Obeziteti dhe fuqia e lutjes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Amerikanët e të gjitha moshave janë gjithmonë në kërkim për mënyra të reja – nga dietat tek pilulat - për të humbur peshë. Por kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të atyre që i drejtohen Zotit për frymëzim për rënie nga pesha.

Ata mblidhen çdo javë në kisha dhe luten. Por fillimisht peshojnë veten. Dhe nga java në javë shohin ndryshim, ndjehen më mirë e më pak të rëndë. Por a është Zoti që i ndihmon, psikologjia e lutjes, apo thjesht nga që besojnë.

Pastor Steve Reynolds e filloi një program të tillë rreth 5 vjet më parë. Ai beson se Bibla është libri më i mirë i shëndetit që është botuar ndonjëherë. Dëshmitë e tij janë personale. Pastor Reynolds ka qënë lojtar futbolli (amerikan). Kur e la sportin ai u shëndosh shumë duke arritur në rreth 170 kilogram. Pas kësaj vendosi t’i drejtohej Zotit për ndihmë. Dhe sa e ndihmoi Ai? Ju nderoni Perëndinë kur kujdeseni për veten, pra bëjeni këtë edhe kur hani e pini, kujdesuni që të mos e teproni, thotë pastor Reynolds.

Sipas statistikave, amerikanët e krishterë janë më mbi peshë sesa amerikanët e besimeve të tjera. Mes të krishterëve, Baptistët janë më mbipeshë – thuajse 1/3 treta e tyre janë tepër mbipeshë.

Kështu, krahas motos “‘Trup për Zot’ - që është përhapur mes shumë kishave – tani po zenë vend edhe motot e reja si ‘Karate për Krisht’, ‘Yoga e Shenjtë’ dhe ‘Trup e Shpirt në Formë’.

Dhe çdo javë, në kishën në Annandele të Virxhinias, pastor Ryenolds nderon ata që kanë humbur më shumë peshë. Deri tani ai vetë ka rënë 50 kilogram, dhe vazhdon të bjerë, sepse beson se Zoti dhe ai vetë kanë ende më shumë për të dhënë.
B;Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
 
Titulli: Obesiteti dhe fuqia e lutjes

O Adtrit Lulushi. lexo libra sa te duash se nuk dobsohesh, edhe nqs i han ato ne vend te bukes. lol
 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

Angel_Devil 12 Orë Më Parë #27224 Lale funksionon , un pershembull , tu pa buken ne tavolin dhe duke mos e henger , kam fillu me ra nga pesha , vetem me te pame me beso !
Ne fakt, vetem qe nuk ha buken te dobeson sepse ska lidhje nqs e shikon apo jo. Njerzit qe kane nje apetit shume te madhe, "enderrojne" pjata te tera me ushqim dhe pa i pasur perpara sepse ky kthehet qellimi jetes tyre-ushqimi, dhe ushqimi ne sasi.
Mund te hash dhe buke, aq kohe sa eshte buke e shendetcme ( jo buka e porsanxjer nga furi) dhe jo ne sasi.
Ose buka mund te zevendesohet kollaj me oriz, makarona, patate ( dmthn nqs i keni nje nga keto te 3 ne pjat buka s'eshte me e nevojshme).


Sa per fene, do thoja qe ka nje rol te rendesishem per njerzit e semure ( jo vetem obezet, por njerezit me semundje te renda), te cilet kane nje shprese sherimi ne kete menyre, i japin kurajo vetes, luftojne me semundjen.
Mund te duket absurde per disa, por besimi ne nje fuqi mbinatyrore i ndihmon te sherohen.

 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

Amerikanët e të gjitha moshave janë gjithmonë në kërkim për mënyra të reja – nga dietat tek pilulat - për të humbur peshë. Por kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të atyre që i drejtohen Zotit për frymëzim për rënie nga pesha.


Vallahin kur e mbush njeriu barkun e vete pa kontroll dhe pa maturi , lutja pastaj vetem sa do ta rrit peshen e tyre ! Zotit duhet drejtuar me lutje dhe duhet kerkuar udhezim te asaj rruge qe ka kerkuar ne si njerez ti permbushim obligimet ndaj Tij . E prej kerkesave te Zotit eshte edhe ushqimi i matur dhe ne korniza te asaj te cilen na ka rekomanduar Zoti . E nese do te ishte zbatuar kjo nga besimtaret kete problem p.sh 1/3 e Amerikaneve nuk do ta kishin fare .

Se te ngopemi , te ham pa mas , nuk ka ilaq per mbipeshen tone pervecese Ilaqi mund te gjindet tek menyra e te ushqyerit sikur na kane porositur Pejgamberet e Zotit . Nese kjo menyre praktikohet nga ne si besimtare asnjehere problemin e mbipeshes nuk do kishim .
Ja ALLAHU si na porosit si besimtar ne muslimanet per menyren e te ushqyerit : “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhnin).” [El-A`raf,31]
 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

Zoti eshte aq i Zene me ata qe nuk kane buke per te ngopur barkun se sa te merren me keta njerez qe nuk kane kontroll mbi veten !

Te ka fal tru ? perdori ne cdo situate (amerikan te trashe )pfffffffff
 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

Zoti eshte aq i Zene me ata qe nuk kane buke per te ngopur barkun se sa te merren me keta njerez qe nuk kane kontroll mbi veten !

