Nata e Kadrit

Pe: Nata e Kadrit

ahahahahahahahahhaha hahahaahahahhahahahahaha sa kam qesh loverboy ma lexo pak mua aty se kur do vdes ahahahahhahahaha omg ahahahahaaahahahahahahahahaahahahahahhahaahahahha ahhahaahah

Cpate moj? ca ka ktu per t qesh?

“Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj ''
prandaj ka vite qe kete nate un e ninoj gjithmone :)
 
Pe: Nata e Kadrit

ahahahahahahahahhaha hahahaahahahhahahahahaha sa kam qesh loverboy ma lexo pak mua aty se kur do vdes ahahahahhahahaha omg ahahahahaaahahahahahahahahaahahahahahhahaahahahha ahhahaahah

Efekte dehidratimi besoj e... "Ahh si spo bjen i cik shi ta freskoj"... lol
 
Pe: Nata e Kadrit

ahahahahahahahahhaha hahahaahahahhahahahahaha sa kam qesh loverboy ma lexo pak mua aty se kur do vdes ahahahahhahahaha omg ahahahahaaahahahahahahahahaahahahahahhahaahahahha ahhahaahah


"hahahahahahaahahahahhahahaha" edhe un keshtu si ti po thoja ..




E qfar po thoje ti ?
 
Nata e Kadrit

Nata e Kadrit
Hyrje
Nata e Kadrit është një natë prej netëve të muajit të begatë Ramazan. Ajetet Kur’anore dhe fjalët e të Dërguarit Muhamed, alejhi selam (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), që flasin për të, janë të shumta. Për rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon tek zemrat e njerëzve e tregon dhe fakti që po thuajse i madh e i vogël ditën që i paraprin natës së Kadrit e agjërojnë. Për hirë të vërtetës theksojmë se, vetëm agjërimi i kësaj dite nuk e shlyen detyrimin që kemi për ta agjëruar gjithë muajin e Ramazanit. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën.
Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se i Madhi Zot ia ka kushtuar një sure të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.
Po pse quhet Nata e Kadrit?, ا’është Nata e Kadrit?, ا’vlera përmban dhe si mund të përfitojmë prej kësaj nate të madhe?
Pikërisht për të informuar sado pak bashkëkombësit tanë po ju ofrojmë këtë material të shkurtër.

Pse quhet “Nata e Kadrit” ?
1-Fjala “Kadr” ka disa kuptime ku njëri prej tyre është dhe nderim ose respektim, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të karakteristikave të saj. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.

2-Kuptim tjetër i kësaj fjale është se Kadr don të thotë dhe shtrëngim, në kuptimin se dituria e saktë se kur është kjo natë, është e fshehur në dhjetë netët e fundit të Ramazanit siç do ta shohim më poshtë. El-Halil ibën Ahmed, një dijetar i njohur ka thënë: “ثshtë quajtur Nata e Kadrit pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve që zbresin në këtë natë”.

3-Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm (siç do ta shohim më vonë).

4-Në një ajet Kur’anor Allahu e quan “Natë të Begatshme” për mirësitë e shumta që u jepet njerëzve.

Këtu kemi përmbledhur vetëm disa prej kuptimeve që përmban ky emër, kuptime që në tërësi shprehin vlerat e saj.

ا’është nata e Kadrit?
Allahu i Madhëruar thotë në suren El Kadr:
1- Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
2- E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit.
3- Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4- Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibraili) për secilën çështje.
5- Ajo është paqe deri në agim.”. (El-Kadr: 1-5).

