Vrasje në qytetin e Vlorës

My Self

Born To Be Happy
EKZEKUTIMI-VLORE-MBULIM_tn_.jpg

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e së martës. Një ekzekutim i stilit mafioz i ka marrë jetën brenda lokalit të tij Amarildo Delajt, 27-vjec.

Nga burimet paraprake bëhet e ditur se 27 vjecari Delaj është qëlluar me armë zjarri me dy plumba në kraharor,

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e re”, ndërsa pista e parë që ka dalë në pah është që vrasja të ketë ndodhur për motive pronësie.

Autorët ende të paidentifikuar u larguan menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet.

TCH
 
Titulli: Vrasje në qytetin e Vlorës

Jemi ne bilanc lufte civile!

Nderkohe Saliu ndodhet ne "Bled" te Sllovenis duke ber xhiro me "kal",BMW,Jaht....
 
Titulli: Vrasje në qytetin e Vlorës

27 vjec, shume i ri, gjynah:(
Kur do zhduket agresiviteti dhe hakmarja shqiptare?!
 
Pe: Vrasje në qytetin e Vlorës

Te vret tjetri pa ju tremb syri...eh medet
 
Titulli: Vrasje në qytetin e Vlorës

27 vjec, shume i ri, gjynah:(
Kur do zhduket agresiviteti dhe hakmarja shqiptare?!

me duket eshte bere e modes ,,,ne nje bisede me nipin kur isha ne AL . Me shpjegoje ,qe te rinjt skane me se merren ama duan te bejne ne nje fare menyre " emer" dhe ne ngaterresen me te vogel doren ne brez. Alla USA, imitojne Gangs .. Per te ardhur keq eshte pak ,them per te uleritur.
 
Titulli: Vrasje në qytetin e Vlorës

Mendoj se ti Enderra ke te drejte qe eshte bere mode per te rinjet(jo se e mbeshtes nje veprim te tille-perkundrazi)...por pse kjo po ndodhe edhe tek te moshuarit dhe jo vetem ne zonat rurale, por gjithkah dhe per hicgje. Vellau veret vellane se e ka shikuar venger...babai vret djalin sepse e ka refuzuar martesen e imponuar ose ka shkuar ne dasem te dajes pa lejen e tij...gruaja vret burrin sepse e ka maltretuar me vite, por tani i ka ardhur dita....keto jane disa raste qe po i lexojme cdo dite ne kronikat e zeza te ngjarjeve ne Shqiperi...mos valle eshte me shume ne pyetje mentaliteti agresiv shqiptar se sa moda...
 
Qendrojne ato qe thua + shto edhe keto qe shkrova une = Wild WEST
 
Titulli: Vrasje në qytetin e Vlorës

me duket eshte bere e modes ,,,ne nje bisede me nipin kur isha ne AL . Me shpjegoje ,qe te rinjt skane me se merren ama duan te bejne ne nje fare menyre " emer" dhe ne ngaterresen me te vogel doren ne brez. Alla USA, imitojne Gangs .. Per te ardhur keq eshte pak ,them per te uleritur.
E gjitha kjo ndodh sepse ju lejohet, kur policia nuk eshte ne gjendje te mari masa e te vendosi regullin mbi popull. Nuk eshte normale qe cdo njeri ( mund te jete i sakt nga truri apo psikopat) te kete arme. Nuk ke si te kontrollosh nje njeri te tille, i cili mund te bej kerdine ne nje moment sepse ju duk se e pe shtrember.
Ne USA qe e kane cik si te "lire" menyren per tu bere pronar i nje arme, perhere ndodhin fatkeqsi te tilla, me psikopat qe bejne kerdine.
Armet sjane lodra. Sjane mjet per te shprehur fuqine, me jeten e njeriut nuk lozet.

U be cu be ne Shqiperi, duhet te gjendet menyra per te zhdukur armet...edhe pse duhet punuar tek mentaliteti njeriut me pare. Jo gjithcka zgjidhet me dhune e agresivitet, jo gjithcka dmthn hakmerje.
Por mbase duhet te kalojne disa (me shume) breza qe te ndryshoj ky mentalitet.

Mendoj se ti Enderra ke te drejte qe eshte bere mode per te rinjet(jo se e mbeshtes nje veprim te tille-perkundrazi)...por pse kjo po ndodhe edhe tek te moshuarit dhe jo vetem ne zonat rurale, por gjithkah dhe per hicgje. Vellau veret vellane se e ka shikuar venger...babai vret djalin sepse e ka refuzuar martesen e imponuar ose ka shkuar ne dasem te dajes pa lejen e tij...gruaja vret burrin sepse e ka maltretuar me vite, por tani i ka ardhur dita....keto jane disa raste qe po i lexojme cdo dite ne kronikat e zeza te ngjarjeve ne Shqiperi...mos valle eshte me shume ne pyetje mentaliteti agresiv shqiptar se sa moda...
Agresiviteti i transmetuar ne te gjithe menyrat (ne familje, ne shoqeri, ne media). Eshte dicka "normale" te hakmeresh e te besh drejtesi vete, sepse policia eshte =0.
 
Re: Vrasje në qytetin e Vlorës

Spo Njohin Me Njerezit Fjalen BASHKBISEDIM apo SQARIM NJEREZOR Por Po Kalojn Direkt Ne Agresivitet..Skan Dhe Faj Jo Kur Jan Armet Sheshit
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top