Pakistani njeh Republikën e Kosovës

Kosovari

Koha
Pakistani njeh Republikën e Kosovës

Republika Islamike e Pakistanit ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Burime brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës kanë thënë për RTK-në se ky shtet e ka njohur pavarësinë e vendit. Sipas të njëjtave burime konfirmimi për këtë njohje pritet që në adresë të Qeverisë së Kosovës të bëhet brenda pak ditësh. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë takuar me autoritete të Pakistanit disa herë dhe kanë kërkuar njohjen nga ky shtet. Gjatë pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Xhibuti, ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar. Gjatë takimit, Hoxhaj kishte marr premtime konkrete për njohjen e Kosovës nga Pakistani.Ministrja e Jashtme e Pakistanit, gjatë bisedës me ministrin Hoxhaj ka thënë se Pakistani do ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje duke shprehur interesimin e shtetit të saj për thellim të bashkëpunimit. Shteti aziatik me një popullsi 157 milionë banorësh vlerësohet të jetë njohje e rëndësishme për shkak të rolit që ka ky shtet në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës.

Kosovasot.info
 
Titulli: Pakistani njeh Republikën e Kosovës

Falemineres prej saj! Zoti i dhasht bereqet!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top