Po mire nje pyetje me lind spontane
Do vije të bëje të tilla deklarata nese profili sdo te ishte bllokuar?
E kam pasur ndërmend të hapja temë këtu ( po meqë nuk ju njihja nuk e hapa ) dhe pikërisht kam pasur ndërmend të hapja temën: "Sjellja me publikun", dmth me masën kur je udhëheqës i një medie ( redio, FB, forume etj etj ) ...
Doja të sillja aty dicka nga përvoja ime, sepse për disa vite kam udhëhequr një radio ( kam qenë kryeredaktor shkrimeve ) ... fal sjelljes së mirë me publikun ( dëgjuesit dhe lexuasit tanë ), brenda një kohe shumë të shkurtër u bë një radio familjare dhe shumë më e dëgjuar gjithandej nëpër botë, deri në Zelandën e Re dhe, shih ti, kemi pasur dëgjues më shumë se Radio Kosova.
Tani po të flas sikur të të kisha mike të vjetër, dmth shumë sinqerisht dhe për të mirë e këtij forumi, juve si staf dhe anëtarëve.
Po them në vija të trasha pa u ndalë në hollësira.
* kush është e ku është e keqja ( shëmtira jashtënjerëzore) po dihet ...
- vetëm bëjeni të kundërtën e saj - del mirë
- mos përcillni lëvizjet e njerëzve ( ku e kah po shkojnë ) sepse skuthllëku është dicka e shëmtuar.
- mos jeni ju në krye të valles për keq
- mos futni sherre mes anëtarëve
- repsketojeni lirinë e mendimit e të fjalës ( kuptohet, lria e mendimit dhe e fjalë kanë kufi ... deri aty ku nuk cenon lirinë e tjetrit )
- nëse keni rregullore- REPSKTOJENI, të parët ju si staf e pastaj të gjithë.
- miqt tuaj mos i favorizoni në dëm të atyre që nuk i njihni apo nuk keni simpati për ta ...
- mos u hakmerrni kafshërisht kundër atyre që nuk keni sipmati
* se po i bie trupaz nga ajo qe kam pasur ndërmend të thosha në temën që thashë në fillim.
nëse ka dikush ndonjë kërkesë a ankesë ... përgjigjju, sepse kjo konsiderohet mendjamadhësi apo edhe më keq mospërfillje, sepse
mospërfillja është tipari më i poshtër i një njeriu të poshtër
dhe fare në fund
- mos i bëni të
PABESË, sepse pabesia ështe tipar shumë i ulët i njeriut të ulët!
Mund të debatojmë miqësisht sa të duash, gjithmonë për të mirën e forumit dhe të anëtarëve.
Respekt,
Demka