Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon për 100 mijë banorë.
Ky është rezultati i hulumtimit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Qendrës për اështje Evropiane, që kanë punuar mbi të dhëna të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Hulumtimi shtrihet në vitet 2008-2011 dhe analizon të dhënat për krime kundër jetës, ku përfshihen vepra penale, si vrasje, vrasjet e mbetura në tentativë si dhe vrasjet nga pakujdesia.
Gjithashtu, hulumtimi zbardh të dhëna dhe mbi krimet kundër pronës. Gjergji Vurmo i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka punuar për këtë hulumtim.
Për vitin 2008-2009, Shqipëria ishte pak më lart sesa mesatarja e rajonit me një shifër prej 2,7-2,9 vrasje për një popullsi prej 100 mijë banorësh. Në vitin 2010, kjo shifër sipas ndërkombëtarëve ka arritur në 4. Në vitin 2011 kjo shifër është rritur me 40%, krahasuar me 2010”, thotë Vurmo.
Në grupin e krimeve kundër pronës, vjedhjet, kryesisht ato me dhunë kanë shënuar një rritje shqetësuese në vitet 2010-2011.
Minimalisht në dy vitet e fundit për shumicën e krimeve të analizuara kemi një kurbë në rritje të kriminalitetit, të veprave penale të regjistruara në Shqipëri. Ka krime të veçanta siç janë vjedhjet të cilat kanë një kurbë në rritje prej vitit 2008. Në periudha të caktuara, krahasuar njëri 3-mujor i 2008 me 3-mujorin e fundit të 2011 ka një rritje gati 500% vetëm të kësaj vepre penale. Rritje të konsiderueshme ka edhe vepra penale e vrasjes sidomos në vitin 2011”, shprehet Vurmo.
Sipas tij, gjatë analizës së të dhënave, është vënë re një fakt interesant, një rritje e krimit në vitet 2010 -2011, në kulmimin e krizës politike në Shqipëri.
Gjatë vitit 2008, periudhë e një klime politike më të relaksuar tendencat e krimit gjatë vitit 2008 kanë qenë brenda limiteve normale. Pas 2009, sidomos 2010-2011 kur edhe vetë kriza politike u ashpërsua ndjeshëm, vërejmë gjithashtu një rritje të frikshme të kriminalitetit në vend”.
Open Data Albania, një projekt për Transparencë dhe Inovacion u angazhua në publikimin e këtij hulumtimi.
Aranita Brahaj drejtore ekzekutive e projektit, thotë se situata është shqetësuese për shkak se nuk ka ende një strategji që të parandalojë krimin.
Në të gjithë këto vite që përkojnë me statistikën e zbardhur, pra në 4 vitet e fundit, por në tërësi në 6 apo 7 vitet e fundit, nuk kemi ndonjë strategji shtetërore e cila përkon me shumë institucione apo me shumë agjenci, për të bërë të mundur parandalimin e krimit apo rehabilitimit e viktimave të krimeve fizike dhe krimeve të rënda”.
Dhe duket qartë po ta shohësh edhe nga kronikat televizive, ose nga fotografimi real që media i bën ngjarjeve këto krime kanë te bëjnë me viktima të cilat më parë janë bërë pjesë e një konflikti ose një vrasjeje të mëhershme në mjedisin familjar dhe në pamundësi për të gjetur një zgjidhje ose për të pasur një shpagim për autorët e këtyre krimeve të mëparshme, konfliktet përshkallëzojnë deri në krime të tjera më të rënda fizike apo në krime që përkojnë me kontekstin e gjakmarrjes”, thekson Brahaj.
Ajo thotë se hulumtimi nuk jep në fakt realitetin në terren të krimit, për shkak të mungesës së të dhënave.
Po të shohësh me kujdes, as Ministria e Drejtësisë, as Prokuroria e Përgjithshme dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nuk të japin statistikë të qartë sesa është numri i viktimave. Pra gjen në statistikë shifra për vrasjet, për procedime penale, për vepra penale të kryera në bazë të një neni të caktuar apo një tjetri, por nuk gjen numrin e viktimave, dhe nuk ka një databazë që të përkojë më numrin e viktimave. Dhe çfarë ndodh? Nëse nuk ke arritur që të shënosh numrin e viktimave, do të thotë që as nuk të ka shkuar ndërmend të merresh me rehabilitimin e tyre”.
Brahaj thotë se duhet të krijohet një zinxhir institucionesh dhe komunitetesh, i cili do të ndikonte në uljen e kriminalitetit.
Natyrisht është për t’i kërkuar llogari policisë së shtetit. Ajo ka punën e saj, por pjesa e mënyrës së kontrollit të problematikës së kriminalitetit fizik nuk i përket vetëm policisë së shtetit. Duhet krijuar një zinxhir institucionesh dhe komunitetesh të cilat punojnë së bashku për të pasur më pak kriminalitet”, thotë Brahaj.
Ndërsa Gjergj Vurmo, thotë se zgjidhja për këtë situatë tejet problematike me krimin në Shqipëri nuk duhet kërkuar vetëm te policia e shtetit.
Shqetësues është fakti se institucionet përkatëse nuk po reagojnë siç duhet ndaj këtyre tendencave dhe me institucionet përkatëse në radhë të parë është policia. Por parandalimi nuk është thjesht dhe vetëm detyrë e policisë, përkundrazi. Për parandalimin e krimeve kemi përgjegjësi të gjithë, duke filluar nga qytetarët si individë e deri tek të gjitha institucionet publike dhe jo publike, përfshirë edhe institucionet civile që duhet të jenë më të ndjeshme”./G Tema
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Kjo po qe eshte nje ceshtje vertet problematike dhe qe vendi jone eshte i paafte per ti parandaluar
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Jemi vend ne zhvillim :p po pastrojm plehrat ;)
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Shumica problemit mund tu zgjidhte qe ne vitin 2000,kur nderhyn per te pastruar armet e '97. Ja qe dikush esht treguar i zoti at'her edhe i ka groposur. Tani nqs do kishte 1 operacion i gjer mund te shmangen shum vrasje edhe konfiskim i armeve luftarake pa leje.
 
