Një asteroid do përplaset në Tokë!

51802.jpg

TIRANE-Shkencëtarët i kanë sytë tek një asteroid i madh që mund të godasë Tokën në pak dekada.

Shkëmbi në hapësirë që astronautët e kanë quajtur 2011 AG5, është rreth 140 metër i gjerë. Pritet që masa shkëmbore të afrohet pranë planetit tonë në vitin 2040 konkretisht më 5 shkurt dhe studiuesit po shohin mundësinë si ta shmangin lëvizjen e tij.

Bisedimet rreth kësaj cështje u mbajtën dhe në sesionin e 49 të Nënkomitetit Shkencor e Teknik në Kombeve të Bashkuara në fillim të këtij muaji në Vjenë.

Objekti u zbulua në janar të vitit 2011 nga vëzhguesit e observatorit Mount Lemmon në Tiscon, Arizona.

"2011 AG5 is është një objekt që ka shanse të mëdha për të goditur Tokën rreth 28 vite më vonë. Gjithsesi ne po e vëzhdojmë lëvizjen e tij dhe po bëjmë llogaritjet tona dhe mbase mund të rezultojnë dhe e kundërta që të mos i afrohet Tokës”, u shpreh Detlef Koschny i Agjencisë Hapësinore Europiane për Misionet në sistemin diellor nga qyteti i Noordwijk në Holandë.
"Nuk mund ta quajmë kërcënim të plotë ndaj Tokës nëse ne nuk e vërejmë aktivitetin e masës shkëmbore në 2 orbitat e tij”, thekson Koschny për Space.com.

"Fatmirësisht objekti mund të dallohet edhe nga Toka në intervalet e viteve vitin 2013-2016. Gjatë këtyre viteve ne do të studiojmë lëvizjet e tij dhe për të krijuar shqyrtuar mundësitë nëse do të jetë e mundur t'ia ndryshojmë kursin asteroidit dhe kjo të behet para vitit 2023".

Për këto të dhëna është interesuar dhe NASA.
Në përgjigje të një letre nga studiuesit në lidhje me objektin AG5 2011, Administrator Charles Bolden i NASA tha se në vitin 2011 ata kanë monitoruar potencialin e rrezikut që mund të vijën nga ky masiv shkëmbor. "I kemi marrë këto detyra shumë seriozisht.", theksoi Bolden.

(d.b/BalkanWeb)
 
Një asteroid do përplaset në Tokë!

Armageddon në vitin 2040? Një asteroid do përplaset në Tokë
ثshtë 150 metra i gjerë dhe po sillet në hapësirë në një kurs të mundshëm përplasje me Tokën.

NASA ka identifikuar një asteroid të ri që mund të jetë kërcënim për planetin tonë dhe përllogarit se do përplaset me Tokën më 5 shkurt 2040.

Që tani asteroidi ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së aksionit të OKB, e cila po studion mënyrat se si mund të devijohet.

Shanset që ai të godasë Tokën janë 1 në 650 dhe mund të ndryshojnë me afrimin e kohës së përplasjes.

Njerëzimi do i mbijetonte një përplasje të tillë. Asteroidi që zhduku dinosaurët ishte 14 kilometër i gjerë krahasuar me 150 metra të këtij.

Ndoshta vitin tjetër shkencëtarët do mund të përcaktojnë më shumë të dhëna për asteroidin.
astroidi-300x211.jpg

/g/tema/
 
Pe: Një asteroid do përplaset në Tokë!

Shume zhurme per asgje...
Pjesa me e madhe e asteroidit do digjet nga atmosfera..
 
Titulli: Një asteroid do përplaset në Tokë!

E kisha lexuar edhe dje këtë info në forum më duket . Ishallah na kap me kohë të plotë edhe të lejë rehat vetëm Afrikën që të shohim si evoluojnë njerëzit :p
 
Titulli: Një asteroid do përplaset në Tokë!

Vetem edhe 28 vjet jete...lum si na...te jetojme pra!
 
Pe: Një asteroid kërcënon të godasë Tokën në vitin 2040

Ne fakt ne ate qe shkencetaret quajne rrypi i asteroideve qe ndodhet midis Marsit dhe Jupiterit ne jemi gjithmone te kercenuar.... nga momenti mund te dali ndonje asteroid nga nga rrypi e hajde pastaj ti gjejme zgjidhje, gjithsesi, ky asteroidi i vitit 240 nuk qenka shume i madh dmth nuk na zhduk si njerzim pavarsisht se varet nga kendet qe mund te godase token, por, nese drejt tokes vjen Aphofis (qe duhet te vije ne 2029) apo Eros atehere per njerzimin nuk do te kishte shpresa...

Edhe romaket e lashte e kishin perendi Jupiterin se e kuptuan se ai e shpeton njerzimin se ka force te madhe rendese dhe si rrjedhoje terheq asteroidet vagabond qe dalin nga rrypi.....
 
Pe: Një asteroid do përplaset në Tokë!

He te presim njehere...Pastaj me duket a u tha se do permbyset bota ne dhjetor,pse po shqetesohemi ca do ndodhe pas 28 vjeteve?
 
Titulli: Pe: Një asteroid do përplaset në Tokë!

Shume zhurme per asgje...
Pjesa me e madhe e asteroidit do digjet nga atmosfera..

Me more fjalen ... Cdo dite drejtohen asteroid per "vizite" tek ne...
Ajo fjala "perplas" tingellon sikur ky asteroidi do vij e do levizi token nga vendi, dhe upupupu cdo bejme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top