Lazarat: Policia ndalon 100 gra që po shkonin të mbillnin hashash

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
100 gra janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës, pasi dyshohej se ato shkonin për të punuar ne kultivimin e lëndës narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Lazarat. Burimet zyrtare bëjnë me dije se operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku 7 furgona me punëtore ishin nisur për në Lazarat për të mbjellë hashash.

lazarati.jpg


Sipas informacioneve mësohet se ato paguheshin 2 mijë lekë të vjetra për punën që bënin. Agjentët e anti-trafikut kanë ndaluar automjetet dhe i kanë mbajtur gratë për disa orë duke ju marrë deklarime me shkrim mbi personat që i kishin kërkuar për ti punësuar dhe me pas ato janë lenë të lira. Sipas burimeve të brendshme, operacioni kishte nisur disa ditë më parë, ku disa agjentë kishin hasur disa makina që dërgonin pleh dhe autobote me ujë në Lazarat.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur të grumbullojë të dhëna mbi prodhuesit e hashashit si dhe mbi vendndodhjen e parcelave që do të mbilleshin. Ky muaj është më i përshtatëshmi për mbjellljen e lëndëve narkotike, ndaj pritet që uniformat blu të vazhdojnë operacionin dhe në javët në vazhdim./albobserver.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Lazarat: Policia ndalon 100 gra që po shkonin të mbillnin hashash

Lazaratit duhet t'ja ndrojne emrin, sepse tere lajmet qe jane per kete vend kane lidhje me hashashin...
 
Ndalohen 6 furgona me “punëtorë hashashi” drejt Lazaratit

albania-kanabis-300x211.jpg


GJIROKASTER – Nga Veriu drejt Lazaratit për punë! Por punë hashashi. Mëngjesin e sotëm janë ndaluar nga policia 6 furgonë me dhjetëra “pasagjerë”, që po shkonin për në Lazarat. Konkretisht janë ndaluar dhe marrë në pyetje 21 persona, të cilët kanë treguar se si punësoheshin, se si hapnin gropat ku mbillnin hashashin, sa orë punonin, sa paguheshin dhe cilët ishin punëdhënësit e tyre.

Konkretisht 2 mijë lekë për 10 orë punë në ditë është pagesa në fushat e hashashit të Lazaratit. Por, ka dhe punëdhënës lazaratas, që këtë verë, duke përfituar nga shtimi i krahut të lirë të punës, paguajnë më pak, 1 mijë lekë.

Tashmë policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me dy grupe të FNSH-së së Fierit, dhe për rrjedhojë edhe me eprorët e tyre në Tiranë, kanë një listë të banorëve të Lazaratit, që kultivojnë bimë narkotike, por për arsye hetimore emrat e tyre nuk bëhen me dije.

Burime nga policia bëjnë të ditur se punëtorët po merren në pyetje, për të zbuluar emrat e personave që i kanë punësuar në Lazarat.

Nga dëshmitë e dhëna në polici ka rezultuar se shumica e personave që ishin punësuar nga lazaratasit për mbjelljen dhe kultivimin e hashashit janë nga lagjet periferike të Gjirokastrës. Bëhet fjalë për banorë të komunitetit rom në lagjet “Zinxhira” dhe “Punëtori”. Ndërsa, të tjerët janë persona të papunë, që mblidhen për çdo ditë në sheshin “Omonia”. Por edhe banorë nga rrethe të ndryshme të vendit (Shkodra, Lezha, Elbasani, Librazhdi etj).

Burimi:Shekulli
 
Pe: Ndalohen 6 furgona me “punëtorë hashashi” drejt Lazaratit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Lazarat: Policia ndalon 100 gra që po shkonin të mbillnin hashash

Kshu eshte kur ka papunesi gjithe andej dhe shteti s'ben asnje perpjekje por te lejojne te pakten punesimet private :p
 
Pe: Lazarat: Policia ndalon 100 gra që po shkonin të mbillnin hashash

Nuk është kjo ndonjë gjë për t'u habitur.
Këtu në perëndim së paku një herë në vit ndodh e njëjta.
Ndoshta jo me arrestime nga 100 veta, mirëpo plantazhe të
tilla gjinden edhe këtu.
Lakmia për të ardhur sa më shpejtë te pasuria është
gjithëkund.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top