Ne fakt me pelqen kjo tema, ndaj shfrytezoj rastin te t’ju keshilloj te gjithe ketej:
Mos i merrni seriozisht komentet e keqija dhe urrejtjen qe vazhdimisht vihet re ne boten virtuale!
Une urrej kritikat e teperta e te pamatura, bullizmin dhe urrejtjen duke pase parasysh se jo te gjithe jane si une. Une jam veç dynjase. Une behem nje me kritiken, nje me bullizmin dhe nje me urrejtjen.
Pse disa bien pre ende sot nuk e kam te qarte.
Injoroni urrejtjen dhe komentet e keqija nga njerezit qe vetem duan te provokojne. Komente te tilla madje shpesh jane te pakuptimta dhe ne te vertete pasqyrojne jeten e vete autoreve prapa celularit/monitorit. Ne rastin tim nuk vlen kjo.
Vleresojini drejt kritikat pozitive dhe negative, por njekohesisht mesoni si te filtroni negativitetin e pabaze. Si? Shume e thjeshte! Kini gjithmone parasysh faktin se njerezit qe nuk ju njohin NUK kane njohuri mbi jeten tuaj.
Mos lejoni qe negativiteti nga njerez te panjohur ne virtualen te ndikoje per keq ne jeten tuaj reale. Kujdes shendetin tend mendor. Po zeme se deshtove dhe ndihesh i ndikuar rende, bej i pushim te gjate nga virtualiteti.
”E lehte per ta thene veshtire per ta bere”, do thoni ca ketej. Per ju qe thoni kete, mund t'ju them atehere ju vete po lejoni te vazhdojne lojen e tyre.
Zgjidhni betejat tuaja
Nese vendosni te futeni ne debate virtuale, bejeni ne menyre konstruktive dhe me respekt.
Shmangni debatet pa kuptim. Mos humbisni kohe dhe energji duke marre pjese ne debate te pakuptimta ose destruktive.
Duke qene te vetedijshem per keto kurthe dhe duke pasur nje qasje kritike, mund te mbroheni dhe te menaxhoni nderveprimet me njerez te panjohur ne virtualen ne nje menyre te shendetshme.