Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

What's on your mind..?

Une kam kuptuar me kohen se respekti per veten eshte nje nga gjerat me te rendesishme ne jete.
Sigurisht dhe respekti per te tjeret.
Jo gjithmone e kam ditur kete.
Disa here e kam vene veten ne vend te dyte, kam bere sikur cdo gje ishte ne rregull,vetem qe te mos i merzisja te tjeret.
Por tani e di,te kem respekt per veten do te thote ta pranoj veten si jam,me gabimet,me te gjitha perpjekjet e mia per tu bere me mire. Nuk jam perfekte,dhe nuk dua te jem.
Dua vetem te jem e sinqerte me veten,te jetoj sipas vlerave te mia, dhe te mos e humbas veten vetem qe tu pershtatem te tjereve.

Respekti per veten me ndihmon te vendos kufij.
Me ndihmon te them “jo” kur dicka nuk me pelqeb,kur me behet padrejtesi apo kur me flasin keq.
Nuk dua me te le askend te me ule apo te me beje te ndihem me pak e vlefshme.
Sepse e di,une VLEJ!
Respekti per veten nuk eshte vetem nje fjale. Eshte menyra se si flas me veten ne ditet e veshtira.
Esht kur nuk e fajesoj veten per cdo gje. Eshte kur i them vetes: -Gabove, por eshte ne rregull.
Je njeri.
Po meson.
Respekti per veten eshte kur kujdesem per shendetin tim,per trupin tim,per shpirtin tim. Eshte kur largohem nga ata qe me lodhin, nga fjalet e renda, nga energjite e keqija.

Disa here,njerezit me kane gjykuar,me kane keqkuptuar, madje kane folur keq per mua. Dikur keto me lendonin shume.
Por tani jo aq.
Sepse kur ke respekt per veten,meson ta dallosh zerin tend nga zhurmat e te tjereve. Meson qe jo cdo mendim ka vlere.
Meson te mos u japesh rendesi atyre qe nuk te vleresojne.
Kur e dua dhe e respektoj veten,nuk kam me nevoje te bind te tjeret qe te me duan.
Sepse tashme e di qe jam mjaftueshem.
Mesoj cdo dite te jem me e duruar me veten,me e bute.
Dhe mesoj qe cdo here qe zgjedh veten time, po bej zgjedhjen e duhur.


Une nuk jam perfekte, por jam unike.
Dhe kjo me mjafton per te ecur perpara me koken lart dhe me zemren plot.
 
Sa te ndjeshem qenkeshit bo mer jahu pupupu 🤣
Prerje damaresh gjithandej
 
“A thousand of things to say and thousands of reason not to”

GN PPL🤗
 
Kishte nevoj forumi për një fllad @Ivy
 
Kam harru me ble ilaqin
Phuttt nanen si shkoj jerm
 
E kur vjen nata…

E kur vjen nata,gjithcka ndryshon pa zhurme.
Drita largohet,por bashke me te nuk ikin edhe mendimet.
Perkundrazi,nata i zgjon ato.
Ato qe gjate dites i kemi shtyre,i kemi fshehur, i kemi shmangur.
Ne erresiren e nates,mendja nuk ka me ku te ike.
Ajo qendron perballe nesh si nje pasqyre qe nuk genjen.
Cdo ndjenje e mbajtur brenda del ne siperfaqe,trishtimi,frika,pendesa,deshira.
Edhe gezimet qe i kemi harruar,ndonjehere na kujtohen papritur.

Nata eshte ndryshe per secilin.
Dikujt i sjell qetesi,dikujt vetmi.
Ka nga ata qe mezi e presin,sepse ndihen me mire kur cdo gje pushohet.
Ka edhe nga ata qe e kane frike,sepse ne heshtje nuk mund te fshehin me asgje.

Por ndoshta kjo eshte fuqia e saj.
Na detyron te rrime me veten,si me nje mik te vjeter qe e kemi harruar.
Te degjojme zemren pa zhurma.
Te pranojme lodhjen,mungesat,dhe ndjenjat qe i kemi mbajtur brenda.