Te ka fal tru ? perdori ne cdo situate (amerikan te trashe )pfffffffff

ahhahahahahahahahaha,,O endrra,..po pse si ushqen qe ti ngope te varfrit,pra ma..meqe eshte i zen me ta..
E s'paska kohe me u marre me keta barkmedhenjet..LOL
 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

ahhahahahahahahahaha,,O endrra,..po pse si ushqen qe ti ngope te varfrit,pra ma..meqe eshte i zen me ta..
E s'paska kohe me u marre me keta barkmedhenjet..LOL
e dija qe do e komentoje ne kete menyre ... O Nevo ... Po nese une do te kisha nje pergjigje per kete do te kisha edhe shume pergjigje te tjera, si psh :pse mbesin femijet jetime ,pse ka semundje kjo bote , pse ka perdhunime pse ka te mire apo te keqe . Kush e di ,pastaj se cili do ishte Zoti ?

Ma merr mendja qe ai ka shume humor..kete jam e sigurte, se ndryshe do ishte kjo toke si hena pa asnje lloj jete :D
 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

e dija qe do e komentoje ne kete menyre ... O Nevo ... Po nese une do te kisha nje pergjigje per kete do te kisha edhe shume pergjigje te tjera, si psh :pse mbesin femijet jetime ,pse ka semundje kjo bote , pse ka perdhunime pse ka te mire apo te keqe . Kushe di ,pastaj se cili do ishte Zoti ?

Ma merr mendja qe ai ka shume humor..kete jam e sigurte, se ndryshe do ishte kjo toke si hena pa asnje lloj jete :D

O Endrra e bukur,,e shef pra sa probleme kemi pa zgjidhje,,sa pytje pa pergjigje...
Retorika,,ne vetvete kan zgjidhje e pergjigje,,reale e racionale,,njerzore..
Por kurresesi zgjidhje shejterore,,e qe nga ketu dalim ne rrjedhojen qe feja eshte virtyt i vetemashtrimit per drit aty ku ka erresir.

ps:nuk dua te kontriboj te te bej ateiste,,:p lol..
 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

Se si me duken kto gjera "perralle me mbret".
Imagjinoje sikur do funksjononte lamtumire dietave :p
 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

Por kurresesi zgjidhje shejterore,,e qe nga ketu dalim ne rrjedhojen qe feja eshte virtyt i vetemashtrimit per drit aty ku ka erresir.

Vetmashtrimi eshte i gjithanshem, jemi apo sjemi Ateiste.

Po nese une e zeme e mashtroj veten sepse besoj ne nje fuqi te mbinatyrshme Zotin, cfare ndryshimi do kete vetmashtrimi i ateistit qe beson ne njeriun ?

Pastaj o Nevo deri sa te vertetohet e kunderta, qe njeriu na qenka nje rastesi e nje gabimi natyror dhe jo krijese e Zoti. Po besoj ne Zot, tek ai qe po deshi na ben tju kthejme pergjigje shume pyetjeve,por qe per fat jemi per nje kohe te shkurter mbi kete toke, se ndryshe do mateshim me te. (imagjino te jemi ne shqiptaret sundues te botes,upupuuupu, jo Afrike e gje po Hiroshime e kishin kthy PLanetin Blu :haha).. . Ateistet ne cka nuk besojne (vete ky formulim eshte konfuz ). Eshte njesoj si te thuash mos mendo per nje kale te bardhe .......Automatikisht do te kesh nje perfytyrim te tij :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

O Endrra e bukur,,e shef pra sa probleme kemi pa zgjidhje,,sa pytje pa pergjigje...
Retorika,,ne vetvete kan zgjidhje e pergjigje,,reale e racionale,,njerzore..
Por kurresesi zgjidhje shejterore,,e qe nga ketu dalim ne rrjedhojen qe feja eshte virtyt i vetemashtrimit per drit aty ku ka erresir.

ps:nuk dua te kontriboj te te bej ateiste,,:p lol..

Kjo sdo te thote qe ka shum pa zgjidhje dhe prandaj duhet te behemi ateist e ta zgjidhim ate qe skemi kohe ta ndjekim,,

Ka njerez qe nuk besojn ne asgje tjeter,,pervec drites qe egziston ne te vertet,,

pershembull une edhe kur shkoj ne kish ndihem me krenar se krishti,,sepse un ne ato momente ndihem lart ne drite e ndersa ai ne toke,!

e qe nga ktu mund te dalim edhe ne konkluzionin se shum njerez ateiste,,pritojne te besojne ne gjera te pa mohueshme,,sic esht erresira dhe drita,,dhe si rrjedhoje pritojne edhe te behen pjese e ndonjeres prej tyre :)
 
Titulli: Obeziteti dhe fuqia e lutjes

ahhahahahahahahahaha,,O endrra,..po pse si ushqen qe ti ngope te varfrit,pra ma..meqe eshte i zen me ta..
E s'paska kohe me u marre me keta barkmedhenjet..LOL

Ne fakt, edhe pse mund te tingelloj absurde, obeziteti eshte semundja e te varfrit. Pse? Sepse shkaku qendror i obezitetit ( kur nuk ka semundje ose ilace qe e provokojne) eshte ushqimi i cilesise ulet ( nr 1- fast food), dhe ky ushqim eshte ai me i liri, ushqimi qe mund ta blej shumica qe nuk ka leke, ushqim qe sjell shume kalori por jo dhe lendet ushquese.
Ai qe ka leke, nuk do e mbushi barkun me patate dhe buke, ose me makarona me buke apo variante te ndryshme.
Njerzit e pasur e kane kujdes ushqimin, dhe per te qen dhe me ne regull me trurin e tyre, perdorin prodhimet "bio".

Gjithsesi, e kush ska leke per kaviar dhe foie gras, mund te coj nje jete te shendetcme aq kohe sa nuk abuzon me ushqimin. Me mire pak e sakt, se sa shume e kot.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top