Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Krijimet letrare ~Muaji dhjetor

Cili krijim të pëlqen më shumë?

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

  • Totali i votuesve
    15
  • Poll closed .
1-Jeta pa ty

Natë e errët,
me hënën e yjet
që kanë ikur
Qetësi e paqëndrueshme,
nuk lëviz asgjë
Mendime të zymta,
që fillojnë nga fundi
e nuk nisen për askund
Rrahjet e zemrës
shtohen me përshkallëzim
Terr, zi, pikëllim e brengë
Lot, gjak, dhimbje pa fund
Ky është kujtim nga e ardhmja
i një jete pa ty

2-Simfonia e bisedave tona

Në melodinë e simfonisë më të bukur
Secila notë përshtatet vetvetiu
Notat rresht e të radhitur
I këndojnë shpirtit për ta zbavitur
Njëjtë dhe kjo bisedë
Që ne bashkë po e kompozojmë
Secila fjalë e thënë
zë vendin më të ngritur
dhe i jep kuptim bisedës së pëshpëritur
Madje as qetësia s’kalon pa u kuptuar
Është pjesë e bisedës – simfonisë së kompozuar
Por kjo melodi, nuk është diçka që dëgjohet
Ajo ndjehet, e, edhe mund të shijohet
Shpirtin ta kënaq, dhe zemrën ta gufon
Ta shton mallin e dëshirën që s’mbaron

3-Bora e parë

Ato kristale shkëlqimtare
Që lëshohen nga qielli
Ta ngrohin zemrën
Si të ishin rreze dielli

Sytë e duan të bardhën
E bardha është çiltërsi
Ato i bëjnë mirë syve
Dhe trupit në tërësi

Gëzim për të parë borë
Nuk është lehtë i përshkrueshëm
Se është gëzim fëmijëror
Shumë fort i argëtueshëm

Peizazhi i pastërtisë
Atypëraty krijohet
Me të ardhur bora
Çdo gjë zbukurohet

4-Larg

Largësinë e kam mbiemër
Të tjerët ma vendosën
Larg çdo gjëje të bukur,
Më flakën faqezinjtë,
Nuk më lanë zgjedhje
Vetë për të vendosur
Nuk më pyetën
Më larguan, më shporrën, më dëbuan...
Ma dogjën zemrën flakë,
Vuajtjen ma vulosën
Nuk më dhanë hapësirë
As për të kërkuar mëshirë
Këta që vendin na e uzurpuan
Në petkun e të qytetëruarit
Na i zhvatën të mirat
Dhe na e vulosën varfërinë
Na përzunë nga atdheu
Dhe na detyruan sorollatjen
U bëmë bijtë e rrugës
Në kërkim të lugës
Në kërkim të kafshatës
Urinë për ta shuar
Në kërkim të mallit
E malli mbetet i pashuar

*Mirëmbrëma të nderuar anëtarë.
Këto janë krijimet për muajin dhjetor.
Keni një javë kohë për të shkundur votën.
Shpresoj të kemi pjesëmarrjen tuaj me diskutime rreth krijimeve si dhe sa më shumë vota të hedhura 😊

P.s:Faleminderit për krijimet 🥰
 
Uua sa të shijshme krijimet
Bravo krijuesve 👏
Jam mes krijimit 1 dhe 2
Do i rilexoj 😍
 
Naten e erret,
Ne simfonine e melodise me te bukur,
Larg teje..
Ra bora e pare!!
😂
 
Votova Simfonin e bisedave ☺️
 
Zakonisht përpiqem të jem i matur në kritikë, ama këtë herë do jem më i drejtpërdrejt, le të hidhërohen ose jo autorët, s'është që do të mërzitem.

1-Jeta pa ty
Nëse i analizon me kujdes vargjet e para me ato të fundit, nuk ka asnjë sense, madje, madje, autorin e nxjerrë sikur të jetë një person me çrregullim bipolar. Pra, në fillim projekton një atmosferë qetësie, pastaj këtë qetësi e thyen duke përshkruar një varg "zhurmash" figurative e fizike; mendime, rrahjet e zemrës, etj.
Këshillë juridike: Vizito qendrën më të afërt të shëndetit mendor 😬

2-Simfonia e bisedave tona
Kjo ka më shumë gabime logjike se sa vetë fjalët që përmban: Notat i kënduakan shpirtit?! Fjala zë vendin më të ngritur?! Si zuaka fjala vendin më të ngritur? Kalon nga notat e pentagrami tek pëshpëritja... hajde logjikë hajde 🚑

3-Bora e parë
Poezi tepër e mirë nëse autori i saj është ndonjë fëmijë 5-6 vjeçar lool

4-Larg
Me këto rimat e kësaj poezie do u kompleksonte edhe Kadareja... lutje për të gjithë, mos e lexoni me zë, se nga jehona e këtyre vargjeve do ia luani eshtrat në varrë Kadaresë e të tjerëve si ai 😬

Kritikë të hapur dhe për @Anna* që pranon të nxjerrë në konkurs çdo gjë

I ashpër pak he? :p
 
Bleva nje arke me domate per gjelle !
Hajde kapni te gjithe nga nje kokerr e gjuani @A2.
 
  • Haha
Reactions: A2.

Iiiii sa i keq 🙄
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back