Keshilla djalit te tij

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
-Djali im, mos dëshiro që njerëzit të të lëvdojnë, as mos u jep shkas që të të ...fyejnë, ti çdoherë lodhu (përpiqu që t’i ndihmosh), ndërsa të tjerët të jenë nga ti të qetë.

-Djali im, kujdes çfarë del nga goja jote, sepse kush hesht, shpëton, prandaj duhet të flasësh vetëm atë që të bën dobi.

-Djali im, le të jetë nënshtrimi ndaj Zotit tregtia jote, do fitosh pa harxhuar mall fare.

-Djali im, ki frikë Allahun e mos u shtir si i devotshëm me qëllim që të të nderojnë njerëzit, kurse zemrën e ke të prishur.

-Djali im, largoju së keqes , se me të vërtetë e keqja për të keqen është krijuar.

-Djali im, mos u bëj më i paaftë se gjeli, i cili këndon para mëngjesit, ndërsa ti je në gjumë.

-Djali im, kush i do debatet (polemikat), fyhet; kush hyn në vende të këqija, akuzohet, e kush shoqërohet me njerëz të këqij, nuk shpëton dhe kush nuk e ruan gjuhën e tij, pendohet.

-Djali im, mos e humb pasurinë tënde e ta rregullosh pasurinë e huaj, se vërtet pasuria jote është ajo që e ke dhënë, ndërsa pasuria që ke lënë është e huaja.

-Djali im, nuk ka asgjë më të mirë sesa gjuha dhe zemra nëse pendohen dhe nuk ka asgjë më të keqe sesa gjuha dhe zemra nëse prishen.

Porosi të Lukman Hakimit drejtuar djalit të tij...

p.s. s'dija ne cilen kategori ta postoja, mund ta levizni nqs seshte e pershtatshme ketu..
 
Pe: Keshilla djalit te tij

interesante ,,

por ngelen fjal . ja komuniko me gomarin dhe thuaji te bej sparkaten ? do ta bej ? jo ,, normal . pak a shum çka esht shkrujt me lart ,, duken si msim jete ,,por ngelen fjal nqs nuk i perjeton. dmth gjithmon nje vij e drejt qe duhet ndjek . parimisht duhet kuptu se si ide ,, bindje jan te drejta ,, si moralet e jetes ,,

por pa i perjetu nuk i mson dot ,, dmth si ne rastin kur gabon qe tregohesh naiv ,, idiot. gjithmon do te jet dikush qe do te tallet me ty ,, por shiko pjesen me te bukur ,, cdo gje esht vice versa ,, rrotullohet tek ty . ka up dhe down me te myt ,, vecse i duhet dhon forc vetes ,, jo duke degju perrallat e te tjerve ,, por msimet qe te jep vet jeta .

nje shprehje thot ,, sic esht vendi bohet kuvendi. ktu zgjedhim te bojm dy gjona ,, o te mbyllesh ne boten tate dhe shum pak do te kuptojn dhe do te respektojn ,, ose do bohesh kopili fshatit ,, ku te gjith do te shajn ,, e do te ken zili . pra kjo esht forca qe duhet gjet (zgjedhim) per te reagu.
 
Pe: Keshilla djalit te tij

Looooooool....

Nuk ngelen fjale Zhigo jo... Nuk mbroj idene qe cdo gje ekziston sipas ideales ama dhe te mundohesh ti afrohesh nuk eshte e veshtire.... Keto keshilla jane per dike qe ka kuptuar qellim e jetes dhe din si ta jetoj.. ndoshta fjalet jane te zgjedhura me kujdes e duken te pa arritshme, por Nuk jane te pazakonta... Me pak fjale aty tregohet qe jeto ne kete bote jo per hir te njerezve, mos bej dicka per tu dukur, mundohu te besh mire pasi gjen mire, largohu nga e keqja pasi e keqja nuk mund te sjelle mire... Dhe normalisht ne top of all this eshte besimi qe ke ne Zot.. Pse sepse nje njeri qe ben cdo gje per hir te Zotit i largohet dhe berjes se puneve per sy e faqe... nje njeri qe beson Zotin, me verte ka raste kur vepron gabim (jemi te gabueshme se kshu desh Zoti me na kriju) ama ne fund dine te pendohet dhe te kerkojne falje...(flas per besimtarin e sinqerte)
Pra keto keshilla sjane, sic eshte sperkata per gomarin,:p dhe absolutisht perjetohen cdo dite ne ne jetojme... eksplorimi vetjak eshte gjithmone i pelqyeshem por ka raste qe ke nevoj dhe per nje udhezim nga cila ane te shkosh pasi nuk pretendojme te jemi te gjithdijshem, perndryshe sdo gabonim asnjeher..
paragrafin e fundit se kuptova, dmth si lidhet ai me materialin me siper... te jetosh siaps nje manuali s'do te thote te mbyllesh ne boten tone, perkundrazi..
 
