Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Abuzimet sek*uale, pre e dhunës, dy të mitura, 8 dhe 12 vjeç

Abuzimet sek*uale ndaj të miturave janë rritur ndjeshëm në vendin tonë, vetëm ditën e sotme janë shënuar dy raste, një në Korçë dhe një në Delvinë. Rasti i Delvinës është bërë i ditur sot në mëngjes, ku një vajzë vetëm 8 vjeçe është bërë pre e përdhunimit të një 47-vjeçari, i cili bashkëjetonte me nënë e vajzës.

timthumb.php


Sot pasdite është denoncuar rasti i dytë, ku një vajzë e vogël vetëm 12 vjeçe, është përballur me ngacmimet dhe tentimet e një 52-vjeçari, i cili kishte synuar të abuzonte më të miturën. Veprimet e tij ndaj vajzës së vogël do të mësoheshin nga prindërit e saj, ku këta të fundit do ta denonconin në policia. Mësohet se pak orë më parë, policia bëri arrestimin e 52-vjeçarit.

Protagonist i kësaj ngjarjeje është Vladimir Xhaollari, 52 vjeç, banues në fshatin Leminot të rrethit të Korçës, i cili punon si shitës në fshatin Leminot

Gjithçka kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur 12-vjeçarja me inicialet E.Xh., kishte shkuar në dyqanin e fshatit, ku shitës ishte 52-vjeçar i përmendur më sipër, por me t’u gjendur atje, e vetme me shitësin, ky i fundit duke shfrytëzuar mungesën e njerëzve të tjerë, kishte nisur ta ngacmonte 12- vjeçaren, madje jo vetëm kaq, ai kishte tentuar të abuzonte me të, duke kryer vepra të turpshme.

Në lidhje me këtë ngjarje burime të policisë saktësuan se, “vajza kishte hyrë në dyqan në orën 16.30 minuta të një ditë më parë, ku Xhaollari kishte tentuar ta ngacmonte duke krijuar veprime jo të hijshme”.
Sipas policisë, vepra penale e konsumuar në këtë rast është ajo e ”veprave të turpshme”.

Ndërsa po sot një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Delvinës pasi akuzohet për abuzim me të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi, Panajot Anagnosti, banues në fshatin Kranë të Delvinës pasi dyshohet se ka dhunuar sek*ualisht një 8-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Sipas të dhënave ai e ka mashtruar të miturën duke e çuar në kasollen e bagëtive, ku e përdhunoi.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, teksa mësojmë që 47-vjeçari Panajot Anangnosti është burri me të cilin bashkëjetonte nëna bashkë me vajzën e përdhunuar dhe djalin e saj.

Policia lokale saktëson se ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në fshatin Krane, të Delvinës, ndërsa përdhunimi është denoncuar dje nga e ëma e vajzës.

Policia shtoi se përdhunimi është konstatuar edhe nga mjekësia-ligjore, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

Mbas disa orë kërkimesh është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i abuzuesit rreth orës 02:00 në fshatin Mesopotam, Delvinë. Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Sarandës, për ndjekje të mëtejshme për veprën penale "marrëdhënie sek*uale me të mitura".

Burimi: Shekulli
Përgatiti: Vepror Hasani
 
Titulli: Abuzimet sek*uale, pre e dhunës, dy të mitura, 8 dhe 12 vjeç

Abuzmi ngelet abuzim,,njerzit qe abuzojn ne nje lloj forme,,meritojn ti abuzosh ne te gjitha format!
 
Titulli: Abuzimet sek*uale, pre e dhunës, dy të mitura, 8 dhe 12 vjeç

Abuzimi me femijet eshte shenderuar ne nje realitet te dhimbshem,inceste te shumta ndodhin ne familje te pa mbrojtur,ku eshte ku shtet ky ligj per ti denuar ne menyren makaber.
 
Titulli: Abuzimet sek*uale, pre e dhunës, dy të mitura, 8 dhe 12 vjeç

Se di ca reagimi do kisha ne me ndodhte nje rrast i tille per mbesat e mia ose femijet e mi me siguri 20 vjed do i haja
 
Titulli: Abuzimet sek*uale, pre e dhunës, dy të mitura, 8 dhe 12 vjeç

Kjo eshte pika ... Ku personalisht nuk Shoh me qarte. Ne kto raste ka vec nje zgjidhje, te varur nga ajo pjesa qe i thone vetes mashkull .
 
Titulli: Abuzimet sek*uale, pre e dhunës, dy të mitura, 8 dhe 12 vjeç

Ne kohe te sotme, me tere kete mundesi zgjedhjeje perpara, te ngrehesh e te dhunosh kalamaja vetem mashkull dhe burre si thuhet. Them se munde te jete ndonje semundje koti por asigje ska te beje me tipare njerezore.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back