Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Shkodër

Vjehrri dorëzohet në polici dhe shpreh pendesë: Doja vetëm ta trembja

Plumb dhëndrit se keqtrajtonte të bijën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mesditë, në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës, ku vjehrri ka qëlluar dhëndrin me plumb në gjoks, duke e lënë të plagosur rëndë.

Policia tha se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa të afërm të familjes sqaruan se gjithçka ka ndodhur, pasi vjehrri pretendonte se dhëndri ia keqtrajtonte vajzën.

Autori i ngjarjes, Tom Ndoi, është arrestuar menjëherë, pasi ai ka pritur policinë në vendin e ngjarjes pas kryerjes së krimit. Ndërkohë, i plagosuri, Nikolin Nikaj, 35 vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas burimeve nga policia, sherri mes dy protagonisteve të kësaj ngjarjeje mësohet se kishte nisur disa ditë më parë, duke u ashpërsuar së tepërmi dje, kur 57-vjeçari Tom Ndoi i ka kërkuar llogari dhëndrit pse ia keqtrajtonte të bijën. Debati mes tyre është zhvilluar në ambientet e brendshme të kafenesë me emrin “Dubai”, anës lumit Buna, ku Tom Ndoi dhe Nikolin Nikaj ishin bashkëpronarë.

Debati mes tyre ka degraduar në sharje, fyerje dhe më pas 57-vjeçari Ndoi ka qëlluar me një plumb pistolete në gjoks dhëndrin, duke e plagosur rëndë. I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spital nga persona që ndodheshin në lokal. Mjekët e urgjencës në spitalin e Shkodrës treguan se i riu i është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është shumë e rëndë, pasi ka qenë e vështirë të ndalej hemorragjia.

Në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili dorëzoi edhe armën e krimit, një pistoletë që e mbante pa leje. Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë së Shkodrës, 57-vjeçari është shprehur se “unë thjesht kam dashur ta tremb. Nuk e di as vetë si u shkreh arma. ثshtë e vërtetë se isha shumë i nxehur, por nuk doja ta vrisja”.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se fillimisht u mendua se mes autorit dhe të plagosurit ka pasur konflikt pronësie, për shkak të lokalit që e kishin të përbashkët, por më pas është mësuar se sherri ishte për probleme familjare.

Nikolin Nikaj ishte martuar përpara tri vjetësh e gjysmë me vajzën e Tom Ndoit, me të cilën ka dy fëmijë.

G.SHQIP
 
Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

po mire boll ja paska ba.... bajn shamate me dashnore e shkojn e rrahin grate pfffffffffff qa debilash
 
Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

Shkodër

Sipas burimeve nga policia, sherri mes dy protagonisteve të kësaj ngjarjeje mësohet se kishte nisur disa ditë më parë, duke u ashpërsuar së tepërmi dje, kur 57-vjeçari Tom Ndoi i ka kërkuar llogari dhëndrit pse ia keqtrajtonte të bijën. Debati mes tyre është zhvilluar në ambientet e brendshme të kafenesë me emrin “Dubai”, anës lumit Buna, ku Tom Ndoi dhe Nikolin Nikaj ishin bashkëpronarë.

G.SHQIP

Kane thene plakat: ''Me mikun ha e pi por pazar mos beje''.
 
Pe: Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

po mire boll ja paska ba.... bajn shamate me dashnore e shkojn e rrahin grate pfffffffffff qa debilash

E para sje askushi ti marresh jeten tjetren...Ste pelqen dhenderri??Ndaje...

E dyta,nuk jam dakord me dhunen ndaj femres e ndaj askujt ne fakt,por ka masa e gjera tjera para vrasjes...

E treta,ku e di ti qe ka pase dashnore??Aty se permend per cilen arsye perdori dhune mbi gruan...Mos harrojme qe ka meshkuj qe dhunen e kane shprehi,karaktere te dobeta qe duan te shprehin ''fortesine'' qe ju ka dhene natyra ne ate menyre...
 
