1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
beqaret.jpg

Një në katër femra në Britani del njëkohësisht me të paktën tre meshkuj, vlerësoi një anketë e kryer nga e përditshmja “Daily Mail”.

Studime të ngjashme kanë nxjerrë përfundime pothuajse identike edhe për vende si SHBA apo shtete të tjera të BE-së.


Mesatarisht, një vajzë single shoqërohet me 1.46 meshkuj njëkohësisht, por në një në katër vajza beqare kontribuon dukshëm për rritjen e mesatares.

Në total, një femër tipike beqare del me pesë meshkuj në vit, por në 20% të rasteve numrat bëhen dyshifrorë.

Anketa tregoi se femrat moderne janë duke lënë pas dore vazhdimisht zakonet tradicionale, me një të tretën që do të ishte e gatshme t’i propozonte ajo një mashkulli për martesë pa pritur që partneri ta bënte këtë hap.

B:t.chanel
 
Re: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Mesatarisht, një vajzë single shoqërohet me 1.46 meshkuj njëkohësisht, por në një në katër vajza beqare kontribuon dukshëm për rritjen e mesatares.

Duke lene menje ane mendimin tim personal...

Them qe prap jemi prapa meshkujve ne kete drejtim :pP:
 
Pe: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Weeee,bravo kur ka meshkuj me shumice pse te kursejne keta??
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Nuk besoje se na e kaloni per gjueti. :kupidon:
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Booo E pastaj na quajn ne Tradhetar :S:S :p:p:p
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Po si nuk moret nje artikull nga Financial Times apo ndonje gazete tjeter te hajrit.
 
Pe: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Shiko fotografinë 14137

Një në katër femra në Britani del njëkohësisht me të paktën tre meshkuj, vlerësoi një anketë e kryer nga e përditshmja “Daily Mail”.

Studime të ngjashme kanë nxjerrë përfundime pothuajse identike edhe për vende si SHBA apo shtete të tjera të BE-së.


Mesatarisht, një vajzë single shoqërohet me 1.46 meshkuj njëkohësisht, por në një në katër vajza beqare kontribuon dukshëm për rritjen e mesatares.

Në total, një femër tipike beqare del me pesë meshkuj në vit, por në 20% të rasteve numrat bëhen dyshifrorë.

Anketa tregoi se femrat moderne janë duke lënë pas dore vazhdimisht zakonet tradicionale, me një të tretën që do të ishte e gatshme t’i propozonte ajo një mashkulli për martesë pa pritur që partneri ta bënte këtë hap.

B:t.chanel

nuk ja vlen te merresh me keto, sepse dihet prej kohesh kjo gjendje...por hipokrizia me e madhe ne keto raste sot eshte fjala "martese" kur kjo nuk ka te beje fare me kohen e sotme...eshte lene si shprehje me demek per te "shfajesuar" veprimin qe kryhet, e me pas lidhet e zgjidhet sipas qejfit..... sot fjala "martese" eshte hipokrizi qe s`e ha me njeri.."bashkejetese ligjore" do te ishte me e sakte
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Ne meshkujt vetem se nuk dijme ti meshehim veprimet tona, bile lavderohemi...kurse femrat fet e fet i bejne nga kater, i zhvatin cdo dite (apo me orar) dhe askush se merr vesh kete pune!
 
Pe: Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Ne meshkujt vetem se nuk dijme ti meshehim veprimet tona, bile lavderohemi...kurse femrat fet e fet i bejne nga kater, i zhvatin cdo dite (apo me orar) dhe askush se merr vesh kete pune!

Krenaria juaj aty matet tek femrat qe keni pasur...Keta femra qe bejne nga 4 me ke i bejne?...Me meshkujt besoj...Epo nje femer me 3 meshkuj,akoma mendon se jeni kaq te pafajshem??...
 
Titulli: Pe: Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Krenaria juaj aty matet tek femrat qe keni pasur...Keta femra qe bejne nga 4 me ke i bejne?...Me meshkujt besoj...Epo nje femer me 3 meshkuj,akoma mendon se jeni kaq te pafajshem??...
Si nuk e paskam ditur aman...me fal per injorancen time...!

Nese krenaria e meshkujve matet me numrin e femrave qe i kane pasur, me cka u matka krenaria e femrave qe kane nga 4 meshkuj pernjehere? Me gjatesine e ... te mos e them kujt...
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

hmm po raporti meshkuj femra eshte ne favor te femrave...kshu qe ska sesi nje femer te dal me shume meshkuj...
nejse mund te ndodhin dhe kembime ahahha
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Si nuk e paskam ditur aman...me fal per injorancen time...!

Nese krenaria e meshkujve matet me numrin e femrave qe i kane pasur, me cka u matka krenaria e femrave qe kane nga 4 meshkuj pernjehere? Me gjatesine e ... te mos e them kujt...

Ska gje Ylli per ca jemi ne??...Ju ndricojme nga pak:D...Ylli,sic e sheh artikulli eshte nje ANKETE,dhe ska asgje reale ne te...Megjithate sikur ta marrim te mireqene,ti ske pse ofendohesh nese them qe meshkujt e marrin krenari numrin e femrave,pasi smund te ma mohosh qe ne shoqeri mes jush,mes meshkujve sbeni llogarite e numrave:D...Dhe per te vazhduar me te ndricuar nga injoranca,krenaria eshte pjese e karakterit,lidhet me emocionet jo permasat trupore,ah vec nese personaliteti juaj varet tek permasat eshte dicka tjeter ajo...Dhe per te perfunduar ndricimin tend,krenaria e femres matet me respektin qe i jep vetes dhe i japin ne shoqeri,me aftesine e saj per tu paraqitur FEMER...

