E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me pistoletë

Në fotot: Enkelejda Merkaj pas arrestimit nga policia e Fierit

timthumb.php


Një vajzë 27-vjeçare e cila prej vitesh jetonte në Itali dhe kohët e fundit e kthyer në Shqipëri, është kthyer në tmerrin e vajzave në qytetin e Fierit të cilat i grabit në rrugë me një pistoletë që nga hetimi i sotëm doli se ishte lodër.

E veshur sportive, me një pamje moderne, Enkelejda Merkaj lëvizte nëpër qytetin e Fierit me një automjeti tip BMW me targa italiane.

Teksa bënte xhiro nëpër rrugët e qytetit, 27-vjeçarja i vinte syrin femrave të veshura bukur të cilat mbanin në duar çanta të shtrenjta apo edhe celularë dhe bizhuteri të shtrenjta.

Më pas ajo i ndiqte nga pas me makinë dhe sapo ndodhej në ndonjë rrugë pa kalimtarë të shumtë, Merkaj zbriste nga makina dhe u drejtonte armën.

“Më jep çantën dhe celularin ndryshe t’i hodha trutë në erë”, mësohet t’i ketë kërcënuar 27-vjeçarja, vajzat dhe gratë në rrugët, të cilat të tmerruara nuk bënin rezistencë.

“Pistoleta dukej si origjinale dhe i bindte viktimat e femrës grabitëse që të dorëzonin çantat, megjithëse doli se ajo ishte lodër dhe nuk përbënte rrezik për jetën e tyre” thanë për NOA-n, burimet policore nga grupi hetimor.

Enkelejda Merkaj u ndalua ditën e sotme pas një operacioni të policisë së Fierit të koduar “Nikita”. Mësohet se asaj iu gjetën edhe maska të zeza që përdorte kur grabiste e maskuar viktimat e saj, kryesisht vajza dhe gra.

Policia tha se janë dokumentuar disa grabitje të kryera prej 27-vjeçares Merkaj ndërsa hetimet po vazhdojnë. a.b/noa.al
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

Uaaa larg nga keto gocat e fierit :p
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

E veshur sportive, me një pamje moderne, E
Ku e ka pamjen moderne? Apo qe ska me fije vetulli, dhe i ka te vizatuara shkele shko, eshte moderne?

Spo dija kush ishte "Nikita prej Fierit" ( sipas Bomba), por e mora vesh tani....
Vaj halli ku po shkon shoqeria e sotcme, nqs dhe femrat po bejne gangsteren dhe po agresojne femra te tjera.
Ku do perfundojme?!
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

Ku e ka pamjen moderne? Apo qe ska me fije vetulli, dhe i ka te vizatuara shkele shko, eshte moderne?

Spo dija kush ishte "Nikita prej Fierit" ( sipas Bomba), por e mora vesh tani....
Vaj halli ku po shkon shoqeria e sotcme, nqs dhe femrat po bejne gangsteren dhe po agresojne femra te tjera.
Ku do perfundojme?!

Kto jane me te rezikshmet ,,,marrin supergjiro kur jane adoleshente, po kjo sqena as adoleshente !
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

Sa i pashe vetullat e kuptova qe dicka nuk shkonte me te :p ahahha ...keto fieraket me kane thene qe jane kshu si qytet i rrezikshem lol

Morali i historise : Goca vishuni sa me thjesht dhe jo si per karnavale ,qe te shamngni tipa si puna enkelejdes ;p
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

Jo se skan qen po rrall her i arrestojn prandaj sbejn buj femrat... Dhe kur i arrestojn shikojeni cfar bejn.

Elbasan, arratiset trafikantja e drogës, arrestohen dy policët

Me vendim gjykate 39 vjeçares i ishte dhënë masa e sigurisë së arrestit në shtëpi deri në përfundim të hetimeve dhe për këtë arsye ruhej 24 orë nga shërbimet e policisë. Por nga një kontroll i kryer për shkak të mosparaqitjes së saj rezultoi se Ermira Beqiraj ishtë larguar nga banesa. (cunin kjo e kishte 15 vjec dhe shifeni ca rangu ka)
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

goca po ju pa syri ndonje femer me makine qe ju sheh cuditshem, futjani vrapit. se tani eshte luks te te ngacmojne meshkujt :p
edhe s'kane fajk, se po ngacmuan ndonje goc, kane hall mos u nxjerr ndonje pistolet nga canta :p
ka ardh kohe e keqe :p :p
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

Sa i pashe vetullat e kuptova qe dicka nuk shkonte me te :p ahahha ...keto fieraket me kane thene qe jane kshu si qytet i rrezikshem lol

Morali i historise : Goca vishuni sa me thjesht dhe jo si per karnavale ,qe te shamngni tipa si puna enkelejdes ;p

Ti ke Lovin nga Fieri moj...