E kur vjen nata,gjithcka tjeter humb rendesi.
Aty mbetet vetem e verteta.
Nje fjale qe nuk u tha.
Nje ndjese qe nuk u kerkua.
Nje enderr qe pret te zgjohet serish.
Sepse nata nuk eshte vetem erresire.
Ajo eshte nje drite ndryshe,me e bute,me e thelle.
Ajo ndricon brenda nesh,jo jasht.
Dhe nese degjon me kujdes…
ndoshta nata nuk eshte fundi i dites,
por fillimi per te kuptuar me shume veten.
 
Screenshot_20250715_093053_Instagram.webp
 
Najher skam hic nerva dhe kur ndodh kjo,ka ardh koha mu largu 🙃
 
Najher skam hic nerva dhe kur ndodh kjo,ka ardh koha mu largu 🙃
Ku do shkosh ti moj vajzë
Pa na thuaj pak për nga po e përgatit valixhen, na bë të ëndërroj pushime dhe mua se kam akoma dhe 12 ditë pritje 🥰
 
Ku do shkosh ti moj vajzë
Pa na thuaj pak për nga po e përgatit valixhen, na bë të ëndërroj pushime dhe mua se kam akoma dhe 12 ditë pritje 🥰
Po jam lodh kto kohe shume,spo mfunksiono truni ndrejtimin e duhur
Po marr ca dit pushime nmal,nkukes,te qetesohem pak😊
 
Po jam lodh kto kohe shume,spo mfunksiono truni ndrejtimin e duhur
Po marr ca dit pushime nmal,nkukes,te qetesohem pak😊
Sa mirë, bëje dhe shijoje, ka nevoj njeriu për shkëputje dhe ku më mirë se me natyrën 😍
 
Kuptoj që për të mirën dhe rritjen e ekonomis në shqipëri vendosën të shembin punimet pa leje, por nuk kuptoj pse në këtë periudhë të vitit duke krijuar disagio per turistët me gërmadha kudo.
 
Asgje qe bejne keta jane per te mire te vendit

Kuptoj që për të mirën dhe rritjen e ekonomis në shqipëri vendosën të shembin punimet pa leje, por nuk kuptoj pse në këtë periudhë të vitit duke krijuar disagio per turistët me gërmadha kudo.
 
Asgje qe bejne keta jane per te mire te vendit
Në fakt e kisha në formë ironie “kuptoj që e bëjnë për të mirën dhe rritjen e ekonomisë në shqipëri” sepse dhe fëmijët tashmë po kuptojnë që ai vënd po udhëhiqet nga njerëz egoist mbi të gjitha pastaj mund të rreshtohen një sërë e sërë epitetesh…
 
Asgje qe bejne keta jane per te mire te vendit
Imagjino në Dhërmi e çfarë jan ato resortet në Jug bëhet nami,por andej nuk ndërhyjnë dot ata se kan të bëjnë me "koka" e normal do merren me popullin e thjeshtë.Çështje korrupsioni,por mirë tu bëhet se vet e votuan prapë këtë qeverisje.Po nuk u pastrua politika nga këta politikanët e vjetër që jan provuar e stërprovuar se nuk ja vlejnë për drejtuesa ne nuk kemi për të ecur si vend .
 
Imagjino në Dhërmi e çfarë jan ato resortet në Jug bëhet nami,por andej nuk ndërhyjnë dot ata se kan të bëjnë me "koka" e normal do merren me popullin e thjeshtë.Çështje korrupsioni,por mirë tu bëhet se vet e votuan prapë këtë qeverisje.Po nuk u pastrua politika nga këta politikanët e vjetër që jan provuar e stërprovuar se nuk ja vlejnë për drejtuesa ne nuk kemi për të ecur si vend .
Shih shih
Ene e bukur ene e zgjur :p
 
Hotel mes peshkopis
Une skam as rroba tgjata,se ca do bej se di🙄
Do mshajn

E shkreta a ka plazh peshkopia qe ka dyqane me gomordare 🙄
 
duhet ti perdorin me shku ne burrel nga lumi 😂
Ku i bie burreli?
Fr stallem,paska kshu gjanash per plazh,se pse se kuptoj 🙄
Ose jam une e trash…
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back