“Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

Martesat e vajzave shqiptare me të huaj beqarë kryesisht në moshë të madhe jo gjithjë janë një zgjidhje e lumtur dhe shumë herë bëhen edhe pa dëshirën e tyre. Nje 25 vjeçare nga Mirdita, rrëfen për një media martesën e saj me një të moshuar maqedonas nga Prilepi, e cila i është kthyer në një mankth.

“Më ka shitur familja për 3 mijë euro, sepse u ngela në shtëpi. Punën e kryen sekserët të cilët më thanë fjalët më të mira por për fatin tim të keq doli krejtësisht e kundërta. Jam keqtrajtuar vazhdimisht dhe më shahet nëna shqiptare në çdo cep. S`kam ç`të bëj dhe dua të përcjellë një porosi se shumë vajza shqiptare po përjetojnë të njëjtin fat”

Sipas saj, shumica e fshatrave atje kanë të paktën nga dy nuse nga Shqipëria, të cilat vijnë kryesisht nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë. /albobserver.com/

shiti-300x200.jpg
 
Pe: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

me mir iki nga shtepia dhe bohem Rrugaçe rruge se sa tme shesi familja
 
Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

Ky eshte nje fakt qe ne zonat e thella te veriut qoft dhe te jugut vepron akoma mentaliteti i vjeter apo dhe kanunet.
Te jesh viktim e gjykimeve te tilla eshte fatkeqesi .....ja pasojat kush jane.
Se kuptoj qendrimin e prinderve ,ku shkon ndjenja e te qenit prind ? Ndjenja per ta pare femijen te lumtur?
 
Titulli: Pe: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

me mir iki nga shtepia dhe bohem Rrugaçe rruge se sa tme shesi familja

Dhe kjo e fundit ''prostitucion quhet'' .....perderisa hyn çeshtja e biznesit te shitjes.......madje tutoret jane vet prindrit.
 
Pe: Titulli: Pe: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

Dhe kjo e fundit ''prostitucion quhet'' .....perderisa hyn çeshtja e biznesit te shitjes.......madje tutoret jane vet prindrit.

prandaj e thash ate fraz... biles demi psikologjik eshte i dyfisht sepse eshte gjaku jot qe po te shet si cop mishi
 
Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

Tani them te drejten nje pjese e mire e femrave (ngase kete teme e kemi diskutuar disa here) martesen e kryejne me deshiren e tyre. Sekseret edhe munde te kene perfitimet e tyre, ndoshta edhe familja, por ne qofte se goca ka shkuar me deshiren e saj dhe per arsye se jeta nuk i shkoi vaj kthehet e bene zhurme kam pershtypjen se bene gabim.

Nese maltretohet dhe ka dhune duhet ti drejtohet gjykates.
 
Titulli: Pe: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

me mir iki nga shtepia dhe bohem Rrugaçe rruge se sa tme shesi familja

DM shume replike e forte dhe e erritua ...............................duhet te marrim parasysh se keto vajza nuk guxojne as te ngrejne zerin kunder familjes dhe sa per te ikur mbase nuk dine te ikin me shume se tek cepi ares tyre keshtu qe nuk eshte opsion .................sa per temen mbase eshte nje qe kerkon pak vemendje publike do i propozoja nje aplikim ne big brother
 
Re: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

Ne radhe te pare keta sjane prinder, skan mend. Le te jene me mendjen e kanunit, por dhe zemra ka ndikimin e kanunit ? Kurren e kurres, me mire do varja veten se sa te shitesha si 1 kukull... KURREEEEE!
 
Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

I ka humb vlera dhe mendja njerzve ...po ku shitet pash Perendin..vajza jote me shum vlen paraja se sa vajzat e tyre...!!!!!! c'far prind jan keta...?!!
 
Pe: Titulli: Pe: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

DM shume replike e forte dhe e erritua ...............................duhet te marrim parasysh se keto vajza nuk guxojne as te ngrejne zerin kunder familjes dhe sa per te ikur mbase nuk dine te ikin me shume se tek cepi ares tyre keshtu qe nuk eshte opsion .................sa per temen mbase eshte nje qe kerkon pak vemendje publike do i propozoja nje aplikim ne big brother

cfare do te thote e erritua?( me fal por nuk e di mir shqipen)
e vertet dhe ajo qe thua ti, disa nga keto vajza jetojne vetem me frike dhe i binden prinderve edhe kur jane komplet gabim.
Komenti im eshte shum personal; edhe pse familja ime ndjek disa tradita dhe ben kujdes per imazhin e saj gjithmone kam than timen kur isha ne dijeni qe kisha te drrejte... edhe kur kam qen e vogel.
Jam e sigurt 100% qe ne vendin e saj dhe me prindrit e saj kurre dhe kurre nuk do e pranoja dicka te tille
 
Pe: Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

I ka humb vlera dhe mendja njerzve ...po ku shitet pash Perendin..vajza jote me shum vlen paraja se sa vajzat e tyre...!!!!!! c'far prind jan keta...?!!

