukur dhe shume e gjate.Qe ne moshen 17 vjece veshi rrobat e luftes dhe ato nuk i hoqi kurre deri sa vdiq. Luftetare ishin edhe i shoqi (i cili me pas u nda prej saj) dhe dy djemte; Jani e Gjergji te cilin ajo e therriste Skenderbe.
Bubulina udhehiqte jo vetem shqiptaret e Camerise por edhe greket e
Peloponezit ne lufte kunder turqise per clirimin e Greqise. Ajo u printe atyre si ne toke edhe ne det.Greket e admironin por edhe e urrenin se ishte shqiptare dhe se shpesh ajo thoshte:-Jam shqiptare dhe bije shqiptari!
Bubulina me ushtaret e saj dhe anijet e tyre qe ne fillim blloki Nafilon (Anapalin),zbarkuan e ne Millos dhe furnizuane me ushqime garnizonin grek te ketij qyteti te rrethuare duke bere te mundur zgjerimin e kryengritesve dhe zonave te kryengritjes popullore greke.Me von Ajo rrethoji e cliroji Tripolicen e Monemvasit ne Peloponez.Historian et tregojne se ne Tripolice
Bubulina hyri e para hipur mbi nje kale te bardhe ne krye te mijra
ushtareve. Me pas ajo shkoi e cliroi Nafiliosin qe u be kryeqytet i perkoheshm i Greqise. Luften Bubulina e kordinonte me shtabin qendror grek dhe me Komandantin e Pergjthshem Grek Kollokotronin. Asaj i dedikohet ngritja ne lufte e tere Peloponezit kunder perandorise Turke. Nuk ngeli njeri pa u manihtur nga zotesia,zgjuaresia dhe trimerija e kesaj bije shqiptarie.Shkrimta re,poete, publiciste e burra shtetesh shkrojten per Bubulinen Shqiptare. N.V. Gogoli e pershkruan Bubulinen si nje luaneshe te forte,te bukur, autoritare dhe trupmadhe si nje lis.

Filimoni grek thote:-Frikacaku perpara saj turperohej,ndersa trimi terhiqej.
Per te shkruane Zhyl Vern,Viktor Hygo,Zef Serembe,Kosta Biri,Naim Frasheri etj.
Edhe pse kishin kaluare shekuj qe stergjyshet e saj kishin lene Arberine, Bubulina nuk e harroi kurre atdheun e saj Shqiperine. Ajo vetem ne gjuhen shqipe komandonte dhe qortonte se ishte gjuha e shtepise se saj.Shumica e luftetareve qe ishin nga Bua,lala,Hekali, Lopesi,Filati, Samara,Lagja plake e Athines etj, nuk dinin gjuhe tjeter pervec shqipes.

Shpesh ajo u thoshte luftetatreve se:
- Do te clirojme Greqine dhe me pas Atdheun tone te dashur Arberine.
Ne Shqiperine e Jugut dhe Cameri akoma kendohen kenget e Bubulines qe populli thuri per te e per shoket e saj si Mustafa Qafzezi, Bilo Korbi, Skender Rehoves etj.
Kur i dhane lajmin e vrasjes se Mustafait, Bubulina u tha:

-Pse ma thate kete fjale
Me vjen keq e kisha djale!
Trimi kur vdes, vdes pa fjale
Se fjalet i ka shkruane me palle.

Zilia greke dhe fyerja e tyre qe udhehiqeshin nga nje femer qe thosh se ishte shqiptare, i verboji shovinistet dhe ata thirren ne ndihme Pabesine Greke.Ata nuk mundeshin dot qe balleperballe ta rezonin kete Lis Vigan Shqiperie dhe e sulmuane pas shpine...
Ne mberemjen e dates 22 maji 1825 Bubulina ndodhej ne shtepine e saj
kur "dikush"(Kali i Trojes)e thirri nga jashte dritares dhe kur ajo doli ne dritare per te pare kush ishte e qelluane per vdekje.Bubulina u varros nga 5 mije luftetare ne fshatin Spece te Peloponezit ne kohen kur grekeve nuk u duhej me se lirine e kishin fituare.
Nje trime shqiptare e vdekur do tu sherbente me shume grekeve se nje
shqiptare e rrezikeshme e gjalle.
 
Redaktimi i fundit:
Hidhi nje sy statistikave te nxjerra nga arkivat italiane.
Shqiptaret kane qene gjithmone maxhorance!

---
70820508a5.jpg

__________________
 
Bilderberg, me muslimane nenkuptojme shqiptaret ?
 
Bilderberg, me muslimane nenkuptojme shqiptaret ?


Po, ne kete rast nenkuptohen Shqiptaret me fe muslumane, ndersa shqiptaret me fe orthodokse i kosideron grek dhe i kane futur ne liste si grek dhe jo si shqiptar!!
 
HEROI I SHQETثSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
(MARKO BOاARI 1790-1823)
Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip


nga Arben Llalla

Ngrehu Marko trimëria
ngrehu të thërret Greqia
të vijë Marko Shqipëria!

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari.
Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. ثshtë fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.
Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.
Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të اamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e اamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të اamërisë”.
Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj.
Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.
Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.
ثndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.
’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”.
Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”.
Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.
Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj.
Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.
Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari.
fjalori_greqisht_shqip.jpgKur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.
Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.
Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit.
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan.
Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.
Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk.
Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.
Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit.
Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët.
Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli

Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës.
Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një
letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..
Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.
Labëria kur dëgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Ra në zi e ra në goj
Kënga i mbeti në goj

Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve.
Marko_i_vrare.jpgMarko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.
Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. ثshtë fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.
Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.
‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. ثshtë fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’
Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut.
Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar.
Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’


link: MARKO BOاARI -HEROI I SHQETثSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top