Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

iran.pngMinistri i Jashtëm i Turqisë kritikoi Iranin për reagimin ndaj vendimit të NATO-s mbi dislokimin e raketave Patriot në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë. Vendimi i NATO-s i ka shtuar tensionet mes Iranit dhe Turqisë, marrëdhëniet mes të cilave kanë qenë të tensionuara edhe më parë lidhur me krizën në Siri.
Davutoglu tha se në vend që të kritikojë sistemin Patriot, Irani duhet t’i thotë qeverisë siriane të ndalë shtypjen ndaj popullit të vet, si dhe provokimet ndaj Turqisë përmes shkeljeve kufitare.
Teherani e ka dënuar me forcë këtë veprim. Shefi i forcave të armatosura iraniane paralajmëroi, se vendimi për vendosjen e sistemit anti-raketë rrezikon fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Presidenti Iranian Mahmud Ahmadinexhad e anuloi menjëherë një udhëtim këtë javë në Turqi, ku do të merrte pjesë në një festival fetar.
Konflikti në Siri ka krijuar një çarje në marrëdhëniet mes të dy vendeve: Teherani e mbështet me forcë presidentin Bashar al Assad, ndërsa Ankaraja mbështet forcat rebele siriane.
Por Sinan Ulgen, Drejtor i Institutit Kërkimor “Edam” në Stamboll, thotë se Ankaraja mundet të jetë duke i zgjatur dorën ish-aleates së saj dhe se anulimi i vizitës nga presidenti Iranian mund të shihet si një shans i humbur.
“Turqia donte të diskutonte me Iranin për të ardhmen e Sirisë, ngaqë edhe pse Irani mbështet regjimin e Assadit, përsëri ka plot interesa të përbashkëta për t’u biseduar, në se shihen në kontekstin e periudhës pas Assadit. Siria nuk do të bjerë në greminat e pasigurisë, prandaj, nga kjo perspektivë, të dy vendet kanë një numër interesash të përbashkëta.”
Për shtyrjen në minute e fundit të vizitës së zotit Ahmadinexhad në Turqi nuk u dha asnjë arsye zyrtare. Por ky vendim mund të lidhet me kundërshtimet brenda Iranit për një bashkëpunim të mundshëm mes Ankarasë dhe Teheranit, lidhur me Sirinë, sipas Murat Bilhanit, ish-diplomat turk në Iran, që tani është profesor i marrëdhënieve me jashtë në Universitetin “Kultur” të Stambollit.
“Para së gjithash, ai mund të ketë disa arsye të brendshme; sepse janë bërë disa komente interesante nga stafi ushtarak, Roja Revolucionare, që ka kërcënuar Turqinë, thuajse në momentet kur po bëheshin përgatitje dhe deklarata se ai do të shkonte në Turqi. Pra, në Iran mund të ketë mosmarrëveshje brenda vendit, ndoshta ndaj tij është ushtruar presion, që të mos shkojë në Turqi.”
Megjithatë, analistët thonë se zoti Ahmadinexhad shihet si një person me të cilin Ankaraja mund të merret vesht. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në të shkuarën e ka përshkruar udhëheqësin iranian si mik, megjithëse marrëdhëniet mes të dy burrave janë ftohur që nga fillimi i konfliktit në Siri. Por analisti Ulgen paralajmëron se ndryshime të rrezikshme brenda Iranit mund të pengojnë ndonjë përpjekje të qeverisë turke për diplomaci me Teheranin për Sirinë.
“Në Iran në vitin 2013 mbahen zgjedhjet presidenciale dhe presidenti i ardhshëm mundet të jetë një person me lidhje me udhëheqësin shpirtëror të vendit, një person më konservator. Prandaj, dhe marrëdhënia që Turqia ka qenë e aftë të krijojë me Ahmadinexhadin, kur është fjala për bisedimet mbi një sërë çështjesh, zor se do të përsëritet, të paktën në afat të shkurtër, me një presidenti të ri iranian.”
Megjithatë, marrëdhëniet pritet të tensionohen më tej me Ankaranë, që është nën presionin e vazhdueshëm nga Washingtoni, për të miratuar sanksione të forta për energjinë ndaj Teheranit, që lidhen me programin e debatueshëm bërthamor që ka vendi.
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Se kuptoj se si bie kaq let turkia ne kurthat e amerikes dhe izraelit ! deshi ta fus ne luft me sirin ! tash deshirojn ta fus ne luft me iranin !!
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Anshtanji ka thene, sdi si do jete Lufta e 3 Boterore ama kur te ndodhe do jete e fundit : (
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Ska lufte te III boterore harrojeni....
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Ska lufte te III boterore harrojeni....
se di cilit besim i takon e nderuar dhe kjo eshte edhe qeshtje personale e secilit por a ke ndegju per luften e Armegedonit (Armegjegdunit) apo te muslimanet njihet si lufta e thertores.
nese nuk ke degju te kisha keshillu kerko ne google per kete lufte dhe do ta kuptosha e ke mire apo gabim mendimin tend qe e ke dhene
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

per aq kohe sa njerezit do te perpiqen te vene ne jete 'profecite' e fese atehere normale qe do kete lufte. nese njerezimi do besoje ne evoluimin e vet, ne nje bote ne bashkepunim, paqe dhe liri per te jetuar te cdo qenie, atehere, jo ajshtajni, e feja, po kushedi cte jete, sdo kete lufte...
 
