Gjakmarrja trondit Shkodrën, vriten gjyshi e mbesa në arë…

Një tjetër krim i shëmtuar është kryer në emër të gjakmarrjes. Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Shkodër, ku kanë mbetur të vdekur gjysh e mbesë.

Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Kolë Cuku dhe mbesën e tij 17-vjeçare Marie Cuku. Ata janë qëlluar për vdekje gjatë kohës që kanë dalë nga shtëpia dhe kanë shkuar në tokën që kishin pranë saj, në fshatin Kir të Shkodrës.

I moshuari me mbesën punonin tokën pranë shtëpisë për të mbijetuar, por ditën e enjte, ata u qëlluan me armë zjarri nga dy persona. Fqinjët shkuan menjëherë në vendngjarje për t’u ofruar ndihmën e parë. 17-vjeçarja kishte vdekur në vend, ndërsa Kolë Cuku u dërgua me helikopter për në spital, por nuk u rezistoi dot plagëve të marra.

Policia e rrethit të Shkodrës, ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së dyfishtë dhe po punon për kapjen e tyre.

Pista kryesore e hetimit lidhet me gjakmarrjen. Familja e Kolë Cukut ishte në gjak, pasi nipi i tij vrau një fqinj në vitin 2010, pas konfliktit mes tyre./albobserver.com/
shkoder_polici-300x239.jpg
 
Pe: Gjakmarrja trondit Shkodrën, vriten gjyshi e mbesa në arë…

Gjakmarrja përpara ka qenë hak, tash është krim, masakër, terror.
Gjithë po më duket se jemi në Meksikë....
 
Pe: Gjakmarrja trondit Shkodrën, vriten gjyshi e mbesa në arë…

Nje Pike Shtetit,,dhe sali berishes,,e legjislacionit tone neper letra..:(((
pastaj flasin per Shtet K.. e politikes Shqiptare,,dhe siguri te individit,,u vriten njerzit si kafshe mu para syve te shtetit ,te ligjit dhe te mbare opinionit publik.
Jetojm ne nje shtet ku flet Kanuni i para 500 vjetve,,dhe shteti as qe merret me keto plage vrastare,,te patriarkalizmit shqiptar..qe Ligji te jete nje dhe i njellojt per te gjithe,,dhe te mbroj individin,.dhe ti denoj ata/ato qe e thyejn ate.
 
Titulli: Gjakmarrja trondit Shkodrën, vriten gjyshi e mbesa në arë…

Si mund te qellosh nje plak e nje femije?:( Keta s'jane ne regull.

Burg perjete edhe e kane pak...

Gjynah per familjen qe pesoj nje humbje te dyfishte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top