Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tiranë, masakrohet me leva 27-vjeçari

Një konflikt i çastit i ka marrë jetën Ervis Sapajt. Policia shpall në kërkim autorët​
Një vrasje ka tronditur dje në drekë kryeqytetin, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga një sherr banal ka mbetur i vdekur 27-vjeçari Ervis Sapaj, i cili është goditur me leva nga disa persona. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës bënë të ditur se dje, rreth orës 15.15, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë marrë njoftimin se në qendër të Paskuqanit ka ndodhur një konflikt. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti grupi i posaçëm hetimor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët e seksionit kundër krimeve të jetës dhe shëndetit, të cilët janë vënë në dijeni se nga konflikti kishte mbetur i plagosur rëndë një 27-vjeçar. Me t‘u njoftuar, policia ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje. Sipas grupit hetimor, paraprakisht dyshohet se konflikti midis viktimës Ervis Trifon Sapaj, 27 vjeç, me banim në Allias dhe autorëve të dyshuar të vrasjes me sende të forta, ka nisur pranë një furre buke në Paskuqan, për një grindje të çastit dhe për motive të dobëta. Autorët e dyshuar, të cilët janë identifikuar menjëherë nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, gjeneralitetet e të cilëve nuk mund t‘i publikojmë për arsye hetimore, dyshohet se kanë goditur viktimën me sende të forta. Sipas policisë, dëshmitarët okularë në vendngjarje e kanë ndihmuar menjëherë të dëmtuarin Ervis Sapajn, me dhënien e ndihmës së parë mjekësore, duke e dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Por, si pasojë e goditjeve të marra në pjesën e kokës, 27-vjeçari Ervis Sapaj gjeti vdekjen në spital, edhe pse ndërhyrja mjekësore ka qenë e menjëhershme. Nga ana tjetër, në vendin e ngjarjes, nga grupi i posaçëm hetimor nisi puna duke fiksuar provat materiale, si dhe koordinuar punën përmes të gjithave strukturave, me synim kapjen e autorëve të kësaj vrasjeje me sende të forta. Sipas policisë, fillimisht janë shoqëruar disa dëshmitarë okularë, të cilët kanë treguar sesi kishte ndodhur ngjarja e rëndë dhe se të paktën dy persona kishin qëlluar me leva dhe hekura mbi 27-vjeçarin, derisa e kanë shtrirë përdhe. Më pas, ata janë larguar me shpejtësi, duke marrë edhe një mjet. Policia ka bllokuar gjithë daljet e Paskuqanit, ku ka ushtruar kontroll për kapjen e agresorëve, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ka mundur t‘i vendosë në pranga. Ndërkaq, policia ka kontrolluar banesat e të dyshuarve dhe ka kontaktuar me familjarët e tyre për të bindur agresorët që të vetëdorëzohen. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e të kërkuarve nuk është gjetur ndonjë provë implikuese. Policia tha se kjo është regjistruar si një ngjarje e rëndë në këtë sezon turistik dhe ka tronditur edhe banorët e zonës.


Gazeta Shqip
 
se kane idene e jetes se njeriut keta tipat....si kur vrasin nje qen jane bere pfff
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back