po zgjedh te te lodh i çik me fjal... :p

ta shikojm drejt ,, e drejt.

njeriu ben zgjedhje instiktive ,, kur i paraqitet nje situat,, nje rrezik nuk ka koh te mendoj kush esht e drejta ,, por te shpetoj kulon . kjo esht llogjike ,, si instikt kafsheror ,, per mbijetes . shembull ketu te jap sa te dush ,, nje ane e kesaj vjen nga deshperimi ,, lodhja ,, merzia . jo gjithmon kapemi te zgjedhim me pozitiven . ndonjeher supozohet se nje e keqe sjell me shum te mira si ne rastin e gjembave te trendafilit dhe vica versa kjo pun . jo gjithmon mjafton besim tek dikush ,, ndonjeher behet dhe si forc zakoni ,, mjafton qe te jesh tip qe ti pergjigjesh cfar do lloj situate .

un nuk po them se ato fjal nuk hyjn ne pun ,, sepse do ja fusja kot nqs do thoja ashtu . por du te them qe nqs nuk perjeton dicka nuk ke se si ta kuptosh situaten. ngelet si dicka pa kuptim per ty , sado qe mendon se ke zgjedhur te drejtohesh nga udhezimet e duhura ,, por ti nuk e kupton PSE-n ,, (jo per cdo rast ee)

e kshu ,, sa kam qesh dhe vet me ate shembullin qe kam dhon me siper . lol
 
Pothuajse jam dakord me mendimin tend,por ke shkruar me lart qe nese nuk perjeton dicka nuk ke si te kuptosh situaten...Nuk eshte e thene te jesh i/e martuar qe te flasesh per martesen,sdo te thote te abortosh qe te flasesh per abortin...Njeriu pervec veprimeve ka dhe nje inteligjence,qe inteligjenca ne vetvete nuk eshte asgje tjeter por,dituria apo marrja e diturise dhe shfrytezimi,perpunimi i tyre...Me kete dua te them qe njeriu sheh,degjon dhe meson,se sa i meson e si i shfrytezon keta mesime eshte dicka tjeter...

Tek keshillat me lart,ti lexosh e ti mendosh ti gjesh apo ti zbatoje nje person i bie te jete perfeksioni...Une mendoj qe ai,babai qe ja ka drejtuar djalit te tij te gjitha ato,ka menduar tja rreshtoje te gjitha te mirat e kesaj bote...Me idene ama,se ai sdo zbatoje te gjitha,por nga te gjitha ato do marri dicka,qofte dhe injoranti me i madh qofte,dicka do i mbese...
 
e sigurt qe po krahason shembullin qe ti jep ,, me ate qe paraqes un . shiko martesa dhe aborti jan raste qe te japin mundesin te bazohesh tek ndonje nga ato keshillat (ndoshta kjo). kurse rastet qe jap un ,, jan instiktive ,, deshira per te tejkalu ,, anashkalu rrezikun ,, si zgjedhje me e mir per veten per te dal nga situata te veshtira .

shpesh kemi par ,, qe shoku le ne balt shokun ,, shoqa , shoqen ,, vllai , vllan...kjo nga reagim instiktiv i njeriut qe nuk bazohet ne llogjik ,, por instikt . me pas po ,, esht e pranueshme te mendohet qe do te llogjikohet si veprim ,, por ngelet "me pas" , jo perpara ose aty per aty .

e dashur glum, perfeksionin e vendos vet njeriu (besoj je dakort me mu) jo ato qe shkruhen aty . ato per dike , ngelen dhe bullshit lol , spo gjej fjal tjeter. por varet cfar kerkon njeriu ke vetja ,, dhe parametrat qe kerkon te arrij te jet gati perfekt ,, si ne rastin kur themi qe mendje-mendje kjo dynja . kupton : ).
 
Pe: Keshilla djalit te tij

cdo njeri flet per veten e tij zhigolo dhe te thuash per fjalet lart ngelen b.....t...wow... perfundimisht une s'jam aq e zgjuar te te kuptoj ty:(
 
Pe: Keshilla djalit te tij

Soulmendje sikur ka me shume porosi sesa kaq qe ke shkruar... :p
Striving for the perfect makes a person reach unseen beauty of his/her soul, so do not resign at the beginning by saying well this is utopic..of course you are never gone reach the perfect but it does not diminish the importance that you are trying..
Ps: me falni per anglishten.. :)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Keshilla djalit te tij

Soulmendje sikur ka me shume porosi sesa kaq qe ke shkruar... :p

kaq gjeta o flow... nese i ke mund ti shtosh... po c'te shtosh aman...kaq dhe u duken te parealizushme..:LOL
 
Titulli: Keshilla djalit te tij

Vazhdojme me keshillat e Llukmanit a.s. drejtuar birit te tij:

Biri im! Mirë a keq qoftë ajo sa kokra e unthit qoftë në qiej në shkrepa a në tokë, Allahu do ta nxjerë në dritë, se Allahu është i butë dhe i informuar.