P.S Nese je ngritur me mendjen tek ''patat'',komentimet banale shfryji ne tema te tjera e persona te tjere,besoj nuk te mungojne temat Libido ne forum...Bye bye:)
 
Re: Pe: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

nuk ja vlen te merresh me keto, sepse dihet prej kohesh kjo gjendje...por hipokrizia me e madhe ne keto raste sot eshte fjala "martese" kur kjo nuk ka te beje fare me kohen e sotme...eshte lene si shprehje me demek per te "shfajesuar" veprimin qe kryhet, e me pas lidhet e zgjidhet sipas qejfit..... sot fjala "martese" eshte hipokrizi qe s`e ha me njeri.."bashkejetese ligjore" do te ishte me e sakte
Martesa eshte risk, nuk eshte hiporkrizi. Nqs ti martohesh me dike per tu shfajsuar, mos u marto fare me mire.

Ju cuna pse nuk pyesni pak veten: Pse e dashura ime me tradheton dhe me dy te tjere ? Analizoni pak atehere hidhuni perpjete :p
 
Pe: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Po degjoja nje komentim te tragjedive te lashta greke...dhe me beri pershtypje sesi greket e lashte kishin frike nga pavarsia e femres (qofte ekonomike edhe seksuale).
Edhe kjo frike nga pavarsia e femres eshte treguar ne tragjedin e Eskilit Oresteia..ku shembulli konkret eshte Klitemnestra.
Nuk dua te futem shume ne detaje e pershkrime te vepres se si simbolizohet kjo gje..sdq frika e grekeve te lashte po behet realitet. LOL LOL LOL
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Po do dali se srri brenda. Sbesoje se jan te gjitha lezbike qe do dalin me vajza LOL

Pastaj do jete dhe vazhdimi, ca bejne tek kjo dalja....se me "dalje" te jep shume interpretime.

Keto anketat sa per te marre leket kot jan, se edhe pak do na nxjerrin dhe mesataren e sa here shkojme ne banjo.
 
Pe: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Nuk shof ndonje cudi,.:p..nuk kuptoj pse duhet te jene femrat preh e mentalitetit mashkullor.Qe thote: " Ne na lejohet te dalim me femra paralel..por JO femres,."..:p:p..
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

C'qenkan dhe keto femrat ( mire, jo te gjitha, vetem 1 nga 4:D), me mbi 3 meshkuj nje kohesisht. Te forta qenkan ( e paskan kuptuar mire barazine gjinore :D)>
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Me se e drejte ja ku doli dhe 1 sondazh qe me pelqeu e kan bera tamam .Me pak llafe si i bjen qe jan shtu gocat e nershme .Hej medet kan fillu me lulzu jan tu shiju jeten i lumt pjeshka .
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Kto anketat jane kot ..femra gjithmone kerkon ndjenjen,dashurine ,madje jane me besnike se vet meshkujt.Tani ''pyll pa derra ska '' por smund te pergjithsohet kjo.
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Hakmarrje vajza, shuajini pishën :p Inkurajoj vajzat që dalin vetëm me 3 ta dyfishojnë shifrën në mënyrë që asnjë mashkull të mos mbetet vetëm me 2 LOL
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Tani... sipas perqindjes se femrave dhe meshkujve ne bote ratio duhet te jete tek 2 femra per cdo mashkull apo jo? (ose te pakten keshtu eshte ne disa shtete). Mos u shqetesoni. Vertete kjo femra del me 3 meshkuj njeheresh, po dhe secili nga ata meshkujt del me 2-3 femra njeheresh.

Pastaj, rendesi ka qe po flitet per femrat single... s'u prish gje pune jo.
 
Pe: Re: Pe: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Martesa eshte risk, nuk eshte hiporkrizi. Nqs ti martohesh me dike per tu shfajsuar, mos u marto fare me mire.

Ju cuna pse nuk pyesni pak veten: Pse e dashura ime me tradheton dhe me dy te tjere ? Analizoni pak atehere hidhuni perpjete :p

nese tradheton i lumte pushka, ..eshte e qarte ajo do te gjeje dashnorin e rradhes,...
po tema eshte kur kane 4 njekohesisht.., ketu s`ka pune tradhetie, eshte pune qejfi....

varet nga kendveshtrimi i seicilit,..mund te diskutosh ne kete teme me sens humori, inati, feminizmi apo maskilizmi....por edhe ne sensin moral,....., ne kuptimin moral kjo tregon degjenerimin e çfrenuar te shoqerise se sotme...., por edhe ketu varet se ç`kupton me "moral" çdonjeri...
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

bah .......per mendimin tim modest si femer si mashkull qe nuk i " ze vend " me nje person po i duhen dy e tre duhet ti beje nje analize vetes nese eshte ne rregull si nga trute si nga fiziku po gjithashtu te pyese nej here po nga shpirti ?!
 
Pe: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

mos haroni se femra eshte misteri me i madh i kti universi dhe askush nuk ka haritur ta zbuloj ..
femrat nuk gjejn kurre karar .
 
Titulli: Pe: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

mos haroni se femra eshte misteri me i madh i kti universi dhe askush nuk ka haritur ta zbuloj ..
femrat nuk gjejn kurre karar .

Po pra po, mister i madh ne fakt. Specie i nje planeti te pazbuluar akoma :rolleyes:
 
Pe: Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

po gjithashtu te pyese nej here po nga shpirti ?!

Kejla nqs ka mundesi a mund ta shpjegosh cikez me gjere kete? :)
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Perfitoni nga qe jan me shumic meshkujt :p :p :p
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

Meshkuj: Mos pritni ti kuptoni femrat, sepse as ato nuk e kuptojne vetvehten!
 
Titulli: 1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

uaaaa po une qe sdal me asnje...tjerat dalin me 3-4.....mi moren te gjith LOL
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top