Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Zach-Avery.jpg


Një djalë 5-vjeçar ka filluar jetën si vajzë pasi i tha prindërve të tij se është i bllokuar në “trupin e gabuar”. Fëmija me emrin Zach tashmë ka bishtaleca dhe të gjithë e trajtojnë si të ishte vajzë.

Nëna e tij, 32-vjeçarja Theresa, thotë krenare për ‘The Sun’: “Nuk ka pasur asnjë problem për këtë ndryshim. Ai ishte vetëm 3 vjeç kur një ditë erdhi tek mua dhe më tha: “Mami, unë jam vajzë!”

“Në fillim nuk e mora seriozisht, por sa më shumë që kalonte koha ai nxehej nëse i drejtoheshim si të ishte djalë. Fillonte të qante dhe ka tentuar disa herë të priste organet gjenitale. I kemi shpjeguar edhe drejtuesve të shkollës se Zach është mashkull në trup, por femër në mendje. Nuk e ka ngacmuar askush dhe për këtë jemi shumë të lumtur. Shkolla ka bërë një punë të shkëlqyer”, shprehet Theresa.

Gjithsesi, prindërit e Zach nuk i mbyllin derën mundësisë që një ditë djali i tyre do të rikthehet të sillet si djalë.

“Në garderobë i kemi lënë edhe rroba djemsh nëqoftëse vendos një ditë t’i veshë. Nëse ndërron mendje dhe kthehet djalë, mirë; nëse nuk kthehet, sërish mirë”, shton Theresa.

Burimi T/Ch
 
Titulli: Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Une se kuptoj pse duhet ti bejne publike keto gjera, sikur eshte dicka per tu lavdruar, qe "shikoni sa trime jam une, dhe cfare bera".
 
Pe: Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Tani une skuptoj dicka,femija 3 vjec vjen te thote jam vajze dhe prinderi e pranon??Sa gjera thone femijet ne ate moshe nuk besoj se eshte dicka per te bere rritjen e tij/saj ne menyren jo natyrale...Aq me shume prinderi thote ne fund :
“Në garderobë i kemi lënë edhe rroba djemsh nëqoftëse vendos një ditë t’i veshë. Nëse ndërron mendje dhe kthehet djalë, mirë; nëse nuk kthehet, sërish mirë”, shton Theresa.

Psse femijes do i nderrohet mendja??Pastaj femija 5 vjec di se ca eshte me e mira per te??....Marrezira me brire...
 
Pe: Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Tamam sa pashte temen dhe une ate mendoja se cfare duhet ti komentoj ketej lajmi.
 
Transvestiti 5 vjeçar

download-40.jpg download-411.jpg download-411.jpg

Transeksual vetem pese vjec. Buje ne Britanine e Madhe per rastin e vogelushit Zach Avery, i cili qe ne moshen tre vjecare ka treguar “te mos njohin“ seksin e tij mashkullor, dhe tani ne moshen pese vjecare, ndjen te gjitha efeketet e nje vajze.

Sherbimi shendetesor kombetar, qe ka pranuar crregullimin e identitetit gjinor te Zach, i ka lejuar femijes te jete i rrethuar me kujdes, sidmos per interes shkencor te rastit, qe nuk ka ndodhur kurre tek nje femije kaq i vogel.

Sipas prinderve te tij, per te cilin flet i perditeshmi birtanik Telegraph, femija ishte nje djale si gjithe te tjeret deri ne moshen tre vjec, por pastaj papritmas ka ndryshuar shprehite dhe shijet, duke zgjedhur lodra dhe rroba per vajza dhe duke i kerkuar prinderve per te rritur floket.

Rastet si ky i Zach kane ndodhur te pakten kater apo pese ne vit ne Britanine e Madhe, edhe pse kurre ne nje moshe te tille. Ne kopshtin e tij ne Essex, kane shtuar pervecse tualeteve per djem e vajza edhe nje tualet te trete “neutral”.

/kurjozitete.al/
 
Titulli: Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Une se kuptoj pse duhet ti bejne publike keto gjera, sikur eshte dicka per tu lavdruar, qe "shikoni sa trime jam une, dhe cfare bera".

Pak publicitet si familje nje menyre per te ardhur ne qeneder te vemendjes ja pse publikohen keto gjera ..........po te kesh jete te vetmuar do te publikosh jeten private tende qe te duket me oksituese por ne te vertet eshte e kunderta:( per keta lloj njerzish
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top