Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Një 12-vjeçare indiane i dha fund jetës me qëllimin për t’i dhuruar organet e saj të atit dhe vëllait, por trupi i saj u dogj para se të lexohej letra me dëshirën e saj të fundit.

“Vajza e vogël nga India lindore e kishte parë vetëvrasjen si të vetmen mënyrë për të ndihmuar familjen e saj, e cila nuk i kishte mundësitë financiare për operacionin në sy të të atit dhe transplantin e veshkës për të vëllain”, thuhet në Times of India.

Mumpy Sarkar vrau veten në 27 qershor, duke lënë pas një letër ku shpjegonte arsyet e veprimit të saj. Por fatkeqësisht, letra e vetëvrasjes u gjet një ditë pasi trupi i saj ishte djegur në kremator.

Sipas të përditshmes indiane, vajza i kishte treguar motrës për planin e saj, duke i kërkuar që të bënte edhe ajo të njëjtën gjë, por vajza tjetër kishte qeshur me të dhe ishte nisur për në shkollë. Më pas Mumpy kishte pirë Thioten, një lloj pesticidi, dhe i kishte ankuar të atit ta çonte në spital se i dhimbte stomaku. Familja e dërgoi në spital 12-vjeçaren, por atje gjendja e saj u përkeqësua dhe një ditë më pas ajo vdiq.

Shekulli
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

po mundohesha ta imagjinoja dicka te till... por eshte e pamundur...
zemra vogel :(
 
Titulli: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

Bota ka akoma shpresë, ka akoma njerëz që: megjithëse fëmijë mund të kryejnë një akt të tillë, thjesht edhe vetëm për dashuri :(
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

Wow what a sad story .. the ultimate sacrifice and wasted.I got goose bumps right now..
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

Sa gjynaf... :(
Jete e poshter dhe kjo......
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

:( :( :( :( :( :(
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

Nje gjest fisnikeror,mallengjyese sa dashurore
Per familjen behet cdo gje,ashtu sic ka dashur te beje dhe kjo pa cuar misionin deri ne fund
Me vjen keq qe me dekadencen e vajzes nuk perfituan ata te cilet u be sakrifica
 
Titulli: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

"O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju. Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun. Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar." (Nisa, 26-31)
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

Sa gjynah :(
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

sa keq,....as nuk i eshte realizuar deshira te shkretes....
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

kjo smund te jet e vertet!! kjo sesht normal,,

nje vajz 12 vjecare!! kjo smund te ndodh kurr!! kjo esht histori e sajuar per te prishur diten e atyre qe e lexojn,,
 
Titulli: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

Ja cfar ben motra per familje! kurr djali se kish mar nje iniciativ till per moter apo prinder sado se i duan familjaret.
 
Indi, vetvritet per t'i dhene organet babait dhe vellait

Indi, vetvritet per t'i dhene organet babait dhe vellait

Images.jpg
Mumpy Sarkar ka vrare veten duke lene edhe nje leter qe spjegonte arsyet e vetvrasjes.

Mumpy Sarkar, nje vajze 12 vjecare indiane mesohet se ka vrare veten me qellim qe organet e saj te sherbenin per te sheruar semundjet e babait, i cili prej kohesh kishte probleme me syte, si dhe te vellait, i cili ishte ne rrezik jete per shkak te nje semundjeje te veshkave.


Fatkeqesia qe ka perfshire familjen e varfer indiane behet edhe me e madhe kur mendon se sakrifica e vajzes se vogel ka vajtur kot, pasi te afermit kane mundur te gjejne letren ku ajo spjegonte arsyet e vetvrasjes, nje dite pasi trupi i saj, sipas riteve indiane ishte djegur.ikub
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    10.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Indi, vetvritet per t'i dhene organet babait dhe vellait

Ky eshte akt heroik po tradita e beri te humb vleren.
Une personalisht ne portafol kam nje leter ku shkruaj dhe e firmos "Une dhuroj" ne itali kjo gje nenkupton qe ne rastin e nje vdekje te papritur organet e tua i shkojne nje personi qe ka nevoje per ato fundja nese do behem hi per cfare ti dua
 
Pe: Indi, vetvritet per t'i dhene organet babait dhe vellait

Temat qenkan njesoj :D .....i bashkojme
 
Pe: Indi, vetvritet per t'i dhene organet babait dhe vellait

Nuk mendoj se sakrifikimi i jetes eshte rruga e duhur per ti shpetuar jeten dukujt tjeter,sepse si ai person qe mendojme se i shpetojme jeten,edhe ne kemi te drejte te jetojme.Ndoshta duke i dhuruar nje organ mendoj se eshte rruga me e mire.Kam degjuar shume raste pak a shume te tille duke sakrifikuar jeten,por ka ndodhur qe edhe personit qe i kane kryer nje transplant nuk ka arritur te jetoje.Rasti ne fjale me duket pak absurd,megjithate nese eshte i vertete me vjen shume keq per ate vajzen e vogel
 
Pe: Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj

Dashuria eshte motorri i jetes, motorri i botes dhe ne emer te saj dhe vetem ne emer te saj mund te ndodhin te tilla gjera....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top