Pra sipas ajeteve të cituara Kur'anore, Nata e Kadrit është nata me e vlefshme dhe me e rëndësishme, sepse në të ndodhi zbritja e Kur'anit, drita nga Allahu për të zhdukur errësirën e mosbesimit dhe për të vendosur në vend dinjitetin njerëzor, që ishte nëpërkëmbur. Kur’ani i tregoi njeriut se cili ishte ai në të vërtetë, e largoi njeriu nga adhurimi dhe përgjërimi ndaj çdo gjëje, drejt adhurimit të Atij që e meriton këtë adhurim, ndaj Zotit Krijuesit të tij. Kur’ani i rivendosi dhe një herë lidhjet mes Krijuesit dhe njerëzve të cilët e kishin harruar Zotin e tyre. Kur’ani i tregoi njeriut se është i lirë dhe jo skllav i tekave të njerëzve me pushtet dhe se ai i lutet dhe i mbështetet vetëm Zotit. Njerëzit e festojnë ditën kur çlirohen nga ndonjë pushtues i jashtëm, por të mos harrojmë se Kur’ani e çliroi njeriun nga “pushtuesi” i brendshëm që është egoja e njeriut dhe prirja e tij për vepra të ndaluara dhe të shëmtuara. E pra a nuk e meriton kjo ditë, dita e zbritjes së Kur’anit, që të jetë ditë feste për mbarë njerëzimin!
Allahu në këtë natë e zbriti Kur'anin Famëlarte nga LEUHI MAHFUDHI (pllaka e ruajtur mirë tek i Madhi Zot) për në BEJTUL IZEH, që është në qiellin e dunjasë. Kur’ani më pas iu zbrit Muhamedit, alejhi selam, për rreth njëzet e tre vite me radhë sipas nevojave njerëzore që dilnin. Për këtë shkak Nata e Kadrit paraqet ngjarjen më të rëndësishme dhe më madhështore në historinë e njerëzimit dhe si e tillë e ndryshojë rrjedhën e saj, sepse Shpallja e Kur'anit në këtë natë madhështore “lidhi” qiellin me tokën, njeriun me Krijuesin e vet dhe kështu hyri përsëri në histori, në të cilën ai nuk mbeti vetëm objekt pa përmbajtje dhe kuptim, përkundrazi i dha zgjidhje njerëzisë dhe u bë fjalë e gjallë dhe ligji i jetës , sipas të cilit zhvillohet jeta.
Nata e Kadrit përveç rëndësisë së madhe si ngjarje historike, në të njëjtën kohë paraqet natën mjaft të dobishme për çdo kënd që dëshiron t’i kthehet Allahut dhe ta pastrojë shpirtin e tij.
Kuptohet se vlera dhe dobia e kësaj nate është për atë që di ta shfrytëzojë. Kjo natë pra, është me e mirë se një mijë muaj, siç thotë Zoti në Kur’an . Në këtë thënie del në pah drejtësia e Zotit për t’u dhënë mundësira të barabarta njerëzve për ta adhuruar Krijuesin e tyre, sepse dihet që njerëzit në kohët e hershme kanë qenë më jetëgjatë. Në këtë natë zbresin melaiket, në qiellin e dunjasë, në tokë, rreth njerëzve dhe i përshëndesin më përshëndetjen Islame Selam Alejkum (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju). Kjo natë përshkruhet si paqe, e sigurtë, e qetë sepse shejtani nuk mund të bëjë asnjë të keqe apo të shkaktojë ndonjë trazirë.
ا’ndodh në këtë natë:
Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm.
Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.
Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet.
Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem.
Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria.
Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo.
Në këtë natë përcaktohen rrisqet.
Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër.
اështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhrat.
Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit.

Disa hadithe që flasin për vlerën e Natës së Kadrit
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e kalon me namaz Natën e Kadrit me besim tek premtimi i Allahut dhe shpresë tek Ai, i falen mëkatet që ka bërë më parë.” E transmeton Buhariu
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.” Buhariu.
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.” Buhariu: 4/259.
Në librin me hadithe të Buhariut përmendet se Ubadeh ibën Samit ka thënë se i Dërguari, alejhi selam, doli të na tregonte se kur është Nata e Kadrit, e në atë moment dy prej muslimanëve po grindeshin. Ai tha: “Dola t’ju tregoj se kur është Nata e Kadrit, ndërsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo (dija se kur është fiks) u morë prej meje. Ndoshta kjo është më mirë për ju. Prandaj kërkojeni në të nëntin, të shtatin dhe të pestin (në netët me numër tek pra në 21, 23, 25, 27, 29 ramazan)” Buhariu; 1919
Ky hadith tregon se sa e keqe është grindja, si rezultat i së cilës, u fsheh dhe kjo mirësi e madhe.
Nata e Kadrit është më e mundshme të jetë në shtatë ditët e fundit. Ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se njëri prej shokëve të të Dërguarit, alejhi selam, ka parë Natën e Kadrit në ëndërr, dhe se ajo ka qenë njëra prej shtatë netëve të fundit. I Dërguari i Allahut tha: “Si duket ëndrrat e tua janë në përputhje me faktin se është njëra prej shtatë netëve të fundit, ndaj kush dëshiron ta kërkojë, le ta kërkojë në shtatë netët e fundit.” Buhariu; 1911 dhe Muslimi; 1165.
Allahu e ka fshehur këtë natë që robërit e tij ta kërkojnë e të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu siç ka fshehur edhe orën e xhumasë në të cilën pranohet duaja. Pra, thelbësore është që besimtari duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë adhurim me këmbëngulje gjatë netëve të këtyre dhjetë ditëve.

