Adelina Ismaili refuzon nominimin në “Balkanika” për artisten e vitit, shkak flamuri

adelina_ismajli3_330_230.jpg

Edhe këtë vit një nga televizionet më të mëdha në Ballkan me seli në Sofje të Bullgarisë, që transmeton muzikë nga të gjitha trojet e Ballkanit, përfshirë këtu shtetet si Romania, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Shqipëria, do të organizohet eventi më i madh i ndarjeve të çmimeve për artistët, këngët, klipet, festivalet e performancat e artistëve nga mbarë trojet e lartpërmendura.

Në këtë edicion ishte menduar që ftesë t’i bëhet njërës prej këngëtareve më të popullarizuara të gjeneratës së re, pop-divës Adelina Ismaili, që të bëhet nominimi i saj në kategorinë “Artist of the Year 2012”. Burime tona nga organizatorët në Tiranë dhe Sofje, tregojnë se këngëtarja ka refuzuar kategorikisht për shkak të mosplotësimit të kushteve që ka kërkuar ajo, e një nga ato kushte ka qenë vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës përkrah flamujve të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Organizatorët siç duket, nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë këtë kusht, për shkak të reagimit të artistëve nga Serbia, dhe ishin zemëruar për mospjesëmarrjen e Adelinës në këtë event, si një nga yjet më të diskutuar dhe më të kërkuar në trojet ballkanike, por flitet se këngëtarja ka pasur edhe shkaqe të tjera për mospranimin e ofertës për eventin e madh në Sofje, pasi është duke punuar për një tjetër projekt në Europë dhe është shumë e zënë, saqë orë të tëra kalon në studio muzikore.


B:info.kosova
 
Titulli: Adelina Ismaili refuzon nominimin në “Balkanika” për artisten e vitit, shkak

Te lumte Adeline. :kapele
 
Titulli: Adelina Ismaili refuzon nominimin në “Balkanika” për artisten e vitit, shkak

Shum mir ka ber ........
 
Pe: Adelina Ismaili refuzon nominimin në “Balkanika” për artisten e vitit, shkak flam

Bravo Adelina...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top