Pe: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Ne lufte civile per dite Shqiperia, si mos te kete numrin me te larte te vrasjeve.
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Shumica problemit mund tu zgjidhte qe ne vitin 2000,kur nderhyn per te pastruar armet e '97. Ja qe dikush esht treguar i zoti at'her edhe i ka groposur. Tani nqs do kishte 1 operacion i gjer mund te shmangen shum vrasje edhe konfiskim i armeve luftarake pa leje.
Ne 2000 su be asgje. Sa % te armeve u mblodhen?
Pse nuk doli nje ligj i ashper te denoj mbajten e paligjshme te armeve? Duhet te gjendej menyra per te stimuluar popullin te sjelli mbrapc tere armet e cfare u vodhen me.
Keshtu, secili mund te kete arme, se nuk i ndodh asgje.

Ato arme sdo mblidhen kurre. Kush i ka ruajtur, do i ruaj ne vazhdim, biles do i leri dhe trashegim fisit bashke me nje mentalitet qe te meson qe kur dikush ta ben borxh te vesh ti fusesh plumbin ne balle...
 
Pe: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Sme habit fare kjo gje ne fakt:)
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

[h=1]BoOoMBaStiCk[/h] 1 Orë Më Parë #20752 Ligji "ashper" doli pas 2000,kush si dorzoj ju dha ultimatum qe po mos ti dorzonin,po ti kapnin ne flagrance do u denonin 5-8 vite...Kur ta ben borxh aq sa sban jam dakord te shkosh e tja cash ballin.(shqiptar jemi e kemi ne gjak)

U vu gje ligji ne zbatim? Se me sa lexoj une gazetat, ka vrasje perdite, pra armet prap ekzistojne ne Shqiperi.
A se u tha qe do jepet denim...po keto jane peralla me mbret. Ama policia beri gje kerkime dhe kontrolle?
A u be statistika sa arme jane vjedhur e sa jane kthyher, e sa mungojne?!

