Daci: Qeveria e Kosovës nuk ka program...

Ado

FISEBILIL-LAH
Qeveria e tashme e Kosovës nuk ka program për të rimëkëmbur ekonominë kosovare, shëndetësinë dhe çështjet sociale, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, gjatë takimit që ka zhvilluar të mërkurën me ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Michael Luis Giffoni.

Daci me këtë rast shprehu bindjen e tij se, opozita kosovare po e ndihmon ngritjen e shtetit të ri në këmbët e veta, duke mos dashur që të sillet opozitë ndaj shtetësisë së Kosovës, ngase për këtë kanë luftuar dhe ende luftohet me përpjekje nga të gjithë, që shteti ynë të ecën rrugës së rimëkëmbjes, dhe integrimit të saj në strukturat apo arteriet euro - atlantike.

Megjithatë, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të sillet si qeveri që është zgjedhur nga populli dhe t’i përgjigjet popullit, e të mos instalon një diktat ndaj çdo gjëje që e tregon realitetin e jetës së vështirë të qytetarit të rëndomtë në Kosovë.

Ambasadori Giffoni ndërkaq, ka thënë se Kosovës i nevojitet një punë më e madhe me një dinamikë më të shpejtë - në tentim të ringjalljes së ekonomisë në vend, me plane konkrete, në mënyrë që jeta e qytetarit të Kosovës të ndërrojë pozitivisht. /Telegrafi/
 
per te mos then ndryshe daci ka pasur qeverin edhe me heret se kjo e tanishmja por nga korrupsioni nuk ka mund ta perfundoj mandatin e tij
andaj per te qeverisur duhet mu nga kjo te mesoj
sepse me te vertet po shkohet me hapa te sigurt sepse gjerat nuk rregullohen mbrenda nate jo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top