Muslimanët e parë ia dinin mirë vlerën kësaj nate ndaj dhe pyesnin të Dërguarin e Zotit Muhamedin, alejhi selam se si duhet ta kalonin këtë natë.
Aishja, bashkëshortja e Muhamedit, alejhi selam, ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?- Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afu an-ni (Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua! ” Tirmidhiu; 3515.
Pra kërkohet që, këto dhjetë netë të muajit Ramazan që kanë mbetur, t’i shfrytëzojmë me lutje, me kërkim faljeje për gjynahet tona, duke dhënë lëmoshë sa më shumë atyre pesonave që e meritojnë, duke lexuar Kur’an, duke falur namaz dhe çdo gjë tjetër të mirë.
Nuk duhet që kjo natë të shfrytëzohet për të shkuar tek varrezat, apo për t’i dhënë lekë dikujt që të këndojë Kur’an për të vdekurit apo gjëra të ngjashme të cilat nuk kanë bazë në fenë tonë, por që janë pjellë e disa interesaxhinjëve dritëshkurtër.
Lusim Allahun e Madhëruar të na e pranojë agjërimin tonë gjatë ditëve dhe namazin tonë gjatë netëve të këtij muaji, të na ndihmojë ta përkujtojmë, ta falënderojmë dhe ta adhurojmë Atë ashtu siç duhet edhe në muajt e tjerë! Amin
 
Titulli: Nata e Kadrit

Insha-Allah kemi arritur shperblimin e nates se kadrit. Une isha ne Itikaf, 10 netet e fundit ne xhami, pasiqe edhe jam muezin i asaj xhamie ku u vendosa, sinqerisht kam kaluar per mrekulli, sot u ktheva ne shtepi, pas 10 diteve. Se bashku me mua ne vendin e grave ishte edhe gruaja ime me cunin 6 muajsh, ndjenje dhe kenaqesi e vecant.
 