Ata qe i bejne lufterat sjan FETAR , ata jan komunistat , diktator , ateista ! ushter te dreqit.
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Cka u be tani , Amerika nuk po hyne ne lufte tani me Iranin ? Po shume ka arrit politika boterore , s'mund ti bjen fije askush !
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Edhe munde te kete nje lufte te ardhme, ndoshta jo te 3 Boterore, por nje lufte Shiite dhe Sunite, ka kohe qe duket ne horizont. Se cila do shtrije dominimin ngelet te shifet, por nuk ma ha mendja se Arabia Saudite munde te pranoj nje dominim nga Irani. :jo::jo:
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

kur bie fjala per lufte eshte sh e forte te degjoni fjalimet e Imran hossain-it, haha... ai madje ti jep dhe me data :p
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

kur bie fjala per lufte eshte sh e forte te degjoni fjalimet e Imran hossain-it, haha... ai madje ti jep dhe me data :p

ndoshta edhe mundet me ia qellu ,ndoshta edhe mundet me pas gabim por se do te ndodhe kjo lufte dhe se do te vie dita qe te luftohet ne shpata perseri edhe per kete nuk ka dyshim. ndoshta kjo ju duket edhe per te qeshur por mua sme duket aspak qesharake. si nje paralajmrim i nje lufte shktrrimtare paraqitet edhe tek filmi The lord of the Rings e qe une jam i bindur qe ai film nuk eshte be rastesishte dhe nuk jane perrralla ato qe fliten ne ate film.
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Se do ndodhi lufta nderfetar kjo padyshim se do ndodhi nje dit e kur do te ndodhe kjo mvaret sa tregojm tolerimin ndaj njeri tjetrit .
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Edhe munde te kete nje lufte te ardhme, ndoshta jo te 3 Boterore, por nje lufte Shiite dhe Sunite, ka kohe qe duket ne horizont. Se cila do shtrije dominimin ngelet te shifet, por nuk ma ha mendja se Arabia Saudite munde te pranoj nje dominim nga Irani. :jo::jo:

Pajtohem me kitrren. Lufte te 3-te boterore nuk besoj se do t'kete. Lufte sektare po, ndermjet sekteve te ndryshme fetare anembane botes, e karshi tyre te perzihen/futen edhe shtetet tjera.
 
Pe: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Asnjë luftë nuk është rastësi! Skenarët e tyre
janë shumë të kjarta dhe precize, dhe si
zakonisht fillimet e tyre janë të justifkuara!

...mirëpo, një ditë nuk do të thote se ato nuk mund të dalin jashtë
kontrollit!

Një video që tregon shumë kjartë se Irani nuk
është problemi...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Nese fuqite do te heshtin, se shpejti do te perballen me nje lufte berthamore. Pasi Irani do jete vend blerja e tyre, per "terroristet" nuk ka qene asnjehere problem leku, pasi kan goxha financim, por gjetja e nje tregu.

Nese Amerikanet mendojne te hapin nje front lufte me Iranin, atehere do perballemi me nje lufte fetare. Lufte ku nuk ka te humbur apo te fituar.
Amerikanet, duhet te ndryshojne poitiken e tyre te jashtme, dhe mos te vonojne me nderhyrjet "kirurgjikale" brenda territorit Iranian.

Por e theksoj, nese fuqite do te zgjedhin heshtjen sikurse e bene ate gabim me Hitlerin, atehere e theme pa frike se akrepat e perplasjes berthamore po ecin shpejt.
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Hajdut. Amerika ka ca kohe qe e ka ndryshuar politiken e jashtme, sipas injorances sime. 1-Kete gje e kam vene re qe ne luften kunder Gedafit ne Libia, pasi amerikanet ja lane ne dore cdo gje Frances. 2-Tjetra eshte Siria, ku gati sa su fut Turqia ne lufte me te, jo sipas mendje se tyre se nuk mund ta beje nje gje te tille pa leje te Amerikes. 3- Nga vizita e Obames ne Izrael ajo qe me ra ne vesh me shpjet se asgje tjeter ishte "dora e lire" qe u dha Obama per nje nderhyrje te mundshme ne Iranin. Mendoj qe kjo eshte vetem nje ndryshim i politikes amerikane duke perdorur mashnat qe te mos djege duart e veta, pasi eshte krijuar nje urrejtje anti-amerikane masive ne mbare boten te pakten qe nga lufta me Irakun, dhe tani po bejne si regjizor.
Mendoj qe nuk do kete shume llafe mes Izraelit dhe Iranit pas kesaj vizite te Obames.
 
Titulli: Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Po keto shtete kane me vite qe jane ne lufte midis tyre tani ke duan te fusin ne mes gjithe boten e?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top