Gjynah te ulen edhe femrat deri ne ate pike..
Mire te pakten qe si ka bere kujte keq fizikisht se nje vjedhje edhe kalohet e harrohet pas pak kohesh
C'vetulla lol
 
Pe: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me pistol

Kjo qeka si burre...po m'kap nje e qeshme tani duke i magjinu kte ne maj t'BMV-se lol
 
Pe: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me pistol

Qyqja,kjo qenka per Halloween...
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

hahahahaha po balukja LOL ke mund te trembi kjo aman
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

@love bje gje me kte vjzen ti apo se njeh fare . Mir e ka bo ka vazhdu profesionin qe kishte ne itali e ka vazhdu dhe ne shqiperi vjedhje grabitje , dhe me kte ftyre qe ka kjo dhe prostitucion me siguri .
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

Nuk edi pse po kjo mua me duket si shtriga e borbardhes me ato vetulla..
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

“Nikita”: Nuk kam nevojë të grabis, mund të blej të gjithë Fierin

Enkelejda Merka, e njohur ndryshe si Nikita, e ka mohuar kategorikisht autorësinë e saj në grabitjen e një femre, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës të javës së kaluar në lagjen “Liri” të qytetit të Fierit.

Ajo ka pohuar se gjithçka është një ngatërresë, ose dikush do t’i punojë ndonjë rreng, duke kryer denoncim të rremë kundër saj. Më tej, siç shkruhet në gazetën Shqip, 27- vjeçarja ka deklaruar se që në moshë të vogël ka jetuar me prindërit dhe motrën e saj në Itali prej nga është kthyer pak ditë më parë.. Ajo ka shtuar se familja e saj disponon mjaft prona dhe se prindërit kanë emigruar në Itali që prej vitit 1991 dhe babai është sipërmarrës ndërtimi në vendin fqinj.

Ndërkohë në një intervistë për gazetën Panorama, i ati i Enkelejdës, Hadil Merka ka deklaruar se: “Asnjë gjë nuk e ka shtyrë, se vajza ime nuk ka vjedhur. Enkelejda nuk ka nevojë të vjedhë dymijë lekësha, ne si familje kemi para me “thasë”.”

Ndërsa i pyetur për sendet e gjetura në makinë, i ati përgjigjet: “Pistoleta lodër është e vajzës së Enkelejdës dhe si ajo ka edhe të tjera. Për dorezat më tha vajza ime se ishin të saj. Sa për kapuçin ai është i imi dhe ka qenë në makinë. E theksoj se vajza ime nuk është maskuar, nuk ka kërcënuar dhe nuk ka vjedhur asnjeri”.

Zoti Merka lëshon akuza ndaj emërtimit të vajzës së tij si Nikita.

“Policia ka të tjera hesape për të dhënë. Nikita është gjobë, vajza ime është në kurth për milionat e familjes. Se nga kush këtë ta gjejë policia dhe jo të fantazojë nofka. Nëse nuk i gjen autorët e vërtetë, atëherë e gjithë kjo është lojë e vetë policisë për të zhvatur këto para, se ndryshe nuk e shpjegoj dot”.

Ndërkohë Policia e Fierit i ka hedhur poshtë deklarimet e Hadil Merkës duke pohuar se kanë prova që e implikojnë Enkelejdën në grabitje, ndonëse kjo e fundit i ka ofenduar uniformat blu duke deklaruar se: “Nuk më plas për lekët e plakave nëpër rrugë, kam para të blej gjithë Fierin”./Tema
 
Pe: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me pistol

I paskemi rene ne qafe kot,he se si kukull eshte...
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

fieraket e kane zanat kete profesion dhe sme dukt cudi qe e vazhdon edhe kjo.Ne fakt shoqeria shqiptare po degradon shakalle shkalle.Mungesa e punesimit la bere qe te rritet kriminaliteti dhe injoranca.Me e keqja eshte se nuk ka shenja permiresimi sepse brezat qe po rriten po rriten me frymen e te berit para dhe te behen te pasur shume shpejt
 
Titulli: E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me p

E ca nuk ben robi per buken e gojes :p ose per benzine per makinen lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top