Titulli: Nata e Kadrit

PO VIJN MYSLIMANET E RINJ
11 August 2012 20:51



Dr. Shefqet KRASNIQI
Jemi ende në Ramazan, apo thënë më mirë, në dhjetëditëshin e fundit të tij. Jemi në këtë pjesë, në të cilën angazhimi i besimtarëve në adhurim bëhet në mënyrë më intensive. Kësisoj, një natë të errët dhe me vranësira derisa po shkoja në Xhaminë e Madhe për ta falur namazin e natës, pra bëhet fjalë për kohën pas mesnatës, rastisa në diç të bukur dhe të këndshme.
Pashë se, jo vetëm Xhamia, porse edhe oborri i saj ishte mbushur plot me djem dhe vajza të reja, bile disa kishin dalë edhe në rrugë... Kjo gjë më bëri të mendoj: athua vallë pse kanë ardhur gjithë këta të rinj?! Pse nuk janë duke fjetur e pushuar, apo duke pirë kafe me shoqëri, si shumë të tjerë, por kanë ardhur në xhami në këtë kohë?! اka donë këta njerëz, apo çfarë i motivon ata të vinë në këtë kohë?!
Sigurisht, nuk kanë motive tjera veçse ato të adhurimit. Këta, sikur shumë bashkëmoshatarë të tyre anembanë botës, e dinë se janë në muajin e Ramazanit dhe se shenjtëria e madhe e këtij muaji bënë që këta njerëz, jo vetëm ta kalojnë ditën me agjërim e përkushtim ndaj të madhit Zot, porse edhe natën ta kalojnë duke e madhëruar Krijuesin, duke e lutur Atë, duke medituar, duke kërkuar falje, plotësim dëshirash, etj. Këta njerëz kanë kuptuar se mëshira e Zotit është më e madhe në muajin ramazan, se janë më afër faljes së Tij, më afër plotësimit të dëshirave dhe pranimit të lutjeve. Në veçanti kur e kanë parasysh fjalën e të Dërguarit [alejhiselam]: “Veproni mirë gjatë tërë jetës (tërë kohës), dhe mundohuni të paraqiteni para mëshirës së Zotit të juaj. Ngase Zoti juaj ka momente kur mëshiron e falë më shumë. Lutne Zotin tua mbuloj marret dhe t’ju forcoj në momente të pa volitshme.”
Po, të nderuar, myslimani vepron mirë gjatë gjithë jetës së tij dhe çdo herë ka parasysh Lartmadhërinë e Zotit të tij, gjithmonë duke u përpjekur e synuar kënaqësinë e Tij. Mirëpo në disa kohë dhe disa vende më shumë. Sepse jo gjithherë mëshira e Allahut është e njëjta ndaj robërve të Tij, dhe njeriu, siç thotë populli, ‘nuk e di ku e fiton dhe ku e humb atë.’ Nuk e di a e fiton mëshirën e Tij natën apo ditën, kur je vetëm apo kur je në publik, në ramazan apo jashtë tij, në iftar apo në syfyr.
Mirëpo, megjithatë, ai mundohet t’i zgjedh vendet dhe kohën që të jetë sa më afër pranimit të tij në qiell lartë. Këta të rinj kanë ardhur në këtë natë për të kërkuar kënaqësinë e Zotit të tyre. E si mos ta shfrytëzojnë këtë muaj dhe këto net të fundit të këtij muaji kur në njërën prej këtyre netëve pritet të jetë nata e Kadrit, e quajtur në popull “nata e madhe”, e cila është më e vlefshme sesa një mijë muaj siç është cekur në Kur’an. Si mos të mblidhen në xhamia për tu lutur, kur Allahu ka thënë: “Ju shpejtoni kah punët e mbara” (el-Bekare: 148). E nëse në Ramazan nuk shpejtojmë dhe nuk garojmë në punë të mira atëherë vallë kur do ta bëjmë atë?
Sa i mirë është ky Islam, gjithherë dhe çdo herë i nxitë muslimanët që të bëjnë punë të mira dhe atë sa të munden. Muslimani i mirë në Ramazan dhe i mirë jashtë tij, i mirë për veten, i mirë për shoqërinë, i mirë për njerëzit, e i mirë edhe për kafshët.
Më thoni ku ka kështu si në këtë fe madhështore?! Ku mund të gjeni më të mëshirshëm sesa muslimanët, ku ka më solidar se sa muslimanët, për çdo ditë duke shtruar iftare, duke u dhënë njerëzve me ngrënë e me pi, duke ju dhënë lëmoshë fukarave, duke i ndihmuar njëri tjetrit. Lum për ne që kemi këtë Islam, lum për ne për këtë Ramazan, për madhështinë e kësaj feje!!!
Allahu na e ruajt këtë fe dhe na e pranoftë këtë ramazan dhe çdo punë tjetër të hairit që e bëjmë!
Kaq kësaj radhe dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër.
Selam alejkum!
 
Vlera e Natës së Kadrit

lejletul-kadr-300x163.jpg
Ebu Hurejra transmeton nga Profeti (a.s.) se ka thënë: “Kush falet Natën e Kadrit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen të gjitha mëkatet që ka bërë më parë”[1].

Shpjegimi i hadithit

Ky hadith flet për vlerën e Natës së Kadrit. Në të vërtetë, Nata e Kadrit është një natë madhështore të cilën Allahu e ka lartësuar. Ajo është më e mirë se 1000 muaj adhurim që do të thotë më e mirë se 83 vjet e 4 muaj. Ai i cili përkushtohet me adhurim në këtë natë duke besuar dhe duke shpresuar shpërblimin nga Allahu i Lartësuar, i falen të gjitha mëkatet që ka bërë më parë. Për vlerën e saj, flet edhe Kur’ani Famëlartë, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e zbritëm Kur’anin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne kemi qenë paralajmërues. Në atë natë vendoset çdo punë e urtë.”[2]

Ajo është një natë e bekuar që mbart shumë mirësi, vlerë dhe shpërblim të madh për atë që përkushtohet me adhurim. Kjo natë është e bekuar, sepse pikërisht në këtë natë ka zbritur Kur’ani. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e kemi zbritur Kur’anin në natën e Kadrit. A e di ti se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Në këtë natë zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Allahut me të gjitha vendimet. Ajo është paqe deri në lindjen e agimit.”[3]