E per ate dakordin, hmmmm ku qenka limiti " deri ku sben me"? Edhe qe kur duhet te behesh kriminel qe te shplash borxhin apo te hakmeresh?
Kjo eshte drejtesia?
Keq me vjen te them, qe me kete mentalitet nuk do ecim para. Aq kohe sa mendojme qe drejtesia behet me dhune e arme... vaj halli!~
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Kjo edhe dite me cdo dite u mbyt filani u mbyt fisteku ! Un se di cfar ben ligjin aty apo eshte ne mod vrasja ?e mbyti kunatin e mbytin vjehrren e mbyti komshiun cfar esht e duke ndodhe ama eshte turpruse kjo shifer.
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

U vu gje ligji ne zbatim? Se me sa lexoj une gazetat, ka vrasje perdite, pra armet prap ekzistojne ne Shqiperi.
A se u tha qe do jepet denim...po keto jane peralla me mbret. Ama policia beri gje kerkime dhe kontrolle?
A u be statistika sa arme jane vjedhur e sa jane kthyher, e sa mungojne?!

E per ate dakordin, hmmmm ku qenka limiti " deri ku sben me"? Edhe qe kur duhet te behesh kriminel qe te shplash borxhin apo te hakmeresh?
Kjo eshte drejtesia?
Keq me vjen te them, qe me kete mentalitet nuk do ecim para. Aq kohe sa mendojme qe drejtesia behet me dhune e arme... vaj halli!~

Per pjesen e par skam cte them,ti e shikon vet si esht katandis vatani yn,ske dicka ne rregull,duke fillu te mjeksia e duke perfundu te arsimi,bazat e nje shteti....e jo te pretendojm per statistika.

Un te them vetem dicka,kur Gjyqtaret e krimineleve,qe perfitojn nga 100.000€ deri ne 1.000.000€ e kusur ndertojn Vila ne bregdet,sigurojn arsimin e femijve tyre neper kolegje te huaj,si mund ta quash drejtsi? A esht ajo drejtsia qe shpall te pafajshem 1 Politikan (Ilir Meta) duke "hartuar" planin me Min.e Ekonomise si te vjedhin 700.000€?
A esht kjo drejtsia qe len te lire kriminel si ato qe shohim cdo dit neper faqe te gazetave?
Kush i liron kto,edhe pse para 5 vitesh ishin ne qeli,edhe duhet tu kalbnin atje,kush i liron?

Cfare i mbetet te afermeve te viktimave kur gjeja me e paket,zbardhja e krimit dhe denimi i autorit nuk zbatohet?
Pergjigjen gjeje vet!

Mua me vjen keq qe po ecim me kte mentalitet,por kshu e ka ndertu Politika shtetin,me vetegjyqsi.
 
Po nqs ecet me kete mendje qe policia sben gje e une duhet te bej me doren time, eshte gabim. Pse? Sepse njeriu ska me asnje limit, ska me frike nga asgje, dhe per budallekun me te vogel mund te bej veprimin me te madhe ( vdekje njeriu).

Keshtu qe nuk duhet inkurajuar kjo menyre jete, nuk duhet transmetuar tek brezet me tej.
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Luft Per Mbijetes Ka Vajtur Puna,,Po Vem Ne Zbatim Ligjin E Xhungles
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Nje vend qe i thot veti Shtet ,aty ku ligji egziston vetem ne letra me duket ,kur vriten njerzit dhe vrasisit jetoj ne liri!!!
 
Titulli: Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Vlonjatet e kan fajin kto donin leket :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top