u kisha ngelur në shtëpi
Un vazhdoj mos te kuptoje si ka mundesi qe per to eshte i botes nese vajza nuk martohet... eshte tamam si puna e virgjerise.
Femra shifet si objekt... si nje plack qe mund te blehet me cfaredolloj monedhe
 
Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

familje kukuruku :p
 
Titulli: Pe: Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

Un vazhdoj mos te kuptoje si ka mundesi qe per to eshte i botes nese vajza nuk martohet... eshte tamam si puna e virgjerise.
Femra shifet si objekt... si nje plack qe mund te blehet me cfaredolloj monedhe

Per mendjen e prinderve te tille vajza qe ju kan ''mbet ne der'' ja ze rrugen ne shpi s'duan ti shofin amon c'far njerzsh.. ne cilin shekkull jemi ne qe te ket akom njerz me mendime te tilla...ne kohen e stergjysheve tane !!...per fat te keq ke te drejt ktu ku thua se akom jetojnme kete mendim se femrat jan ''objekt ''...dhe luhet me to si tjua doj qefi njerzve ....e keqja eshte qe kjo gje te vje nga nje ''Prind''.
 
Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

"Mir prindi" po kte vajzen se kuptoj un,,sikur tja kishte shitur me zinxhir ne qafe dhe me celes,
pastaj fundja a esht prindi ai qe te ka shitur,,,ti pse rrin me ate burre?? per te ruajtur nderin e familjes??

un nuk e di sakt se si jan gjerat atje ne fakt,,se do kisha then edhe un si Kitrra,,nese do ta dija se jan ashtu sic jan ktu ne Gjermani,,ktu kur nje Grua shkon ne Gjykate,,dhe denoncon probleme te tilla,,strukturat e posacme te shtetit e marin kte pun per siper,,dhe e vertetojn fiks se si dhe sa esht shkalla e rrezikshmeris,,dhe ne baz te saj,,Gruaja merr brojtje nga shteti,,e dergojn ne nje qytet tjeter,,i bejn nje identitet te ri,,apo etj etj te ndryshme,,por qe ktu te pakten te sigurojn dhe te ndihmojn dukshem dhe ndjeshem,,kurse atje po te shkosh ne gjykate,,nuk je e sigurt se a te vret baba jot a baba i burrit sapo te dalesh qe aty..apo sapo ndonjeres prej famijeve ti krijohen probleme me shtetin,,per "Faj" te saj.
 
Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

Shume e tmerrshme , e neveritshme , e tupshme ! Dhe te mendosh qe njoh plot djem shqiptar beqar ketej qe
do ishin shume te gezuar te kishin nje takim galant me nje vajze te tille !
 
Pe: Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

Ky eshte nje fakt qe ne zonat e thella te veriut qoft dhe te jugut vepron akoma mentaliteti i vjeter apo dhe kanunet.
Te jesh viktim e gjykimeve te tilla eshte fatkeqesi .....ja pasojat kush jane.
Se kuptoj qendrimin e prinderve ,ku shkon ndjenja e te qenit prind ? Ndjenja per ta pare femijen te lumtur?

Kanuni Ida,nuk thote shite femren,as qe e permend ne asnjevend kete gje...Kanuni eshte si nje lloj kushtetute e asaj kohe,qe cilen i eshte pershtat kohes kur eshte bere...Ne kanun vihet shume fjala e burrit ne zbatim,si person i matur,i urt etj etj...Permenden cdo gje ne lidhje me familjen me te drejtat,gjakemarrjen etj etj por nuk thot ne asnje vend martoni me zor,shisni femrat etj etj...Keta jane interpretime qe i ben populli vete per te fshehur ate qe bejne,me justifikimin KAM zbatuar kanun...

Per kete rastin iher sme vjen mire fare per keta veprime,por kane ndikim shume gjera...Familjet e tilla jane familje me nje mendje dhe mentalitet te ngushte,habitem me dicka por kjo kur paska pase guxim me dal me treguar historine e saj ne gazeta e media,pse nuk ben dicka e te kundershtoje kete gje??Sa rri e flet,jepi vetes e reago...Keta tipat e tilla me duken sikur mallkojne shoqerine e tjeret per fatin qe i ndodh...Ok e pame familjen ka ate mendje,po ti si goc ke ate mendje??Nese se ke e nese ste pelqen,gjeje zgjidhjen...E mos te dalim me idene ku te shkoje e cte beje,kush do can vete ne jete e di te ike nga te tilla gjera,jeta ti krijon mundesite...Ah po nuk te krijon dicka VULLNETIN e GUXIMIN,ata duhet ti kesh vete si njeri:)
 
Pe: Titulli: “Familja më shiti për 3 mijë euro se u kisha ngelur në shtëpi”

I ka humb vlera dhe mendja njerzve ...po ku shitet pash Perendin..vajza jote me shum vlen paraja se sa vajzat e tyre...!!!!!! c'far prind jan keta...?!!


Nuk besoj se eshte ceshtje parash,por mentaliteti dhe opinioni...Kane hall prinderit qe kane te ngushte se do i thone komshite,fisi,lagja : Ja u martua vajza e filanit,akoma e jotja,turp te ngeli goca ne dere etj etj...Mentaliteti eshte si semundje psikologjike,nuk hiqet lehte:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top