Biri im! Kryeje faljen dhe urdhëro të bëhen vepra të mirae ndalo nga veprat e këqia. Përballo me durim çka do të gjenë! Kjo është me të vërtetë detyrë themelore.

Mos e kthe kryet me arogancë ndaj njerzëve dhe rrugës mos ec me kryelartësi dhe arogancë. Se Allahu nuk e do arogantin e laverdaqin.

Jij i matur në ecje dhe ule zërin se me të vertetë zëri ma i pakëndshëm është zëri i gomarit.
(Llukman: 16, 17, 18, 19)

Biri im! Tre persona njihen vetëm në tre raste:
I buti njihet vetëm në rast hidhërimi; Trimi njihet vetëm në luftë; Miku i vërtetë njihet vetëm në vështirësirë.

Biri im! Meçuri është të ulesh me të varfërit ashtu siç ulesh me mbretërit.

Biri im! Shoqërohu me dijetarët se Zoti e ngjallë zemrën e vdekur me dritën e diturisë, siç e ngjallë tokën e vdekur me shi.

Biri im! Kur të prezentosh në kuvend jep selam, ulu dhe mos shpejto në të folur derisa ata mos ta fillojnë bisedën, nëse e përkujtojnë Zotin e madhëruar vazhdoje bisedeën,. Po nëse fillojnë biseda të kota, largohu prej tyre dhe kërko vend tjetër.

Biri im! Vërtet fjala është më e fortë se guri, më e rëndë se durimi dhe më e nxehtë se gaca ska dyshim se zemrat janë bahçe dhe mbjell në to fjalë të mira, nëse nuk mbinë e tëra, mbinë një pjesë e tyre.

Biri im! Kij kujdesë ndaj të keqit kur e nderon, ndaj fisnikut kur e keqtrajton dhe ndaj ngatërestarit kur je në armiqësi.

Biri im! Bëru i matur, mos u bën dorështrënguar, mos e tepro në grumbullimin e pasurisë por as mos e liro dorën krejtësishtë.

Biri im! Tradhëtia e zemrës del në shesh prej fjalës nga goja apo nga shiqimi i syve.

Biri im! Mos qesh pa nevojë, mos bredh kot, mos e humb pasurinë, e tjetri të përfitojë nga pasuria jote. Pasuria jote është ajo çka e len për të ardhmen e pasuria e huaj është ajo çka e len mbrapa.

Biri im! Kush mëshiron mëshirohet, kush hesht shpëton, kush flet mirë nderohet, kush flet keq mëkaton, kush nuk e sundon gjuhën pendohet.

Biri im! Botën do ta lësh prapa, prandaj mos e harxho zemrën në të sepse ajo nuk është krijesë e jote, ate e ka krijuar Zoti. Ai atë e ka bërë shpërblim për të nënshtruarit dhe sprovë e dënim për kryelartët.

Biri im! Bota është det i pafund, në të janë fundosur shumë e shumë gjenerata të kaluara, e do të fundosen shumë e shumë gjenerata të ardhshme. Mundohu që të jetë devotshmëria e Zotit anija jote, kurse mbështetja në Zotin, të jetë tradita jote. Zbukurohu me vepra të mira,nëse shpëton, shpëton me mëshirën e Zotit, nëse fundosesh, je fundosur me gabimin tëndë.

Biri im! Nga të këqiat e njerzëve kërko mbështetje në Zotin dhe nga vepra e fisnikëve, bëru i kujdesshëm.

Biri im! Bëhu shërbetorë i fisnikëve, e kur mos u bën shok i të këqinjëve.
Bëhu i drejtë do të jesh i pasur.

Biri im! Kush ngarkohet me atë çka nuk mundë ta bartë do të bëhet i paaftë, kush është dashuru në vetvete është shkatëru, kush është bërë kryelartë është poshtërsuar kush ka folur pak ka gjetur shpëtim.

Biri im! Bëri mirë familjes, mos u angazho në punë të kota e ta humbasish familjen në këtë botë dhe të ndalohet shpërblimi në ahiret.

Biri im! E kam shijuar idhtësinë e hardhelit, e kam përjetu rëndësinë e durimit, mirëpo nuk kam kërku hidhësirë më të madhe se ajo e varfërisë. Nëse varfëroheshmos ua çfaq njerzëve për ta penguar ate sepse, kush është ai që ka kërkuar nga Zoti e Ai nuk i ka dhënë, kush është që i është lutur Zotit e Ai nuk i është përgjigjur? Kush është ai i cili është penduar e Zoti nuk i ka pranu pendimin.

