Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Amnistia e Pavarësisë, 220 të dënuar lënë qelitë..

timthumb.php


Nikoleta Kovaçi

-Pavarësia “hap” dyert e burgjeve për 220 të dënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndër ta 11 janë të mitur dhe 5 janë gra. Drejtoria e Burgjeve mban sekret listën e përfituesve të lirisë së menjëhershme, ndërkohë bëhet e ditur se nga Amnistia e Festës së Flamurit përfitojnë ulje dënimi 160 persona. Ndërkaq përfitojnë rreth 1000 persona që rezultojnë të dënuar nga gjykata me Shërbimin e Provës, prej të cilëve kanë marrë dënime alternative 700 persona. Referuar burimeve që vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mësohet se kategoritë më të favorizuara janë të dënuarit për vjedhje, po ashtu siç edhe shkelësit e qarkullimit rrugor. Në përfitimin e kësaj amnistie, ekspertët kanë përfshirë edhe një kategori të dënuarish që iu përkasin 2 neneve nga Kodi Penal Ushtarak. Pra amnistia e Pavarësisë tregohet zemërgjerë me ushtarakët dhe ushtarët për tre vepra, siç është dezertimi, shmangja nga shërbimi ushtarak dhe dezertim i kuadrit komandues.

Fituesit e lirisë

Kategoritë përfituese të faljes së “Pavarësisë” janë përcaktuar prej muajsh, ndërkohë që zyrtarët e drejtorisë së përgjithshme nuk kanë vënë në dispozicion listën e të paktën atyre personave që ditën e sotme do të lënë ambientet e qelisë ku vuanin dënimet me burg. Nga të dhëna të besueshme mësohet se shumica e personave të dënuar që do fitojnë lirinë do të jenë nga burgjet nëpër rrethe, por pritet që të dalin edhe nga paraburgimet në Tiranë. Ndërkohë, përcaktimi i kategorive që kanë për të fituar lirinë, ulje dënimi apo edhe shuarjen e masave paraprake ka bërë që ditëve të fundit të ketë dyndje personash të cilët kanë masa të përcaktuara në gjykatë dhe që janë të vetëdijshëm që i kap amnistia e 100-vjetorit të Pavarësisë. Kështu, komisariatet në këto ditë festash, përveç faktit që kanë kaluar në gatishmëri, tani do të përballen edhe me të dënuarit që vijnë për tu vetizoluar me idenë e përfitimit. 11 fëmijë do të shohin lirinë në mëngjesin e sotëm, të cilët janë të dënuar për veprën penale të vjedhjes. Ata përfshihen në numrin prej 220 të dënuarish bashkë me 5 gra që vuajnë dënimin në qelitë e burgut ‘325’ në “Ali Demi”. Njëkohësisht nga Kodi Penal do të përfitojnë amnisti edhe personat që rezultojnë të jenë të dënuar me gjobë nga Gjykata. Të përjashtuar në mënyrë katekorike nga amnistia e ditës së Pavarësisë janë të gjitha veprat penale që përfshihen në Krimet e Rënda.

Ditën e paradës, Pavarësia “favorizon” dezertorët

Ditën e sotme do të përfitojnë nga amnistia edhe të gjitha ata ushtarakë dhe ushtarë të cilët janë të dënuar në bazë të dy neneve. Hartuesit e amnistisë kanë përcaktuar kategoritë të cilët iu përkasin pikërisht atyre personave që janë të dënuar për shmangie nga shërbimi ushtarak, dezertim nga ushtria, mosparaqitje në repart si dhe dezertim i kuadrit komandues. Janë nenet 33 dhe 34 që janë përfshirë në amnistinë e festës, ndërsa nuk bëhet i ditur numri i dezertorëve sidomos në rolin e ushtarakëve që përfitojnë pafajësinë. Referuar të dhënave që vijnë nga policia, përqindja më e madhe e të vetëdorëzuarve nëpër komisariate iu përkasin kësaj kategorie, sidomos të dezertuesit e shërbimit ushtarak, të cilët shpresojnë të ‘amnistohen’ për moskryerjen e shërbimit të detyrueshëm...// Shekulli
 
Pe: Amnistia e Pavarësisë, 220 të dënuar lënë qelitë..

Megjithse eshte bere problem i madh numri i vjedhjeve neper rruge, kta prape i kane liruar hajdutet qe te shtohen akoma me shume neper rruget e Shqiperise.
 
Titulli: Amnistia e Pavarësisë, 220 të dënuar lënë qelitë..

Duhet te kishin falur me shume , shume me shume .
Ne fakt ne Shqiperi duhet nje amisti kombtare , nje si tip shperlarje shpirterore te kombit me
te kaluaren dhe fillimi i nje epoke te re , me principe dhe ligje te reja , shkurt duhet ndryshime rrenjsore .
 
Titulli: Pe: Amnistia e Pavarësisë, 220 të dënuar lënë qelitë..

Megjithse eshte bere problem i madh numri i vjedhjeve neper rruge, kta prape i kane liruar hajdutet qe te shtohen akoma me shume neper rruget e Shqiperise.

Po cfare hadutesh moj se vetem dy ''burra'' kishin qene te themi se adoloshent ishin dhe te gjithe lista vetem gra pjesa me e madhe e moshuar sepse gjasme jane denuar se kane mbjell bime narkotike:P:P i mbjell djali dhe del nena e thote i kame mbjell une mos te vte djali ne burg se plaka merr me pak vjet burg prandaj
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back