Pe: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

te drejt ke kur thua "kush ta jep te drejtën" ,

por kur nuk ka llogjik dhe syte errsohen keto do ndodhin . edhe pse ne momentin kur ndodhin nuk eshte se merr parasysh pasojat , siç thuhet se gjakftohti gjithmon del i fituari , por disa gjera mendoj se kalojn cakon ton , kthehemi ne primitiv . nuk di te them nese kjo eshte e gabuar ose jo ,

sepse po te mendosh te shikosh femin te keqtrajtuar ne ate far gjendje qe mund te ket qen ajo (nusja , vajza) se di nese merret parasysh nese po vepron gabim ose drejte . fundja gjithmon bejm gjera qe me pas pendohemi , por ka nga ato raste qe duke vepruar keshtu mendon se je duke vepruar drejt.

shkrut disa plera mendoj se duhen te rrallohen , duhet te shkojn ku kan vendin . ndoshta vrasja eshte ekstremitet dhe nuk duhet shku deri aty , por nje rrahje deri per vdekje e meritonte ky Bukuroshi.
 
Jam dakord me ty ne disa gjera,por ste pelqen dhenderri?Sta trajton mir gocen,thuaji goces te divorcohet...Pastaj perdor denoncim per perdorim dhune,e mos dilni me arsyen nuk vepron ligji,e do te vesh ti vete drejtesi...Sje askushi te vesh drejtesi vete,rruget jane,zgjidhjet jane,zgjedh zgjidhjen me pak te dhimbshme...E kupton te mendosh,qe gjyshi vrau babin,pasi ky ka lene femije...Vertet babi rrahu mamin,por i mir i keq mbet babai i femijeve...
 
Titulli: Pe: Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

GLOOM eshte kollaj te thuash ndaje .. po flasim per shkodren ku ndarja eshte e fundit.. as un nuk jam dakort me dhunen po ama te jete femija im duke vuajtur do kisha bere te njejten gje.... sa per dashnoret e thashe ne menyre figurative se kshu bejn shumica e budallenjve

E para sje askushi ti marresh jeten tjetren...Ste pelqen dhenderri??Ndaje...

E dyta,nuk jam dakord me dhunen ndaj femres e ndaj askujt ne fakt,por ka masa e gjera tjera para vrasjes...

E treta,ku e di ti qe ka pase dashnore??Aty se permend per cilen arsye perdori dhune mbi gruan...Mos harrojme qe ka meshkuj qe dhunen e kane shprehi,karaktere te dobeta qe duan te shprehin ''fortesine'' qe ju ka dhene natyra ne ate menyre...
 
Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

sjam shume dakort me pergjigjen , eshte shume drastike.............por cfare kerkon do gjesh
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

GLOOM eshte kollaj te thuash ndaje .. po flasim per shkodren ku ndarja eshte e fundit.. as un nuk jam dakort me dhunen po ama te jete femija im duke vuajtur do kisha bere te njejten gje.... sa per dashnoret e thashe ne menyre figurative se kshu bejn shumica e budallenjve

Epo me mir vraje,gjyshi vrau babin tim:)Keshtu i bie apo jo??...I mir i keq,eshte babi im,ti o gjysh shko denoncoje,e ti o mami ste pelqeu babi im,ndaje...Tani kur eshte puna per mentalitet kapeni me ceshtjen smund ta ndajme...E mos e kufizo ndarjen me qytetin sepse nese ke njohuri ne Shkoder cdo dite shtohen rastet e divorceve mos te them me shume se ne jug,kjo dmth dicka apo jo??Pasi edhe nese vuan nga mentaliteti kur te thuhet per cfare u ndave,ste thote njeri mbaje burrin qe te rrah cdo dite:)...Gjeja tjeter me e lehte qenka me vrare dike se sa me e ndare gocen nga burri...Pse nuk e vret mentaliteti ne kete rast burri ne moshe ne burg??Turp,turp...
 
Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

ndoshta e kuptoj pak vampiren....ka shuem raste ketej nga veriu , qe gruaja nuk mund te ndahet nga bashkeshorti sepse i kercenon ne mos me jeten e saj e kercenon me jeten e familjareve apo femijeve ( edhe une vete do preferoja te vuaja une se sa te gjente dicka vellain , babain apo femijen tim ) , ne polici shpesh here i mbajne burrat nje nate dhe te nesermen e leshojne " per mungese provash" ........po them ne pergjithesi jo per rastin ne fjale
 
Mesa di une ka dhe shoqata,kunder dhunes ne familje dhe mbrojtjen e gruas...Te jap nje rast te nje femre nga Kukesi me dy femije...E denoncoi burrin,dhe per vete mori femijet e iku,ka shkuar tek shoqata e grave i kane dhene nje strehe i kane gjetur nje pune(rrobaqepsi,normal se pune ne zyre sdo kesh),dhe i kane thene jeto tani...Po dua te them qe njeriu po deshi i gjen mundesite,cdo fillim eshte i veshtire por jo i pamundur...Tani se ske guxim,ske vullnet ti te kundershtosh apo te reagosh sta ka fajin njeri,pasi ste vjen kush te te trokase ne shtepi te te thote : Ke ndonje problem,ndonje hall??
 
Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

Gloom .un jam shkodrane vete prandaj edhe po flas kshu .. sepse jan shume pak raste divorcesh ne shkoder.. sidomos per familjen qe jan te ulura ne qytet... por ti me pare duhet te pozicjonosh veten si prind.. pastaj do te te interesoj cfar do thot mbesa ose nipi.... gjithesesi mendimet dhe perkufizimet jane te ndryshme.. rrespektoj shume mendimin tend :p mos mu afro afer se do ti zhgul floket :p:p
 
Titulli: Pe: Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

Mesa di une ka dhe shoqata,kunder dhunes ne familje dhe mbrojtjen e gruas...Te jap nje rast te nje femre nga Kukesi me dy femije...E denoncoi burrin,dhe per vete mori femijet e iku,ka shkuar tek shoqata e grave i kane dhene nje strehe i kane gjetur nje pune(rrobaqepsi,normal se pune ne zyre sdo kesh),dhe i kane thene jeto tani...Po dua te them qe njeriu po deshi i gjen mundesite,cdo fillim eshte i veshtire por jo i pamundur...Tani se ske guxim,ske vullnet ti te kundershtosh apo te reagosh sta ka fajin njeri,pasi ste vjen kush te te trokase ne shtepi te te thote : Ke ndonje problem,ndonje hall??
GLOOM e kuptoj edhe une nuk ia lejoj askujt te me perdore si send apo si prone por mund edhe te kuptoj ndo 1 femer qe rezoston sa reziston deri sa situata degjeneron , gabim po edhe mundet te jtete gabim ..........shoqatat eeeeee sikur nuk funksionojne ne shqiperi . pastaj dhuna psikologjike eshte 1 cike me e forte se dhuna fizike , nje kercenim per familjen mund te te kepute krahet .......nuk kapet njeri tek mentaliteti per justifikim thjesht ne ate mentalitet jetojme dhe jemi rritur me te , jemi te "infektuara" dhe shpesh i bejem keq vetes ..................plumbi eshte pergj drastike nga ana e babait ia jap vete ate plumb une atij shokut tim ........spaskem te drejte ti heq jeten epo edhe ai nuk ka te drejte te me shkaterroje egzistencen apo se gjete nje qenie qe eshte fizikisht me e dobet dhe o burra t tregoj burrerine .
 
Atehere Kejla,ketu shihet edhe forca e femres,spo them force fizike por force per te reaguar...Qeni qe leh nuk te ha thot populli...Epo thuaj ti ka lind frika para trimerise...Por kjo sdo te thote qe nje ''mashkull''(pasi nuk eshte mashkull)e duhet te dorezohesh nga kercenimet e tij...Dhuna psikologjike Kejla lidhet me personalitetin e njeriut,dhe mbi te gjitha me karakterin,nese dorezohesh njehere ai ''mashkull'' te ka hip mbi shpine,por njeriu di dhe te reagoje...Sa do te kesh mentalitet kur ste rrihet me ste rrihet,e persa i perket drejtesise qe permend te besh ti vete,vertet qe ai ska te drejte te te shkaterroje,por ty ste detyron njeri te rrish...Kejla jane tema te thella e plage te Shqiperise keta gjera,por eshte si ajo fjala : Qejfi ta ka,por sta mban...Nejse:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Plumb dhëndrit se i rrihte vajzën

tamam nesje ............
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top