Biri im! Bëru i matur, mos e lësho dorën plotësishtë, dhe as mos e shtrëngo fortë dhe mos shpenzo pa nevojë.

Biri im! Mos ia mëso dikuj atë çka nuk e din derisa mos ta veprosh atë që e ke mësuar.

Biri im! Prezento në përcjelljen e kufomëve e jo në ahengje të darsmave, sepse kufama ta përkujton ahiretin e dasma ta përkujton kënaqësinë e kësaj bote.

Biri im! Mos e vono pendimin se vdekja vjen befasisht.

Biri im! Frigohu Zotit dhe mos kërko prej njerzëve që të te ndrerojnë ty pse i frigohesh Zotit e ju përkundrazi jeni i keq.

Biri im! Rruaju borgjit se borgji të poshtëron ditën dhe të shqetëson natën.

Biri im! Rruaju nga hidhërimi se hidhërimi i ka shkatëruar zemrat e të mençurve.

Biri im! Rruaju nga rrena, sepse rrena ta shkatëron fenë, ta humb burrërinë, ta humbë pozitën, ta merr fytyrën, nu të ndëgjon askush, kur të flasësh nuk të beson askush, dhe nuk do ta kesh kënaqësinë në botën tjetër, pas kësaj edhe nëse e flet të vërtetën të poshtërojnë në kuvendime, të urrejnë edhe nuk i tregojnë sekretet e tua, por e mbyllin kuvendimin dhe nuk të besojnë asgjë, kështu ti në zemrat asgjë, por më e keqja nga këto është se ke fitu hidhërimin e Zotiti në këtë botë dhe e meriton hidhërimin e Tij në ahiret.

Biri im! Mos lejo që ushqimin tënd ta haje çdokush por vetëm të devotëshmit dhe për çështjet e tua konsultohu me dijetarët.

Biri im! Fjala jote le të jetë e ëmbël, fytyra jote le të jetë gëzuar dhe angazhohu që të jeshë i dashur pranë njerzëve.

Biri im! Sheri më keq është i atij prej të cilit mendojnë njerzit se nuk është i keq.

Biri im! Mos u kënaq me veprën e injorantit që të fitosh simpatinë e tij, dhe mos e konsidero të lehtë hidhërimin e dijetarit kur ai kërkon të jesh i devotshëm.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Keshilla djalit te tij

Kur te jesh ne namaz , ruaje zemren !

Kur te jesh mes njerezve , ruaje gjuhen!

Kur te jesh ne sofer , ruaje doren!

Kur te jesh ne shtepi te huaj , ruaj syte!

O biri im , une jam penduar per fjalimin , por nuk jam penduar per heshtjen .

Nese fjalimi eshte prej argjendi , heshtja eshte prej ari .

Nese njerezit krenohen me te folurit e mire , ti krenohu me heshtjen e mire .

Heshtja eshte urtesi , edhe pse nje pakice e perdorin .

O biri im mesoje gjuhen tende te thote:” O ZOT me fal mua, ngase tek ALLAHU jane disa momente qe asnje pyetes nuk refuzohet.”

O biri im, nje gje ti nuk e di kur do te te takoje ty, pergatitu per te para se te vije befas ajo.

O biri im, nese dyshon ne vdekje, atehere mos fli, sepse, ashtu sic fle, ashtu edhe do te vdesesh. E nese dyshon ne ringjallje, atehere mos u zgjo nga gjumi, sepse ashtu sic zgjohesh nga gjumi, ashtu do te ringjallesh pas vdekjes sate.

O bir, bota eshte deti thelle, ne te cilin shume njerez fundosen. Barke jotja le te jete frika ndaj ALLAHUT xh.sh , timon le te jete besimi ne ALLAHUN xh.sh, e lopatez le te jete mbeshtetja e forte ne Krijuesin e Gjithesise, ALLAHUN, ne menyre qe te shpetosh.

Ne nje rast tjeter, ai e kishte porositur te birin e vet per kater gjera: dy nga te cilat duhet te mos i harronte, kurse dy te tjerat t’i harronte.

E para: ZOTIN duhet ta kujtosh gjithmone dhe duhet ta permendesh gjithmone!

E dyta: Edhe vdekjen nuk duhet ta harrosh kurre!

E treta: Duhet t’i harrosh menjehere te mirat qe i ke bere tjetrit!

E katerta: Gjithashtu duhet t’i harrosh te keqiat qe te ka bere tjetri!

O biri im, shite kete bote per boten tjeter, keshtu do t’i fitosh te dyja, por mos e shit boten tjeter per kete bote, se do t’i humbesh te dyja.

O biri im, nese e sheh nje mekatar mos u tall me te, kujtoi mekatet e tua, sepse ti do te pyetesh per veprat e tua.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top