Një gjarpër gjigant rritet në barkun e një gruaje

Një grua ka kërkuar ndihmë tek autoritetet shëndetësore pakistaneze që t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr një gjarpër të madh që është duke u rritur në barkun e saj.
Sipas shtypit pakistanez 50-vjeçarja Rasheedan Bibi nga Saggar, në veri të Lahore, aksidentalisht rastësisht disa muaj më parë, ka gëlltitur një gjarpër të vogël që ishte në një shtambë me ujë të pijshëm.
Pas disa javësh ajo ka filluar të shtojë peshë dhe të dukej si shtatzënë. Barku ka vazhduar të rritet edhe më shumë. Pas shtatë muajsh të ënjtjes së barkut Rasheedan përfundimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar në spital.
Personeli i spitalit, ka përdorur ultratingujt për të parë se çfarë rritej brenda barkut të gruas. Ata kanë vënë re një gjarpër gjigant. Rasheedan, e cila vjen nga një rajon rural shumë i varfër, nuk mund të paguajë trajtimin mjekësor.

/L/shqip/

gjarpri.jpg
 
Pe: Një gjarpër gjigant rritet në barkun e një gruaje

Me vjen cudi me dicka,gjarperi ka helm,si nuk e paska helmuar gjakun e kesaj??Aq me shume te rritet ne trupin e kesaj,sikur eshte ne nje ambjent...Pak e veshtire te besohet...
 
Pe: Një gjarpër gjigant rritet në barkun e një gruaje

E cuditeshme vertet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top