Në lidhjen me ajetin kuranor: “Në këtë natë, zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Allahut”, imam Ibnu Kethiri ka thënë: “Në këtë natë, zbresin sa më shumë engjëj, sepse ajo është një natë e bekuar. Dihet mjaft mirë se engjëjt gjithmonë zbresin kur zbret bereqeti dhe mëshira. Ata zbresin kur lexohet Kur’an, mexhliset e Dhikrit rrethohen prej tyre si dhe ata shtrijnë krahët e tyre ndaj nxënësit të dijes duke e respektuar atë.”[4]

Nuk ka dyshim se Nata e Kadrit i bie që të jetë në muajin e Ramazanit, sepse Allahu i Lartësuar e ka zbritur Kur’anin në këtë muaj. Për këtë gjë, Allahu i Lartësuar na ka njoftuar në Kur’anin Famëlartë duke thënë: “Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani.”[5]

Nata e Kadrit, në termin leksikor mbart dy kuptime: Natë e lartësuar; nata në të cilën caktohet dhe vendoset se çfarë do të ndodhë brenda një viti, bazuar në ajetin kuranor: “Në atë natë vendoset çdo punë e urtë.”[6] Në komentimin e këtij ajeti Katadeh ka thënë: “Vendosen se çfarë do të ndodhë brenda një viti.” I këtij mendimi është edhe dijetari i shquar Ibnu Kajim El Xheuzije. Megjithatë të dyja kuptimet janë domethënëse.

Fjala e Profetit (a.s.) “me besim” do të thotë: me besim tek Allahu dhe tek premtimi i Tij në shpërblimin që është përgatitur për atë që përkushtohet në këtë natë. Ndërsa fjala e Profetit (a.s.) “duke shpresuar shpërblimin”, do të thotë: duke kërkuar shpërblimin nëpërmjet adhurimit.

Kjo natë është një natë e bekuar, sepse është përzgjedhur për të filluar zbritja e Kur’anit nga Allahu i Lartësuar. Prandaj, myslimani e ka për detyrë që t’ia dijë vlerën kësaj nate; duhet ta përjetojë me besim dhe duke shpresuar shpërblimin nga Allahu, sepse kështu Allahu ia fal mëkatet që ka bërë më parë. Profeti (a.s.) na ka paralajmëruar dhe porositur që t’i kushtojmë rëndësi dhe të mos e neglizhojmë mirësinë e kësaj nate. Profeti (a.s.) ka thënë: “Ju ka ardhur Ramazani, muaji i bereqetit. Allahu i Lartësuar ua ka bërë obligim agjërimin në këtë muaj. Në këtë muaj, hapen portat e qiellit, mbyllen portat e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët e irrituar. Në këtë natë ndodhet një natë që është më e mirë se njëmijë muaj. Ai i cili privohet nga mirësia e kësaj nate është privuar nga gjithçka.”

Prandaj, periudhën që supozohet se është Nata e Kadrit, myslimani duhet ta shfrytëzojë duke bërë sa më shumë lutje. Ai duhet të bëjë lutjen me të cilën Profeti (a.s.) ka këshilluar nënën e besimtarëve, Aishen (r.a.) e cila iu drejtua Profetit (a.s.) me këto fjalë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e di se kur është nata e Kadrit, çfarë duhet të them? Ai tha: Thuaj: “Allahume in neke Afu’un tuhibul af’ue fa’fu an ni”[7] (O Zot, me të vërtetë Ti je Falës dhe e do faljen. Prandaj më fal mua.)

/Elton Harxhi-Drita Islame/

[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

[2] Duhan: 3-4.

[3] Kadr: 1-5.

[4] Marrë nga “Tefsiri i Ibnu Kethirit”

[5] Bekare: 185

[6] Duhan: 3-4.

[7] Transmetojnë Et Tirmidhi, Ibnu Maxheh, Ahmedi dhe En Nesai.
 

Attachments

  • lejletul-kadr-300x163.jpg
    lejletul-kadr-300x163.jpg
    24 KB · Shikime: 0
Titulli: Nata e Kadrit

Po sapo e lexova hadithin me siper allahu na i falte gabimet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top